Shpulla ndaj Gjestit, flet për herë të parë Jozi: Nuk doja të shoqërohesha me pranga, atij i them…

Jozi i ftuar në “Goca dhe Gra”, foli më shumë për shpullën që i dha Gjestit në gjysmë-finalen e “BBVA4”. Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe i pa paramenduar. Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga.

Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?

Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.

Egla Ceno: Çfarë të shtyu?

Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh. Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim.

Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?

Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që është ndjerë keq në këtë situatë.

Egla Ceno: Çfarë tha familja?

Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.

Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?

Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.

Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore?!

Jozefin Marku: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.

Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?

Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga.

Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.

Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 18 Maj 2025

Dashi

Në disa raste, frika e të mos qenit në lartësinë e duhur mund t’iu prishë gjithë ekuilibrin kështu që do jeni në ankth për të bërë më të mirën. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e privilegjuar. Do jeni të gatshëm të bëni edhe surpriza në jetën tuaj sentimentale vetëm që harmonia dhe alegria të mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët më mirë të mos nxitoheni dhe t’ia lini çdo gjë kohës, pasi vetëm kështu do përjetoni emocionet dhe kënaqësitë e ëndërruara. Në punë duhet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur atë që dëshironi. Do ndiqni disa strategji strike dhe keni për t’ia dalë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni në çdo moment.

Demi

Për fatin tuaj të madh sot do përjetoni shumë emocione. Do ndiheni edhe më të sigurt në vetvete. Nëse keni një lidhje jeta juaj do ketë shumë përmirësime. Do jeni më të hapur, më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Ju beqarët do jeni të përqendruar tek puna dhe nuk do i përkushtoheni gjetjes së dashurisë. Në këtë mënyrë do mbeteni me të njëjtin status. Në punë nuk do mungojnë intrigat nga kolegët, por ju do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni. Pavarësisht sa kohë do ju marrë keni për ta realizuar objektivin final. Në planin financiar fati ka për të qenë gjithë kohës në anën tuaj, kështu që mos u shqetësoni për asgjë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni edhe më kreativë dhe do e dëgjoni instinktin tuaj të parë. Ju të dashuruarit do jeni më të logjikshëm dhe do i zgjidhni një e nga një të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës, por do i merrni gjërat shtruar e nuk do nxitoheni për asgjë. Në punë duhet të shkëmbeni ide e mendime me kolegët sepse do ju vlejnë. Mundet edhe ta vazhdoni një projekt së bashku. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do mund të kryeni të gjitha investimet e menduara dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Nën ndikimin e madh të hënës dhe Saturnit ju nuk do i injoroni dot ato që do thuhen për ju. Ju të dashuruarit do keni nevojë jetike për ngrohtësi dhe harmoni në jetën tuaj. Për fatin e mirë partneri do ju gjendet pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do kenë me tepër mundësi te realizojnë takime fantastike. Në punë mund të aplikoni për një post të ri edhe më të rëndësishëm pasi gjërat nuk kanë aq të vështira sa ju duken. Për të përmirësuar financat nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe. Nga ana tjetër bëjini mirë llogaritë para se të shpenzoni.

Luani

Gjatë kësaj dite do doni të mbani paksa distance nga të tjerët për të reflektuar me kujdes mbi gjithçka. Ju të dashuruarit do jeni shumë më realistë dhe do qëndroni në çdo moment me këmbë në tokë. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Ju beqarët mirë është të mos rrezikoni gjithçka vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do vijë dita që do pendoheni pamasë. Në punë mund të kaloni edhe sfida disi të vështira kështu që do ju duhet me tepër vëmendje. Si të silleni ashtu edhe do shpërbleheni nga yjet. Në planin financiar duhet të jeni më vigjilentë dhe keni për ta parë që situata do mbetet e qëndrueshme.

Virgjëresha

Ditë e kontrastuar ka për të qene kjo e sotmja. Shpesh mezi do e besoni që keni në realitet dhe jo në ëndërr. Ju që jeni në një lidhje nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi apo vështirësia. Do dashuroheni gjithmonë si do e ndieni dhe zemra do jetë e mbushur plot. Ju beqarët me shumë gjasë do realizoni një takim tejet të veçantë dhe vendimtar, i cili do ndryshojë goxha gjëra në jetën tuaj. Pozicioni i Saturnit ka për të qene mjaft i favorshëm për punën. Më në fund do i realizoni disa nga projektet më të rëndësishme. Buxhetin mos e lini pas dore sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Peshorja

Gjatë kësaj dite më mirë mos merrni vendime të rëndësishme, por reflektoni gjerë e gjatë për gjithçka. Ju të dashuruarit do mundoheni me sa të mundeni të ruani një klimë sa më të qetë. Nëse shihni që partneri është i mërzitur apo me nerva, shmangi debatet. Ju beqarët do jeni diskretë dhe nuk do pranoni të dilni nëpër takime me çdo person që do iu ftojë. Në punë nuk do jeni shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por yjet do iu sjellin fat dhe do përmbyllni projektet e nisura. Me buxhetin duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni. Po shpëtuat sot pa probleme, edhe e ardhmja do jetë e mirë.

