Stambolli u trondit paraditen e sotme nga tërmete të njëpasnjëshme, pas atij me magnitudë 6.2. AFAD bëri të ditur magnitudën e tërmetit me qendër në Silivri në orën 12:49 me magnitudë 6.2 ballë. Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë duke thënë: AFAD dhe institucionet tona përkatëse kanë filluar skanimin me të gjitha ekipet e tyre.
Sipas medias turke Sabah, eksperti i tërmeteve Şükrü Ersoy bëri deklarata të rëndësishme ndërsa tha se edhe në vitin 2019 në po të njëitn vend ka pasur sërish një tërmet të fortë. “Kur po komentonim 3.9, thamë se vendndodhja e tij ishte kritike. Po kështu, një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në të njëjtin vend në vitin 2019. Pra, thamë se mund të jemi të shqetësuar sepse mund të jetë pikënisja e tërmetit të ardhshëm të Marmarasë. Kjo madhësi është shumë e rëndësishme. Mund të ketë një tjrtër tërmet në vijim edhe më i fortë”, tha ai.
“Është e dobishme të jesh vigjilent. Një pikë ku mund të pritet një tërmet më i madh, pasi vetë tërmeti mund të shkaktojë dëme. Nëse qëndrojmë jashtë, duhet të qëndrojmë në një zonë të hapur, jo aty ku ka shtëpi”, shtoi ai.
Pamje tronditëse të publikuara në rrjet kanë shokuar opinionin publik. Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një festival në qarkun e Bangkokut, ku një grua 27-vjeçare, e identifikuar nga policia si Piyathida, ka sjellë në jetë një foshnjë në një parking, për ta braktisur më pas pa mëshirë.
Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar momentin kur gruaja, e dukshme në dhimbje, lëviz përreth një makine duke mbajtur belin. Ajo shihet duke hequr rrobat dhe duke lindur pranë një veture të parkuar, ndërsa më pas largohet menjëherë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pa i ofruar ndihmë foshnjës apo të kërkonte ndihmë, ajo është kthyer sërish në festivalin në fshatin Rotsarin, duke vazhduar festimet.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, një grup kalimtarësh vërejnë foshnjën. Edhe pse ajo ishte ende gjallë në ato momente, për fat të keq nuk ka mundur të shpëtohet dhe ka ndërruar jetë si pasojë e braktisjes.
Në përballje me policinë, fillimisht Piyathida i mohoi akuzat, por më vonë i pranoi pasi u shtrua në spital. Policia ka njoftuar se ajo ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes dhe se ka edhe dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin e saj. Të dy ata janë marrë nën kujdes nga autoritetet sociale. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza penale ndaj saj për braktisje me pasojë vdekjen.
Aktorja amerikane Sophie Nyweide, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare. Trupi i saj u gjet më 14 prill pranë një lumi në Bennington, Vermont, ndërsa lajmi është bërë publik këtë mëngjes nga mediat ndërkombëtare.
Sophie u bë e njohur që në fëmijëri me rolet e saj në filma si Mammoth (2009), An Invisible Sign (2010) dhe Margot at the Wedding (2007).
Ajo lindi më 8 korrik 2000 në Vermont dhe nisi karrierën në aktrim që në moshën 6-vjeçare me filmin Bella (2006).
Në filmin Mammoth, Sophie interpretoi vajzën e personazheve të luajtur nga Michelle Williams dhe Gael García Bernal.
Vdekja e saj po hetohet nga autoritetet, të cilat nuk përjashtojnë asnjë pistë. Një burrë që ndodhej me të në momentin e ngjarjes po bashkëpunon me policinë, por nuk është i dyshuar.
Pranë trupit të saj nuk janë gjetur shenja jete kur mbërritën ekipet mjekësore. Priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave toksikologjike.
Familja e saj ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate prekëse, ku thuhet:
“Sophie, një jetë që u shua shumë shpejt. Le të frymëzohemi nga prania e saj e shkurtër dhe të përpiqemi të jemi njerëz më të mirë. Është detyra jonë t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të bëjmë të duhurën për ta”.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se; Sophie vuante nga trauma të pazgjidhura dhe dhimbje emocionale, për të cilat përdorte substanca si formë vetë-mjekimi.
Në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumentave të kompanisë “Hill International NV”.
Kjo për shkak se bashkimi i opetratorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt, kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.
Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit dhe Valter Begaj. Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.
Berberi konsiderohej si krahu i djathtë i zv.kryeministren dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Ndërkohë sa i përket tenderit për ndërtimin e Llogarasë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia pretendon se bëhet fjalë për një aferë korruptive që implikon Ballukun dhe Edi Ramën.
Për atë që njihet si afera e tunelit të llogarasë, Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po përjeton një sezon fantastik në radhët e Espanjolit në La Liga.
25-vjeçari shënoi golin e avantazhit në minutën e 39-të në duelin ndaj Getafes të vlefshme për javën e 32-të të kampionatit. Pas një goditje nga këndi, Kumbulla përfitoi brenda zonës, ku me një gjuajtje të kalibruar me këmbë brenda zonës, përshëndeti rrjetën.
Ky ishte goli i tretë në 29 ndeshje për mbrojtësin shqiptar, që është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Espanjolit.
Falë kësaj paraqitje ai është përfshirë në formacionin e javës përkrah Ernesto Valverdes, Luka Modriç, Rafinja, Isko, Borja Iglesias.
Kreu i PSD, Tom Doshi, po vijon fushatën e tij elektorale, ndërsa betejën më të madhe e ka në Shkodër.
