Moti bën kthesën e papritur për sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e Premte moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Vranësira mesatare deri të dendura në të githë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intenistet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 22m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 3 deri 4 ballë.

Shqiptari kapet me 940 mijë euro gjatë tentativës për të hyrë nga Mali i Zi në Shqipëri

Një shtetas shqiptar dyshohet për pastrim parash, më saktë 940,000 euro, të fituara përmes shitjes së drogës, dhe po tentonte t’i fuste në Shqipëri prëj Malit të Zi.

“Një shtetas shqiptar me inicialet T. M dyshohet se ka transferuar 940,000 euro, të fshehura në një automjet mallrash, nga Austria në Slloveni, nga Sllovenia në Kroaci dhe nga Kroacia në Mal të Zi, me qëllim që t’ia dorëzonte një personi të panjohur në Shqipëri”, njoftoi Prokuroria Speciale e Malit të Zi.

Në deklaratë thuhet se paratë u gjetën gjatë një kontrolli dhe kërkimi në pikën kufitare Bo?aj midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe u sekuestruan përkohësisht.

Zyrtarët e Administratës Doganore dhe të Departamentit Special të Policisë së Administratës së Policisë ndërmorën veprime në bashkëpunim dhe në zbatim të urdhrit të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Aktakuza propozon që të dyshuarit t’i zgjatet paraburgimi dhe të konfiskohen paratë e gjetura dhe automjetet që ai përdori për të kryer krimin.

Emri/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë, ja veprat penale!

Një shqiptar i është shtuar listës së personave më të kërkuar në Europë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Shpendi Malo.

Ai është pjesë e listës ‘Europe’s Most Wanted’ pasi besohet se ka vrarë një 27-vjeçar nga Shqipëria. Sipas ZDF, krimi ka ndodhur më 11 shtator 2019 në Gjermani. Në mbrëmjen e 11 shtatorit 2019, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur viktimën me anë të celularit në pyllin Dölauer Heide, një pyll urban në Halle (Saale).

Aty dyshohet se ai e ka therur të riun me thikë. Viktima vdiq në vendngjarje. Për të fshehur krimin, trupi u hodh në një kanal dhe u mbulua me gjethe. Katër ditë më vonë, ai u gjet nga kalimtarët.

Ende nuk është e qartë nëse ka pasur një bashkëpunëtor. Por sipas policisë, disa prova e sugjerojnë këtë. Edhe motivi i saktë i krimit nuk dihet. Mund të bëhet fjalë për mosmarrëveshje në fushën e trafikut të drogës. Shpendi Malo është 34 vjeç. Personi i kërkuar kishte flokë të errët dhe të drejtë në vitin 2019 dhe ishte i dobët. Detaj i veçantë: në fytyrën e tij ka disa nishane, më i madhi ndodhet poshtë syrit të djathtë.

Ai cilësohet i rrezikshëm dhe Europoli sugjeron që të mos i afrohen por të lajmërojnë policinë ose autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit.

Tension në Eurovision 2025, ndërpritet prova e Izraelit pas protestës pro-palestineze

Atmosfera në arenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës u tensionua pasditen e 15 majit, kur gjatë provave për gjysmëfinalen e dytë u ndërpre performanca e përfaqësueses izraelite Yuval Raphael, si pasojë e një proteste nga disa aktivistë pro-palestinezë.

Sipas deklaratës së transmetuesit publik zviceran SRG SSR, gjashtë persona — mes tyre edhe një familje — u futën në arenë me flamuj të Palestinës dhe fishkëllima, duke ndërprerë provën zyrtare. Stafi i sigurisë reagoi menjëherë dhe i largoi protestuesit nga salla.

Organizatorët falënderuan pjesëmarrësit për mirëkuptimin dhe ritheksuan angazhimin e tyre për një mjedis të sigurt, neutral dhe gjithëpërfshirës, ku respektohen të gjithë pjesëmarrësit.

