15 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 maj 2025, dollari amerikan blihet me 87 lekë dhe shitet me 88.4 lekë.

Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 115.6 lekë dhe shitet me 117.5 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 64 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Berisha paralajmëroi protestë në ditën e Samitit, Policia: Nuk lejohet!

Policia Tiranës i ka kthyer përgjigje negative PD lidhur me protestën e 16 majit.

Në shkresën që do të dorëzohet sot, policia thotë se tubimi nuk lejohet për shkak tç perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin evropian.

Më 13 maj, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Berisha njoftoi protestë kombëtare të premten, në ditën që Tirana do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16, në orën 17:00 në bulevardin zogu i parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi përbindëshin elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhje. Protesta do të jetë paqësore, nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj, as moral”, tha Berisha./vizionplus.tv

Lista e hapur, Blendi Gonxhja më i votuari nga socialistët! Qefalia mbetet jashtë, 20-vjeçarja i merr mandatin! Nga Majko dhe Bushka, si renditet veteranët

Vijon numërimi i votave për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 828 kuti votimi nga 1282, ku nga rezultatet paraprake është krijuar një projeksion se kush do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit nga listat e hapura të PS-së.

Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur.

Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 15838 vota.

I dyti është ministri Ervin Hoxha, i cili ka marrë mbështetjen e 13084 socialistëve deri më tani.

Ndërkohë që listës i shtohet dhe veteranët, Erion Braçe me 12085 vota dhe Fatmir Xhafaj me 8691 vota, Ornaldo Rakipi me 6254 vota, po ashtu Anila Denaj me 4434 vota dhe 20-vjeçarja, Kejsi Elezi me 3953 vota.

Të kandidatet e fundit përfitojnë nga kuotat gjinore. Kjo ka bërë që Kejsi Elezi të lërë jashtë deputetit Xhemal Qefalinë, i cili edhe pse ka marrë 5714 vota nuk siguron dot mandatin e deputetit, sipas rezultateve paraprake.

Ndërkohë që jashtë Kuvendit ngelin veteranët e PS-së, Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Mimi Kodheli.

QARKU I TIRANËS

PS – 19

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja (15838)
Ervin Hoxha (13084)
Erion Brace (12085)
Fatmir Xhafaj (8691)
Ornaldo Rakipi (6254)
Anila Denaj (4434)
Kejsi Elezi (3953)
Jashte Kuvendit deri tani

Xhemal Qefalia (5714)
Blerina Gjylameti (3832)
Olta Xhacka (3682)
Etilda Gjonaj (3052)
Plarent Ndreca (3038)
Florian Pullazi (2840)
Mimi Kodheli (2695)
Pandeli Majko (2572)
Ermonela Felaj (2566)
Julinda Dhame (2446)
Klotilda Bushka (2366)
Sofika Lleshi (2329)
Antonela Dedej (2280)
Ylli Shehu (2082)
Toni Gogu (1815)
Halit Valteri (1526)
Entela Ramosacaj (1281)
Roy Bashaj (1269)
Endrit Braimllari (1264)
Andi Seferi (1262)
Blendi Sulaj (1214)
Arben Pellumbi (1117)
Eldian Cepeli (1059)
Persida Shkrepa (830)
Glindxhet Madhi (744)
Edlira Dyrmishaj (733)
Silda Cepe (672)
Mirgit Vataj (653)
Etjen Xhafaj (585)
Halil Koloshi (375)

Samiti Europian/ Vizita e parë e një kryeministri britanik në Shqipëri, Keir Starmer pritet nga Rama (Video)

Pas vizitës në presidencë, Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka mbërritur në kryeministri, ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas njoftimeve pritet të firmosen dhe disa marrëveshje strategjike mes dy vendeve.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministri Rama pritet të dalin në një konferencë të përbashkët. Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.

VIDEO

Dhëndri i Trump të shtunën në Tiranë/ Zbardhet axhenda e Jared Kushner, në event edhe Rama

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim.