Doshi sulmon Benet Becin, teksa deklaron se nuk mund të drejtojë fushatën e PS një pëson që është nën hetim nga SPAK-u për korrupsion.
Gjatë fjalës së tij, Doshi kishte kritika edhe për qeverinë për të cilën tha se gjysma e kabinetit të Ramës, ndodhet nën hetim ose në burg.
“Të vjen zor kur shikon gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Shumë kush thotë pse po e sulmon qeverinë? Ne nuk mund ta marrim në mbrojtje, njerëzit që vjedhin qytetarët nuk ne, nuk i përkasin shqipërisë. |Rasti tjetër, kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?!”, tha Tom Doshi.
Vëllai fitoi Big Brother, por motra e tij nuk e ndjek në Instagram të dashurën e tij: A është kjo shenjë se familja nuk e pranon Egli Takon?
Fituesi i edicionit më të ri të “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është kthyer në një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.
Përveç suksesit të tij në spektakël, një tjetër temë që po zë vend në rrjetet sociale dhe media, është lidhja e tij me këngëtaren Egli Tako një romancë që u bë publike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por, ndërsa shumë ndjekës janë të emocionuar për këtë çift, vëmendja ka shkuar tek një detaj aspak i zakonshëm në rrjetet sociale: motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, nuk e ndjek në Instagram Egli Takon.
Në epokën e rrjeteve sociale, “follow”-i apo mungesa e tij mund të shihet si një gjest simbolik, që shpeshherë ndikon edhe në perceptimet publike për marrëdhëniet personale.
Kështu që, fakti që Blerina, motra e vetme e Gjestit, nuk ka vendosur ta ndjekë Egli Takon, ka ngritur një sërë pyetjesh dhe dyshimesh në opinionin publik.
A është kjo një sinjal i heshtur se familja e Gjestit nuk e aprovon lidhjen me Egli Takon? Apo bëhet fjalë thjesht për një neglizhencë të rastësishme, pa ndonjë domethënie të thellë?
Gjatë qëndrimit të Besartit në shtëpinë e BBVIP, familjarët e tij ishin goxha aktivë në rrjetet sociale, duke e mbështetur publikisht në çdo hap.
Postime, storie dhe reagime të shumta ishin të pranishme në faqet e tyre personale. Megjithatë, në asnjë rast nuk është vërejtur ndonjë postim, tag apo reagim konkret i Blerinës për lidhjen e vëllait të saj me Eglin.
Kjo mungesë interaksioni, e kombinuar me faktin që ajo nuk e ndjek këngëtaren në Instagram, ka bërë që ndjekësit të aludojnë se marrëdhënia mes dy femrave nuk është aspak e afërt, për të mos thënë e ftohtë.
Ndonëse asnjë deklaratë publike nuk është bërë nga asnjëra palë, kjo situatë ka hapur derën për spekulime të shumta. Disa ndjekës mendojnë se familja Kelmendi, e cila vjen nga Kosova, mund të ketë rezerva ndaj lidhjes me një artiste shqiptare nga Tirana, siç është Egli.
Të tjerë, më cinikë, mendojnë se ndoshta Blerina nuk e sheh me sy të mirë mënyrën si u zhvillua lidhja e tyre në reality show, duke e konsideruar si diçka të sforcuar dhe të ndikuar nga rrethanat televizive.
Nga ana tjetër, Egli Tako nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë mungesë të “follow”-it nga motra e partnerit të saj, gjë që mund të tregojë qetësi dhe maturi nga ana e saj. Por edhe heshtja, në shumë raste, flet.
Në një kohë kur lidhjet në rrjete sociale janë shpesh pasqyra e realitetit apo të paktën e perceptimit të tij, ky detaj i vogël mungesa e një ndjekjeje në Instagram, mund të jetë një tregues për një raport të tensionuar në prapaskenë.
Publiku është kurioz të dijë nëse kjo lidhje do të kalojë në një fazë më serioze, dhe nëse Egli do të bëhet pjesë e familjes Kelmendi në mënyrë më të hapur.
Por për momentin, mungesa e një “follow”-i mund të jetë sinjal se rruga drejt një aprovimi të plotë, nuk është aq e lehtë sa duket në ekran.
Në mungesë të deklaratave zyrtare, rrjetet sociale vazhdojnë të lexohen si një “fletëpalosje” moderne e marrëdhënieve njerëzore dhe në këtë rast, ato ngrenë më shumë pikëpyetje se sa japin përgjigje.
Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 42-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.
Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!
Në skenën e “Portokalli” kanë kaluar disa nga emrat më të njohur të komedisë. Portokalli filloi të transmetohej më 31 dhjetor 2003 dhe përfshin komedi stand-up dhe muzikë live. Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës. Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm. Skeçet nuk mungojnë duke përfshirë liderë të tjerë botërorë dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.
I ftuar këtë javë në “Portokalli” do të jetë Gjesti. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura! Çdo të diel në ekranin e Top Channel.
Nga romanca e Gjestit dhe Eglit,, në mediat rozë është mjaft i përfolur edhe raporti i Eglit me familjarët e këngëtarit.
Një veprim i Eglit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën, pavarësisht pse kjo e fundit nuk e kishte asnjëherë shoqe ne llogarinë e saj, shkruan Kosovarja.
Fansat e çiftit kanë aluduar se raporti i tyre nuk është në gjendjen më të mirë, por vetë personat nuk kanë bërë ndonjë reagim të tillë.
Kujtojmë se në festën e organizuar nga ‘Big Brother’, Gjesti dhe Egli ishin shfaqur bashkë dhe më të lumtur se kurrë.