Ekzekutimi i snajperistit në Angli/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e Tiktokut

Armando Marku, 26-vjeçari i cili kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, Angli, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2019.

Por për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, i njohur në TikTok si ‘Babalja’.

Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland-it, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, shtetasi shqiptar, Sajmir Dodoveci 40 vjeç, u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor 2025. Dodoveci u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen e kurdit Hemawand Ali Hussain, 32 vjeç, i cili u qëllua nga afër brenda një shtëpie në Charterhouse Street në shtator 2019.

Ai u paraqit më 9 janar në Gjykatën e Magjistrale të Teesside dhe u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij në Gjykatën e Kurorës së Teesside të martën e 13 janarit 2026.

Hetimet e gjera të mëparshme nga Policia e Cleveland-it çuan në dënimin me burgim të përjetshëm të Eugert Merizaj për vrasjen e Hussain.

Ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar pas vrasjes dhe gjithashtu u gjurmua në Belgjikë, u ekstradua përsëri në Angli dhe u dërgua në gjyq, ku u shpall fajtor.

Ndërkohë, 26-vjeçari Armando Marku ishte i fundit nga të akuzuarit që kishte mbetur në arrati, deri këtë të martë kur vendosi që të vetëdorëzohej në policinë e Tiranës.

Hussain, kishte qenë snajper me forcat kurde dhe kishte luftuar gjithashtu kundër ISIS-it në Irakun verior, ndërsa nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së tij.

Çfarë parashikon ligji i ri për emigrantët shqiptarë në Greqi

Qeveria greke ka paraqitur një projektligj të ri për emigracionin, me synimin të përmirësojë sistemin e migracionit ligjor, të reduktojë vonesat burokratike dhe të mbështesë nevojat e tregut të punës, ndërsa njëkohësisht mban një qëndrim strikt ndaj emigracionit të paligjshëm.

Çështjet kryesore të ligjit

• Zhbllokimi i rreth 90,000 lejeve të qëndrimit në pritje. Për rreth 90,000 emigrantë me qëndrim të ligjshëm, aplikimet e tyre për leje qëndrimi që kishin ngecur prej kohësh do të trajtohen menjëherë, duke u dhënë mundësinë të rinovojnë statusin ligjor pa vonesa të gjata birokratike.

• Lejet e reja do të jenë të paktën 2‑vjeçare. Ligji parashikon që çdo leje qëndrimi e re të ketë minimum 2 vjet vlefshmëri, që u jep emigrantëve kohë më të gjatë stabiliteti për punë, jetesë dhe integrim.

• Rishikim për emigrantët me 5+ vite qëndrimi. Personat që kanë qenë në GREQI ligjërisht për pesë vjet ose më shumë, por kanë patur kërkesa të refuzuara për shkak të mangësive formale, do të kenë mundësinë të riaplikojnë dhe të marrin leje qëndrimi nëse plotësojnë kushtet.

Ligj i ndarë nga legalizimi i emigrantëve pa dokumente

Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, ka bërë të qartë se ky ligj nuk është një legalizim për personat që kanë hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Ai tha se projektligji i ri u adreson vetëm emigrantëve që janë tashmë ligjërisht në vend dhe përshpejton procedurat për rinovimin ose finalizimin e lejeve të tyre, jo për njerëzit që janë atje pa dokumente.

Kjo nënkupton se emigrantët shqiptarë që janë në Greqi me leje qëndrimi dhe dokumente të rregullta mund të përfitojnë nga facilitetet e reja për rinovim dhe stabilitet të statusit juridik.

Për emigrantët pa dokumente nuk është vendosur një legalizim i përgjithshëm për këtë kategori. Ligji i ri nuk ofron një rrugë të re amnistie apo lehtësimi për personat që janë aty pa leje./dritare.net

Tragjedi në familje/ Gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë, policia arreston djalin dhe nusen e tij

Një e moshuar 71 vjeçare nga Kosova dhe me banim në qytetin Buchs, Kantoni i Cyrihut, është vrarë dhe sipas gjetjeve fillestare, familja është përgjegjëse.

