Dhimbje e madhe për këngëtarin e njohur shqiptar, humb njeriun e tij më të dashur dhe rrëqeth me dedikimin

Meda ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së tij të dashur. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Meda dhe bashkëshortja e tij, Lulja, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ata kanë shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e pazëvendësueshme.

Ngushëllime!

Deputeti italian vishet si fantazmë në Parlament, përjashtohet nga salla (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin italian, pasi një deputet u shfaq i veshur si fantazmë, dhe për pasojë u përjashtua.

Teksa kishte ‘veshur’ një çarçaf të bardhë, deputeti i Partisë Piu Europa, Riccardo Maggi, kishte shkruar “Refrendum”. Kjo ishte një referencë për faktin se si forcat qeveritare ashtu dhe stacionet televizive flasin pak për çështjet që lidhen me të.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Lorenzo Fontana, reagoi menjëherë, duke kërkuar përjashtimin e deputetit nga salla.

Zyrtarët parlamentarë e nxorën Madjin jashtë sallës, ndërsa ai iu drejtua Melonit duke i thënë “A e mbani mend kur i akuzuat qeveritë për heshtjen e referendumeve dhe kufizimin e pjesëmarrjes? Ishte viti 2016 dhe 2022.” Ndërkohë Georgia Meloni e pa incidentin me buzëqeshje.

Referendumi që do të mbahet më 8 dhe 9 qershor do të ketë të bëjë me ndryshimet në legjislacionin për marrjen e shtetësisë italiane, si dhe me heqjen e disa dispozitave që lidhen me punësimin.

Gazetarja surprizon Shkodra Elektronike, interpreton “Zjerm” në gjuhën ukrainase (Video)

Një moment i jashtëzakonshëm ndodhi në prapaskenën e Eurovisionit, kur një gazetare nga Ukraina emocionoi thellësisht grupin Shkodra Elektronike, duke kënduar hitin “Zjerm” në gjuhën e saj amtare.

Gjatë një interviste të zakonshme për projektet muzikore dhe emocionet e festivalit, gazetarja befasoi artistët shqiptarë duke thënë:

“Dua të këndoj këngën tuaj ‘Zjerm’ në gjuhën time, në ukrainisht.”

Me buzëqeshje dhe habi, dyshja e pritën reagimin e saj, por nuk e kishin imagjinuar interpretimin e fuqishëm që do të pasonte. Ajo nisi të këndonte me pasion vargjet e përkthyera mjeshtërisht të këngës, duke ruajtur intensitetin dhe ndjeshmërinë që “Zjerm” mbart edhe në gjuhën shqipe.

Performanca e papritur jo vetëm që i la anëtarët e Shkodra Elektronike pa fjalë, por krijoi një moment të rrallë ku arti kapërceu kufijtë gjuhësorë dhe u shndërrua në një përvojë të përbashkët emocionale.

“Zjerm ndezi një tjetër flakë – këtë herë në gjuhën ukrainase,” u shprehën më vonë vetë artistët, të prekur nga ndjeshmëria dhe përkushtimi i gazetares, duke e cilësuar këtë moment si një nga më të veçantët e përjetuar në Eurovision.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7503287535917911302?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F05%2F14%2Fgazetarja-surprizon-shkodra-elektronike-interpreton-zjerm-ne-gjuhen-ukrainase-video%2F

Veteranë të PS e PD mbeten jashtë Kuvendit! Të djathtëve u ikin edhe të “blinduarit” (Kush futet në Parlament)

Partia Socialiste arriti të siguronte me një rezultat të fortë mandatin e tij të katërt. E teksa numërimi i votave për subjektet politike në rang vendi përfundoi mbrëmjen e kaluar ku të majtët triumfuan me 52.16% të votave, numërimi është duke vijuar për kandidatët të cilët nga shtatori do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë.

Gara e fortë paraqitet në kryeqytet ku dy prej më të votuarve nga të djathtët rezulton të jetë Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, ndërkohë që nga kampi tjetër ai që po kryeson fuqishëm është ministri Blendi Gonxhja. Vlen të theksohet që shumë prej figurave të njohura të socialistëve, të cilët u lanë nga kryesocialisti Edi Rama në listën e hapur për të “luftuar” për mandati ne tyre, zgjedhjet e 11 Majit mesa duket nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit.

