Lajm urgjent! Vjen lajmi i keq për të gjithë ato që duan të udhëtojnë në Greqi dhe anasjelltas

Radhë dhe pritje janë krijuar në dalje të doganës së Kapshticës, në momentin kur qytetarët duhet të kalojnë drejt palës greke.

Shkak për këtë situatë është bërë sistemi i ri i kontrollit në kufirin grek, i cili kërkon regjistrimin e shenjave të gishtave për çdo udhëtar.

Sipas të dhënave, pala greke punon me një sportel ndërsa sistemi i ri ka sjellë pritje nga 1 deri në 2 orë.

Pala shqiptare e pikës kùfitare të Kapshticës është pothuajse bosh dhe pa fluks, ndërsa në anën greke janë krijuar radhë mjetesh për shkak të procedurave më të zgjatura të kontrollit.

Edhe pse nuk ka një numër të lartë udhëtarësh, koha e përpunimit për çdo person është rritur ndjeshëm, duke sjellë vonesa dhe pakënaqësi tek qytetarët që presin të kalojnë kufirin.

Deklarata virale LIVE gjatë programit/ Arbana Osmani thumbon hapur Big Brother-in e Ledion Liços!

Nata e dytë e spektaklit drejtpërdrejt të “Ferma VIP 3” është shoqëruar me dinamika të forta dhe tensione që në minutat e para, duke treguar se ky sezon pritet të jetë i mbushur me emocione dhe përplasje të forta mes konkurrentëve. Që në nisje të mbrëmjes, vëmendja e publikut u përqendrua te një debat i ashpër mes dy prej banorëve, Akilit dhe Blerinës, i cili u kthye shpejt në një nga momentet më të komentuara të spektakΙit.

Gjatë diskutimit, Blerina u shpreh kritike ndaj sjelljes së Akilit, duke theksuar se në një kohë kur pjesa tjetër e banorëve po përpiqen të sjellin energji pozitive në fermë—përmes aktiviteteve artistike, këngës apo bisedave të ndryshme—ai po reflekton vazhdimisht një qëndrim negativ. Sipas saj, kjo diferencë në qasje krijon një hendek të dukshëm mes tyre dhe ndikon në klimën e përgjithshme të bashkëjetesës.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Akili, i cili reagoi menjëherë me tone të ashpra. Momenti që tensionoi më shumë situatën ishte kur Blerina i tha se ata nuk ndodhen në të njëjtin nivel. Kjo frazë u bë pika kyçe e debatit, pasi Akili u fokusua pothuajse tërësisht te kjo deklaratë, duke lënë në plan të dytë çdo përpjekje për të sqaruar zanafillën e konfliktit.

Edhe pse moderatorja Arbana Osmani u përpoq disa herë të rikthente diskutimin në binarë dhe të kuptonte arsyet e përplasjes, Akili vijoi të përsëriste të njëjtën pyetje drejtuar Blerinës: “Çfarë niveli jam unë?”. Kjo përsëritje e vazhdueshme krijoi një situatë të tensionuar në studio, duke e bërë të vështirë menaxhimin e debatit.

Në këtë pikë, e dukshëm e irrituar nga mungesa e përgjigjeve konkrete dhe nga ndërprerjet e vazhdueshme, Arbana Osmani ndërhyri në mënyrë më të prerë. Ajo iu drejtua Akilit me një ton të vendosur, duke i kërkuar të ndalonte përsëritjen dhe të jepte një përgjigje të qartë, duke theksuar se formati i emisionit nuk synon të shndërrohet në një arenë debatesh të zhurmshme pa thelb.

Deklarata e saj, ku përmendi se “ky nuk është ai emision tjetër”, u interpretua menjëherë nga publiku si një mesazh i nënkuptuar ndaj Big Brother VIP Albania, një format që shpesh është karakterizuar nga debate të forta dhe situata të tensionuara mes banorëve. Ky moment u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e panë si një përpjekje të moderatores për të diferencuar qartë frymën e “Ferma VIP” nga spektakle të tjera të ngjashme.

