Abonentët e “One Albania” ngrenë alarmin: Kompania ka ndërprerë internetin nuk aksesohen faqet e lajmeve

Abonentë të kompanisë One po hasin probleme me aksesin në internet. Sipas mesazheve të mbërritura në redaksi, përdoruesit nuk arrijnë të hyjnë në faqet e lajmeve në internet, ndërsa shfletuesit (browser-at) nuk funksionojnë.

Deri më tani, kompania nuk ka dhënë një shpjegim lidhur me arsyet e këtij ndërprerjeje të aksesit në internet, duke lënë abonentët pa informacion mbi situatën dhe kohën e rikthimit të shërbimit.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Ndërprerja e raportuar vjen në një moment kur protestat studentore kundër qeverisë janë në zhvillim, duke ngritur shqetësime për aksesin e qytetarëve në informacion. Nëse ndërprerja pengon përdoruesit të informohen për zhvillimet aktuale, kjo përbën një problem serioz për ushtrimin e së drejtës për informim.

Mbetet për t’u parë se çfarë e ka shkaktuar këtë situatë dhe kur do të rikthehet normalisht shërbimi i internetit për abonentët e One.