Pjesëmarrja e Izraelit ka qenë objekt i debateve të forta që prej fillimit të këtij edicioni, me thirrje të shumta për përjashtimin e saj për shkak të luftës në Gaza. Yuval Raphael është një e mbijetuar e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin humbën jetën rreth 1.200 persona — fakt që ka nxitur polemika shtesë rreth përfshirjes së saj në garë.

Për të garantuar sigurinë në këtë event, janë angazhuar mbi 1.300 forca policie dhe ekspertë të sigurisë, përfshirë mbrojtjen kibernetike. Janë vendosur gjithashtu rregulla të reja për flamujt, ku në skenë dhe në “green room” lejohet vetëm flamuri kombëtar, çka ndalon në mënyrë indirekte edhe flamurin LGBTQ+, ndonëse ky i fundit lejohet në zonat publike të arenës.

“Dumani u tërhoq,hetimet vijojnë”, Karamuço bën deklaratën e fortë: SPAK nuk ndalet as gjatë verës, priten arrestime nga …

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se do të ketë masa konkrete për funksionarë të lartë për krimet zgjedhore.

Në një emision televiziv Karamuço u shpreh se SPAK nuk do të ketë pushim as gjatë verës.

“Pra, Dumani pati një kontradiktë me veten, kur doli në parlament në muajin shkurt dhe më pas në KLP, gjëja që tha ishte, do vijojmë me hetimet, nuk do u ndërpresim veprimtarinë sepse kemi fushatë zgjedhore, gjë që nuk ndodhi. Dumani u tërhoq, u fokusua në krimet zgjedhore. Pres masa konkrete, jo vetëm për korrupsion aktiv dhe pasiv, por edhe për shpërdorim detyre të funksionarëve të lartë. Policia ka bërë një punë shumë të mirë për këto lloj kategorie, njëri prej tyre pritej të kishte masë konkrete. Do kemi punë gjatë gjithë verës”, theksoi ai.

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore.

Lala tha se është sekuestruar edhe telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit, ndërkohë që bëri një pasqyrë të veprimeve që SPAK ka bërë kryer deri tani ndaj njerëzve të PSD.

“Në Shkodër ka patur kryesisht hetim ndaj PSD. Në kuadër të këtij hetimi, të cilin zoti Doshi e ka kundërshtuar, ka patur tre aksione paralele. Aksioni ka qenë para zgjedhjeve, që u mor celulari i kryetarit të partisë PSD në Malësinë e Madhe dhe 5 personave të tjerë.

Pastaj kandidati për deputet në Tiranë. I treti në rradhë që ndodhi dje dhe sot, është kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, që deri tani nuk është person nën hetim, por është person që i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.

Në te njëjtën kohë, në një hotel të njohur në Tiranë, është sekuestruar celulari i një prej shoqëruesve të kreut të PSD, Tom Doshi.

Zoti Kristian Shkreli nuk është person nën hetim, por nga vëzhgimet ka dyshime se mund të gjenden prova për shitblerje. Rama gjatë takimit i tha “Kristian mos luaj me dy porta”, tha Lala.

Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?

Edhe pse Beatriçe nuk flet shumë për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli një moment të rrallë emocional që s’mund t’i shpëtonte syrit të kamerave, një puthje e ndjerë me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, në zemër të arenës ku qëndronte ekipi shqiptar.

Shqipëria u kualifikua me meritë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, falë performancës elektrizuese të Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i etnos shqiptarit me elektronikën moderne që ka rrëmbyer audiencën evropiane.

Por pas shpalljes së kualifikimit, ndërsa publiku festonte, Beatriçe festoi gëzimin me një puthje pasionante, që zgjoi reagime në rrjet dhe emocionoi ndjekësit.

Pak është folur më parë për lidhjen e tyre, ndonëse ai është parë shpesh pranë saj në evente muzikore.

Kush është i dashuri i Beatriçes së "Shkodra

VIDEO

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”, Fredi Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen

Eurodeputeti grek dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka folur mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Beleri është shprehur se edhe sikur “Shën Kozmai” të ishte përballë, sërish nuk do të arrinte dot ta mundte regjimin e Edi Ramës. Sipas tij, organet e PD duhet të bëjnë diçka për të marrë fund kjo tirani, madje dhe duke u dorëhequr.