Në tërësi, kjo natë e dytë tregoi se marrëdhëniet mes banorëve janë ende të brishta dhe lehtësisht të tensionueshme, ndërsa dinamika e grupit po fillon të marrë formë. Përplasja mes Akilit dhe Blerinës mund të jetë vetëm fillimi i një serie konfliktesh që pritet të zhvillohen në vazhdim, duke mbajtur publikun të angazhuar dhe kurioz për atë që do të ndodhë në episodet e ardhshme.

E papritur! Anulohet të martën prime i Big Brother Vip, zbulohet arsyeja!

Programi shumë i ndjekur “Big Brother VIP” do të pësojë një ndryshim të përkohshëm në orarin e transmetimit këtë javë.

Spektakli nuk do të shfaqet në ditën e zakonshme, pasi i është lënë hapësirë një ngjarjeje të rëndësishme sportive që pritet të mbajë të gozhduar para ekranit tifozët shqiptarë.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, e cila do të luhet të mërkurën në orën 20:45. Ky takim do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel dhe në platformën DigitAlb, duke marrë vëmendjen kryesore të mbrëmjes.

Përfaqësuesja e Kosovës vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas një fitoreje historike të arritur pak ditë më parë ndaj Sllovakisë, çka e ka rritur ndjeshëm entuziazmin dhe shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, loja vazhdon me ritme të forta dhe tensione të shtuara.

Në nominim këtë javë janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, ku ky i fundit përfundoi në televotim pasi hapi të ashtuquajturën “Kutinë e Pandorës”, një vendim që ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës.

Tashmë gjithçka mbetet në dorën e publikut, i cili do të vendosë se cili prej banorëve do të largohet nga gara. E mërkura do të jetë vendimtare për të zbuluar emrin e banorit më pak të votuar dhe për të parë se si do të ndryshojë dinamika në shtëpi pas eliminimit të radhës.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 31 Mars 2026

Dashi
Do të ndiheni të motivuar për të ecur përpara me vendosmëri në punë, por do të jetë shumë e rëndësishme të analizoni me kujdes çdo situatë përpara se të merrni vendime. Mund të lindin disa mundësi interesante, por është e nevojshme të mos veproni me nxitim dhe të vlerësoni mirë rreziqet. Në dashuri, përpiquni të tregoheni më të hapur dhe më të sinqertë me partnerin, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet dhe debatet e panevojshme. Beqarët mund të kenë një takim interesant gjatë kësaj dite. Shëndeti është i mirë, por përpiquni të shmangni lodhjen e tepërt.

Demi
Yjet ju këshillojnë të mos shpërdoroni energjitë, sepse mund të ndiheni pak të lodhur, sidomos nga ana mendore. Në punë, bëni gjërat me qetësi dhe shmangni ngarkesën e tepërt, duke organizuar më mirë kohën tuaj. Financat kërkojnë kujdes dhe shmangie të shpenzimeve të panevojshme. Në dashuri, një mbrëmje e qetë me partnerin do të jetë ideale për të rikthyer harmoninë dhe për të forcuar lidhjen. Beqarët mund të preferojnë qetësinë dhe reflektimin. Shëndeti kërkon më shumë pushim dhe relaks.

Binjakët
Do të jetë një e martë stimuluese dhe dinamike, por kërkon organizim dhe planifikim të mirë në punë. Një e papritur mund të ngadalësojë disa plane, ndaj tregohuni fleksibël dhe të përqendruar. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni vendimet e nxituara. Në dashuri, ekziston ende një çështje e pazgjidhur që kërkon dialog dhe kompromis. Kjo mund të jetë dita e duhur për të gjetur një zgjidhje dhe për të rikthyer qetësinë. Shëndeti është i mirë, por shmangni stresin.

