“Ia kanë hedhur çelësat në det”/ Erion Veliaj i tradhëtuar – Çfarë tregon Facebook-u i të burgosurit të Durrësit? (Video)

Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi ta lërë në burg Erion Veliajt duhet sikur ia kanë hedhur çelësat në det.

Ndryshe nga ç’priste në katër ditët e sulmit final që u zbardhën përmes përgjimeve të SPAK, ai nuk ia doli dot të lirohej nga burgu as në shkallë të dytë.

Mediat e Ramës që shkruanin përditë pro tij dhe kundër prokurorëve, nuk veprojnë më me dendurinë e mëparshme për të prodhuar lajme të komanduara nga qelitë e Durrësit.

Edi Rama, në një provë force, i zhduku njerëzit e tij nga drejtimi i bashkisë për të instaluar aty besnikët e vet duke e marrë përfundimisht në duar kontrollin e institucionit.

Ish-deputetët pro Lali në parlamentin e shkuar duket se nuk kanë më gjasa të jenë fitues në listën e PS-së në Tiranë.

Dhe e fundit, në një dalje publike, as ish miku i tij më i afërt dhe bashkëthemeluesi i Mjaft, Arbër Mazniku nuk guxoi të thotë asnjë fjalë kundër asaj që Veliaj e ka konsideruar si një burgosje të padrejtë nga SPAK.

Me një fjalë, për ish kryebashkiakun e kudogjendur të Tiranës duket sikur ditët e lavdisë kanë përfunduar.

E vetmja armë që ka për të mbajtur me pahir atë që ka mbetur nga fama e tij e dikurshme është faqja e vet e Facebook, e cila menaxhohet nga i vëllai, Arbëri dhe nga disa besnikë të fundit që i kanë ngelur në bashki.

Përmes saj lexohet dëshpërimi për të tashmen dhe mundimi për të mbajtur gjallë “të shkuarën e ndritur”.

Lapsi.al ka shqyrtuar, një për një, postimet e bëra gjatë dyzet ditëve të fundit që kur u mor vendimi se do të mbetej në burg.

Menjëherë pas marrjes së vendimit të gjykatës në faqen e tij është bërë një postim i shoqëruar me foto se si festohej dita e verës në Tiranë atëherë kur kryebashkiaku ishte i lirë.

Pak ditë më pas ka ilustrime të këndeve të lojrave që janë ngritur në Tiranë gjatë dekadës së sundimit të Veliajt. Kur kombëtarja e futbollit nisi eleminatoret për botërorin, me ndeshjen në Londër, aty u postuan pamje të festës së Veliajt me tifozët në sheshin Skënderbej për Evropianin.

Më pas gjen postime, të gjitha të lidhura me foto dhe ngjarje të së shkuarës, që ilustrojnë ngritje çerdhesh e kopshesh, ristrukturim të gjimnazit Sami Frashëri, rivitalizim biblotekash lagjesh dhe për risinë e korsive të biçikletave.

Një aspekt tjetër është edhe përpjekja për tu shfaqur ende si kryebashkiak ndonëse në izolim.

Kështu çdo ngjarje apo ditë përkujtimore, nga vdekja e Papa Françeskut, dita e bektashijve apo rizgjedhja e pasardhësit të Janullatosit është shfrytëzuar për të ripublikuar video dhe foto të vjetra të Veliajt me këta personalitete fetare.

Në fund të postimeve, si ato për mbjelljen e pemës së 1 miliontë, një manipulim nga i cili ish kryebashkiaku nuk heq dorë as aty ku ndodhet, gjenden togfjalësha për “punën e madhe që është bërë në Tiranë”, “ndryshimin e faqes së kryeqytetit”, “transformimin” e tij, “vizionit për të ardhmen”, “pasionin” dhe “punën e palodhur”.

Vetëm pasi ke skanuar këtë strategji komunikimi e kupton se i harruar në burg, Veliaj ka dy objektiva.

Një të shfaqet ende si kryebashkiak në detyrë, tani kur është i ndërgjegjshëm se Rama e ka zhveshur nga çdo fuqi reale brenda institucionit që drejtoi për një dekadë.

Dhe e dyta që pas njollës së madhe që ka marrë, me daljen e vilave të fshehura, përfituesve të tenderave të bashkisë të shndërruar në financues të shoqatave të së shoqes, pas mbi 800 mijë eurove të shpenzuar vetëm për bizhu, fustane dhe të brendshme nga Ajola Xoxa, ai do të japë mesazhin se në Tiranë jo vetëm është vjedhur, por janë bërë edhe punë.

