E rëndë/ Bie “One Albania”! Mijëra klientë në “black out”, shkëputet shërbimi i telefonatave dhe i internetit

Mijëra abonentë të kompanisë celulare “One Albania” janë duke u përballur mbrëmjen e sotme me shkëputje të shërbimit të ofruar nga kjo kompani.

Për më shumë se një orë, shërbimi i telefonatave dhe i internetit, nuk janë në funksion.

Ende nuk duhet se çfarë e ka shkaktuar këtë problem, por qytetarët kanë denoncuar mungesën e shërbimit që i paguajnë “One”.

Ndërsa vetë “One” nuk ka reaguar për shkëputjen e shërbimit për klientët e saj dhe nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që abonentët e kompanisë celulare “One Albania” përballen me shkëputje të shërbimit, pasi raste të tjera janë regjistruar edhe në shkuarën.

Tentativa për ti marrë jetën pronarit të MCNTV Endri Meksi, heshtja e Policisë dhe çunat me maska

Një tentativë për dhunë dhe eliminim fizik, për fat ka dështuar ndaj Ednri Meksit, pronarit të MCNTV dhe kompanisë McnGet Conected.

Nuk ishte hetimi i policisë, por ndërrimi i planit që tre persona të maskuar me armë dhe shkopinj bejsbolli bënë mëngjesin e kësaj të hëne.

Kur ora shënonte 00:30 të mëngjesit të së hënës, tre personat e armatosur qëndronin në murin rrethues të McnTV në bordin e një autoveture Audi A7 ngjyrë e bardhë. Sapo z. Meksi zbret nga automjeti i tij në oborrin e televizionit, ata e ndjekin nga pas. Sa bëhen gati të veprojnë për të dhunuar apo shkrepur armët, prania e rojes në perimetrin e jashtëm të godinës dhe telefoni që ai nxori për të njoftuar policinë bëri që ata të largoheshin.

Por teksa po shkon në të tretën ditë që kur erdhën keqbërësit, ende askush s’di të thotë nga institucionet e ligjit:

Kush ishin ata tre persona?

Si qarkullohet me maskë, automjet dhe armë në një zonë si rrethrrotullimi TEG e Sauk?

Nga iku makina?

Nga erdhi makina?

Çfarë targë ka makina?

Z. Meksi dhe McnTV i kanë vënë në dispozicion policisë çdo gjë kanë pasur dhe duhet. Nga ana tjetër, në të tretën ditë rezulton se oficeri që ka marrë kallëzimin as e ka referuar në prokurori. As ka njoftuar prokurorin e as ka marrë OK të vijojë me kontrolle, sekuestrim e bastisje.

Ndaj krimit dhe nëntokës askush nuk është imun dhe shpesh ata kalojnë çdo kufi qoftë edhe ligjor, por kur ligji ecën me ritmin e breshkës për të parandaluar krime që rrezikojnë jetën, ky është thjesht një mesazh që inkurajon nëntokën apo çunat me maska./ WebLajm

Thuhet se dhnohej nga i dashυri, kjo është e reja që humbi jetën në QSUT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e re ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.

Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli, e cila sipas burimeve paraprake ishte transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se e reja dyshohet se ka konsumuar lëndën helmuese pas një konflikti me partnerin e saj, ku pretendohet se mund të jetë dhunuar. Megjithatë, këto rrethana mbeten ende të pakonfirmuara dhe pritet që të sqarohen nga hetimet zyrtare të policisë.

Ngjarja krijoi konfuzion edhe në rrjetet sociale, pasi fillimisht u përhap lajmi se viktima ishte Xhovana Nikolli, një personazh i njohur në rrjetet sociale. Por kjo rezultoi e pavërtetë. Vetë Xhovana Nikolli reagoi më herët për redaksinë e JOQ Albania duke sqaruar se ishte mirë dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Po cmend botën! Kush është Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë te një ishull i vogël shkëmbor në Gjirin Persik, që ndodhet në “zemër” të ekonomisë së naftës së Iranit: Ishulli Kharg.

Ky ishull, rreth 24 kilometra larg bregdetit iranian, ‘strehon’ terminalin kryesor të eksportit të naftës së papërpunuar të vendit (një pjesë e madhe e së cilës shkon drejt Kinës) dhe përmes tij kalon pjesa dërrmuese e dërgesave të naftës iraniane drejt tregjeve botërore. Rreth 85% deri në 95% e eksporteve të naftës së Iranit ngarkohen pikërisht në këtë pikë, përpara se cisternat të nisen përmes Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit drejt destinacioneve ndërkombëtare.