Gaforrja
Stabiliteti që kërkoni ende nuk ka ardhur plotësisht dhe disa çështje në punë vazhdojnë të mbeten pezull. Mund të jetë momenti për të shtyrë përpara dhe për të kërkuar zgjidhje konkrete për problemet që janë zvarritur prej kohësh. Financat kërkojnë organizim dhe kujdes. Në dashuri, çiftet e reja mund të përjetojnë ulje-ngritje dhe do të jetë e rëndësishme të lini mënjanë krenarinë për të gjetur balancën. Beqarët duhet të tregohen më të duruar. Shëndeti kërkon më shumë qetësi.

Luani
Disa ide që keni në mendje nuk ju bindin plotësisht dhe kjo mund t’ju bëjë të pavendosur në punë. Mund të jetë e dobishme të kërkoni këshillën e një bashkëpunëtori ose një personi me përvojë për të marrë vendimin e duhur. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni rreziqet. Në dashuri, pasioni duket se është zbehur pak kohët e fundit dhe do të jetë e rëndësishme të merrni iniciativë për të rikthyer emocionet. Shëndeti është i mirë, por shmangni stresin.

Virgjëresha
Kjo është një ditë ideale për të vendosur rregull në mendimet dhe angazhimet tuaja. Në punë, yjet ju ndihmojnë të shihni më qartë rrugën që duhet të ndiqni dhe të merrni vendime të rëndësishme. Financat janë në përmirësim, por kërkojnë ende kujdes. Në dashuri, sinqeriteti do të ndihmojë për të sqaruar disa keqkuptime dhe për të forcuar lidhjen. Beqarët mund të kenë një mundësi të mirë për të njohur një person interesant. Shëndeti është i mirë, por gjeni kohë për relaks.

Peshorja
Dita mund të mos zhvillohet ashtu siç e kishit planifikuar dhe një pengesë e papritur mund të ngadalësojë planet tuaja në punë. Do të jetë e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të gjeni zgjidhje alternative. Financat kërkojnë kujdes dhe organizim. Në dashuri, një diskutim i papritur mund të ndryshojë planet për mbrëmjen, ndaj përpiquni të shmangni tensionet. Beqarët duhet të tregohen më të kujdesshëm në komunikim. Shëndeti kërkon më shumë pushim.

Akrepi
Dita do të jetë e ngarkuar me shumë angazhime dhe detyra për të përfunduar. Në punë, mund të përballeni me kolegë ose bashkëpunëtorë që nuk po japin maksimumin e tyre dhe kjo mund t’ju irritojë. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni vendimet impulsive. Në dashuri, partneri mund të kërkojë më shumë vëmendje dhe përkushtim, ndaj përpiquni të riktheni harmoninë. Beqarët mund të kenë një takim interesant. Shëndeti kërkon pak më shumë pushim.

Shigjetari
Java ka nisur me disa vështirësi dhe kjo situatë mund të vazhdojë edhe gjatë kësaj dite. Në punë, disa pengesa do t’ju kërkojnë durim dhe përkushtim për t’u kapërcyer. Financat kërkojnë kujdes dhe shmangie të shpenzimeve të panevojshme. Në dashuri, stresi mund të ndikojë në marrëdhënien me partnerin, ndaj përpiquni të gjeni kohë për dialog dhe qetësi. Beqarët duhet të tregohen më të duruar. Shëndeti kërkon relaks dhe pushim.

Bricjapi
Një energji e fortë do t’ju ndihmojë të merreni me disa çështje të mbetura pezull. Në punë, do të gjeni zgjidhjen për një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh. Financat janë në përmirësim gradual. Në dashuri, humori juaj pozitiv do të ndikojë edhe tek partneri dhe mund të kaloni një mbrëmje të veçantë së bashku. Beqarët mund të kenë një njohje interesante. Shëndeti është i mirë, por shmangni lodhjen e tepërt.