Në këtë kuptim faqja e Facebook të Veliajt duhet lexuar si tentativë e dikujt që, pasi e ka kuptuar se e kanë vrarë si politikan, po reket të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga nderi njerëzor./Lapsi.al

Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër, rrahu shefin e financës

Ish drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu e cila u shkarkua nga kjo detyrë pak javë më parë vijon të jetë në telashe me drejtësinë.

Shehu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metali shefin e financës, pasi Shaban Uklala e denoncoi atë në polici.

Por pas këtij episodi teksa Irini Shehu hetohej në gjendje të lirë, të tjerë punonjës të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.

Rasti i fundit ka qenë i një dite më parë teksa policia njoftoi se ka bërë një tjetër procedim ndaj Shehut pasi dyshohet se ka kërcënuar me sms dhe thirrje telefonike shtetasen Sh.B 48 vjeçe.

Shehu është paraqitur tek spitali, gjë të cilën e kishte të ndaluar. Mësohet se edhe gjatë ditës së sotme ka patur përplasje me punonjës të spitalit.

Nisur nga këto ngjarje, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Irini Shehut, por kjo e fundit mundohet ta shmangë me gjendjen e saj shëndetësore teksa qëndron në një nga dhomat e spitalit nën monitorimin e policisë së shtetit.

Vetë Irini Shehu e ka konsideruar urdhërarrestin të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.

Zgjedhjet afrojnë/ Ja kush janë politikanët më të pëlqyer në prag të zgjedhjeve

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Matjet e katërta politike të Barometrit në nivel vendi për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurrojnë në zgjedhjet e 11 Majit.

Edi Rama në matjen e katërt të Barometrit Euronews-Albania ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% mendim negativ.

Agron Shehaj renditet i dyti me 37.3% që kanë mendim pozitiv, 36.3% që kanë mendim negativ për të dhe 26.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%, 34.5% mendim negativ dhe 30.4% janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv për të dhe 61.5% mendim negativ.

Arlind Qori 24% mendim pozitiv, 34.7% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Dashamir Shehi ka 23.1 % mendim pozitiv, mendim negativ 44.8 % dhe 32.1% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Tom Doshi ka 20.2% mendim pozitiv, 51.4% mendim negativ dhe 28.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Elena Kocaqi ka 14.9% mendim pozitiv, 21.2% mendim negativ dhe 63.9% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Lulzim Basha 9.7% mendim pozitiv, 80.6% mendim negativ dhe 9.7% janë përgjigjur nuk e di.

Kreshnik Osmani ka 5.4% mendim pozitiv, 24.3% mendim negativ dhe 70.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Edmond Stojku ka 4.5% mendim pozitiv, 22.5% mendim negativ dhe 73% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Gruaja e parë ‘kryepolice’/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake të Tiranës, vijon “fshesa” e besnikëve të Veliajt

Një tjetër lëvizje raportohet se do të ndodhë në Bashkinë e Tiranës. Pas shkarkimit të Toni Benit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj Xhelilaj do të jetë pasuesja e kësaj detyre.

Referuar burime të “VNA.al”, mësohet se Xhelilaj pritet të emërohet Drejtuese e Policisë Bashkiake. Ky emërim duket të jetë pjesë e “fshesës” për largimin e njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake ishte komanduar Toni Beni i cili u shkarkua një muaj më parë. Ky i fundit njihej si një nga njerëzit e afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Pas përplasjeve për postin e nënkryetarit të Bashkisë ku Veliaj emëroi Sara Goxhajn të cilën Rama e shkarkoi duke emëruar të preferuarën e tij Anuela Ristani, tashmë dhe drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake duket të jetë një preferencë e kryeministrit i cili “nga larg” po tërheq fijet e drejtimit të Bashkisë më të madhe në vend.

Premtimi i Sali Berishës: Të gjitha taksat rrugore do të hiqen që javën e parë të qeverisë! Amnisti për qytetarët dhe bizneset e vogla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha premtoi se do të heqë të gjitha taksat rrugore, përfshirë edhe atë që qytetarët paguajnë në rrugën e Kombit.

“Çdo diskriminimi nga çdo krahinë merr fund. Të gjitha taksat rrugore hiqen javën e parë qeverisë demokratike”, tha Sali Berisha gjate bashkebisedimit me qytetaret ne rrjetet sociale.

Po ashtu Berisha deklaroi se një nga aktet e para të qeverisë së tij do të jetë amnistia për qytetarët dhe bizneset e vogla.

