Mori një mandat, Lapaj paralajmëron ‘furtunë’ në Parlament: Si grenxa në poturre, do u bëj të mallkoni veten

Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e tretë politike në vend deri më tani. 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga Diaspora janë konvertuar në vetëm një mandat për koaliconin e drejtuar nga Adriatik Lapaj, falë edhe ligjit elektoral në fuqi.

Për këtë fakt duket se është revoltuar vetë Lapaj, i cili ka shpërthyer ashpër ndaj kritikëve për mandatin e tij të vetëm.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar.

Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, shkruan Lapaj në Facebook.

Përpara se të mbaheshin votimet, Lapaj kishte deklaruar disa herë publikisht se nuk do të hynte në parlament me një mandat të vetëm, teksa tashmë duket se po sinjalizon të kundërtën.

Në Parlament me Gaz Bardhin, kandidatja e PS: Do shihni një Zegjine tjetër, do vij ajo juristja e shkëlqyer

Kandidatja më e re e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit duket se është surprizë në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit pasi me votë preferenciale me 150 kutitë e para të votimit të cilat janë numëruar deri më tani renditet ndër më të preferuarat me votë preferenciale.

Por kush është Zegjine Çaushi dhe pse e ka fokusuar fushatën e saj të drejtuesi politik i qarkut të Fierit për PD zoti Gazmend Bardhi? Do e njohim në këtë intervistë të saj të parë duke qenë se ka qëndruar larg mediave gjatë fushatës elektorale.

“Kam zgjedhur të përdor rrjetet e mia sociale për tu përgjigjur Gazmend Bardhit sepse ka qenë ai personi i parë që mua më është drejtuar me anë të rrjeteve sociale dhe të njëjtën përgjigje duhet të jepja dhe unë po në rrjetet sociale”, tha ajo për Top Channel.

– Pse zgjodhe atë qasje?

Meriton atë përgjigje që unë i bëra,nuk meritonte diçka tjetër serioze.

-Po akuzat që ai ka ngritur ndaj jush?

Akuza ndaj meje nuk janë absolutisht të vërteta unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në bashkinë e Roskovecit, ime më thjesht ka bërë një aplikim në bashkinë e Roskovecit si gjithë bizneset e tjera të zonës dhe doli përfituese e këtij subgranti por s’ka lidhje absolutisht nuk kanë ndodhur gjatë kohës që unë kam qenë në detyrë.

-Çfarë shkollimi ka bërë Zegjineja?

Jam 26 vjeçe, vij nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, kam mbaruar me medalje të artë dhe jam licensuar për avokate.

-Si ju duket ky rezultat ,kishit pritshmëri dhe besoni të ishit deputete në parlament e Shqipërisë?

Nga gjithë ajo fushatë që unë bëra në rrjete sociale mora një mbështetje shumë të madhe të qytetarëve të gjithë qarkut të fierit, më dhanë kurajë që unë ta vazhdoja këtë sfidë me sukses dhe ja ku dola unë sot kryesojë listën e femrave në qarkun e Fierit.

-Si e nise…kur tu propozua të ishe pjesë e listës së partisë socialiste për qarkun e Fierit?

Në fillimet e nisa me pak ndrojtje dhe nuk besoja që do arrijë këto rezultate që unë kam momentalisht. Pika kyç që unë të arrijë në këto rezultate ishte Gazmend bardhi.Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyre por thjesht më dha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij të rezultate që kanë sot.

-Ke ndjerë ndonjëherë dëshirën për të tërhequr pas sulmeve që mund të kesh marrë qoftë në rrjete sociale komentet që mund të jenë bërë të gjithë ata që janë të pakënaqur me mënyrën sesi ti ke zgjedhur ta bësh fushatën tënde?

Absolutisht jo unë komentet i kam marrë me sportivitetin më të madh, nuk e kam vrarë mendjen fare, e kam vazhduar me forcën dhe këmbënguljen që mua më karakterizon…një vajzë
e guximshme që i bëri ballë kësaj fushate në qarkun e fierit.

-Me gjasë do jesh pjesë e parlamentit të paktën nga votat që janë deri më tani,çfarë do të sillte Zegjineja në kuvendin e Shqipërisë, do të vazhdoni me Gazmend Bardhin?

Jo në Kuvendin Shqipërisë Zegjineja do vij një natyrë krejt tjetër,do vij ajo juristja e shkëlqyer që do të bëj për vendin e vet edhe për të rinjtë e bashkisë Roskovecit dhe gjithë qarkut fierit.

-Ke pasur përballje me Gazmend bardhin fizike flas?