Ujori
Gjatë kësaj dite do të jetë e rëndësishme të ndiqni intuitën tuaj. Në punë, dikush mund të përpiqet t’ju vendosë pengesa, ndaj veproni me vendosmëri dhe besoni instinktit tuaj. Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim. Në dashuri, ndiqni zemrën dhe mos analizoni shumë ndjenjat tuaja. Beqarët mund të vendosin të shprehin ndjenjat ndaj një personi të veçantë. Shëndeti është i mirë, por shmangni stresin.

Peshqit
Ndikimi i yjeve ju bën më të ndjeshëm dhe më të frymëzuar se zakonisht. Është një moment i mirë për të dëgjuar emocionet tuaja dhe për t’i kthyer ato në veprime konkrete. Në punë, gjërat do të ecin pa pengesa dhe do të ndiheni më të sigurt në veten tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por kërkojnë kujdes. Në dashuri, romantizmi do të mbizotërojë dhe mund të kaloni momente të bukura me partnerin. Shëndeti është i mirë, por gjeni kohë për relaks.

Shahe Leka, 91-vjeçarja rrëfen sekretin e jetëgjatësisë: Puna në fshat , ushqimet bio, them se do shkoj 120 vjeç

Vitet që ka mbi supe janë thjesht një numër për Shahe Lekën. 91-vjeçarja nga fshati Spathar i Librazhdit qëndron aktive çdo ditë. Jeta nuk ka qenë e lehtë për të, pasi mbeti e ve 25 vjeç dhe rriti e vetme 4 fëmijët duke bërë punë të rënda. Pavarësisht kalvarit të vuajtjeve nuk u dorëzua kurrë.

“Jam martuar 13 vjeç, kam 2 djem dhe dy goca. Burri im ka qenë partizan në kohën e luftës dhe më ka vdek në moshën 25 vjeç. Nuk u martova më unë.Kam punuar 7 vjet në ndërtim. Bëja panele, qendrat e zjarrit që bëheshin asokohe. Deri në fund në kooperativë kam qenë vazhdimìsht, kam bërë çdo lloj pune.

Punoja me burrat më tepër, prisja dushk, nuk çaja kokën dhe nuk merresha me llafe. Shikoja ku ishte puna.

Shkoja mu në majë të malit, kishim bagëtitë e kooperativës atje dhe merrja 50 kg pleh në kurriz dhe e bija në fshat. Po të kisha pas këtë kohë, nuk do kisha vuajtur fare. Edhe tani po të kem fuqi, unë marr 20 kokë dhi.

Sot tokat i ke të gjitha, pula shto sa të duash, bagëti dhe derra. Jeton çke me të, mban dhe qeverinë, jo vetëm veten tënde. Nuk punojnë njerëzit sot.”, thotë e moshuara për emisionin “Një nga ne” duke shtuar se “Puna më ka mbajt që jam kaq e fortë.”Përveç punës që e mban energjike dhe në formë, ushqimi është faktor kyç në shëndetin e saj. Nuk pi ilaçe, as kur ka ftohje. I beson më shumë kurave natyrale dhe nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor.

“Unë ha bulmet, qepë me djath dhe gjizë, hithra. Specat djegës nuk i ha, as domatet nuk i ha. Dola njëherë me ulçër në stomak. Doktori më tha të haja mjaltë dhe gjalpë pa kripë të përziera bashkë. Që pas kësaj kure nuk ndjeva gjë fare. Nuk janë ilaçet si më parë ndaj nuk merrem me ilaçe. Mos e ha atë që nuk ta pranon stomaku. Kur kishim ftohje merrje leshin e deles dhe e vije në trup. Djersa e deles të hyn në trup dhe të shëron nga ftohja”, tregon Shahe.

Jetëgjatësinë e ka në gen.

“Gjyshja ka jetuar deri në 120 vjeç. Është Zoti që e vendos, por them se do shkoj aq, po nuk i dihet.”, përfundon 91 vjeçarja rrëfimin e saj./Shqiptarja

Mediat amerikane japin lajmin: Jared Kushner nën hetim për fondet arabe; çfarë mund ti ndodhë ëndrrës së Ramës

Jared Kushner po del në qendër të një dosjeje të ndjeshme inteligjence në SHBA, ndërsa mbi investimin e shumëpërfolur në ishullin e Sazanit po shtohen pikëpyetjet politike, etike dhe financiare.