“Të gjitha gjobat mbi qytetarët të vendosura para datës 11 maj dhe deri në 1992, cdo gjobë dhe kamatë do të falen, do të jenë zero. Po kështu edhe gjobat e biznesit të vogël. Ju garantoj se amnistia për qytetarët, ndaj gjobave absurde do të jetë nga aktet me të parë të qeverisë”, u shpreh Berisha.

Momentet e tërmetit të fuqishëm në Stamboll, spikerja tmerrohet nga lëkundjet

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka tronditur Stambollin në orën 12.49 të së mërkurës.

Prezantuesja e CNN TURK Meltem Bozbeyoğlu është kapur drejtpërdrejt në studio në momentin e tërmetit dhe siç duket nga pamjet e ka përjetuar shumë keq.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët e zonave afër epiqendrës të cilët kanë dalë menjëherë nga banesat dhe janë këshilluar që të mos hyjnë brenda për rreth 3 orë.

Nga informacione e deritanishme nuk raportohet për dëme të konsiderueshme apo fatalitete në jetë njerëzish.

Ngjarje e rëndë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, i djegin makinën brenda vilës!

Kristian Panuçi është përballur me një ngjarje të rëndë në fillimin e kësaj jave. Pasditen e së hënës, Audi Q8 që ndodhej i parkuar në vilën e ish-trajnerit të Kombëtares, është gjendur në flakë.

Zjarri është ndezur qëllimisht raportohet, ndërsa gjithçka ndodhi në Itali. Në vilën e Panuçit jeton djali i tij, Huan. Ish-trajneri i Kombëtares ndërkohë ndodhej në Dubai.

Panuçi mbajti për herë të fundit pozicionin e trajnerit të Shqipërisë, nga viti 2017 deri në vitin 2019.

52-vjeçari drejtoi kuqezinjtë në 15 ndeshje pa lënë shenjë. Si lojtar, periudhën më të gjatë e kaloi te Roma.

Familja nuk e pranon si nuse? Egli bën veprimin e papritur ndaj motres së Gjestit (Foto)

Romanca mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat rozë, ku kohët e fundit ka tërhequr vëmendje edhe marrëdhënia e Eglit me familjen e këngëtarit.

Një veprim i fundit i saj në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta.

Egli ka hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën – pavarësisht se kjo e fundit nuk e kishte ndjekur asnjëherë në profilin e saj. Ky detaj ka bërë që fansat të aludojnë për përçarje në marrëdhënien e çiftit.

Megjithatë, vetë Egli dhe Gjesti nuk kanë dhënë asnjë koment publik lidhur me këto spekulime. Përkundrazi, në festën e organizuar nga ‘Big Brother’, ata u shfaqën së bashku dhe dukeshin më të afërt e më të lumtur se kurrë më parë.

SHUHEN SHPRESAT/ S’ka liri për Erion Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Ditën e sotme u zhvillohet seanca gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca ndaj kryetarit të Bashkisë, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, u mbajt mbahet në orën 13:00 dhe pak minuta me pare u vendos qe Veliaj te rikthehet ne qelin e eparaburgimit ne Durres

“Vendimi u dha këtë të mërkurë gjatë seancës ku SPAK solli informacion dy mujor, e ku mbrojtja e personave nën hetim kishte kërkuar revokim të masave të sigurisë, përkatësisht “arrest në burg” për Erion Veliajn dhe “arrest shtëpie” për biznesmenin Elman Abule.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Bani”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

Kujtojme se në seancën e datës 16 Prill, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve.

Për këtë aryse seanca u shty ditën e sotme (23 prill).

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Laert Vasili flet per here te pare per eksperiencën në BBV, paralajmëron padi ndaj ish-banorëve për …

Aktori Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, ishte sot në një rrëfim në emisionin “Shqipëria Live”. Ai tregoi sesi ndihet pas daljes nga shtëpia dhe si e pret publiku jashtë.

“Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi”, tha ai.

Por sa i përket situata në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.

“Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë. Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.

Në lidhje me fituesin ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”, tha Laerti.

Por si është raporti i tij jashtë shtëpisë me Valbonën?

“Asnjë marrëdhënie nuk ka sot me Valbonën. Ishte një njohje që nisi me vendim të saj, kaloi në pëlqim. Luhatjet e humorit bënë që çdo dy tre ditë të thoshte ‘sukses në jetë’. Përdori fjalë të rënda, e kam falur, nuk pranoi darkën, e kam falur, doja të sqaroheshim tha jo… a do ta njoh jashtë? Në kishë shkojnë njerëzit dhe fal Perëndia pa fund, njeriu ka një limit”, u shpreh ai duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk do të ketë asnjë marrëdhënie.