Në praktikë, kjo e bën ishullin infrastrukturën energjetike më të rëndësishme që zotëron Irani!

Përgjatë dekadave, impiantet e tij kanë qenë një segment strategjik, dhe ayatollahët kanë punuar për t’i përforcuar dhe mbrojtur. Kjo është një zgjedhje e detyruar, sepse uji i Gjirit është i cekët dhe kjo tokë është një nga pak vendet ku supertankerat mund të operojnë.

Sipas raportimeve të Axios, administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë nëse forcat speciale amerikane mund të marrin nën kontroll ose të neutralizojnë ishullin, si pjesë e strategjisë për të ushtruar presion ndaj Teheranit gjatë luftës në vazhdim.

Ekonomia iraniane mbështetet fort te të ardhurat nga nafta dhe pikërisht Kharg është nyja përmes së cilës kalon shumica e këtyre të ardhurave. Për këtë arsye, analistët shpesh e përshkruajnë ishullin si “pikën e vetme kritike të dobësisë” të sistemit energjetik iranian. Terminali i Kharg përpunon disa herë më shumë naftë sesa të gjitha terminalet e tjera të eksportit të vendit së bashku.

Kjo dobësi njihet prej dekadash. Gjatë luftës Iran-Irak në vitet ’80, avionët irakianë bombarduan vazhdimisht ishullin Kharg në përpjekje për të paralizuar ekonominë iraniane.

2 vjet më parë, edhe Izraeli ka konsideruar sulme intensive, por deri tani goditjet kanë përfshirë impiante të tjera, duke lënë tubacionet e Kharg të paprekura.

Edhe pse sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme, terminali nuk u mbyll kurrë plotësisht.

Linja jetike e naftës së Iranit

Rëndësia e Kharg lidhet edhe me pozicionin e tij gjeografik. Shumica e fushave të naftës së Iranit ndodhen në jugperëndim të vendit dhe në pjesën veriore të Gjirit Persik. Nafta transportohet përmes tubacioneve drejt rezervuarëve dhe pikave të ngarkimit në ishull, ku cisternat gjigante mund të ankorohen në det të hapur për të marrë ngarkesën.

Kapaciteti i terminalit është shumë i madh: infrastruktura e ngarkimit mund të përballojë njëkohësisht disa supercisterna dhe të eksportojë disa miliona fuçi naftë në ditë. Për këtë arsye, Kharg konsiderohet nyja kryesore e eksporteve energjetike të Iranit.

Në rajon ndodhen edhe ishujt strategjikë Greater Tunb dhe Lesser Tunb, që mbikëqyrin rrugët detare të cisternave që hyjnë dhe dalin nga Gjiri Persik. Nga këto pozicione, forcat iraniane mund të kërcënojnë anijet me raketa, dronë dhe mjete të shpejta sulmi.

Neutralizimi i këtyre pikave do të mund të mbronte trafikun e cisternave dhe të ulte presionin mbi çmimet e energjisë. Por një goditje ndaj Kharg do të prekte drejtpërdrejt burimin kryesor të financimit të qeverisë iraniane.

Një lëvizje me rrezik të madh

Ideja për të kontrolluar burimin kryesor ekonomik të një shteti prodhues nafte ka precedent.

Më herët këtë vit, pasi forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolás Maduro, Washingtoni mori kontrollin mbi tregtinë e naftës së vendit duke interceptuar dhe ridrejtuar cisternat, duke lejuar eksportet vetëm drejt blerësve të miratuar.

Megjithatë, Kharg përfaqëson një objektiv shumë më të rëndësishëm, pasi Irani eksporton shumë më tepër naftë dhe kontrollon rrugë detare strategjike. Marrja nën kontroll e terminalit të eksportit mund të jetë më e lehtë sesa ndalimi i çdo cisternë që largohet prej tij, por një veprim i tillë do të ishte edhe shumë më përshkallëzues.

Një sulm apo pushtim i ishullit do të godiste drejtpërdrejt Iranit dhe mund të provokonte kundërpërgjigje ndaj infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik, ndaj rrugëve detare apo objekteve energjetike në rajon.