Mjaftoi një dosje e klasifikuar, e mbajtur për muaj të tërë larg qarkullimit të zakonshëm institucional, që emri i Jared Kushner të rikthehej në qendër të debatit politik në Shtetet e Bashkuara.

Këtë herë jo si dhëndri i Donald Trump, as si biznesmeni që kërkon të shtrijë investimet nga Gjiri Persik në Ballkan, por si figure e përfolur në një material të ndjeshëm inteligjence të lidhur me Iranin dhe me një ankesë whistleblower ndaj Drejtoreshës së InteIigjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard.

Wall Street Journal raportoi në shkurt 2026 se ankesa mbështetej te një komunikim i përgjuar pranverën e vitit të kaluar mes dy shtetasve të huaj, ku diskutohej Kushner dhe Irani. Edhe The Guardian dhe Newsweek raportuan të njëjtin bosht të çështjes.

Kjo është pika ku historia bëhet serioze. Sepse nuk kemi të bëjmë më me thashetheme periferike të politikës amerikane, por me një dosje që prek trekëndëshin më të rrezikshëm të pushtetit modern: inteligjencën, politikën e jashtme dhe interesin privat.

Sipas raportimeve, debati brenda aparatit amerikan nuk ka qenë thjesht për përmbajtjen e materialit, por edhe për mënyrën si ai u mbajt i kufizuar dhe nuk u shpërnda gjerësisht në kohë, në strukturat përkatëse dhe në Kongres. Pikërisht ky element e ka kthyer çështjen në një problem institucional, jo vetëm mediatik.

Duhet thënë qartë: deri këtu, raportimet publike nuk provojnë automatikisht që Jared Kushner ka konsumuar një shkelje të provuar penale apo etike. Ato tregojnë diçka tjetër, po aq të rëndë politikisht: se emri i tij është shfaqur në një kontekst të ndjeshëm inteligjence, në një periudhë kur ai perceptohet si njeri me peshë të veçantë në orbitën e Trump dhe në dosjet e Lindjes së Mesme. Pra, problemi nuk është ende një fajësi e vulosur; problemi është se hija e konfliktit të interesit po afrohet mbi të me shpejtësi.

Për Shqipërinë, kjo histori nuk është aspak e largët. Jared Kushner është emri më i spikatur pas projektit luksoz në ishullin e Sazanit. Reuters raportoi në janar 2025 se qeveria shqiptare i dha statusin e investitorit strategjik një kompanie të lidhur me Kushner për një resort të planifikuar me vlerë 1.4 miliardë euro në Sazan, me pjesëmarrje të shtetit shqiptar përmes Albanian Investment Corporation.

Balkan Insight raportoi po ashtu se projekti u miratua si investim strategjik dhe u paraqit si një nga nismat më ambicioze turistike në vend.

Kjo do të thotë se çdo turbulencë serioze politike apo hetimore rreth Kushner në Uashington reflektohet drejtpërdrejt edhe mbi Sazanin. Jo domosdoshmërisht si bllokim i menjëhershëm juridik, por si rritje e pasigurisë mbi burimin, ritmin, klimën politike dhe besueshmërinë e investimit. Sa më shumë të thellohet debati në SHBA mbi rolin real të Kushner, aq më shumë zbehet narrativa e ndërtuar në Tiranë se projekti i Sazanit është thjesht një histori suksesi turistik. Në këtë pikë, nuk është më vetëm një çështje resorti; është çështje reputacioni politik dhe ekspozimi strategjik. Kjo lidhje është një interferencë politike e arsyeshme mbi faktet e raportuara.