Absolutisht jo mendoja që do vinte këtu në procesin e numërimit por me atë rezultat që mori në qarkun e fierit jo më nëpër Kzaz e Fierit nuk është bërë gjallë po as nëpër rrjete sociale nuk e dimë se ku ka humbur.

Noka akuzon mediat pas humbjes: “Ia bëtë fushatën”! I kthehen gazetarët: Pse ne ua kemi fajin që humbisni ju?!

Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shfaqur i qeshur, por dukshëm edhe i acaruar me mediat, të cilat i ka bërë bashëfajtore për humbjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në hyrje të selisë blu, ku i ka thirrur kryetari Sali Berisha, Noka tha se mediat i bënë fushatën Partisë Socialiste. “Ju dua shumë”, i tha ai gazetarëve teksa u kujtoi historinë e lopës.

Pjesë nga biseda:

Noka: Ju jeni profesionistë, keni bërë fushatën. Por pronarët tuaj janë të tredhur. Ju nuk shikoni

Gazetarët: Po ç’faj kemi ne që humbisni ju?

Noka: Ju shikoni, ju si puna e lopës…ia vodhën lopën dhe i thanë ata si ta vodhën, mirë unë tha që s’e lidha… Unë ju dua shumë.

Gazetarët: Po pse ne ua kemi fajin?

Noka: Ore hajduti a kishte ndonjë faj apo jo? Ju jeni si puna e atij që viktimës i jepni plumbin e fundit

Humbja në zgjedhje, Edmond Spaho largohet nga politika: I uroj PD-së të kalojë gjendjen e rëndë ku ndodhet!

Edmon Spaho njofton largimin nga politika pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Spaho, i cili ishte drejtues politik i Korçës – ku mandatet u ndanë 6 me 4 për PS-në, thotë se është i shokuar me rezultatin. Ai nuk arriti të siguronte një ulëse në Kuvend.

“Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament”, shkruan Spaho teksa falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij demokratë.

Në fund ai uron që Partia Demokratike “të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet”.

Mesazhi i plotë i Edmond Spahos:

Të nderuar miq,

Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!

Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.

Dëshiroj të falenderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.

Dëshiroj të falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.

Dëshiroj të falenderoj më shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.

I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.

Me shumë mirënjohje,

Edmond Spaho

Cili krah dhemb para një ataku në zemër? Njihni këtë simptomë që mund t’ju shpëtojë jetën

Një reagim i shpejtë dhe njohja e simptomave të hershme të një ataku kardiak mund të shpëtojë një jetë, paralajmërojnë kardiologët.

Një nga shenjat më të rëndësishme që dërgon trupi është dhimbja në krah, më shpesh në të majtë, por as dhimbja në krahun e djathtë nuk duhet injoruar.

Domethënë, dhimbja që ndodh në dorën e majtë është një nga simptomat klasike të një ataku në zemër, sepse rrugët nervore të zemrës dhe dorës janë të ndërlidhura.

Megjithatë, mjekët theksojnë se tek disa pacientë, veçanërisht gratë, dhimbja mund të përhapet në krahun e djathtë, shpatulla apo edhe në shpinë.

Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje simptomave të tjera që mund të tregojnë një atak në zemër.

Përveç dhimbjes së krahut, simptomat që nuk duhen injoruar kurrë përfshijnë:

Të përziera ose të vjella të papritura

Djersë e ftohtë
Vështirësi në frymëmarrje
Marramendje e shpeshtë
Presion, ngushtësi ose djegie në gjoks
Dhimbje që përhapet në qafë, nofull ose pjesën e sipërme të barkut
Lodhje e pashpjegueshme, veçanërisht tek gratë
Një nga simptomat më të rralla që mund të tregojë gjithashtu një problem me zemrën është një krizë kolle pa praninë e një ftohjeje ose infeksioni.

Ekspertët paralajmërojnë se në situata të tilla, koha është thelbësore. Nëse vini re ndonjë nga këto simptoma tek vetja ose tek një person tjetër, telefononi mjekun.

Parandalimi dhe kontrollet e rregullta mjekësore luajnë gjithashtu një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Një stil jetese i shëndetshëm, ushqyerja e duhur, aktiviteti fizik dhe shmangia e stresit janë aleatët më të mirë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.

Prej muajsh aludohet se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, rrëfehet Hati i TikTok-ut: Ja çfarë po ndodh me mua

Influencerja Hatixhe Braka e njohur për fansat si Hati, i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve nëse është ndarë apo jo me bashkëshortin e saj Jashar Stojkun. E ftuar në një intervistë ajo ka nënkuptuar se momentalisht po kalon një proces divorci teksa thekson se ndihet mirë.