Së paku kjo kuptohet nga axhenda e programit “Invest in a connected Europe”. Programi të cilin JavaNeës e ka siguruar si dokument përcakton se Kushnër do të flasë këtë të Shtunë në kryeqytetin e Shqipërisë nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.

Fjalimi i cili në axhendë është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit do të pasohet më pas nga fjala e kryeministrit Edi Rama.

Gara për mandat në Tiranë/ Vijon numërimi i votave, ja kush kryeson deri më tani mes Tabakut dhe Alimehmetit!

Në ditën e katërt të numërimit të votave, Partia Socialiste vazhdon të udhëheqë me 803 mijë vota dhe 83 mandate. Forca e dytë politike është Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 517 mijë vota dhe 50 mandate.

Ende vijon numërimi i votave të diasporës dhe mbetet për t’u parë nëse PD do të arrijë t’i marrë një mandat Agron Shehajt në Tiranë. Në Lezhë, nuk dihet ende nëse vota e diasporës do t’i shërbejë PD për të mbrojtur mandatin e katërt, apo ai do të shkojë për PS. Ndërsa në Fier, pritet të shihet nëse Adriatik Lapaj do të arrijë t’i marrë mandatin e 12-të Partisë Socialiste. Ndërkohë, vazhdon numërimi i votave për kandidatët në shumicën e vendit. Në dy qarqe, Partia Socialiste nuk merr asnjë deputet përtej listës së mbyllur, ndaj nuk ka garë në Kukës dhe Shkodër. Në 10 qarqet e tjera, nga lista e hapur do të hyjnë 37 kandidatë të PS.

Deputetët më të votuar deri më tani janë Sara Mile në Elbasan dhe Arkend Balla në Durrës me mbi 18 mijë vota, Blendi Gonxhe në Tiranë me më shumë se 17 mijë vota dhe Ceno Klosi me 16.140 vota. Në kampin tjetër, Partia Demokratike në tre qarqe ka marrë po aq deputetë sa ka lista e mbyllur, në tre qarqe ka marrë më pak se lista e mbyllur dhe vetëm në gjysmën e vendit ka garë mes kandidatëve nga lista e hapur.

Në Tiranë, për një vend në parlament po garojnë dy prej figurave më të forta të PD: Jorida Tabaku, e cila është e para aktualisht me 13.747 vota, dhe Ilir Alimehmeti me 12.599. Të dy politikanët janë kandidatë më të votuar të PD.

Ndërkohë, nga lista e hapur e PD në parlament do të hyjnë: Shkëlqim Shehu në Kukës, Bardh Spahia në Shkodër, në Lezhë Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, në Durrës Arjan Ndoja dhe në Korçë Fidel Kreka.

“Shqipëria është mishërimi i procesit drejt BE-së”, Antonio Costa: Të mbahet ky ritëm, mund të anëtarësoheni edhe para 2030-s

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së, por duhet mbajtur ritmi dhe nuk është çudi që, nëse vijohet kështu, anëtarësimi në BE mund të arrihet para 2030.

“Shqipëria është mishërimi i procesit në BE, është në rrugën e duhur. Me sa tregon edhe vullneti i fundit i popullit shqiptar, është se po shkon drejt kësaj rruge. Urime zoti Kryeministër për fitoren e fundit.

Tani duhet mbajtur ky ritëm dhe duhet intensifikuar puna për të shkruar në rrugën drejt BE-së.

Ne do ta shikojmë dita-ditës, nëse përmbushen deri 2030, është e mundur, pse jo më përpara, nëse ruhet ky ritëm. Nëse gjatë dy viteve në vijim, me siguri do të përmbushen dhe në vizitën tjetër mund të vij në Shqipëri si shtet anëtar i BE-së” –u shpreh Costa.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 15 Maj 2025

Dashi

Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie serioze e cila do ua ndryshoje edhe mënyrën e te parit te gjerave. Ne pune duhet te vini me tepër ne pune imagjinatën ne mënyrë qe te arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Demi

Perspektivat janë te mira sot edhe për ju. Komunikimi ne çift do jete i ngrohte dhe te gjitha dëshirat do iu plotësohen. Beqaret nuk do e kenë as sot te lehte ta gjejnë dashurinë dhe do qëndrojnë me te njëjtin status si me pare. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë situatën shume shpejt. Do ndiheni me te qete.