Këtu nis edhe problemi i madh për Edi Ramën. Kryeministri shqiptar e ka shitur projektin e Sazanit si simbol të Shqipërisë që tërheq kapital elitar global. Por kur figura kyçe e këtij projekti hyn në një zonë të nxehtë të politikës amerikane, atëherë çdo premtim për investim “strategjik” fillon të tingëllojë më pak si zhvillim dhe më shumë si bast politik. Dhe bastet politike, sidomos kur varen nga njerëz që qarkullojnë mes diplomacisë informale dhe biznesit privat, kanë një zakon të keq: shemben shpejt sapo klima në Uashington ndryshon.

Pikërisht për këtë arsye, çështja Kushner nuk duhet parë në Tiranë si skandal i largët amerikan. Ajo prek drejtpërdrejt mënyrën si Shqipëria ka zgjedhur të lidhë interesin publik, territorin e vet më të ndjeshëm bregdetar dhe imazhin e saj ndërkombëtar me figura që lëvizin në një zonë gri mes pushtetit dhe biznesit. Sazani nuk është thjesht një ishull. Është testi i radhës nëse shteti shqiptar po negocion me investitorë, apo me hije të pushtetit amerikan.

Dhe këtu qëndron thelbi i gjithë kësaj historie: nëse në SHBA po ngrihen pikëpyetje mbi ndikimin, qasjen dhe interesat e Jared Kushner, atëherë në Shqipëri situate është serioze. Sepse atje bëhet debat për etikën e pushtetit; këtu mund të paguhet çmimi me territor, me transparencë dhe me një projekt që është shitur si krenari kombëtare, por që mund të rezultojë thjesht një iluzion i importuar nga korridoret e Uashingtonit./Pamfleti

Fsheh KURTHE vdẹkjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha të historisë, pasi arkeologët nuk guxojnë ende ta hapin për shkak të rreziqeve që mund të fshihen brenda tij.

Sipas burimeve historike, brenda mauzoleumit mund të jenë vendosur kurthe të sofistikuara, përfshirë harkë automatike që qëllojnë ndaj çdo ndërhyrësi dhe lumenj merkuri që imitojnë rrjedhat e mëdha të Kinës.

Studime moderne kanë konfirmuar nivele shumë të larta merkuri në zonën përreth varrit, duke shtuar bindjen se këto përshkrime mund të jenë reale dhe jo thjesht mite të lashta.

Mauzoleumi, i ndërtuar mbi 2,200 vite më parë dhe i ruajtur nga ushtria e famshme e ushtarëve prej balte, konsiderohet një thesar i paçmuar historik. Megjithatë, rreziku për dëmtim dhe për jetën e studiuesve i ka bërë ekspertët të tregohen tepër të kujdesshëm.

Për momentin, teknologjia nuk garanton një eksplorim të sigurt pa rrezikuar strukturën apo përmbajtjen e tij, ndaj varri mbetet i mbyllur, duke ruajtur sekretet e tij të errëta.

Forcat elitare amerikane, gati për ndërhyrje në Iran

Aktivizimi i “82nd Airborne Division”, mesazh strategjik për rajonin
Rritja e ndjeshme e pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme po sinjalizon një fazë të re tensioni, por edhe një përpjekje të koordinuar për të ushtruar presion ndaj Iranit. Në një zhvillim të fundit, më shumë se një mijë trupa nga 82nd Airborne Division janë vendosur në gatıshmëri për dislokim të menjëhershëm në rajon, duke reflektuar seriozitetin e situatës dhe shqetësimet për stabilitetin rajonal.

Sipas burimeve të afërta me vendimmarrjen në Pentagon, ky kontingjent përfshin njësi elitare të trajnuara për ndërhyrje të shpejtë, si dhe drejtuesit më të lartë operacionalë. Përfshirja e nivelit të lartë komandues tregon qartë se bëhet fjalë për një operacion me rëndësi strategjike dhe jo thjesht për një rotacion rutinë trupash.Njësia kryesore që pritet të dislokohet është një batalion nga Brigada e Parë Luftarake, e cila aktualisht mban statusin e Forcës së Reagimit të Menjëhershëm, një strukturë që garanton ndërhyrje brenda orëve në çdo pikë të globit. Kjo forcë është e trajnuar për skenarë të ndryshëm, që nga operacionet luftarake, evakuimi i personelit civil, deri te ndërhyrjet emergjente në zona krizash.