Mirëpo, duke mos dashur ta trajtoj shumë si temë influencerja “i ka vënë pikat mbi i” situatës të cilën po kalon me një shprehje;

“Pas vështirësisë vjen lehtësimi dhe zoti nuk të sprovon më shumë seç ti mund të mbash.”

Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati rrefeu se familja e kishte mbështetur në këtë vendim.

“Vendimi ka qenë i imi, edhe familja do lumturinë time dhe përderisa shohin që unë jam e qetë, jam e lumtur dhe ato janë të lumtur,” u shpreh ajo.

Sula: Sa kohë të jetë Noka dhe Vokshi, fytyrat e urryera nga PD, nuk ka ndryshim

Anëtari i PD, Dash Sula, njëherësh i lënë jashtë listave të PD për qarkun e Elbasanit u shpreh se në PD nuk do të ketë ndryshim sa kohë do të jenë Albana Vokshi dhe Flamur Noka, fytyrat e urryera nga PD.

“Në 2021 PD është 622 mijë vota që po të bashkosh LSI i bie 730 mijë vota. Merr partitë e reja, opozitën, bashkoji të gjithë bashkë kalojnë PS. Ai nuk do të fitojë.

Merr Durrësin po ruan 8 me 6 për shkak të listës së lirë. Merr Elbasanin, heq Dash Sulën. Në fshatin tim të lindjes 33 vota PD. 5033 vota gropë Peqini që nuk ka bërë vaki.

Brenda asaj partie ka dy grupe, një grup që u bashkua vonë dhe një grup që nuk po merret fare.

Sa kohë të jetë Noka, Vokshi që fytyrat e urryera nga PD nuk ka ndryshim, është një zhvillim mosintelektual, deri në 2005 ishin punëtor skene të PD, shefi i skenës së PD dhe të arrish të bëhesh deputete. Vokshi s’ka bërë zgjedhje për 20 vite në PD”, tha Sula në studion e ‘Real Story’.

Hati thyen heshtjen: Ja pse u ndava nga Jashari!

Në një intervistë të fundit në emisionin “The Dalina Show”, influencerja Hatixhe Braka, e njohur si Hati, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh.

Ajo ndau me publikun detaje të jetës së saj personale.

Hati theksoi se vendimi për t’u ndarë ishte i vështirë, por i nevojshëm për mirëqenien e saj emocionale dhe për të ecur përpara në jetë.

Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati rrefeu se familja e kishte mbështetur në këtë vendim.

“Vendimi ka qenë i imi, edhe familja do lumturinë time dhe përderisa shohin që unë jam e qetë, jam e lumtur dhe ato janë të lumtur,” u shpreh ajo.

“Jam në shërim e sipër unë jam e re dhe jeta vazhdon”, u shpreh Hati

Mori mandatin e deputetit, reagon për herë të parë Adriatik Lapaj: Është mandati që..

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në rang kombëtar është subjekti i tretë më i votuar, por fatkeqësisht për këtë koalicion, ka marrë vetëm 1 mandat deputeti deri më tani kur janë duke u numëruar edhe votat e Diasporës.

Pas mbylljes së numërimit të votave në vend për partitë, ka reguar për herë të parë lideri i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj, i cili e cilëson këtë mandat si më të votuarin.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten” – shkruan Lapaj.

Pse nuk angazhohet në politikë? Luiz Ejlli zbulon “pengesën”

Luiz Ejlli është një nga artistët më të preferuar të shqiptarëve. Që pas fitores së “BBVA2” këngëtari ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave por jo vetëm.

I talentuar jo vetëm në muzikë por dhe në aktrim, Ejlli arriti të fitonte zemrat e mijëra shqiptarëve. Madje të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur dëshirën që Luizin ta shikojnë të angazhuar dhe në fushën e politikës. Me mendimin se është një person i aftë, i dashur e që di si të komunikojë e afrojë pranë vetes njerëzit, në rrjet është komentuar shumë se pse artisti stepet nga politika.

Së fundmi, Luiz Ejlli na ka dhënë një përgjigje goxha të bindshme në lidhje me këtë situatë.

Nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjet, ai shkruan se pavarësisht mbështetjes së madhe të marrë nga shqiptarët, vetë si person mendon që nuk është se i përket fushës së politkës. Sipas Ejllit, politika i lëndon njerëzit dhe ndaj ai nuk ka dëshirë që të bëjë pjesë në një gjë të tillë.

Reagimi i plotë i Luiz Ejllit: Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj në politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerzit të zihen mes tyre. Kur gjithçka që dua është ti bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të jem i një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit, si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Nuk dua zyrë, dua skenë. Ndaj, më falni nëse ju kam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten.