Jozi i ftuar në “Goca dhe Gra”, foli më shumë për shpullën që i dha Gjestit në gjysmë-finalen e “BBVA4”. Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe i pa paramenduar. Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga.
Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?
Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.
Egla Ceno: Çfarë të shtyu?
Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh. Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim.
Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?
Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që është ndjerë keq në këtë situatë.
Egla Ceno: Çfarë tha familja?
Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.
Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?
Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.
Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore?!
Jozefin Marku: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.
Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?
Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga.
Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.
Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.