SkandaIi i One Albania/ Pronari hetohet në Hungari për korrupsion, abonentët në Shqipëri përballen me kërcënime për gjyqe dhe përmbarim! Si përdoren iuteCredit dhe kompania serbo-qipriote

Pronari i One Albania, biznesmeni hungarez Gelert Zoltan Jasai është në qendër të pretendimeve për lidhje klienteliste dhe dyshime për korrupsion në Hungari, ndërsa në Shqipëri kompania e tij përballet me denoncime për mënyrën e mbledhjes së detyrimeve ndaj abonentëve.

Sipas Qendrës së Shërbimeve Ligjore Europiane, CELS, qytetarë dhe biznese po marrin njoftime për borxhe të pretenduara, të cilat thonë se nuk i njohin dhe se nuk janë shoqëruar me dokumentacion justifikues.

Në këtë proces janë angazhuar dy kompani, ODMC Albania dhe D&A Fin Partner. Ato u kërkojnë abonentëve pagesa që, në disa raste, arrijnë rreth 1 mijë lekë për çdo numër telefoni, duke i paralajmëruar se brenda 10 ditëve mund të përballen me procese gjyqësore dhe përmbarimore.

ODMC Albania është regjistruar në Shqipëri në prill të vitit 2023 dhe është degë e kompanisë serbo-qipriote ODM Collections. Në dhjetor të po atij viti, kjo kompani ka arritur një marrëveshje për blerjen e portofolit të borxheve të pretenduara ndaj abonentëve të One Albania.

Ndërkohë, D&A Fin Partner, në pronësi të Dritan Abazit dhe Anis Hoxhës, është përmendur edhe në denoncime të mëparshme lidhur me mbledhjen e detyrimeve dhe çështjet e mikrokredive.
CELS e ka cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mos paguajnë shuma që nuk mbështeten me fatura dhe dokumente të qarta, si dhe të denoncojnë çdo formë presioni.

Pwr pyetjen “mbi çfarë baze ligjore dhe kontraktore po kërkohen këto para”, One Albania duhet të bëjë transparente origjinën, periudhën dhe mënyrën e llogaritjes së çdo detyrimi të pretenduar.