Dislokimi i parë pritet të nisë brenda një jave, ndërsa njësi të tjera mund të bashkohen në vijim, në varësi të zhvillimeve në terren dhe dinamikave politike. Urdhrat për këtë operacion janë miratuar tashmë në nivelet më të larta të ushtrisë amerikane, duke përfshirë një plan të detajuar logjistik dhe operacional.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat, ku Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se po lëvizin paralelisht në dy drejtime: përshkallëzim ushtarak dhe afrimitet diplomatik. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se janë arritur 15 pika marrëveshjeje paraprake me Teheranin për t’i dhënë fund konfliktit, duke shtuar se pala iraniane është e interesuar për një zgjidhje.

Megjithatë, mesazhet nga Irani kanë qenë kontradiktore. Fillimisht, zyrtarët iranianë mohuan kategorikisht çdo negociatë, por më pas burime të brendshme konfirmuan se ekziston një lloj komunikimi indirekt dhe se Teherani është i gatshëm të shqyrtojë propozime që konsiderohen “të qëndrueshme”.

Ndërkohë, në terren, prania ushtarake amerikane po forcohet ndjeshëm. Përveç trupave të 82nd Airborne Division, në rajon janë dislokuar edhe dy njësi të fuqishme detare, Marine Expeditionary Units dhe Amphibious Ready Groups. Këto struktura përfshijnë rreth 4 mijë e 500 marinsa dhe marinarë secila, duke përfaqësuar një kapacitet të madh ndërhyrjeje të shpejtë dhe të koordinuar.

Por çfarë përfaqëson në të vërtetë ky divizion dhe pse aktivizimi i tij konsiderohet një sinjal i fortë strategjik?

82nd Airborne Division ka një histori të gjatë dhe të pasur, që nis në vitin 1917 gjatë Luftës së Parë Botërore. Divizioni u krijua në kampin ushtarak Camp Gordon, në shtetin e Georgia, si një njësi e përbërë fillimisht nga rekrutë të rinj.

Ajo që e bëri unik këtë formacion ishte përbërja e tij, ushtarë nga të gjitha 48 shtetet e SHBA-së së asaj kohe. Pikërisht për këtë arsye, divizioni mori nofkën “All American”, simbol që vazhdon të përfaqësohet edhe sot në emblemën e tij me shkronjat “AA”.

Gjatë muajve të fundit të Luftës së Parë Botërore, divizioni mori pjesë në disa nga betejat më të rëndësishme në frontin perëndimor, përfshirë operacionet në Lorraine, St. Mihiel dhe Meuse-Argonne, duke fituar reputacion për disiplinë dhe efektivitet në luftim.

Pas përfundimit të luftës, njësia u çmobilizua, por u rikthye sërish në strukturat ushtarake amerikane në vitet 1920 si pjesë e rezervave.

Një moment kyç në historinë e saj erdhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas sulmit ndaj Pearl Harbor. Në vitin 1942, nën drejtimin e gjeneralit Omar Bradley, divizioni u riorganizua dhe u kthye në një njësi ajrore, duke u bërë një nga divizionet e para parashutiste të ushtrisë amerikane.

Ky transformim e ktheu 82nd Airborne Division në një forcë të specializuar në sulme nga ajri, me aftësi për të depërtuar pas vijave armike dhe për të kryer operacione të shpejta dhe të befasishme.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, divizioni mori pjesë në disa nga operacionet më të rëndësishme në Evropë, duke luajtur rol kyç në çlirimin e territoreve të pushtuara.