Pak pas mesnatës në prag të Krishtlindjeve, Policia Kantonale e Cyrihut kishte marrë një raport se një person i pajetë ishte gjetur në një shtëpi.

Pjesëtarët e ndihmës së shpejtë që u përgjigjën mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e gruas, transmeton albinfo.ch. Policia e përshkroi atë si një krim të dhunshëm dhe fillimisht u arrestuan tre shtetas zviceranë.

Sipas hetimit të Blick ata janë: djali i saj (51), nusja e rij (48) dhe nipi i saj (27). Sipas Erich Wenzinger, zëdhënës i Prokurorisë Publike të Cyrihut, tani vetëm dy persona prej tyre mbeten në paraburgim, që janë djali dhe nusja, sepse djali i tyre, nipi i të ndjerës është liruar.

Prokuroria Publike nuk ka shpjeguar rrethanat e sakta të vdekjes së 71-vjeçares, ndërsa lind pyetja: Pse u desh të vdiste gjyshja? Wenzinger shpjegon: “Sekuenca e saktë e ngjarjeve dhe çdo motiv i mundshëm për vrasjen janë objekt i hetimit penal në vazhdim nga Prokuroria Publike e Cyrihut.”

E gjithë familja është me origjinë nga Kosova dhe djali tjetër i viktimës ka njoftuar se trupi i nënës është riatdhesua në vendin e saj të lindjes dhe ajo u varros më 30 dhjetor, në Kamenicë.

Mediat në Zvicër shkruajnë se bashkëshorti i viktimës, ka qenë një ish-shofer i VBZ (Transporti Publik i Cyrihut) dhe ai gjithashtu jetonte në të njëjtën familje. Por, edhe tani gati një muaj më pas vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Tatimet “bastisin” pa paralajmërim agjencitë imobilare në Tiranë, zbulojnë evazion me çmimet e apartamenteve

Inspektorët e administratës Tatimore kanë kryer këtë të martë kontrolle të paparalajmëruara në agjencitë imobiliare më të mëdha në vend, duke evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor në shitjen e apartamenteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se do të ketë zero tolerancë ndaj informalitetit në ndërtim, ndaj dhe aksioni do të vijojë pa kompromis, ndaj bën thirrje që të deklarohen pagat reale për të shmangur masat administrative dhe penale.

Kontrollet e para janë kryer në 9 agjenci imobiliare dhe në fokus të inspektorëve ka qenë verifikimi i deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimi i tyre në organin tatimor, realizimi i shitjeve dhe lëshimin e faturave fiskale.

Tatimet njoftojnë se ka evidentuar shkelje të rënda, si punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime, mungesë fiskalizimi, dhe evazion të madh me deklarimin e shitjes së çmimeve të apartamenteve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të AT-së kanë sekuestruar dhe kompjuterët e zyrave të këtyre agjencive, me qëllim hetimin e thelluar.

“Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Tatimet bëjnë me dije se aksioni që sapo ka nisur, nuk është i përkohshëm dhe do të vijojë me seriozitet e vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme, pensionet dhe interesin publik.

“Ftojmë të gjithë tatimpaguesit në fushë e ndërtimit të deklarojnë menjëherë pagat reale, për të shmangur masat administrative dhe penale, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për veprat e fshehjes së të ardhurave”, theksohet në njoftim.

Tatimet nisin aksionin! Ja cilat biznese e pësojnë …

Drejtoria e Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare.

Kontrollet u fokusuan në verifikimin e deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimin e tyre në organin tatimor, realizimin e shitjeve, lëshimin e faturave të fiskalizuara, si dhe kryerjen e verifikimeve të tjera të nevojshme gjatë procesit të kontrollit.

Kontrollet evidentuan shkelje të rënda: Punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore për faturimin dhe fiskalizimin e shitjeve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore sekuestruan edhe njësi kompjuterike, me qëllim vijimin e hetimit të thelluar, dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve tatimore dhe referimin në organet përkatëse të drejtësisë.

Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve.

Administrata Tatimore bën me dije se aksioni i sapo nisur nuk është i përkohshëm. Ai do të vijojë me seriozitet dhe vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar pensionet e punonjësve, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tolerojnë më asnjë kompani që nuk deklaron pagat reale të punonjësve.