Akrepi

Hëna dhe Mërkuri do ju bëjnë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do keni një ditë rutinë dhe në shumë momente do mërziteni kur të jeni pranë partnerit tuaj. E mira është që në disa momente të shkëputeni prej tij dhe të shoqëroheni me miqtë apo familjarët. Për ju beqarët do jetë një ditë e begatë dhe me shumë fat. Për ju çdo gjë do ndryshojë si me magji. Në punë, nëse merreni me financë apo me tregti, do keni më shumë fat se të tjerët. Do dini të bëni bilance dhe do keni më tepër fitime. Financat sado që të mundoheni nuk do i mbani dot të ekuilibruara.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do ju duhet të bëni më shumë durim për t’ia dalë dhe të keni shpresë për të ardhmen. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të sjellshëm me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e shkëlqyer. Nuk do keni as ankesën më të vogël për të. Ju beqarët do ndiheni mire ashtu si jeni dhe nuk do bëni as lëvizjen më të vogël për të ndryshuar diçka. Në punë do i keni të gjitha kartat në dorë për të arritur atë që dëshironi. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por me pak më shumë përpjekje mund ta arrini. Buxhetin menaxhojeni me maturi dhe keni për ta parë që gjendja ka për të mbetur e mirë gjithë kohës.

Bricjapi

Merkurin do e keni gjithë kohës në krah sot dhe ai do ju ndihmojë të arrini atë që aq shumë e dëshironi. Emocionet kanë për të qene të forta. Ju të dashuruarit do jeni mjaft joshës dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë surprizat dhe momentet romantike krijuar nga të dy palët. Ju beqarët nuk do jeni aspak të kthjellët dhe mund të bëni gabime që do ju peshojnë shumë. Në punë duhet të përgatiteni për disa ndryshime. Duhet të jeni më të organizuar dhe më të vëmendshëm. Financat do dini si t’i menaxhoni kështu që gjendja nuk do lërë për asnjë moment për të dëshiruar.

Ujori

Do jeni shumë sharmantë gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju shohin me ëndje. Në përgjithësi gjithçka do ju realizohet si duhet. Nëse keni një lidhje, askush dhe asgjë nuk do ju pengojë të merreni vesh më së miri me partnerin tuaj. Çdo gjë mes ju të dyve do ecë ashtu si e kishit ëndërruar dhe mund të bëni edhe plane afatgjata. Ju beqarët nuk do jeni ende gati për të filluar një lidhje të qëndrueshme dhe do preferoni thjesht aventura kalimtare. Në punë do ndiheni disi më të çliruar për të vepruar. Nuk do ju mungojë herë pas here as dinamizmi. Sektori i financave do konsolidohet tej mase, mos u shqetësoni për asgjë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do ndryshoni tërësisht orientimin e mëparshëm dhe do ju duket sikur do nisni një jetë të re. Nëse jeni në një lidhje dhe keni dyshime për partnerin tuaj, sot duhet të gjeni guximin për të folur hapur e për të zgjidhur gjithçka. Nëse i lini gjërat pas dore situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Ju beqarët nuk do e keni aspak të vështirë ta gjeni dashurinë e madhe. Në punë nuk do merrni kritika nga të tjerët, por do jeni kritikë të vetes. Do doni që gjërat të bëhen sa më mirë dhe do ju riktheheni disa herë detyrave që iu janë dhënë. Për buxhet më të mirë duhet patjetër të shmangni shpenzimet e panevojshme.

CNN i jep “fronin” Shkodrës Elektronike: Pse Shqipëria duhet të fitojë Eurovisionin

Duket se rruga e suksesit ndërkombëtar është shtruar për “Shkodrën Elektronike”. Diçka që pritej pas performancës së tyre të shkëlqyer në Eurovision, duke bërë krenar çdo shqiptar anë e mbanë globit.

Në një artikull të CNN ku është hartuar renditja (subjektive) për këtë festival, Shqipëria mban fronin me “Zjerm”.

Për këtë media, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përbëjnë çiftin surprizë të këtij viti.

Renditja e CNN, e cila nis me Armeninë të grupit PARG me këngën “Survivor ”, e vendit 26 për të vijuar më pas me vendet e tjera, dhe në vendin e parë, renditet Shqipëria me ‘Shkodra Elektronike’ me këngën ‘Zjerm’.

CNN e nis me një përshkrim mbi dy këngëtarët shqiptarë Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji.