Binjaket

Ende nuk do rivije pasioni qe keni pritur ne jetën tuaj ne çift sot. Marrëdhënia nuk do jete problematike, por as nuk do mund te flisni hapur për ato qe ju shqetësojnë. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar fatmirësisht nuk do keni vështirësi, megjithatë gjykoni mire para se te kryeni shpenzime.

Gaforrja

Do kuptoheni me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni një nga një problemet qe keni pasur. Do toleroni dhe do bëni me tepër lëshime. Beqaret do jene te angazhuar me projekte profesionale dhe nuk do mund te mendojnë për jetën sentimentale. Financat do vazhdojnë te mbeten po njësoj. Shpenzoni me kujdes qe te mos përballeni me vone me vështirësi.

Luani

Klima ne çift do jete mjaft pasionante gjate kësaj dite. Partneri do ju beje shpesh te ndiheni si ne ëndërr dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment prej tij. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por pa fat. Ne planin financiar disa do arrijnë jo vetëm ta stabilizojnë situatën, por te kenë edhe përmirësime te ndjeshme.

Virgjeresha

Ditën e sotme nuk do mund ta harroni për një kohe te gjate. Partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe do ju beje t’i harroni te gjitha telashet qe mund te keni ne fusha te tjera. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë hap gjate kësaj dite sepse mundësitë nuk do jene te mira. Situata financiare do lere për te dëshiruar kështu qe shmangni çdo lloj investimi.

Peshorja

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mund t’i shmangni dot krizat ne çift dhe do vuani shpeshherë ne heshtje. Beqaret do kenë disa takime, por personat nuk do ua mbushin aq shume mendjen sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar ka ardhur koha ta menaxhoni me më tepër kujdes paranë.

Akrepi

Dialogu, mirëkuptimi dhe harmonia do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit tuaj dhe do doni te mos ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqaret do jene me te shoqërueshëm me personat qe sapo do takojnë. Disa prej tyre do iu tërheqin vëmendjen. Me ne fund financat do jene me te mira. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Shigjetari

Tregohuni sa me diplomate sot ne jetën tuaj ne çift sepse partneri do jete me nerva dhe nuk do duroje gjithçka. Mos e prishni me dorën tuaj atmosferën. Jeta sentimentale e beqareve do marre një kthese edhe me te mire se me pare. Shume shpejt do jete ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar duhet te merrni disa masa strikte pa qene shume vone.

Bricjapi

Pas një periudhe te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot do rilinde serish dielli. Do flisni me hapur me njeri-tjetrin dhe do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa takime mbresëlënëse. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Financat do përmirësohen fale një shume te ardhurash qe do iu japin disa te afërm. Pranojini pa bere zë sepse do iu duhen.

Ujori

Jo për te gjithë çiftet jeta sentimentale do jete e mire sot. Ata qe kane pasur debate do i japin fund gjithçkaje, ndërsa ata qe kane pasur një periudhe te qëndrueshme do i shtojnë dozat e komunikimit. Beqaret do jene joshës dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Kombinimi i yjeve do jete i favorshëm për financat. Gjendja do jete e mire.

Peshqit

Shprehni gjithçka qe ndjeni dhe gjithçka qe mendoni gjate kësaj dite. Me mire t’i keni gjerat te hapura me partnerin ne mënyrë qe te mos keni probleme me vone. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime nga me te shumtat. Ne planin financiar do tregoheni strikte dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara mire

E qëΙ Ιυan për υdekje teksa ishte live në TikTok, υritet influencerja 23-vjeçare (VIDEO)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Meksikë, ku influencerja Valeria Marquez, vetëm 23 vjeç, u vra brutalisht teksa ishte live në TikTok. Ajo ndodhej në një sallon bukurie në një qendër tregtare në Jalisco, kur një burrë i afruar me motoçikletë, fillimisht dukej sikur po sillte një dhuratë.