“Eja më tako pa merak”/ Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e saj më prenë rrugën me makinë dhe …

Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë.

Brikena:

Unë desha ta fillojë, të them që kur Mateo ka hy ia kemi dhënë dorën njëri tjetri, dhe thamë që këtu jemi në lojë, ai takim mbet para 4 viteve. Kur ai shkon te Kristi dhe e hap diskutimin, jep detaje që unë nuk jam dakord, kur e pyes më thotë jo nuk e kam thënë.

Më ka mashtruar, në Prime thotë po. Unë jam ndjerë keq, kam prit të më flas ose të më thoshte ndonjë gjë për këtë temë. Kurrë sesie nuk e kam bërë për tu hakmarrë që e çova në nominim, nuk dua ta ul, është çun shumë i mirë. Unë nëse flas me një person, do kem respekt, kam respekt për Mateon.

Doja ta bëja të ndihej heq siç më bëri ai mua. Unë ta kthej me të njëjtën monedhë. Unë jam protektive sepse nuk ia di qëllimet Mateos në lojë, ai vjen për të luajtur këtu dhe unë tërhiqem. Kemi shkëmbye mesazhe dhe jemi pa njëherë. Kur jemi pa, nëse do kishte interes do kishim vazhduar të takohemi, nuk kemi pasur interes të përbashkët dhe e kemi lënë aty.

Ka pasur edhe arsye të tjera, por kryesorja ka qenë që nuk ka pasur përputhje. Nuk ka pasur as puthje, as përputhje. Ai nuk ka ardhur për ta ma penguar mua lojën por për të bërë lojën e vetë. Ai do ta shfrytëzojë takimin tonë për lojë. Në atë kohë ai më shumë i dhënë pas meje.

Mateo:

Problemi është që unë nuk e kam perit reagimin e Brikenës në këtë mënyrë. Kam dashur t’ia lë asaj hapësirën të tregojë se çfarë ka ndodhur, nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Ka pasur një puthje. Ka qen një takim ku janë shkëmbyer puthje. Familjarët e Brikenës kanë ndërhyrë, problemi është që ne jemi njohur në Instagram dhe aty Brikena më ka befasuar nga mënyra se si fliste. Është e njëjta Brikenë si atëherë dhe sot.

Pas shumë kohësh kemi folur bashkë, ka qenë pëlqim nga të dyja anët, jemi takuar në Prishtinë ku shkëmbyem edhe puthje. Ditën tjetër kam shkuar ta takojë, kur isha duke pritur më tha do presësh diku tjetër jo këtu ku kam banesën. Unë sorollatesha derisa të vinte Brikena, aty më pret rrugën një makinë, më afrohet dikush të xhami dhe më tha çfarë e ke ti Brikenën.

Unë u shtanga, duke folur me atë, i them e kam shoqe. Më tha a e di babai i saj q ti frekuentohesh me Brikenën, i thash kam ardhur thjesht ta takojë. Në atë moment, ai telefonon babain e Brikenës, ma kalon mua në telefon, i thash që ne vetëm sapo kemi filluar të njihemi. Më than leje këtu këtë gjë, kur u shkëputem më thotë Brikena hajde më merr, i thash kështu më ndodhi.

Më tha hajd3 pa merak, kur ika prapë ta takojë më ndodh prap e njëjta skenë. Pastaj vjen daja e saj më tha çfarë do ti këtu. Më tha jo mos e tako, merr të atin në telefon dhe më tha lërë këtë muhabet. U vura para një përgjegjësie qe nuk e mbaja dot. Nuk mund ta merrnim këtë përgjegjësi. I binte të trashnim muhabetet pa filluar akoma. Më pas kësaj kemi folur për pak dhe pastaj vendosëm të ndalojmë së foluri./Top Channel

Rrjeti po zien/ Luiz Ejlli pritet të marrë një rol të rëndësishëm në këtë emision televiziv

Rrjeti po zien sërish nga aludimet për rikthimin e fenomenit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, në një format të madh televiziv.