Në dekadat që pasuan, divizioni është përdorur në një sërë operacionesh ndërkombëtare, nga Lufta e Gjirit deri te misionet në Afganistan dhe Irak. Ai njihet si një nga njësitë më të gatshme për reagim të menjëhershëm në botë.

Selia e tij ndodhet në Fort Bragg, në Karolinen e Veriut, dhe mbetet një nga bazat më të rëndësishme ushtarake amerikane. Sot, divizioni shërben si Forca e Reagimit të Menjëhershëm, një strukturë që mund të dislokohet brenda orëve në çdo cep të globit, duke qenë në vijën e parë të çdo krize ndërkombëtare.

Analistët e shohin këtë si një strategji të qartë: negociata nga një pozicion force. Aktivizimi i një njësie me histori dhe kapacitet si ky divizion nuk është thjesht një lëvizje taktike, por një mesazh i fortë politik dhe ushtarak.

Me një histori mbi një shekull dhe një rol kyç në disa nga konfliktet më të mëdha globale, 82nd Airborne Division mbetet një nga instrumentet më të fuqishme ushtarake amerikane.

“Hiqe telefonin”/ Rama kapet me dy ish-ministrat: Boll i çove mesazhe

Zbulohen detaje të reja nga ajo çfarë prodhoi mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Nuk ka qenë vetëm Elisa Spiropali ajo që ka ngritur “temperaturën” e kësaj mbledhje duke u përplasur me Erjona Ismailin ministre për Marrëdhëniet me Parlamentit.

Dy burime nga Grupi PS tregùan edhe dy episode të tjera ku janë bërë protagonistë dy deputetë të PS dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Episodi i parë ka qenë një tërheqja vëmendje ndaj Damian Gjiknurit.

“Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas”, citohet të ketë thënë Edi Rama.

“Ok, s’ka asnjë problem”, është përgjigjur Gjiknuri, i cili më pas ka futur telefonin më xhep.

Nuk ka qenë vetëm Gjiknuri në atë mbledhje që ka prodhuar shqetësim tek Rama për përdorim telefoni.

“Boll o Ervin i çove mesazhe policëve”, i ka thënë Rama ish-ministrit të brendshëm Ervin Hoxha.

Episodi i dytë në mbledhje lidhet me protestën e banorëve të Rrjolit.

E ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Lorena Goxhobelli, ka mbaruar prezantimin në pjesën e diskutime ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.

Ka përcjellë një mesazh kritikues për deputetët socialistë të qarkut Shkodër.

“Nuk mund ti jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet te ketë thënë Rama dhe kërkuar distancim të deputetëve të tij nga kjo çështje.

Si të daIIoni nëse një fe mer është “ΒlSHE” në kreυat…

Nëse mendoni se gratë që bëjnë se.ks më mirë simbolizohen nga femra e bukur dhe joshëse, gaboheni.

E vërteta është krejtësisht ndryshe, pretendon një studim i shkencëtarëve indianë i botuar në “Times of India”.

Sipas huIumtimeve më të reja, aksionet më të nxehta në krevat dhe or.gazmat më të fuqishme i kanë femrat leshatore!

Vërtet ato duhet të rruhen dhe t’i depilojnë duart, këmbët, barkun, mustaqet dhe pjesën më të madhe të trupit,

mirëpo mu për këtë kanë përparësi shumë më të mëdha në krahasim me femrat të cilat nuk kanë nevojë për eliminim të shpeshtë të qimeve.

Çështja është, natyrisht, tek hormonet. Femrat të cilat kanë qime më shumë, më të errëta dhe më të gjata,

kanë nivel më të lartë të te.stosteroneve, gjë që patjetër ndikon edhe në cilësinë e marrëd/hënieve se.ksuale.

“Për shkak të testosteroneve të shtuara, pika G dhe klitorisi te tipat e këtilla të femrave reagojnë më fuqishëm gjatë penetrimit,

andaj edhe ndiejnë kënaqësi më të madhe, ndërkaq org.azmën e kanë më të fuqishme dhe e arrijnë më lehtë”.