Berisha në Bruksel: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin një farsë e vërtetë! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në Forumin e Unionit Internacional Demokratik (IDU) në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat ka folur për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se dëshiron ëtë informojë Bordin Ekzekutiv të IDU-së se ishin një farsë e qartë.

“Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës”, tha Berisha.

Berisha ka kërkuar mbështetje duke thënë “kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë”.

Deklarata e plotë e Berishës:

Faleminderit shumë, z. President.

Dua të informoj Bordin Ekzekutiv të IDU-së se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri ishin një farsë e qartë, e paralajmëruar, një farsë masive, e parashikuar në rezolutën e IDU-së, në rezolutën e PPE-së, në rezolutat e CDI-së dhe në qëndrime të tjera ndërkombëtare.

Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës.

Së dyti, si narkoshtet që është, Shqipëria u bë vegël e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për Kryeministrin. Në zyrën e tij ka një person që koordinon aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në këto zgjedhje, këta individë kishin për detyrë të sillnin në Parlament 28 deputetë përmes pagesave dhe terrorit. Në fakt, sot njerëzit më të votuar janë kandidatë anonimë të këtyre bandave dhe organizatave kriminale.

Për të fituar, Kryeministri e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në një makineri të madhe elektorale. U përdorën mjete publike financiare për të blerë vota. Konkretisht, çdo pensionisti iu dhanë 100 euro si “dhuratë” në mes të fushatës zgjedhore, si një dhuratë nga Kryeministri. Por, zonja dhe zotërinj, pensionistët përbëjnë sot 48% të elektoratit në Shqipëri, pasi në 10 vjet janë larguar rreth 600,000 të rinj.

Po ashtu, dy ditë para zgjedhjeve, Kryeministri shpalli një amnisti për të gjitha gjobat dhe interesat 10-vjeçare, me një total mbi 200 milionë euro. Punonjësit e administratës publike u vunë nën presion, u kërkua që secili të siguronte 10 vota nga familja dhe rrethi i tij. Ata u përdorën si patronazhistë në një sistem të vjetër diktatorial stalinist, ku votuesit kontrolloheshin në çdo mënyrë dhe pranë qendrave të votimit u ngritën zyra për të ushtruar presion.

Zgjedhjet, e përsëris, u zhvilluan në një narkoshtet. Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, ku një rrënjë në Shqipëri vlen rreth 1,000 euro, përdori drogën për vota. Po ashtu, masivisht u bënë punësime në administratën qendrore, lokale dhe ndërmarrje publike për qëllime elektorale.

Ai financoi me 7 milionë euro një organizatë private për ngjarjen Giro d’Italia, që u mbajt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën para tyre, thjesht si propagandë. Kontroll i plotë u ushtrua mbi të katër mediat kombëtare. Ai bllokoi TikTok-un, u bë personi i tretë pas Habibullah të Kabulit dhe Ajatollahut të Teheranit që e bëri këtë, vetëm që të mos kritikohej.

Jemi mirënjohës që këto veprime janë reflektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si: OSBE, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, të cilët nxorën një raport shumë serioz.

President, zgjedhjet ishin farsë. Nëse nuk u kthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve, vendi po zhduket. Sipas Eurostat, në 10 vitet e fundit, mbi 1,099,000 shqiptarë janë larguar drejt Bashkimit Europian.
Faleminderit edhe një herë për mbështetjen shumë të çmuar që keni treguar. Kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë. Sigurisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje, por solidariteti ndërkombëtar është vendimtar për të fituar.

Faleminderit shumë!

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Meloni mbërrin në tapetin e kuq, Rama i ulet në gjunjë! Kryeministrja italiane: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe duke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.

Meloni e ka komentuar me batutë gjestin e kreut të qeverisë shqiptare.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha ajo me shaka.

