Mmiliano, një bloger italian që pothuajse të gjithë e kemi ndeshur rrugëve të Tiranës apo dhe në mediat sociale për dashurinë e tij për Shqipërinë – edhe falë partneres së tij shqiptare Silvana-, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me të madhin Reshat Arbana.
“Pashë Silvanën të “hidhej” nga karrigia kur e pa që po vinte… Ajo u emocionua duke kërkuar një foto dhe unë nuk mund të mos kënaqesha…”, shkruan Emiliano mbi këtë fotografi që e ka ndarë me mijëra nga ndjekësit e tij shqiptarë dhe të huaj.
Normalisht, ai nuk e njeh aktorin dhe kineastin e shquar shqiptar, ndaj nuk ka kuptuar emocionet e partneres së tij kur ka parë që Reshat Arbana po ulej në të njëjtën kafe ku ndodheshin dhe ata, në Tiranë.
Emiliano ka pyetur ndjekësit e vet nëse ata e njihnin aktorin në fotografi dhe komentet kanë qenë me qindra. Disa madje i shkruanin se nuk ka shqiptarë që të mos e njohë Reshat Arbanën dhe veprën madhështore të tij për kinematografinë shqiptare.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIlmioviaggioinalbaniaa%2Fvideos%2F691255440442413%2F&show_text=false&width=267&t=0
Një ditë më pas, ai ka publikuar dhe një video që ka realizuar me partneren dhe Reshat Arbanën, duke theksuar se vetëm pas mesazheve të shumta e ka kuptuar realisht se kush ishte “personi”, për të cilin, partnerja e tij Silvana u emocionua vërtet aq shumë kur e pa.
“Duke pare pergjigjet tuaja ne foton e publikuar dje, kuptova se kush eshte ne te vertete ky personazh per ju shqiptaret. Tani e kuptoj më mirë emocionin e Silvanës kur e shoh… Super person i dobishëm me të cilin kishim 2 biseda të shpejta”, shkruan blogeri italian dhe ndan videon.