Në Tiranë Partia Socialiste siguroi plot 19 mandate dhe deri më tani këta do të jenë deputetët që do të futen në Parlament:

Lista e mbyllur:

1. Edi Rama

2. Ogerta Manastirliu

3. Elisa Spiropali

4. Lindita Nikolla

5. Taulant Balla

6. Adea Pirdeni

7. Albana Koçiu

8. Igli Hasani

9. Delina Ibrahimaj

10. Ilva Gjuzi

11. Iris Luarasi

12. Erion Malaj

Lista e hapur:

Blendi Gonxhja-8085 vota

Ervin Hoxha-4317 vota

Fatmir Xhafaj-3803 vota

Erion Braçe-3753 vota

Ornaldo Rakipi-2807 vota

Antonela Dedej-1976 vota

Anila Denaj-1403 vota

Ndërkohë Partia Demokratike në kryeqytet ka arritur që të marrë vetëm 13 mandate, ku nga lista e hapur ata mund të marrin me vete në Kuvend vetëm një demokrat.

Lista e mbullur:

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Albana Vokshi

4. Belind Këlliçi

5. Tedi Blushi

6. Jozefina Topalli

7. Fatmir Mediu

Parashikimi i motit për sot, si pritet të ndryshojë koha gjatë pasdites

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali
8. Edi Paloka

9. Erisa Xhixho

10. Mesila Doda

11. Klevis Balliu

12. Besart Xhaferi

Lista e hapur:

Ilir Alimehmeti-4287 vota

Në Fier Partia Socailiste arriti të merrte plot 12 mandate, ndërkohë që politikanët të cilët futen deri tani në Kuvend janë:

Lista e mbyllur:

1. Belinda Balluku

2. Petrit Malaj

3. Kiduina Zaka

4. Erjo Mile

5. Ana Nako

Lista e hapur:

Klevis Jahaj-10491 vota

sfloral Haxhiu-8048 vota

Elton Korreshi-4526 vota

Ceno Klosi-4149 vota

Antoneta Dhima-3016 vota

Zegjine Çaushi-2749 vota

Ilirjan Musko-2610 vota

Ndërkohë që Partia Demokratike në qarkun e Fierit mori vetëm 4 mandate, duke lënë rrjedhimisht jashtë Kuvendit edhe kandidatin e tyre të sigurt, Eduart Sharkën i cili ishte pestë në listën e “blinduar” të së djathtëve.

Kandidatët që futen në Kuvend:

1. Gazment Bardhi

2. Luan Baçi

3. Brunilda Haxhiu

4. Saimir Korreshi

Edhe në qarkun e Elbasanit Partia Socialiste fitoi bindshëm duke siguruar kështu 10 mandate.

Lista e mbyllur:

1. Arbjan Mazniku

2. Bora Muzhaqi

3. Ermal Elezi

4. Adi Qose

5. Evis Kushi

Lista e hapur:

Sara Mila-10693 vota

Saimir Hasalla-6126 vota

Aulona Bylykbashi-4942 vota

Olsi Komici-4796 vota

Shkëlqim Bullari-3741 vota

Në qytetin bregdetar, atë të Durrësit Partia Socialiste ka mundur të sigurojë 8 mandate dhe nga të dhënat e KQZ deri më tani këta janë kandidatët që bëhen deputet:

Lista e mbyllur:

1. Klodiana Spahiu

2. Milva Ekonomi

3. Loer Kume

4. Skënder Pashaj

5. Aurora Mara

Nga lista e hapur:

Arkend Balla-9374 vota

Ani Dyrmishi-5768 vota

Ilir Ndraxhi-3600 vota

Partia Demokratike ka mundur që të sigurojë në këtë qark 6 mandate, ku vetëm një kandidat nga lista e sigurt kanë arritur ta marrin me “vete” dhe ai është ish-prokurori Arian Ndoja.