(BalkanWeb)

“Si e fitova lotarinë amerikane dhe çfarë më ndodhi në Amerikë”, Ana rrëfen historine qe duhet ta Iexόje cdo shqiptar

Ajo ka një histori ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve. Nuk ishte ëndrra e saj të largohej. Pasi mbaroi studimet, u punësua në një institucion shtetëror. Jeta e saj ishte këtu, në Tiranë, mes familjes, miqve pafund dhe jetës së pasur sociale. Vajza e bukur e kryeqytetit, kishte bërë shumë punë për të arritur aty ku ishte, e tashmë e ndjente veten të realizuar.

Dashuria e madhe për familjen, as që e kishte lejuar t’i lindte në mendje dëshira e largimit.

Lotarinë e hodha më shumë e shtyrë nga miqtë. Madje kur dolën fituesit, ishin sërish shoqet që më pyesnin vazhdimisht, nëse e kisha parë. E kontrollova pas 5 ditësh dhe pashë që isha fituese. Familja nuk po më besonte, menduan se po bëja shaka edhe e them me bindje, që e kanë marrë me shaka, deri sa kam hipur në avion. Nuk më penguan, sepse e dinin që mundësi të reja po më krijoheshin. Por, shkëputja prej tyre, ishte një nga gjërat më të vështira që kam përjetuar. Ishte hera e parë, që largohesha nga njerëzit e mi.”

Ana tregon hapat që ndoqi, deri në largimin nga Shqipëria.

Faza e parë është përzgjedhja, ku ti ke numrin tënd identifikues. Pastaj vazhdon me fazën e dytë, plotësimin e formularit online, ku kërkohen informacione rreth teje dhe edukimit tënd. Më pas lajmërohesh për intervistën, në varësi të numrit identifikues. Para se të intervistohesh, duhet të kesh mbledhur të gjitha dokumentet dhe t’i kesh dërguar në ambasadë”.

Për të shkuar në Amerikë, duhet patjetër ndihma e një njeriu, që të të sigurojë garancinë. Fatmirësisht, Ana kishte shoqen e saj. Ajo i siguroi garancinë dhe më pas e ndihmoi me akomodimin dhe gjetjen e punës. Ana tregon se u dashurua me Bostonin, sapo zbriti në aeroport. Një jetë e re po niste, por ajo as që e kishte idenë e asaj, që e priste më tej. Thjesht nuk i tha jo, një mundësie.

Në fillim nuk isha e përgatitur, mendoja se jeta do të ishte e lehtë. Mendoja se e dija mirë anglishten, por nuk ishte ashtu. Ritmi i amerikanëve ishte shumë i shpejtë dhe mezi i kapja fjalët e tyre. Probleme hasa sidomos gjatë punës sime të parë, në ‘fast food’. Dilte ndonjë andrallë çdo ditë, qoftë te menuja e gjatë, apo tek njerëzit, pasi ke të bësh me të gjitha kombet dhe racat. Iu futa anglishtes, duke e mësuar më shumë nga ‘YouTube’. Me kalimin e kohës fillova të përshtatesha. Fitova sigurinë e gjuhës dhe nisa të kërkoj një mundësi më të mirë për veten. Puna aktuale është në kompaninë e njohur ‘Benchmark’.”

Ana tregon, se në Boston gjithçka është ndryshe. Krejt ndryshe funksionon puna, shkolla, shoqëria. Njerëzit janë të fokusuar më shumë te puna dhe pak hapësirë kanë për jetën sociale. Madje, ajo me shaka thotë se mendimi i parë që kanë amerikanët për shqiptarët, është si njerëz të punës.

Shqiptarët, por në përgjithësi të gjithë njerëzit këtu, vetëm punojnë. Jeta sociale është pothuajse zero. Nuk ke mundësi të krijosh shumë miqësi, pasi njerëzit nuk kanë kohë. Unë në fillim punoja 72 orë në javë dhe kisha vetëm një ditë pushim. Fiton shumë, çfarëdolloj pune që të bësh, qoftë edhe më të parëndësishmen. Sa fiton këtu për një javë, nuk e merr dot as në një muaj në Shqipëri. Normalisht që lodhesh. Çdo ditë duhet të udhëtosh nga periferia drejt qendrës së qytetit, pasi aty ndodhen gjithë bizneset dhe kompanitë. Njerëzit jetojnë larg vendit tyre të punës dhe çdo gjë bëhet me planifikim. Unë duhet të flas më përpara me miqtë për t’u takuar me ta dhe për të gjetur një orar takimi, pasi për shkak të punës, është e vështirë të koordinohemi”.

