Nuk siguroi mandatin, “shpërthen” aktorja: Me më ardh’ turp që jam nga jugu! Shani tani dele…

Aktorja Julia Ilirjani ishte në garë për një karrige në Parlament, në radhët e Partisë Demokratike. Duke qenë se rezultatet deri më tani janë tejet të ulëta për të, ajo ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

“Me më ardh’ turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan ajo krahas një fotoje të montuar të hartës së Shqipërisë.

Ilirjani u pozicionua krah kryedemokratit Sali Berisha në këto zgjedhje elektorale, ku kandidoi për deputete në qarkun e Tiranës.

“Vendimi ishte i imi…”/ Hati e TIKTOK konfirmon ndarjen nga Jashari, rrëfen arsyen pse!

Pas muajsh spekulimesh në rrjetet sociale dhe mediat rozë, influencerja e njohur Hatixhe Braka, e njohur për publikun si Hati, ka konfirmuar ndarjen nga Jashar Stojku. Gjatë intervistes në emisionin “The Dalina Show”, foli hapur për një nga kapitujt më të vështirë të jetës së saj.

“Vendimi për t’u ndarë ka qenë i imi,” u shpreh Hati me qetësi, duke shtuar se megjithëse ishte një hap i vështirë, ishte i domosdoshëm për mirëqenien e saj emocionale. Ajo theksoi se ka pasur mbështetjen e familjes gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Edhe familja do lumturinë time. Përderisa ata shohin që jam e qetë dhe e lumtur, janë të lumtur edhe ata,” shtoi ajo.

Aktualisht, Hati deklaroi se ndodhet në një proces personal shërimi dhe se është e përqendruar tek vetja dhe e ardhmja.

“Jam në shërim e sipër, unë jam e re dhe jeta vazhdon,” përfundoi ajo.

EMRAT/ Aksident tragjik në Prizren, makina me targa të Shqipërisë përplaset me kamionin! Ndërron jetë vajza shqiptare

Xhensila Xixa, një vajzë 32 vjeçare nga Fushë Kruja, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, me drejtim Prizren – Morinë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se në aksident janë përfshirë një makinë e llojit Volksëagen Tiguan me targa të Shqipërisë e cila drejtohej nga Ylli Tali, rreth 46 vjeçar, dhe një kamion i tipit Mercedes Benz trailer me targa po ashtu të Shqipërisë, që drejtohej nga Kristal Korbi, rreth 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë në vendngjarje vajza 32 vjeçare Xhensila Xixa, e cila ishte pasagjere në fuoristradën Tiguan. E reja ishte nga Fushë Kruja, ashtu si personat e tjerë në mjet.

Ekipet mjekësore kanë shkuar me urgjencë vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht atje është konfirmuar vdekja e menjëhershme e Xhensilës. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, shoferi Ylli Tali dhe pasagjerja tjetër, Lavdi Xixa.

Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po marrin ndihmën e parë dhe janë në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shoferi i trajlerit që u përfshi në aksident me makinën e drejtuar nga Ylli Tali, shtetasi 36 vjeçar nga Shqipëria, Kristal Korbi nuk ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë respektive të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i Xhensila Xixës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Dy ish-banoret e “BBVA4” moderatore të emisionit të famshëm këtë sezon

Rikthehet “Goca dhe Gra”, dy ish-banoret e “BBVA4” moderatore këtë sezonProgrami “Goca dhe Gra” starton në prime time në orën 21:00 çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.

5 bashkëmoderatoret e këtij sezoni, për herë të parë në tryezën e diskutimeve do të jenë Kleoniki Delijorgji,
Loredana Brati, Gerta Gixhari, si dhe Egla Ceno, Rudina Dembacaj nga sezoni i shkuar.

“Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëkohësisht, aty ku trajtohen tema të mprehta dhe çështje të përditshme nga një këndvështrim ndryshe.

Çdo të shtunë, ora 21:00, në ekranin e Top Channel.

Shqiptarët po bëjnë lek të paparë, 1 kg nga kjo bimë kushton plot 3 mijë euro, ja ku mund ta gjeni

Rreth 3.000 euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak.

Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të eg ër.

Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjethe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera.

Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufi. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.

Tartufët e bardhë ngjajnë me zhardhokët e patates. Por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin.

E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme.

Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi.

Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë.

Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash. Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona.

“SPAK do të prishë festën e PS-së?”, Nikoll Lesi bën deklaratën e fortë: Një emër shumë i njohur do të bëhet “kurban”

Gazetari Nikoll Lesi, i ftuar në podcastin “Të Pashoq” foli edhe sa i takon ndërhyrjes së SPAK për të goditur fenomenin e blerjes së votës.

Lesi deklaroi se SPAK ka mbajtur shënim disa emra dhe theksoi se së shpejti një emër shumë i njohur do të bëhet “kurban”.

Sipas tij, kjo do të bëhet nga SPAK për të dhen një mesazh se krimet zgjedhore nuk do të lejohen zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë nga intervista:

-Në zgjedhje hyri në lojë SPAK-u si u duk?

Lesi:Unë mendoj që SPAK ka mbledhur fakte, ka nxjerrë disa indice, disa arrestim në Kukës, në Fier në Shkodër kontrolle, por do të vazhdojë përsëri.

Unë e di me informacionet e mia të pranueshme të kufizuar, që do të ketë pak spektakël në ditët në vazhdim. Sepse kanë mbledh dosje incizime. Nga të gjitha kampet besoj që do të ketë ngjarje

-Flitet për emra?