Çdo ndërprerje e operacioneve në këtë ishull mund të rriste ndjeshëm çmimet globale të naftës.

Për momentin, ishulli vazhdon të funksionojë normalisht. Sipas të dhënave të trafikut detar, cisternat kanë vazhduar të ngarkojnë naftë në ditët e fundit, edhe pse tensionet në rajon janë rritur. Por nëse Washingtoni vendos ta godasë, Kharg mund të shndërrohet nga linja jetike e naftës së Iranit në fushëbetejën kryesore të luftës ekonomike që po zhvillohet në Gjirin Persik.

5 mijë ushtarë gati, por Trump pret

Sipas raportimeve të fundit, Donald Trump ka mbajtur një qëndrim të ndërlikuar dhe të pasigurt për ishullin Kharg: ai ka përjashtuar për momentin një sulm të drejtpërdrejtë të forcave amerikane në Iran, por ka lënë të hapura të gjitha opsionet, duke krijuar një strategji të dyshimtë pritjeje dhe presioni.

Shtabi i 82-tës Divizionit Aerotransportues në Fort Bragg, me rreth 5 mijë ushtarë gati për mobilizim në pak orë, ka anuluar papritur pjesëmarrjen në stërvitje në Louisiana, një lëvizje që tregon gatishmërinë e forcave speciale, edhe pse nuk është saktësuar nëse do të përdoren për Kharg apo për detyra të tjera.

Sulmi, megjithatë, ka rreziqe të mëdha: Garda Revolucionbare mund të hakmerret duke sulmuar impiante saudite dhe të vendeve të tjera të Gjirit, duke përkeqësuar tronditjen e tregut të naftës.

Mesazhi iranian është i qartë: nëse ne nuk mund të shesim naftën, as ju nuk do të mundeni!

As CIA, as KGB se kapin dot Ed Ramën – Deklarata e Manjani zbulon pse ai nuk pyet për askënd

TIRANË – Në një analizë pa doreza në Euronews Albania, juristi dhe ish-ministri Ylli Manjani ka lëshuar deklarata shpërthyese lidhur me fuqinë politike të Edi Ramës dhe atë që ai e quan vullnet të Partisë Socialiste për të kontrolluar organet e drejtësisë.

Sipas Manjanit, teza e opozitës se Kryeministri është “peng” i faktorëve të brendshëm apo ndërkombëtarë është një gabim trashanik që tregon mosnjohje të karakterit të tij.

“As CIA e as KGB nuk e kapin dot”
Duke iu referuar akuzave se Rama mund të jetë i kapur, Manjani theksoi me forcë se një gjë e tillë nuk funksionon me të.

“S’ka as ambasador, as kryeministër, as CIA, as KGB-ja, as Dreqi i Mallkuar që e kap këtë njeri,” deklaroi ai, duke shtuar se ky është pikërisht “halli” i madh që ka zënë publikun, pasi Rama nuk mund të kontrollohet nga askush.

Ai madje e cilësoi Kryeministrin si “kokrrën e trimit” edhe përballë drejtësisë, duke hedhur poshtë idenë se ai vepron nën frikë.

Sulmi ndaj Reformës në Drejtësi
Pika më kritike e analizës së Manjanit ishte qëndrimi i Partisë Socialiste ndaj pavarësisë së gjykatave. Ai akuzoi PS-në se po dëshmon një vullnet të padiskutueshëm për të shkatërruar reformën në drejtësi, pasi tashmë hetimet po prekin vetë radhët e qeverisë.

Sipas tij, mbrojtja politike që iu bë një zëvendëskryeministreje tregon se partia po merr atributet e gjykatës.

“Vetëm gjykata ka pushtetin dhe kompetencën të gjykojë nëse dikush duhet apo jo të hetohet në gjendje arresti me burg,” theksoi Manjani, duke paralajmëruar se ky moment e lë drejtësinë në mëshirë të vullnetit politik.