Amerika njihet si vendi i punës, por edhe si vendi i mundësive. Nëse kërkon të bësh diçka të mirë dhe të investosh për rritje profesionale, ti mundesh. Ana ka aplikuar në një Northeaster University, është pranuar dhe në janar fillon studimet. Ajo këshillon gjithë të rinjtë, që para largimit nga Shqipëria, të kujdesen për diplomat e marra aty.

Shkolla të njihet, çfarëdolloj dege që të kesh mbaruar në Shqipëri. E vetmja gjë që duhet të bësh, është noterizimi, përkthimi dhe njësimi i diplomës në Ministrinë e Arsimit. Të rinjtë shqiptarë nuk duhet ta neglizhojnë këtë mundësi. Unë në fillim nuk e dija, por pasi u informova, pashë që kisha mundësi të kualifikohesha më tej. Tani po vazhdoj të specializohem në degën, që kam studiuar në Shqipëri”.

Jeta e Anës u bë më e bukur, jo sepse tashmë kishte më shumë para, apo sepse ishte në tokën e ëndrrave, por sepse gjeti dashurinë e jetës. Aty njohu Andin, djalin simpatik, inteligjent dhe shakator, me të cilin po përjeton momentet më të lumtura të jetës. Djali i larguar herët nga Tirana, i dha kuptim tjetër jetës së saj.

Amerika e ndryshoi. Vajza e vogël, e përkëdhelura e prindërve, u bë më e rritur dhe më e pjekur. Iu desh të hiqte dorë nga shumë gjëra, por jo nga njeriu që kishte brenda vetes. Mbeti po aq e qeshur, e ëmbël, e thjeshtë dhe e dashur. Amerika i hoqi takat, make up-in, fiksimin pas pamjes, po jo mirësinë dhe buzëqeshjen.

Ana thotë se i mungon familja, miqtë, Shqipëria. Por, Amerika e ka magjepsur.

Më pëlqen se sa thjeshtë mund t’i bësh gjërat që do. Nëse punon fort, ti mund të arrish ku të duash. Nuk ka parti, nuk ka lidhje me pushtetet, nuk ka miq, ka lidhje vetëm me ty. Nëse do, mund të arrish dhe të bësh çfarë të duash. Nuk ka limit për ëndrrat e tua.”

I KENl parë ναjzat e bukura në Shqipëri që pa punuar fαre NGASlN makina nga 300 mijë Euro?

Nga Mentor Kikia

Ope;racioni forca e Iigjit është tema kryesore e diskutimeve, jo vetëm publike sot. Falë një gjetjeje PR, poIicja bjonde me syze të errëta u bë magneti i kësaj risie shtetërore.

Ne shqiptarët kemi të gjithë arsyet të jemi dy;shues ndaj çdo gje që bën qeveria apo shteti. Por unë dua të jem në anën e këtij op;eracioni kësaj radhe. Pa pjesën e showt, patjetër.

Unë nuk i kam in;at të pasurit. Por, për ata që kanë ndërtuar hotele, resorte, apo saraje Iuksi, duke shitur dr.ogë, duke shf;rytëzuar va;jzat si pro.stituta, duke vr.arë e gra.bitur, duhet bërë edhe “drejtësi financiare” veç asaj pe.nale(nëse është bërë).

Unë nuk i kam i;nat ata që kanë makina të shtrenjta, pse makina ime rri më shumë me mekanikun se me mua, por ata që shpenzojnë qindra mijëra euro për një makinë, nga paratë e dro.gës, pro.stitucionit apo kr.meve të tjera, duhet ti nënshtrohen edhe “drejtësisë financiare”.

