Gazetari Artan Hoxha ka zbërthyer në emisionin “Okult” prapaskenat e krizës së thellë politike në Shqipëri dhe mënyrën se si funksionon ngrehina e shtetit. Sipas tij, e gjithë kjo ngrehinë e kalbëzuar mbahet në këmbë vetëm nga kryeministri Edi Rama, dhe po nuk u rrëzua ai trung, çdo lëvizje tjetër mbetet e paefektshme. “Më në fund protesta ka kaluar në një dimension tjetër.
Në fakt u duk si vijim i protestës që ishte në bulevard, por me sa po shohim, ata që janë aktivë në protestat e fundit duket që është një kontingjent i ri, shumë më agresiv. Ata kanë zgjedhur si simbol, në fakt, Ministrinë e Arsimit, por qëllimi është gjithmonë kryeministri. Në fakt duket jo me vend simbolika që kanë zgjedhur, por kanë zgjedhur Rrugën e Durrësit para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sepse në bulevard është kryeministria dhe patjetër që ngrehina që e mban gjithë këtë ngrehinë të kalbëzuar tashmë e mban në këmbë vetëm kryeministri, dhe nëse nuk lëviz kryeministri, çdo gjë tjetër pastaj është e paefektshme.Gjithsesi, ajo që është e dukshme është që pakënaqësia e shqiptarëve është kaq e madhe, sidomos me këtë që ndodhi për reformën territoriale, ku Rama sërish pati rastin që mund të dëshmonte një farë lloj momenti reflektimi që ai është njeri që po dëgjon. Ai bëri të kundërtën”, tha Hoxha ndër të tjera.
Institucionet e kalburaSipas analizës së Hoxhës, institucionet kryesore të sigurisë që duhet të garantonin stabilitetin janë të shpërbëra ose të kalbura deri në palcë. Sipas tij, kjo lëvizje popullore po e nxjerr plotësisht jashtë loje opozitën zyrtare, e cila është kapur gafil nga situata. “Rama është një frikacak. Rama nuk është as Berisha, as Meta, është frikacak. Dhe një frikacak i cili ka ngritur një sistem të kalbur, një sistem që ia rrëzoi Gysi.
Tani, struktura kryesore sot që duhet ta informonte atë, vendet e tjera aleate nga Shqipëria dhe mbi të gjitha duhet të informonte edhe qytetarët shqiptarë, kush ishte? A do të ishte Shërbimi Informativ Shtetëror? Po Shërbimi Informativ Shtetëror i shkrirë, ta shkriu Vlora. Tjetra është Policia e Shtetit: me gjithë ato akuza ku ka rënë policia, është pothuajse e shpërbërë. Policët e shkretë e dinë se ç’po heqin atje dhe nuk dinë çfarë të bëjnë: a të dalin përpara — hë se i pezullojnë nga detyra; a të tërhiqen — po ashtu i shkarkojnë, “pse nuk vepruat?”.
Sepse njeriu që është sipër tyre, pra kryeministri, është njeri i paaftë dhe mbi të gjitha ka zgjedhur njerëz të paaftë dhe e ka lënë situatën në këtë derexhe. Pra gjithë ideja është: ore, çfarë po bën ky njeri? Dorëheqjen s’e jep — ne e dimë që s’e jep dorëheqjen. Atëherë çfarë po bën? Je aty me votat e 800.000 shqiptarëve. A do t’i përfaqësosh ata 800.000? Nëse akoma i përfaqëson, çfarë qëndrimi do të mbash?Njerëzit kanë mbetur tani vetëm shohin pamjet dhe presin reagim nga ambasadat. Ore, ambasadat nuk janë për të na mbajtur ne, janë për të mbrojtur interesat e vendeve të cilave u shërbejnë! Dhe reagimet e ambasadave deri tani — Ambasada Amerikane që sapo ka ardhur, ambasadori kishte një manual, një manual ku thoshte… mundohuni, në fund po marr pikën e fundit, sidomos manual që s’e nxirrnin përpara… Ambasada thoshte: “Mundohuni të mos bini në sy ose të ekspozoheni që jeni qytetarë amerikanë dhe mundohuni të keni një plan B që të largoheni menjëherë nga skenat ku ka dhunë”.