Lista e mbyllur:

1. Oerd Bylykbashi

2. Artan Luku

3. Manjola Luku

4. Gent Strazimiri

5. Igli Cara

Nga lista e hapur:

Arian Ndoja-4668 vota

Ndryshe nga qarqet e mësipërme Shkodra në këto zgjedhje ka vendosur që të jetë blu. Partia Demokratike arriti në këtë qark të fitojë 5 mandate.

Lista e mbyllur:

1. Luçiano Boçi

2. Kliti Hoti

3. Greta Bardeli

4. Ramadan Likaj

Nga lista e hapur:

Bardh Spahia-7011 vota

Në qarkun e Vlorës Partia Socialiste deri më tani, me ndihmën e votave të Diasporës arriti të marrë 9 mandate, duke i “rrëmbyer” kështu të djathtëve edhe mandatet e sigurta.

Lista e mbyllur:

1. Bledar çuçi

2. Zamira Sinaj

3. Erjona Ismaili

4. Pirro Vengu

Nga lista e hapur:

Damian Gjiknuri-10031 vota

Vullnet Sinaj-8757 vota

Ardit Bido-7360 vota

Vasil Llajo-4894 vota

Brunilda Mersini-4892 vota

Partia Socialiste në qarkun e Korçës ka arritur të marrë gjashtë mandate, duke futur në Kuvend kështu:

Lista e mbyllur:

1. Niko Peleshi

2. Romina Kuko

3. Genti Lakollari

Nga lista e hapur:

Ilirian Pendavinji-7086 vota

Bledi Çomo-6048 vota

Arian Jaupllari-4790 vota

Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike në këtë qark mori 4 mandate, nga statistikat e KQZ deri në këto momente kandidatët që do futen në Kuvend janë:

Lista e mbyllur:

1. Ivi Kaso

2. Ledina Alolli

3. Bledjon Nallbati

Nga lista e hapur:

Jorida Mazelliu-4356 vota

Në qarkun e Beratit Partia Socialiste ka arritur të marrë 5 mandate të cilët deri më tani janë:

Lista e mbyllur:

1. Ervin Demo

2. Enriketa Jaho

Nga lista e hapur:

Hysen Buzali-8189 vota

Fadil Nasufi-6287 vota

Julian Zyla-4598 vota

Lezha në këto zgjedhje vendosi që të shkonte në anën e atë djathtëve. Në këtë qark ish-kryeministri Sali Berisha ka arritur të marrë 4 mandate.

Lista e hapur

1. Agron Gjekmarkaj

2. Elda Hoti

Nga lista e hapur:

Gjin Gjoni-4318 vota

Aleksandër Lala-2817 vota

Ndërsa Partia Socialiste në këtë qark mori një mandat më pak duke futur kështu në Kuvend deri më tani këta kandidatë:

Lista e hapur:

1. Ulsi Manja

2. Ermal Pacaj

Nga lista e mbyllur:

Pranvera Skana-3768 vota

Si asnjëherë tjetër përgjatë këtyre viteve Partia Socialiste arriti të korrte një fitore edhe në qarkun e Dibrës. Socialistët morën në këtë qark plot tre mandate.

Lista e mbyllur:

1. Blendi Klosi

2. Alma Selami

Nga Lista e hapur:

Agron Malaj-12492 vota

Ndërkohë që Partia Demokratike në këtë qark arriti që të mbante të sigurt vetëm dy kandidaturat të cilët i kishte në listën e sigurt.

Lista e mbyllur:

1. Xhelal Mziu

2. Denisa Vata

Në qarkun e Gjirokastrës Partia Socialiste ka marrë tre mandate, nga numërimi i deri tanishëm këta janë kandidatët që mund të futen në Kuvend:

Lista e mbyllur:

1. Mirela Furxhi

Nga lista e hapur:

Tërmet Peçi-9468 vota

Piro Dhima-6902 vota

Ndërkohë që Partia Demokratike mori vetëm një mandat.

Lista e mbyllur:

1.Tritan Shehu

Kukësi i dha dy mandate Partisë Demokratike. Nga numërimi i votave deri më tani kandidatët të cilët futen në Kuvend në shtator janë:

Lista e mbyllur:

1.Flamur Hoxha

Nga lista e hapur:

Shkelqim Shehu-7493 vota

Ndërkohë që Partia Socialiste në këtë qark nga zgjedhjet e 11 Majit mori vetëm një mandat.