I keni parë vajzat e bukura të ekranit, muzikës apo modës(modele thonë të gjitha që janë, por se di ku sfilojnë), që pa punuar fare apo me ca punë modeste ngasin makina nga 200 a 300 mijë Euro? I keni parë postimet e fotove që u kapin “paparacët”, ndërsa pushojnë në vendet më luksi të botës, apo nëpër jahte? Pas tyre janë shpesh sponsorët e parave të dr.ogës dhe kr.imit.

Unë se kam in;atin me vajzat, por ato janë sot modeli i rinisë. Ato ftohen nëpër emisione e studio për të treguar “eksperiencat” e Dubait e ishujve Maldive, ndërsa vajzat e vërteta pIasin kokën pas librave për të marrë rezultatet më të mira, e nesër nuk gjejnë dot punë.

Paraja e kr.imit ka shka;tërruar hierarkinë e shoqërisë, ka prodhuar modelin më të keq të mundëshëm. Paraja e kr.imit shk;atërron konkurencën, pasi dikush përllogarit çdo qindarkë në një investim, e dikush lan në ar parmakët e shkallëve.

Po kaq kontribues sa bota e kr;imit në këtë deformim të shoqërisë, është edhe bota e ko.rruptuar e politikës dhe pushtetit. OFL ka bërë shumë mirë që nuk e ka në fokus këtë grup, pasi do të paragjykohej menjëherë. Të shpresojmë që do të jetë SPAK që do tua numërojë makinat politikanëve.

HlSTORlA e shqiptares/ Tάkohej fs.hehυrazi me DAS ΗN0RlN pas Ι.indjes së djaIit

Ajo sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë, fryt i një dashurie të madhe që kishte për bashkëshortin e saj, Harizi me të cilin kishte bërë edhe dasmën.

Por si pas cdo lindje, gjërat nuk po shkonin sic duhet dhe aty nisën debatet dhe zënkat për shkak se Kristina nuk ndihej më e plotësuar si femër. 

Djali i merrte shumë kohë dhe nuk i plotësonte dot nevojat e saj për tu ndier mirë.

Një ditë, gjatë shëtitjeve që bënte me djalin në park dhe kafene, njohu një person.

Ai sipas saj ishte i këndshëm dhe e kishte tërhequr edhe sek sualisht. Pas disa kohë takimesh, Kristina bie pre e epshit të saj.

Shkonte të takohej me këtë person kudo që të mundte, pa pyetur se pas linte djalin pak muajsh dhe burrin aq të përkushtuar me të cilin pak kohë i ndante nga periudha kur sytë e saj nuk shihnin tjetër vec tij.

Në dijeni për këtë situatë ishte edhe e ëma, e cila nuk mundi të bëjë dot gjë.

Kaluan muajt dhe nusja braktisi shtëpinë për të ikur me të dashurin e takuar rishtaz në një kafene.

*Ngjarja është reale dhe ka ndodhur në një fshat në Jug të Shqipërisë.

G. rυaja gjen mënγrën ‘GJENlALE’ për të Iarguar të d. αshύrën e ΒURRlT përgjithmonë

Janë të shpeshta rastet kur femrat bien vi ktima të rrjeteve sociale, e sidomos kur kanë bërë foto apo video nu do.

Një vajzë e cila ishte Iidhur me një burrë të m;artuar, është fr;ikësuar shumë nga bashkëshortja e tij pasi ajo i ka gjetur disa foto Ia kuriq në telefonin e të shoqit dhe e kërc ënon se do t’ia publikojë në rrjet, shkruan “Panorama”.

Ajo i është drejtuar psikologes së The Sun për t’i kërkuar një këshillë dhe mendim se si duhet të sillet në këtë rast.

Letra e vajzës

Në fillim nuk doja të Iidhesha sepse e dija që ishte i ma;rtuar por ai më thoshte që nuk është i Iumtur me të shoqen dhe donte të kalonte mirë dhe kështu më bindi. Ne filluam të takoheshim në apartamentin e tij kur nuk ishte gr;uaja dhe kaIonin shumë mirë bashkë.