Por gjithçka mori kthesë dramatike – pa asnjë paralajmërim, ai e qëlloi Valerian në gjoks dhe kokë, më pas u largua me shpejtësi. Momentet e tmerrit u transmetuan drejtpërdrejt në rrjet.

Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet, ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar. Vrasja e saj ka hapur sërish debatet mbi sigurinë e grave dhe ekspozimin e jetës personale në rrjetet sociale.

“Diaspora votoi Ramën” / Gazeta greke për zgjedhjet e 11 majit: Mbizotëroi perspektiva europiane

Përfundimisht Diaspora votoi për Edi Ramën është titulli i artikullit që gazeta greke “TA NEA” i kushton fitores së socialistëve duke e konsideruar atë së një triumf në shumicën e “bastioneve” minoritare, në fshatrat e Dropullit, të Sarandës, Finiqit , zonat malore të Himarës ndërsa ka sjellë rezultate të përziera në Sarandë.

Sipas gazetës pas numërimit të më shumë se 45% të votave të 245.000 shtetasve shqiptarë të regjistruar në vendet e huaja, ku të drejtën e votës e ushtruan vetëm 194.000, rezultatet tregojnë fitore të Partisë Socialiste me mbi 65%, çka përkthehet në faktin se vetëm një në tre votues të diasporës (përfshirë edhe shqiptarët e Greqisë) u bind nga fushata elektorale e Sali Berishës, ndërsa dy të tretat zgjodhën t’i japin edhe një shans Edi Ramës ,i cili në fushatë përqendroi mesazhet në forcimin e krenarisë kombëtare të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe premtimit të tij për anëtarësim në BE.

Bazuar në një lexim të parë të rezultateve, mund të thuhet –thekson gazeta – se shqiptarët e Greqisë nuk votuan të ndikuar nga retorika akuzuese e Fredi Belerit ndaj “regjimit Rama”, siç e quan ai, por në bazë të çështjeve individuale dhe familjare që hasin në përditshmëri.

Sipas analistëve, ka mbizotëruar “xhepi” i votuesit të diasporës, si dhe narrativa për “një perspektivë evropiane me ditë më të mira”, e cila ishte shtylla kurrizore e fushatës së Edi Ramës, më shumë sesa çështjet e shtetit ligjor, transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies, në të cilat u përqendruan ata që mbështetën Sali Berishën.

Vetë eurodeputeti i djathtë komentoi rezultatet zgjedhore në zonat e diasporës duke parashikuar se “ditë më të këqija po vijnë për Hellenizmin e Shqipërisë, duke u bazuar në mandatin 12-vjeçar të deritanishëm të kryeministrit shqiptar”.

Edh gazeta “Kathimerini” shkruan se  pavarësisht se rezultati  siguron stabilitet të brendshëm në vend, ngrihen pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit demokratik pasi pritet të krijohet një boshllëk opozitar dhe të forcohet  më tej arrogance e lindur e Ramës, si dhe autoritarizmi I  sistemit të tij të pushtetit.

Minoriteti grek del nga kjo përballje i lënduar thekson artikulli dhe ndoshta ka ardhur koha që, pas këtij rezultati të dhimbshëm në kuti, të hapet më në fund një diskutim i ftohtë dhe i sinqertë se ku qëndron faji dhe pse komuniteti grek në Shqipëri po shkon keq e më keq.

Gjithsesi duke lënë pas përplasjet rreth çështjes së Himarës, Athina dhe Tirana – sipas burimeve – po punojnë pa zhurmë  për të ngrohur klimën dhe për të zgjidhur çështjet e hapura, me hapin e parë të parashikuar të jetë vizita më 3 qershor në Athinë e ministrit të Jashtëm shqiptar, Igli Hasani- përfundon Kathimerini.