Lesi: Mos më kërko më tepore se ky është informacion konfidencial. Di që SPAK do të bëjë shembull një X që të mos guxojë njeri më në zgjedhjet e tjera që të shpërndajë para.

Di që behët që nëse pasnesër të kthehet frika dhe të bëhet ligj.

Thoshte se Ramën do e ha të gjallë/ Ja çfarë thotë Alizoti tani pas humbjes: Jam bërë …

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin e thirrur nga Berisha, drejtuesi politik i Elbasanit u pyet nga gazetarët për shprehjen e tij të bujshme të fushatës: “Ramën kam qejf ta ha të gjallë”.

“Jam bërë vegjetarian” ishte përgjigja e tij shkurt para se të hynte në seli.

Mjaft e rezervuar për jetën private por ky është partneri i Beatriçes, që çoi Shqipërinë në Eurovision!

Edhe pse Beatriçe nuk flet shumë për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli një moment të rrallë emocional që s’mund t’i shpëtonte syrit të kamerave, një puthje e ndjerë me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, në zemër të arenës ku qëndronte ekipi shqiptar.

Shqipëria u kualifikua me meritë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, falë performancës elektrizuese të Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, një kombinim i etnos shqiptarit me elektronikën moderne që ka rrëmbyer audiencën evropiane.

Por pas shpalljes së kualifikimit, ndërsa publiku festonte, Beatriçe festoi gëzimin me një puthje pasionante, që zgjoi reagime në rrjet dhe emocionoi ndjekësit.

Pak është folur më parë për lidhjen e tyre, ndonëse ai është parë shpesh pranë saj në evente muzikore. Ky moment i çiltër, në zemër të një gare kaq të rëndësishme, duket se ishte “shenja” që publiku po priste.

Berisha paralajmëron nisjen e një beteje të re: Nuk do të njohim rezultatin e 11 Majit! Rama fitoi me krimin!

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur strukturat sot pas rezultatit të zgjedhjeve, ku deri më tani ka fituar 50 mandate ndërsa PS, mbi 80-të.

Berisha paralajmëron se nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve duke i konsideruar “mandat të fituar nga krimi”, ndërsa qartëson se beteja e opozitës do të vazhdojë.

Deklarata e plotë:

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë. Ne do e fitojmë këtë betejë! Tani, detyra numër një në këtë fazë, dhe prandaj unë u kam thirrur sonte këtu, u kam shkëputur nga puna, është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja.

Të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim pasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare. Është betejë, të cilën ne do ta fitojmë sepse sot nuk ka shqiptar që e njeh veten të tillë dhe nuk pa me sytë e tij se si me vendime qeverie u grabitën zgjedhjet.

Nuk ka shqiptar që mund të pranojë për standard shpërndarjen e 100 eurove për person për të blerë votën.

Shpërndarjen e miliona bimë kanabis për të blerë votën. Në këtë mënyrë, Edi Rama ka poshtëruar një komb të tërë. Është dokumentuar një Asad i vërtetë. Por nuk them Asad, por them Toto Rina, po mu kujtua Lajlaja se sot ai shpalli opozitë të vetme Linda Ramën dhe emëroi disa të tjerë opozitë të emëruar, Tom Doshin e të tjerë.

Diktatorët ngjasojnë njëri me tjetrin.

Pra, nuk ka detyrë mbi çdo detyrë tjetër është dokumentimi me vërtetësi dhe dokumenta të plota. Ne nisim një betejë të cilën ne do ta fitojmë. Ne do ta fitojmë sepse së pari këto krime madhore elektorale janë krime të paralajmëruara dhe të denoncuara në rezolutat e fuqishme ndërkombëtare, si asnjëherë më parë. Së dyti, dua të përshëndes vëzhguesit, të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës, për konstatimet e tyre madhore, me të cilat këto zgjedhje de facto rrëzohen.

Por tani është radha jonë të dorëzojmë të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të narkoregjimit në zgjedhjet e 11 Majit. Me datën 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë.

Dhe kjo jo se e themi ne, por që e thonë katër rezoluta ndërkombëtare të partive që qeverisin botën. Deklaratat paraprake nuk mund të dekurajojnë ne në betejën tonë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë, me zotimin solemn se me Edi Ramën nuk ka votë të lirë.

Por këto kohëra që vijnë, janë kohëra përcaktuese në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, për luftën për mbrojtjen e votës së shqiptarëve.

Kjo është një kauzë e drejtë, e dobishme, e vlefshme për çdo sakrificë. Kjo është një kauzë e drejtë, e cila do triumfojë. Mandat mbi krimin, legjitimitet mbi krimin nuk ka dhe nuk do ketë. I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë.

Harroje! Gjysmë milioni njerëz të lirë janë më të guximshëm se shumë milionë të tjerë skllevër, njerëz të blerë apo të shitur. Ndaj dhe ne duhet t’u dalim zot me vendosmëri të madh aspiratave të votës së lirë të gjysmë milioni shqiptarë.

Çfarë do nënshkruajnë? Kryeministri i Anglisë sot në Tiranë, zbulohet marrëveshja me Ramën

Kryeministri Anglisë, Sir Keir starmer mbërriti mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë shtyp.

Burime diplomatike për gazetarin Muhamed Veliu ka raportuar se pritet nënshkrimi një i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-UK.

Të njëjtat burime thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023. Gazetari Veliu, ka zbuluar katër kolonat e kësaj marrëveshje të re.

Ato janë:

1. Rritje ekonomike punësim

2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik

3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë

4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.

Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.