Sipas rrjetit televiziv amerikan, “Shkodra Elektronike” mund të kapitalizohet mbi mesataren e këngëve të tjera gjë e cila mund ta bënte të arrinte një fitore shokuese në Eurovizion.

“Një zotëri ‘kokërruar’ dhe një këngë e cila jep atmosferën e një kulti, ku bashkë me Beatriçen formojnë çiftin më origjinal të Eurovizionit. “Shkodra Elektronike” mund të kapitalizohet mbi mesataren e këngëve të tjera gjë e cila mund ta bënte të arrinte një fitore shokuese në Eurovizion”, shkruan CNN.

Ata këndojnë rreth një oazi të dëshiruar që shoqërohet me tekstin e këngës; “Nëpër rrugë, asnjë ambulancë, kurrkush s’flet me arrogancë, Edhe sot na thanë që s’prishet koha, Përfundova nën ujë, kurrë s’m’u tha goja (No), Imagjino një minutë pa ushtarë, pa jetima, Asnjë shishe n’oqean, naftës i vjen era jargavan”.

“Emocionet janë të mëdha, skena është e madhe, presioni është i madh”, shprehet për CNN, Beatriçe Gjergji.

CNN shkruan më tej se ata duhet të jenë tifozë të mëdhenj të Eurovisionit, por Beatriçe Gjergji përgjigjet: “Jo, aspak, nuk është lloji ynë i muzikës”.

Rrjeti amerikan shpjegon më tej se ambivalenca e tyre është një pasuri: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë dhe ata po marrin mbështetjen e merituar nga fansat.

“Nëse besoni në llojin e muzikës që doni më shumë, mbase diçka mund të ndodhë”, thotë Beatriçe Gjergji.

E përpos tyre, CNN shkruan se kjo dyshe ka sjellë diçka ndryshe, një lloj muzike krejtësisht autentike. Prandaj, ata po marrin vëmendjen e duhur nga fansat.

Mitsotakis mungoi në Samitin e Tiranës, zbulohet arsyeja

Tirana u bë sot kryeqendra e Europës, pasi mirëpriti Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili solli në kryeqytetin shqiptar 52 liderë europianë, përfshirë Presidentë, Kryeministra, liderë të BE-së, NATO-s dhe OSBE.

Sakaq, ra në sy mungesa e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Mësohet se Mitsotakis është nisur të enjten për në SHBA, ku do të kryesojë një diskutim të hapur të nivelit të lartë në kontekstin e presidencës greke në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Samiti i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe kryeministri Edi Rama u mbajt në Sheshin “Skënderbej” dhe punimet nisën që në orën 11:00, për të përfunduar me konferencën e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Danimarkës, si vendi që merr stafetën për samitin e radhës. “Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet”, theksoi Mette Frederiksen.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, bashkë-organizatorë të samitit në Tiranë, i përqendruan fjalimet e tyre hapëse në sigurinë e Europës, mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen e demokracisë dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve të përbashkëta.

Tema qendror e diskutimit të samitit ishte “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, e strukturuar në 3 tryeza të rrumbullakëta me tematika të ndryshme.

Mbështetja për Ukrainën, mbrojtja evropiane, ruajtja e demokracisë, përgatitja dhe aftësia e reagimit ndaj kërcënimeve të ndryshme ishin në fokus të punimeve të samitit, pjesë e të cilit ishte edhe Kryeministri britanik, Presidenti francez si dhe ai turk. Po ashtu u trajtuan çështje me në fokus ekonominë, tregun e konkurrencës, inovacionin apo emigrimi i paligjshëm e lëvizja e punës.

Çfarë ndodhi?/ Presidenti i Turqisë largohet nga Samiti i BE-së në Tiranë, bojkoton drekën e shtruar nga Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ishte lideri i parë që u largua nga Samiti i VI i Komunitetit Politik Europian, i mbajtur në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të tij disaorësh në Shqipëri, Erdoğan mori pjesë në sesionin e parë të samitit ku mbajti edhe fjalën e tij.

Gjatë vizitës, ai zhvilloi një takim dypalësh me kancelarin gjerman Merz, një ndër momentet kryesore të axhendës së tij.

Pas përfundimit të fjalës dhe takimit, presidenti turk nuk qëndroi për drekën mes liderëve pjesëmarrës, por u largua drejt aeroportit të Rinasit, duke përfunduar vizitën e tij zyrtare në Tiranë.

Koalicioni që ‘fundosi’ Partinë Demokratike, ja aleatët që siguruan më pak vota por me më shumë mandate në Tiranë

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike për të katërtën herë radhazi futi në listat e saj përfaqësuesit e partive aleate me të cilat lidhi koalicion parazgjedhor, përfshirë Partinë e Lirisë, PDIU-në, PR-në, PBDNJ-në dhe PAA-në.

