Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ditën e sotme tha se qytetarët duhet të mos u besojnë pajisjeve të pacertifikuara që gjurmojnë praninë e nitratit apo kimikateve të tjera në produktet ushqimore.
Sipas saj, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, është instituti përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike që kontrollon futat dhe perimet që tregtohen në vend.
“Institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ISUV, një institucion shtetëror i fokusuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sot jemi 1361 kontrolle. Gjurmohet edhe ku ka produkte që mund të ketë përmbajtje të lartë të disa produkte si nitrati. Duhet të heqim dorë nga pajisje që nuk janë të certifikuara. Çdo produkt që mund të ketë indikacion të shkojë dhe të certifikohet në ISUV. Sot produktet bujqësore, sidomos nga zona e Myzeqesë, nuk ndodh që të mos kenë produkte të certifikuara”., tha ajo.