Rrëmbimet në Francë të individëve të lidhur me kompanitë e kriptomonedhave po bëhen një problem, ku rasti më i fundit është përpjekja që ndodhi të martën në mëngjes në Paris, me qëllim rrëmbimin e vajzës 34-vjeçare dhe nipit të një drejtuesi të lartë të një kompanie të tillë. Një dëshmitar okular i asaj që ndodhi rreth orës 8:20 të mëngjesit të së martës në Rue Pache regjistroi momentin kur tre burra të armatosur dolën nga një furgon i bardhë dhe u përpoqën të rrëmbenin me forcë gruan 34-vjeçare dhe fëmijën e saj dyvjeçar.
Siç shihet në video, 34-vjeçarja reagoi dhe në një moment arriti t’u rrëmbente njërën prej armëve autorëve, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili ishte rrahur, bërtiti “ndihmë, është shtatzënë”. Zërat e gruas dhe burrit të saj provokuan reagimin e atyre që kalonin nëpër zonë, me rrëmbyesit e mundshëm që u detyruan të ndërprisnin përpjekjen e tyre, ndërsa furgoni i bardhë u gjet i braktisur në një rrugë aty pranë.
🔴 @Valeurs | Ce mardi matin, deux personnes proches de l'univers de la cryptomonnaie ont fait l’objet d’une tentative d’enlèvement en plein Paris. Trois hommes cagoulés ont tenté de les faire monter de force à bord d’une fourgonnette, en vain. Les enlèvements de ce type, visant… pic.twitter.com/kgXrhIYORZ
— Amaury Bucco (@AmauryBucco) May 13, 2025