Talenti kuqezi shënon supergoI në minutat shtesë dhe mban skuadrën në garë për titull (Video)

Kevin Dodaj ka realizuar një gol spektakolar, duke qenë protagonist në ndeshjen e skuadrës së tij.

Sulmuesi i Shqipërisë U-21 dërgoi topin në rrjetë me një goditje fluturimthi, menjëherë pas nisjes së minutave shtesë.

Goli i talentit kuqezi i jep një shtysë të rëndësishme skuadrës në garën për titullin kampion.

Kevin Dodaj luan si sulmues për klubin e ligës së parë Lechia Gdańsk në Poloni, në formë huazimi nga CSKA Sofia.