Oligarkët vs. “Tendergjinjtë”
Manjani preku edhe temën e ndjeshme të “oligarkëve”, duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka oligarkë të vërtetë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ai i cilësoi ata si “tendergji” ose “legjenda” që luftojnë për paratë publike, duke thënë se i gjithë diskutimi ekonomik në vend sillet rreth pyetjes: “pse ja dhe atij e s’ma dhe mua”

Raporti me BE-në dhe Ndërkombëtarët
Lidhur me rrugëtimin evropian, u diskutua deklarata e Ramës se për Shqipërinë “nuk ka një plan B” përveç integrimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, sipas Manjanit, kjo mbetet pjesë e lojës politike ndërkohë që vullneti i brendshëm po shkon drejt kontrollit të sistemit.
Ky artikull është përgatitur bazuar në materialet e transkriptit të videos nga Euronews Albania

E fundit! Kërnohet me jetë milionerin, djalin e ish Kryeministrit të Shqipërisë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë në një ngjarje të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë ambienteve të televizionit. Sipas dëshmisë së tij, persona të maskuar, të armatosur dhe të pajisur edhe me shkopinj bejsbolli, të cilët lëviznin me një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, janë afruar në zonë dhe e kanë kërcënuar drejtpërdrejt.

Endri Meksi është djali i Aleksandër Meksit, një prej figurave të njohura të politikës shqiptare, i cili ka mbajtur postin e Kryeministrit të Shqipërisë në vitet 1992–1997, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në periudhën e parë pas rënies së komunizmit.

Në kallëzimin e depozituar pranë autoriteteve, Endri Meksi pretendon se nga automjeti kanë zbritur tre persona, të cilët kanë pasur një sjellje agresive dhe intimidiuese ndaj tij. Rrethanat e plota të episodit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Pas denoncimit, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë jo vetëm të vetë televizionit, por edhe të disa bizneseve përreth, me qëllim rindërtimin e itinerarit të autorëve dhe dokumentimin e lëvizjeve të tyre para dhe pas ngjarjes. Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë është konstatuar se automjeti tip “Audi” i bardhë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së Saukut.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar identitetin e personave që ndodheshin në mjet, si edhe për të kuptuar motivet e mundshme të këtij kërcënimi. Deri në këtë fazë, nuk ka ende persona të ndaluar, ndërsa pritet që analizimi i plotë i pamjeve filmike dhe veprime të tjera procedurale të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./FAKTOR.AL

“Lirisë dhe demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu: Po vjen një rend i ri botëror, ja cdo ndodhe me Shqipërinë!

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Bordin e Paqes të krijuar nga Presidenti Trump, duke e konsideruar një nismë, që dëshmon fundin e rendit aktual botëror, që bazohet në liri, demokraci dhe ligjin ndërkombëtar.

“Librat mbrapa e kanë humbur vlerën, edhe ato që janë në sirtar, edhe lexiemt e mia 35 vjet. Koncepti liberal demokratik po shkatërrohet para syve tanë. E dyta, disa vite më herët, si njeri që ka dashur drejtësinë, konceptin institucional, do të më vinte keq kushdo që do të ishte sot në Bordin që nënshkruhej në Davos. Por kjo është dëshirë.

Do të më vinte keq kur dikush do të ishte pjesë e asaj strukture një vit më herët, pasi koncepti im për liri, demokraci, barazi, e pashë që sot, e ka marrë njëfarë fundi.

Tani të kthehemi te ajo jashtë dëshirave të mia, po ballafaqohemi me një gjë konkrete, brutale, një rend botëror të ri, i cili fillon me këto terminologjitë, titujt, Bordi i Paqes e të tjera, por po bëhet një prerje me të kaluarën dhe paradigma e ardhshme nuk ka lidhje me OKB, me barazinë mes shteteve, as me lirinë, që përcaktohet me instrumentet e drejtëesisë dhe insitucioneve. Po kthehemi te shekulli 19 por me fillesa të epokës ku i forti përcakton çfarë është e rëndësishme.

Për faktin që kemi një president që nuk ka mëshirë për konceptet e ndërtuara për 50 vjet, projekti i tij MAGA, koncepti dhe dëshira për një perandori që kërkon ti rikthejë fuqinë, duke eleminuar konceptet europaine, kemi prekur aty në studio, që edhe Kina edhe Amerika edhe Rusia, të gjitha vlerat evropiane, po i shtypin dhe po i bëjnë gati të papërdorshme. Ne duhet të ballafaqohemi me këtë sistem, Amerika dhe Kina që ndajnë interesat, ska nevojë me pas dije, është leximi i logjikës politike dhe një gjys perandorie, Rusia. Nuk po e prekim, një perandori të madhe si India, pasi nuk kanë interesa të ballafaqohen me dy miliardë njerëz”, tha Haxhiu.