Beleri u shpreh i bindur se Berisha, si njeri me pervojë në politikë, do të marrë vendimin e duhur.

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai të ishte përballë regjimit të zotit Rama do humbiste. Organet e PD duhet të bëjnë diçka për të marrë fund kjo tirani, pse jo dhe dorëheqje. Duke sqaruar se problemi në këto zgjedhje nuk ishte Berisha, zoti Berisha ishte privilegj. Duhet bërë gjithçka për të ndaluar këtë situatë. Duhet të ndalohet hemorragjia e mendjeve. Pse ikin këta njerëz, nga pasiguria? Sokrati thoshte që gjëja më me vlerë është mendja e njeriut, po ikin mendjet nga Shqipëria, kush do e bëjnë pensionistët apo punonjësit e administratës që janë në lëpirje. Zoti Berisha është njeriu më me përvojë në politikën shqiptare dhe jam i bindur që do bëjë atë që duhet.” – tha Beleri në një intervistë për MCN.

Ai shtoi se arsyet kryesore janë të rezultatit të zgjedhjeve janë ato që thotë OSBE-ODHIR, ndërhyrja e shtetit në zgjedhje, shit-blerje masive votash. Beleri tha se opozita duhet të shikojë nga vetja dhe të mundohet të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar për regjimin, duke u shprehur se nuk ka diskutim që zgjedhjet janë vjedhur.

Sa i përket protestës së të premtes, Fredi Beleri u shpreh se ajo nuk ka asnjë vlerë. Ai shtoi se opozita nuk duhet të presë nga LaCivita, nga ndonjë gjerman apo grek, që t’i zgjidhë hallet.

Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, premtoi të mërkurën, gjatë fjalës së tij para Bundestagut, se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë” përballë kërcënimeve të një Rusie armiqësore dhe luftës në Ukrainë.

Merz u shpreh se ky angazhim është i përshtatshëm për një nga shtetet më të populluara dhe ekonomikisht më të fuqishme të Evropës, duke theksuar se miqtë dhe partnerët e Gjermanisë presin një veprim të tillë nga ky vend.

“Ata e kërkojnë këtë gjithashtu në praktikë”, shtoi ai, shkruan Washington Post.

Në fjalimin e parë në parlament pas formimit të qeverisë së tij javën e kaluar, Merz u angazhua të shfrytëzojë çdo mundësi financiare për të forcuar ushtrinë e vendit.

Ai theksoi se qëllimi është që Gjermania dhe Evropa të jenë aq të forta sa të mos kenë më nevojë të përdorin armët e tyre, dhe për ta arritur këtë, duhet të marrin më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Momenti i tentativës për rrëmbim të vajzës dhe nipit të pronarit të një kompanie kriptomonedhash. Video

Rrëmbimet në Francë të individëve të lidhur me kompanitë e kriptomonedhave po bëhen një problem, ku rasti më i fundit është përpjekja që ndodhi të martën në mëngjes në Paris, me qëllim rrëmbimin e vajzës 34-vjeçare dhe nipit të një drejtuesi të lartë të një kompanie të tillë. Një dëshmitar okular i asaj që ndodhi rreth orës 8:20 të mëngjesit të së martës në Rue Pache regjistroi momentin kur tre burra të armatosur dolën nga një furgon i bardhë dhe u përpoqën të rrëmbenin me forcë gruan 34-vjeçare dhe fëmijën e saj dyvjeçar.

Siç shihet në video, 34-vjeçarja reagoi dhe në një moment arriti t’u rrëmbente njërën prej armëve autorëve, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili ishte rrahur, bërtiti “ndihmë, është shtatzënë”. Zërat e gruas dhe burrit të saj provokuan reagimin e atyre që kalonin nëpër zonë, me rrëmbyesit e mundshëm që u detyruan të ndërprisnin përpjekjen e tyre, ndërsa furgoni i bardhë u gjet i braktisur në një rrugë aty pranë.