Dhe tjetra thoshte: “Qëndroni të përqendruar, mos mbani kufje në vesh dhe celular, por kini mendjen se çfarë po ndodh rrotull suaj”. Ky është reagimi. Ka një reagim të Ambasadës së Bashkimit Europian, të cilën e shpërndau edhe Ambasada Gjermane, që ishte as mish, as peshk. Atëherë, ne ndodhemi një situatë ngërçi — po e quaj situatë që ka një pakënaqësi popullore e cila për së drejti nuk materializohet në nj formacion akoma, por që është thjesht pakënaqësi, sepse po marrim të mirëqenë faktin sot: Edi Rama jep dorëheqjen, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Atëherë cila forcë politike do ta materializojë këtë pakënaqësi? Do ia çosh opozitës? I përzunë deputetët e opozitës. Berisha mori vendim paradite, tha: “Nuk do të keni mbledhje grupi, po shkoni mbështesni protestën”. Në momentin që ata hyjnë në protestë, brenda turmës së protestës deputetët e PD-së i larguan. Pra do të thotë që aty janë edhe ekstremistë të majtë, edhe ekstremistë të djathtë, pastaj ke nga të gjitha rrymat. Ato që janë grupet më aktive, thashë, janë kryesisht — se i shoh — janë organizime që i kam parë shpesh nëpër stadiume, sepse ata e kanë edhe këtë operimin në grup, se nuk është kollaj që të përballesh me forcat e policisë, sidomos kur ato përdorin gazin me intensitet të lartë.
Ajo zonë ku është zhvilluar pjesa më e madhe e protestës, aty në Rrugën e Durrësit, ka një gjë: ka shumë rrugica dhe blloqe pallatesh, dhe ndërkohë që policia vepron, ata futen nëpër këto rrugicat dhe pastaj rikthehen pasi policia tërhiqet dhe ata rikthehen. Deri tani unë kam parë një gjë dhe kam konstatuar: drejtuesit e policisë ishin shumë të trembur për faktin që kanë frikë se mos aty ndodh një ngjarje me pasoja, me humbje jete, si nga protestuesit, si nga policia. Pastaj që do të shkonte në një skenar të ri…”, tha Hoxha ndër të tjera.
Mashtrimi
Hoxha hodhi poshtë pretendimet e mbrojtësve të pushtetit, ish-ministrave e ministrave të Rilindjes që pretendojnë se në shesh nuk po proteston rinia por njerëzit e Berishës. Ai bëri me dije se të gjithë të dëmtuarit në përplasje janë studentë. “Nga krahu tjetër, ato formacionet e vogla që janë brenda protestës dhe janë përpjekur këto kohë që të marrin atributet e drejtimit, nuk kanë as peshën specifike dhe as mundësinë për të marrë rol drejtues. Nuk e kanë dot, janë ende shumë të brishta për ta marrë atë.
Nga krahu tjetër, kryeministri përfiton nga kjo gjë dhe po mundohet që të forcojë, të barrikadojë mbështetësit e vet për të thënë: “Shiko çfarë po na bëjnë, shiko çfarë po i ndodh vendit!”. Dhe po mundohet që — sidomos unë shoh mediat që janë në mbështetje të qeverisë — të cilat fokusohen tek aktet e dhunës që kryejnë protestuesit dhe e quajnë “u prish trotuari, u prish kangjella, u bë kjo”. Po mo, në protestë këto ndodhin! Këto ndodhin, janë të pashmangshme!
Thashë, e vetmja gjë që është pozitive deri tani është që nuk kemi humbje të jetëve njerëzore. Ato janë të pakthyeshme, si nga qytetarët, si nga radhët e policisë. Çdokujt që është dëmtuar aty i urojmë shërim sa më të shpejtë! Por intensiteti që kemi parë i përplasjes atje, patjetër që do të ketë dëmtime. Ajo lloj agresiviteti patjetër që do të ketë. Ideja është dhe frika është që institucionet që duhet të na garantojnë sigurinë e vendit janë të kalbura.
Thashë, kanë dalë tani këta mbrojtësit, edhe krahu i rilindësve, ish-ministra, ministra, ish-ministri i brendshëm në këto mediat ku e kemi parë, dhe ka thënë që nuk po proteston rinia apo partia e opozitës, po duam t’ia shohim Berishës… Në fakt, po t’i shikosh, të gjithë të dëmtuarit janë studentë. Qoftë ai djali që u përlesh, ai luani me gjashtë policët… që ai është një rast ekzemplar! Unë s’kam parë rast si ai ashtu, të godasë gjashtë veta!”, tha gazetari ndër të tjera.