“Rama ka 4 depozita” të mëdha, Ahmetaj zbulon se si kryeministri bën paratë dhe kush janë ato që ia “mbajnë”

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka ndërtuar brenda shtetit disa “depozita” për interesa kriminalo-financiare.

Në intervistën e tij në Syri TV, Ahmetaj ka përmendur me emra institucione dhe zyrtarë të lartë që sipas tij mbrohen politikisht për shkak të rolit që luajnë në këtë skemë.

Arben Ahmetaj: Edi Rama ka krijuar organizatës katër depozita të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me Plaçkicën, AKSHI, kopshti privat i tij, dhe shtatë-tetë vitet e fundit shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër siç e diskutuam, edhe për ëh tagmën e tokave. Ju e dini, unë ju tregova. Thotë, në emailin tim, 1000 Nesti Angoni dërgojnë denoncime.

-Pra ju po thoni, Erjon Veliaj, Belinda Balluku, AKSHI dhe Ogerta Manastirliu janë…

Ahmetaj: Janë depozita. Kjo është arsyeja, kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte një organizatë.

Gjatë një tjetër interviste në Syri TV, Ahmetaj u shpreh se prej vitesh ka luftuar kthimin e vendit në një republikë narko-trafikante dhe se për këtë disponon dosje dhe dokumente.

Arben Ahmetaj: Unë kam këtu dosjet edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur, kthimin e Shqipërisë në një republikë narko-trafikante. Që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të Tatimit të Vlerës së Shtuar, në dorë të privatëve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve. Siç janë të dhënat personale. E di ti, zoti Peka, çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri? Përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka, ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Por policisë është e përfshirë, kupola e policisë. Nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo. A janë futur duart në TIMS? Po mo. A, një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po. A janë përdorur këto të dhënat personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.

Kapi Β URRlN duke e b. ërë me nënën e saj në diύαn: Habit g rυaja me νeρrimin e saj

Një histori dashurie mund të jetë aq e bukur, por edhe mund të përfundojë në mënyrë të hidhur.

Kjo është historia e një gruaje, e cila historia e saj e martesës nuk përfundoi mirë.

Ajo e donte shumë burrin e saj, por dashuria mund të kthehet shumë shpejt në urrjetje dhe zemërim.

Gruan në fjalë e tra/dhëtoi i shoqi dhe me e keqja është se ai kishte lidhje me nënën e tij biologjike.

Gruaja me emrin, Lori Lavoie tregoi se e kapi burrin e saj Tony Lavoie dhe nënën e saj, Cheryl Lavoie, duke e bërë në krevatin e saj martesor.

Ata të tre jetonin bashkë dhe një ditë ajo i kapi duke e bërë dhe në divan.

Pasi i pa u mbyll në dhomë dhe mori në telefon po licinë dhe u tregoi se se çfarë kishte ndodhur.

Më pas poli cia i ka arr estuar.Më pas Lori e tregoi të gjithë historinë në rrjetet sociale dhe mes rreshtash kishte shkruar, po të ishit ju në vendin tim çfarë do kishit bërë.

Pësoi arrest kardiak në aeroport, ndërron jetë ish-drejtori sportiv i Vllaznisë

Ka ndërruar jetë ish-drejtori sportiv, Engin Firat. 55-vjeçari pësoi arrest kardiak në aeroportin e Stambollit, mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas rapòrtimeve nga Turqia, Firat shfaqi probleme shëndetësore në aeroport, të cilat u përkeqësuan dhe sollën ndarjen nga jeta të turkut.

Engin Firat u bë i njohur në Shqipëri, pasi në sezonin 2018-2019, ishte drejtor sportiv te Vllaznia.

Pas kësaj, ai vazhdoi eksperiencën si trajner te Moldavia, ndërsa më pas drejtoi edhe kombëtaren e Kenias.

Për këtë ndarje nga jeta, ka reaguar edhe klubi i Vllaznisë, nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Me keqardhje mësuam ditën e sotme, ndarjen e parakohshme nga jeta pas një arresti kardiak të ish- drejtorit sportiv të klubit tonë, Engin Firat.

Në këto momente të dhimbshme, Vllaznia i qëndron pranë familjes dhe të të dashurve të tij duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Engin Firat”, shkruan klubi.