Zërat e fundit e lidhin emrin e tij me një rol kyç në sezonin e ri të spektaklit “Ferma VIP”, i cili pritet të nisë transmetimin së shpejti në Vizion Plus.

Sipas thashethemeve që po qarkullojnë me shpejtësi, Luizi përflitet se mund të marrë rolin e rëndësishëm të “Kryeplakut” të fermës, një pozicion që do t’i jepte atij autoritet mbi konkurrentët dhe dinamikat e lojës.

Por surpriza nuk mbaron këtu. E gjithë vëmendja është përqendruar te moderimi, ku përflitet se timonin e prezantimit do ta marrë ikona e ekraneve, Arbana Osmani.

Pas largimit të saj nga formati rival, emri i saj është lakuar shpesh për projekte të mëdha, dhe bashkimi i mundshëm me Luiz Ejllin në një ekran të vetëm konsiderohet si lëvizja “shah-mat” për audiencën e këtij sezoni.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga produksioni apo vetë protagonistët, fansat janë të bindur se ky do të jetë sezoni që do të thyejë rekordet nëse kjo dyshe bëhet realitet.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar resort 140.898 m² në Dhërmi!

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër leje për bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu, pavarësisht se opozita e ka akuzuar disa herë, për ndërtimin e një pallati të familjes së Linda Ramës, për botokse apo edhe për tenderat që i jep qeveria kompanisë “Orion”.

Kësaj herë, leja është e stërmadhe, për ndërtimin e një super resorti në zonën e Gjilekës, në Dhërmi, buzë detin Jon, në një nga zonat më elitare të rivierës shqiptare, e cila po “kafshohet” rëndshëm vitet e fundit.

Kompania “Orion” ka si pronar Ardian (97.20%) dhe Niazi Nelon (2.80 %), teksa tashmë do t’a shtrijë aktivitetin në Jug, në një sipërfaqe prej 140 mijë metra katrorësh. Natyrisht, pas dhënies së kësaj leje, ngrihen shumë pyetje; ku e gjeti gjithë këtë sipërfaqe Ardian Nelo, bashkëshorti i Alketa Vejsiut? Zona është në breg të detit, ku në shumë raste ka pasur edhe konflikte pronësie. Kush i sheshoi të gjitha këto probleme?

Por më skandalozja është se, ashtu si me gjithë ndërtimet në breg të detit, edhe në projektin e “Orion” do të ketë rezidenca, vila apo apartamente private, teksa e bën këtë kompleks vetëm për më të pasurit, duke kanalizuar pasurinë dhe paratë në “një dorë”. Sipas dokumenteve që ka siguruar ekskluzivisht VoxNews, në të gjithë sipërfaqen prej 14 hektarësh do të ndërtohen gjithashtu edhe pallate, hotele apo restorante apo dyqane.

Faksimile: Vendimi i KKTU-së për miratimin e lejes së zhvillimit për kompleksin turistik në Dhërmi

Në datën 25 shtator 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi rishikimin e kushteve të lejes së zhvillimit për objektin “kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1, 2, 3 kate nëntokë’ me vendndodhje në Perivolo, Gjilek, Dhërmi, Bashkia Himarë. Kjo leje është firmosur vetëm në datën 31 dhjetor 2025, ndërkohë që ditët e fundit është zbardhur nga Agjencia e Zhvillimit të Tërritorit.

Sipas dokumenteve, harta e planvendosjes ka pësuar ndryshime nga projekti fillestar i muajit korrik 2024, ndërkohë që ashtu si me projektet e tjera, janë shtuar objekte dhe godina të reja. E gjithë sipërfaqja ka shkuar në plot 140 mijë metra katrorë, ndërkohë që ndërtimet janë në disa faza.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar
Faksimile: Prona e stërmadhe ndodhet në zonën e Dhërmiut, buzë detit Jon

Në dokumente shkruhet se pozita gjeografike është mjaft strategjike që ofron mundësi zhvillimi dhe integrimi me pjesën Rivierës Shqiptare, është ndër atraksionet turistike më të spikatura të Shqipërisë. Zona është e pozicionuar në bregdetin e jugut, në Dhërmi, me një afërsi me rrugën e re nacionale Dhërmi – Palasë, pjesë e bashkisë Himarë dhe ka një dalje të gjerë në bregdetin e tipit të lartë shkëmbor të detit Jon.