Por një analizë e detajuar e rezultateve në qarkun e Tiranës ngre shqetësime për mënyrën se si janë shpërndarë mandatet dhe se si aleatët kanë përfituar më shumë se kontributi real i tyre elektoral.

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, është futur në listën e hapur, ndërsa partia e tij ka marrë dy deputetë të sigurt në listën e mbyllur në Tiranë. Deri tani, Meta ka grumbulluar 7092 vota në listën e hapur – çka do të thotë se me këtë numër votash, ka siguruar dy mandate vetëm në këtë qark.

Më shqetësues është rasti i PDIU-së. Mesila Doda ka qenë në listën e sigurt të PD-së, ndërsa Shpëtim Idrizi, kreu i kësaj partie, ka marrë vetëm 1786 vota. Në total, Meta dhe Idrizi kanë 8800 vota, por tre mandate të garantuara në Kuvend.

Ndërkohë, emra të rëndësishëm të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë Kuvendit, edhe pse kanë marrë shumë më tepër vota në listat e hapura. Konkretisht:

Ilir Alimehmeti: 15,693 vota

Asllan Dogjani: 6,437 vota

Myslim Murrizi: 5,628 vota

Grigels Muçollari: 4,724 vota

Këta kandidatë nuk arritën të fitojnë mandate, ndonëse së bashku kanë marrë mbi 32,000 vota, shumë më tepër se votat e aleatëve që përfituan ulëse në Parlament.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime mes strukturave të PD-së dhe mbështetësve të saj, duke sjellë në vëmendje problematikat që sjell skema e listave të mbyllura dhe përfshirja pa kritere e partive të vogla në koalicione.

Protesta e PD në Tiranë, shfaqet Alma Kaçi e videoskandalit të Safet Gjicit

Në ditën kur në Tiranë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, opozita e udhëhequr nga Sali Berisha organizoi një protestë kundër asaj që e cilëson “masakër zgjedhore”. Megjithatë, protesta u karakterizua nga pjesëmarrje e ulët, ku në shesh ishin vetëm një grusht militantësh të Partisë Demokratike.

Mes tyre, ra në sy prania e Alma Kaçit – emri i së cilës u bë i njohur pas videoskandalit seksual me ish-kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Pjesëmarrja e saj në protestën e opozitës ngjalli vëmendje për shkak të rolit të saj në një nga skandalet më të bujshme të viteve të fundit.

Gjykata i ka shpallur fajtorë të dy për ngjarjen që tronditi opinionin publik. Safet Gjici u dënua me 3 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 2 vite. Ndërsa Alma Kaçi u dënua me 1 vit burg, pasi u shpall fajtore për prostitucion.

Sipas hetimeve të SPAK, Kaçi i ofroi Gjicit favore seksuale në këmbim të një projekti për qentë endacakë në Kukës. Marrëdhënia intime ndodhi në zyrën e punës së kryebashkiakut dhe u regjistrua në një video që më pas u bë virale.

11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

Njëmbëdhjetë të burgosur janë arratisur nga një burg në New Orleans, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimin për kapjen dhe arrestimin e tyre.

“Herët këtë mëngjes u njoftuam se afërsisht 11 persona ishin arratisur nga një burg i qytetit”, tha Christopher Goody, një oficer policie vendase, në një konferencë për shtyp.

“Të gjithë të dyshuarit konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm”, paralajmëroi ai.

Një nga të arratisurit u arrestua këtë mëngjes në qendrën historike të qytetit, tha Policia Shtetërore e Luizianës, duke shtuar se “kërkimi për të tjerët është duke vazhduar”.

Sipas mediave lokale, disa nga të arratisurit akuzohen për vrasje.

Sulme ndaj gazetarëve në protestë, reagon komuniteti i medias: Të papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), ka reaguar pas përplasjes së deputetëve dhe mbështetësve të PD me gazetarët. Ata kërkojnë që të ndalen menjëherë sulmet ndaj gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve i ka bërë thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës.

Deklaratë Paraprake: Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë I bën thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës.

Kjo video po ‘çmend’ rrjetin, Olsi Bylyku shfaqet në koncert me Egli Takon? Ja e vërteta

Një video është bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku pretendohet se dy personazhet e njohur, dikur partnerë, Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë në praninë e njëri-tjetrit.

Sipas pamjeve të publikuara, thuhet se Olsi dhe Egli janë bashkë në koncert duke shijuar momentin bashkë. Mirëpo e vërteta është ndryshe!
Vajza që shihet pranë Olsit, edhe pse ka ngjashmëri me Eglin, nuk është ajo, por këngëtarja Krusita, e cila ka edhe projekte muzikore me Olsin.

Ja që mori fund dilema: Vajza në video nuk është Egli Tako por Krusita.

https://www.instagram.com/keshuodaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a6936260-c191-4c68-af60-b563f0075a5b