Nisin reshjet e para të dëborës në Kukës, zbardhet zona pranë Tunelit të Kalimashit

Reshjet e para të dëborës kanë përfshìrë paaditen e sotme zonën e Kalimashit.

Ndërkohë, temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore, duke zbardhur peizazhin dhe duke sjellë atmosferën e parë dimërore në këtë zonë të Kukësit.

Dëbora e parë shënon ardhjen zyrtarisht të motit dimëror në zonat malore të verilindjes së vendit.

Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve që lëvizin në aksin rrugor në këtë zonë këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve atmosferike.