Faksimile: Harta e zonës që do të ndërtohet kompleksi i stërmadh i firmës Orion

Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews detajohet se zona e përzgjedhur ka një sipërfaqe prej 140’898 m². “Në zonë nuk ka ndërtime me karakter historik dhe kulturor të tipologjive tipike të banesës së tipit kullë të jugut apo banesës tipike të Dhërmiut. Në të ndodhen atraksione të shumta natyrore dhe kulturore, larmishmëri bimore dhe shtazore dhe mundëson kushte të favorshme për zhvillim”, thuhet në dokumente.

Sipas saj, prona ka një dalje të gjerë në detin Jon, me një bregdet të thyer dhe mjaft të larmishëm. “Vlen të përmendet larmishmeria e botës bimore dhe shtazore nënujore dhe tokësore, peisazhi natyror dhe trashëgimia kulturore e historike e zonës”, shkruhet rëndom në dokumente, ku pikërisht kjo larmishmëri do të shkatërrohet në momentin e ndërtimit të të gjithë resortit.

Në dokument shkruhet se në gjendjen e saj ekzistuese, zona shoqërohet dhe me disa problematika siç janë ndërtimet e pakontrolluara në bregdet, kullotja e bagëtive, specie invasive, zjarret etj. Normalisht, për ndërtimet e pakontrolluara duhet të ketë menduar edhe IKMT-ja apo IMT-ja, të cilat çojnë ruspat sa herë që qeveria jep leje për betonimin e një sipërfaqe të stërmadhe. Mjetet e rënda prishin ndërtimet me dru dhe në vend të tyre do derdhet një masiv i madh betoni.

Faksimile: Dokumentet shoqëruese të lejes, ku do të ndërtohen rezidenca, vila, pallate…

Në dokumentet që ka zbardhur AZHT-ja shkruhet se kompleksi turistik do të përmbajë objekte me tipologji të ndryshme. Zona e parë do të jetë me vila dhe apartamente. Do të ndërtohen qindra vila të tipeve të ndryshme.

Faksimile: Në zonë do të ndërtohet edhe një hotel, sipas maketit më sipër

Projekti i kompleksit parashikon edhe zhvillimin e një hoteli luksoz në Dhërmi, i cili është parashikuar të jetë një resort premier me 5 yje, që harmonizohet me peizazhin natyror mahnitës të bregdetit Jon dhe maleve përreth. “Ky destinacion i nivelit të lartë do të ofrojë përvoja ekskluzive dhe gjithëpërfshirëse, që shfaqin trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, mikpritjen e saj të ngrohtë dhe mjedisin mbresëlënës”, thuhet në dokumente.

Sipas saj, dizajni do të ndërthurë gurin lokal, drurin dhe materiale të qëndrueshme për të krijuar një ambient të rafinuar, por të ngrohtë. “Hapësirat e mëdha do të lejojnë dritën natyrore të përshkojë ambientet, duke theksuar lidhjen e pandërprerë mes brendësisë dhe natyrës përreth. Dizajni do të përfshijë elementë që nxisin relaksin dhe mirëqenien, siç janë oxhakët për qëndrime të këndshme dimërore, tarracat për darka në ambient të hapur dhe ambientet e spa-së që ofrojnë rigjenerim gjatë gjithë vitit. E gjithë atmosfera do të karakterizohet nga një luks i përmbajtur, ku eleganca takon autenticitetin dhe mysafirët ndjejnë një ndjesi të thellë përkatësie dhe shkëputjeje nga përditshmëria”, vijon dokumenti.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar
Faksimile: Kompania Orion ka si pronar Ardian Nelon, bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu

VoxNews shfletoi dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit ku rezulton se kompania “Orion” ka si pronar Ardian Nelon me 97.20% dhe Niazi Nelon me 2.80 %. Në vitin 2025 kjo kompani ka publikuar bilancet e fitimit të një viti më parë, ku rezulton se fitimi neto në atë vit ka qenë 68,460,237 lekë./Vox News

E FUNDIT/ Altin Dumanit i është tentuar t’i …

Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK.

Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë në periudhën shkurt-mars të vitit të kaluar.

Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën në News24, zbuloi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e hakërimit të kompjuterave të disa prokurorëve të SPAK, për të cilën akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe dy njohjet e tij Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK.

Por cilat janë dosjet që tre të akuzuarit mundën të merrnin nëpëmjet hakerimit të emaileve të disa prej prokurorëve të SPAK?

Dhe pse ish-drejtuesi i lartë i burgjeve, Agim Ismaili, ishte i interesuar të dinte nëse kishte ndonjë hetim të hapur për eprorin e tij, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, fillimisht gjithçka nis e zbulohet me veprimtarinë e shtetasit Zambak Gjoni.

Ish-punonjës fillimisht në Drejtorinë e Burgjeve dhe më pas në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, i cili në mënyrë të habitshme zotëronte disa materiale hetimore, të cilat mbanin vulën secret.

Materiale të cilat sipas hetimeve, ndër të tjerë, në muajin mars të vitit 2025, ai ia kishte dërguar me qëllim publikimi në portalin e këtij të fundit një gazetari të njohur në qarqet mediatike.

Një gabim që në fakt rezultoi fatal, pasi gazetari në fjalë me t’u njohur me këtë material dhe faktin që ishte në hetim dhe publikimi i këtij dokumenti përbënte shkelje të rëndë ligjore, njoftoi menjëherë strukturën e SPAK.

Strukturë e cila nga ana e saj nisi menjëherë një hetim se si kishte mundur të rridhte një informacion i tillë nga vetë brenda radhëve të saj.

Kur ky informacion ishte ende në faze përpunimi dhe nuk ishte bërë ende publik.

Ndërhyrje për të cilën u njoftua menjëherë edhe vetë drejtuesi i SPAK në këtë kohë, Altin Dumani. i cili urdhëroi nisjen e një hetimi të zgjeruar për të zbuluar se si ky informacion kishte përfunduar në duart e personave jashtë institucionit.

Dosja Hetimore

Më datë 12 Mars 2025, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, ka vënë në dijeni prokurorin e çështjes, se shtetasi Zambak Gjoni i ka dërguar administratorit të një portali mediatik,

informacione në lidhje me procedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, të cilat i dispononte në formatin ‘Ëord’. Ky procedim pason atë Nr. 277 të vitit 2020, ku në themel të hetimit ishte procedura e dhënies me konceision shoqërisë ‘Albtek Energy’ sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim i angazhimit të marrë përsipër nga kjo shoqëri.

prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të të pandehurve, Lefter Koka, me detyrë ish-Ministër Mjedisi, Alqi Bllako, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto etj.

Por cilat ishin bisedat që kishin kryer midis tyre Zambak Gjoni, Arnold Rrokaj dhe Agim Ismaili. Dhe pse këta persona ishin të interesuar për të pasur në duar këto dosje. Ishte thjesht një kuriozitet siç ata u u justifikuan përpara oficerëve të policisë gjyqësore apo qëllimi i tyre ishte që me anë të këtyre materialeve hetimore, të shantazhonin personat që ishin në investigim nga organi i drejtësisë.

Ndërkohë që nga këqyrja që iu bë aparatit celular të prokurorit të çështjes që po hetonte aferën e inceneratorit të Elbasanit, materiali që u gjet në telefonin e tij përkonte me atë që Zambak Gjoni kishte shpërndarë te gazetari, që më pas kishte bërë denoncimin edhe në SPAK./“Në Shënjestër”

Ky është 31-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëvarur në shkallët e banesës (Emri+Foto)

Personi që shihni në foto është 31-vjeçari Daniel Muçenji, i cili u gjet mbrëmjen e sotme i varur në shkallët e banesës në Petran të Përmetit.

Ishin familjarët ata që e gjetën Danielin pa shenja jete, ndërsa ende vijojnë të jenë të paqarta arsyet që e çuan të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit në fjalë.