Por ndër bisedat tona ne nisëm të shkëmbenim edhe foto Ia kuriq. Para disa ditësh ai ndaloi së shkruari e madje nuk më përgjigjej as në telefon. Më pas më vjen një mesazh nga gruaja e tij e cila më tha se kishte fotot e mija dhe nëse unë nuk do ta lija të qetë burrin e saj ajo do të mi publikojë ato në internet.

Kjo gjë më ka fi;ksuar shumë dhe sigurisht që nuk kam ndërmend të flas më me burrin e saj…luajta me zj;arrin dhe u do;gja. Nuk di çfarë të bëj për ta parandaIuar atë nga ndonjë postim i mundshëm”.

Përgjigjja e psikologes “Veprimi që t’i ke bërë është shumë i ga;buar por kjo nuk i jep të drejtën gruas së tij të të dë;mtojë në këtë formë.

Shk;aktari i kësaj h;istorie më shumë është burri i saj sesa ti. Për çdo rast ti duhet t’i drejtohesh poIicisë dhe ta den oncosh atë…dhe sigurisht hiq dorë nga burri i saj”.

Nuk dύa ta b. ëj se ma SΗΡlF”, e r.eja shqiptare HABlT me historinë e saj

Nuk është më tabu për të folur për problemet s*ksuale apo mos pëlqimin e partnerit në shtrat.

Por rastet kur bëhen publike janë të rralla, pasi femrat por edhe meshkujt, kanë ende turp dhe ndrojtje për të folur për probleme të kësaj natyre në publik, apo edhe në rrethe shoqërie.

Por një rast i tillë, ku një vajzë e re tregon se nuk i pëlqen s*ksit, është publikuar nga “joq”: Përshëndetje JOQ! Unë jam një femër 25-vjeçe dhe nuk ma ndjen për rregullat e jetës.

Gjatë gjithë kohës unë dua të veproj sipas mendjes time, të bëj çfarë të dua, të mos ndalem dhe të mos më gjykojë askush.

Jam shumë simpatike dhe kam shumë kërkesa nga meshkujt, por mua më pëlqen vetëm të flas me ta dhe të qesh, të flirtoj dmth, më saktë vetëm të kaloj kohën.

S’kam dëshirë t’i takoj, pasi kur flas me ta më duken shumë të çuditshëm dhe duan vetëm se.ks. Mua s’më bën përshtypje por thjesht ma shpifin dhe i acaroj në kulm derisa zhduken vetë.

E ata që bien në dashuri me mua i ironizoj dhe i lëndoj, më vjen keq por kështu jam unë, ky është temperamenti im me pak fjalë.

Unë nuk dua të bëhem kurrë nënë, e urrej faktin që në një të ardhme mua më duhet të bëj fëmijë. I dua shumë fëmijët, i adhuroj, por nuk kam dëshirë të lind vetë, shumë herë i lutem Zotit që të jem sterile.

Unë respektoj vetëm ata që më respektojnë, të tjerëve as nuk i flas fare. Shumica e njerëzve më urrejnë pasi u dukem shumë e ligë dhe mendjemadhe, por s’jam aspak e tillë.

Dua të them, kam zemër të madhe dhe kënaqem kur shoh njerëz të lumtur, s’jam xheloze apo ziliqare për njerëzit që kanë lekë, nuk më intereson jeta e të tjerëve, mjafton të jenë mirë për veten e tyre.

Kush më ng.acmon, qoftë i ri apo i vjetër, më vjen ta rr.ah shumë keq, por pasi më kalojnë nervat e fal, mua nuk më njohin as njerëzit e mi, askush nuk e beson që mua s.eksi ma shpif!

Askush nuk e beson që unë nuk ndryshoj dot për asnjë, ata që mendojnë se gënjej, ndoshta do të më quajnë të çmendur, por s’ka problem, ka filluar të më pëlqejë ky epitet.