Lista e mbyllur:

1.Eduard Shalsi

E papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

Mbrëmjen e djeshme, pas largimit të Alba Pollozhanit me vullnetin e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim Hoti, vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij.

Një vendim i papritur ky, teksa pasi braktisi garë, u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës. Lim Hoti tha se Big Mamën e sheh si finaliste dhe i uroi fitoren.

Lim Hoti: Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit për përkrahjen. Por thjesht nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën. Finalist shikoj Big Mamën dhe i uroj fitore.

‘O Beqo, sa e shite…’/ ‘500 mijë lekë për 5 vota’/ Del VIDEO se si i bleu Rama votuesit në Dibër

Blerja e votave është kthyer nga mazhoranca e Edi Ramës në sport kombëtar saherë ka zgjedhje, duke deformuar në masë të madhe vullnetin e qytetarëve në Shqipëri.

Një tjetër rast i shit-blerjes së votës është denoncuar në Dibër, ku në redaksinë e SYRI-t ka ardhur një video e cila vërteton se PS ka paguar 500 mijë lekë për 5 vota.

Në video dallohet një djalë i ri i cili pranon para kameras se ka shitur 5 vota të familjes për 500 mijë lekë.

Denoncimi:

pèrshèndetje… po ndjek opinionin dhe ndjej neveri pèr çfar po thot zoti klosi ju lutem çojani Fevziut me audio si i kan marr votat mè Dibèr

Çfarë ndodhi? Alba largohet nga Ferma VIP, ja arsyeja

Alba Pollozhanit ditën e sotme është larguar nga Ferma VIP.

Ish-konkurrentja e Për’puthen ka shkelur kontratën pasi nuk ka pritur 24 orë nga kërkesa që kishte bërë mbrëmjen e djeshme, por u largua menjëherë nga Ferma.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme produksionitentoi që t’i ndryshonte mendjen por e pamundur pasi Alba e kishte marrë vendimin e saj ekstrem.

“Dua të largohem nga Ferma VIP”, ishte kjo deklarata e Alba Pollozhanit që tronditi publikun, por edhe fermerët mbrëmjen e djeshme.

Mesa duket produksioni nuk ka miratuar kërkesën e saj për t’u larguar nga Ferma VIP dhe me shumë mundësi pritet që ta hedhë në gjyq.

Këmbimi valutor 14 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe do shitet me 88.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.7 lekë dhe do shitet me 117.1 lekë.

Media greke jehonë performacës së ‘Shkodra Elektronike’ në Eurovizion: Shqipëria ‘vodhi’ shfaqjen me paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e parë! ‘Zjerm’, trend në rrjete sociale

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga flakët, në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ, me paraqitjen e Shqipërisë, raporton Protothema.

Shkodra Elektronike, dyshja muzikore ekscentrike, performoi këngën “Zjerm” (“Zjarr”), duke rrëmbyer përshtypjet e shikuesve.

Prania në skenë kombinoi minimalizmin elektronik me referenca të forta ndaj traditës folklorike shqiptare.

Këngëtarja Beatriçe Gjergji doli në skenë e veshur me një version modern të një kostumi tradicional.

Krahas saj, producenti Kolë Laca koordinoi ritmet elektronike që “lidheshin” në mënyrë të përkryer me motivet ballkanike.

Përdorimi i ndriçimit të kuq intensiv, tymit dhe efekteve dinamike vokale, të kombinuara me koreografinë e thjeshtë por të menaxhuar në skenë, krijuan një përvojë të veçantë që shkëputej nga rutina e zakonshme e Eurovisionit.

Publiku në stadium e duartrokiti ngrohtësisht performancën, ndërsa #Zjerm u bë shpejt një trend në mediat sociale.

Kënga, e cila ishte pëlqyer tashmë në Festivalin e Këngës, ku fitoi vendin e parë, mbetet tërësisht në gjuhën shqipe, e cila, siç deklaruan vetë artistët, “ishte një zgjedhje e vetëdijshme, për të mos humbur shpirtin e veprës ”.