S’më pëlqejnë fjalët “zemër”, “e dashur”, “shpirt”, më pëlqejnë fjalët e këqija por jo ato banale. Nuk më pëlqen banaliteti edhe pse ndonjëherë më rrëshqet goja, ishalla nuk më shani shumë nëpër komente se do ua kthej dyfish”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 16 Maj 2025

Dashi

Dashuria: Shikoni realitetin e fakteve dhe nëse nuk jeni mirë, ndryshoni drejtim. Dashuritë vijnë dhe shkojnë, insistimi do të ishte i gabuar, le të flasë zemra vetëm. Për beqarët sot do të jetë një ditë e pazakontë, mbase nuk e dini se çfarë dëshironi, por përpiquni ta zbuloni.

Puna: Sfera e punës nuk është aq e keqe dhe ju po vendosni themelet për të ardhmen. Planetet ju mbështesin dhe ju mund të vazhdoni të qetë.

Demi

Dashuria: Një projekt afatgjatë po bën përparimin në shumë prej jush, por do të shqetësojë vetëm ata që kanë një dashuri të qëndrueshme. Beqarët që i afrohen një personi do të duhet të sigurohen nëse nga ana tjetër ka shpresa.

Puna: Po kërkoni një bonus të vogël nga pikëpamja ekonomike. Në këtë periudhë do të keni biznes të mirë për të bërë.

Binjakët

Dashuria: Sot duhet të përpiqeni të shmangni diskutimet në terma sentimentale. Do të jetë një ditë e hapur për pasione dhe impulse emocionale. Beqarët nuk janë në kërkim të dashurisë për jetën, por thjesht duan të provojnë emocione dhe mund të mos japin garanci.

Puna: Shpesh keni tendencën të krijoni probleme pune në jetën tuaj private, shmangini duke e bërë këtë edhe sot.

Gaforrja

Dashuria: Çiftet e konsoliduara që kanë kaluar një krizë të vogël sot do të jenë në gjendje ti tejkalojnë. Kaloni çështjet e parëndësishme dhe shmangni polemikat. Beqarëve do iu duhen arsye të mëdha për të mos hequr dorë.

Puna: Ata që kanë punuar shumë, tani kanë arritur diçka më shumë. Dhe ata e meritojnë atë!

Luani

Dashuria: Sot do të ndjeni nevojën për ti besuar një personi miqësor, mbase për t’i njohur me situatën tuaj sentimentale. Por mos zbuloni sekrete shumë intime! Beqarët do mund të bëjnë një marrëveshje me një Dash, do të shohin disa të mira!

Puna: Shmang diskutimet duke hequr dorë dhe të kërkoshqetësi. Planetët ju ftojnë të krijoni marrëdhënie me njerëz me ndikim.

Virgjëresha

Dashuria: Do të jetë një ditë e rëndësishme edhe për marrëdhëniet shoqërore. Mërkuri është në pamje të shkëlqyeshme dhe kjo mund të ju vë në gjendje të provoni ndjesi të veçanta. Beqarët, nga ana tjetër, do të duhet të përpiqen të shmangin melankolinë që shpesh i bën ata të ndjehen të vetmuar.

Puna: Nëse doni të zgjeroni horizontet tuaja, kjo është një kohë e mirë për ta bërë atë. Mos kini frikë nga projektet ambicioze.

Peshorja

Dashuria: Çifte që e duan njëri-tjetrin mund të kenë përjetuar një krizë për shkak të faktorëve të jashtëm. Ka të ngjarë që njëri prej të dyve ka përjetuar dyshime dhe pasiguri. Zemrat e vetmuara do të kenë energji për të shitur dhe ata do të bëjnë pushtime!

Puna: Do të bëni shumë përparime në punën tuaj, për shumë njerëz do të ketë shumë mundësi për të parë, mbase edhe një biznes tuajin.

Akrepi

Dashuria: Dashuria po rikuperohet, edhe nëse tensionet e ditës do t’ju bëjnë të kuptoni nëse një histori është më mirë ta mbyllni ose ta bartni përpara. Sot beqarët do duhet të qëndrojnë më shumë me të tjerët dhe të shoqërohen, është mënyra më e mirë për t’u rikthyer në lojë.

Puna: Shumë mund të kenë disa grindje me shefat, por përpiqen të kapërcejnë këtë moment të pakëndshëm.

Shigjetari

Dashuria: Do të duhet të bëni gjithçka me qetësi të madhe. Rreziku sot është ai i futjes në një gjendje ndezjeje për shkak të tensionit të pamotivuar, dhe mund të jeni ju që falni veten. Shumë beqarë mund të zemërohen nëse diçka nuk është e duhur dhe të bëjnë një zgjedhje të pakuptimtë.

Puna: Shpesh zgjedhjet tuaja favorizojnë dëshirat e të tjerëve, pasi menjëherë jeni të vendosur dhe zgjidhni atë që dëshironi!

Bricjapi

Dashuria: Nëse keni personin e duhur në krah, pasioni do të jetë sot në krye! Lëreni veten të shkoni në ndjenja dhe të përballeni me gjithçka me më shumë vendosmëri. Nëse jeni beqarë, do të duhet të ndaloni së qari për veten tuaj për një të kaluar që nuk kthehet më kurrë, mendoni për të ardhmen.

Puna: Në punë do të ketë disa kundërshtime. Nuk është e lehtë të kuptosh se çfarë të bësh, por yjet mund të të japin një dorë.

Ujori

Dashuria: Do të jetë një ditë e lodhshme për ata që lindin nën shenjën tuaj, veçanërisht në familje. Ndjenjat gjithashtu do të vihen në provë por kjo nuk do të ndikojë në forcën tuaj. Jupiteri i ndihmon beqarët të sqarojnë ndjenjat, shumë do të jenë në ekuilibër.

Puna: Dikush do të përpiqet të vendosë shkopinjtë në rrota për t’ju bërë të mos përparoni, por tani ju keni forcën e duhur për ta bërë veten të vlefshëm.

Peshqit

Dashuria: Nëse kohët e fundit keni marrë vendime të rëndësishme si martesa ose bashkëjetesa, tani mund të keni një ndryshim në zemër. Ndoshta përgjegjësitë janë ndjerë. Beqarët do kenë shumë për të bërë, por nuk do të heqin dorë nga bërja e takimeve të reja.

Puna: Ju keni ide të reja dhe shumë gjëra për të propozuar, të kujdesshëm në lidhje me investimet, ato mund të jenë shumë të rrezikshme.

Shqiptari futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet (Video)

Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën.

SHBA- Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane kanw kapur momentin kur policia e Çikagos arreston një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare. Ia arrestuari wshtw njw shqiptar i identifikuar si Besnik Ismajlaj, 53 vjeç.

Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën. Videoja e publikuar tregon Ismajlajn të ulur në klasin e parë kur autoritetet futen brenda dhe e shoqërojnë atw duke e larguar nga aeroplani.

Kur policët e pyetën nëse e dinte pse ishin atje, ai u tha: “Po, është në çantën time”. “E harrova”, i tha ai një polici pasi zbret nga aeroplanit dhe i vihen prangat. Ai duket i qetë dhe bashkëpunues ndërsa policët kontrollojnë çantën e tij dhe gjejnë pistoletën.

Ismajlaj e kaloi pistoletën përmes pikës së kontrollit të sigurisë 2 në Terminalin 1 të O’Hare gjatë një ndërrimi turni të TSA-së më 15 prill. Një agjent i TSA-së pranoi se e pa armën në makinën me rreze X, por Ismajlaj futi dorën brenda, mori çantën e tij dhe u nis për në fluturimin e tij përpara se ata ta konfiskonin.

Një udhëtar tjetër që priste në radhën e sigurisë, u dha gjithashtu policëve një përshkrim se si dukej pasagjeri me armë. Sapo u nxor nga aeroplani dhe u arrestua, videoja tregon policët duke e futur atë në pjesën e pasme të një furgoni policie në pistë dhe duke e çuar në një dhomë pritjeje, ku ia lexuan të drejtat e tij. Ismajlaj u akuzua për një kundërvajtje për mbajtjen e një arme zjarri të fshehur në aeroport. Ai do të paraqitet në gjykatë më 9 qershor.