TR AGJEDl! D igjet banesa, fIαkët marrin j ¤tën e nënës dh e tre fëmijëνe, dyshohet se gjithçka nisi nga një…

Një ngjarje tragjike ka trondìtur komunitetin në Bootle, Merseyside, në Angli, ku një nënë 36-vjeçare dhe tre fëmijët e saj kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.

Viktimat janë identifikuar si Elisha Brabin, 36 vjeçe, dhe fëmijët e saj Leo, 16 vjeç, Ellis, 8 vjeç dhe Prudence, 7 vjeçe. Të katër u gjetën pa shenja jete nga zjarrfikësit në një dhomë gjumi në katin e sipërm të banesës në Stone Square.

Shërbimet e emergjencës u alarmuan rreth orës 03:45 të së martës, më 22 shtator. Një person i pestë u dërgua në spital, pasi kishte pësuar djegie.

Hetimet paraprake të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Merseyside kanë përcaktuar se zjarri dyshohet se nisi pas një incidenti elektrik, që shkaktoi atë që njihet si “thermal runaway” në një bateri litium-jon. Ky proces mund të shkaktojë një rritje të pakontrolluar të temperaturës dhe përhapje shumë të shpejtë të zjarrit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se në cilën pajisje ndodhej bateria. Megjithatë, bateritë litium-jon përdoren gjerësisht në pajisje të ndryshme elektronike, përfshirë biçikletat dhe skuterët elektrikë.

Drejtuesi i parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës, Kev Johnson, tha se shpejtësia dhe intensiteti i flakëve e bënë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës.

Autoritetet kanë përsëritur thirrjen për qytetarët që të përdorin vetëm bateri dhe karikues të rekomanduar nga prodhuesit. Ata këshillojnë gjithashtu që një bateri të mos përdoret më nëse fryhet, lëshon erë të pazakontë, nxjerr tym, bën zhurma të çuditshme ose nuk karikohet normalisht.

Sipas të dhënave të shërbimit zjarrfikës, në Merseyside janë regjistruar 150 zjarre të lidhura me bateritë litium-jon që nga prilli 2023 deri në gusht 2026. Në këto incidente kanë humbur jetën pesë persona.

Familjarët e Elishës e kanë kujtuar atë si një nënë të përkushtuar, duke thënë se fëmijët ishin qendra e jetës së saj. Për tre fëmijët, familja shprehet se ishin jashtëzakonisht të dashur dhe se humbja e tyre ka lënë një dhimbje të pakompensueshme.

Ndërkohë, komuniteti lokal është mobilizuar për të ndihmuar familjen. Një fushatë për mbledhjen e fondeve ka grumbulluar më shumë se 12 mijë paund, ndërsa fqinjët kanë treguar se tentuan të ndërhynin vetë gjatë momentit të zjarrit, duke kërkuar mënyra për të hyrë në banesë dhe për të shpëtuar familjarët.

Në vendin ku ndodhi tragjedia janë vendosur lule, qirinj, lodra dhe fotografi, si homazh për Elishën dhe tre fëmijët e saj.

Ηabit këngëtαrja e njohυr: Ρërdor Ιodra s..si për …

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus njihet për deklaratat b0mbë apo dhe për sjelljet që shpesh e vendosin në qendër të vëmendjes së medìave.

Vetëm së fundmi, 28 vjeçarja i ka habitur të gjithë, teksa ka rrëfyer se përdor Ιodra se-si për të zbukuruar shtëpinë.

Në një intervìstë për “Barstool Sports” në “Sirius XM”, Miley tha se i blen lodrat e se-si për t’i përdorur vetë, por përfundon duke i përdorur si dekor.

“I blej për veten, por përfundoj duke i përdorur për dizajn të brendshëm. Se-si dhe dizajni i brendshëm janë shumë të lidhur bashkë”, u shpreh këngëtarja.

“Edi Rama më kërkoi 20 % për lejen” – 19 vite më pas, kryeministri i firmos lejen Hajredin Fratarit për “geto” në Yzberisht!

Në pranverën e vitit 2007, në prag të zgjedhjeve lokale të atij viti, një biznesmen do të akuzonte drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se kërkonte 20 % për të firmosur leje ndërtimi. Akuza e rëndë u bë në atë kohë nga Hajredin Fratari, një biznesmen pranë të djathtës, madje vajza e tij kandidoi për deputete me PD-së, por me kalimin e kohës dhe kur në “lojë” hyri edhe prokuroria, ai tërhoqi akuzat.

Ndërkohë, dy personazhet u “përplasën” edhe në vitin 2014, kur një vit pasi PS-ja erdhi në pushtet, biznesmeni Fratari u arrestua me akuzën e ndërtimit të paligjshëm, i akuzuar se po ndërtonte një pallat në zonën e Selitës pa asnjë leje. Sërish ndalimi shkaktoi reagime nga Partia Demokratike, e cila tha se ndalimi i Fratarit erdhi për shkak të “hakmarrjes” së kryeministrit Edi Rama.

Por, nuk përfundojnë këtu “përplasjet” mes Ramës dhe Fratarit, pasi emri i të dyve figuron në një super leje të firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, në zonën e Yzberishtit. Dokumentet e hulumtuara nga Vox News hedhin dritë mbi një “bashkëpunim” mes Ramës dhe Fratarit, i pari si pronari i firmës ndërtuese dhe i dyti si kreu i KKTU-së.

“Edi Rama më kërkoi 20 % për lejen” - 19 vite më

Faksimile: Leja e KKTU-së për ndërtimin e kompleksit në zonën e Yzberishtit, në Tiranë

Sipas dokumenteve, javët e fundit është zbardhur një tjetër leje për masive të stërmëdha betoni në zonën e Yzberishtit, ku në një sipërfaqe tepër të vogël, do të ngrihen disa “qytete”, në formë geto.

Vox News ka mësuar se, akuzat e para 19 viteve janë hedhur në “kosh”, teksa kompania e Hajredin Fratarit, do të ndërtojë një “kompleks rezidencial, shërbime, qendër biznesi dhe hoteleri (Riverway City), me 1, 2, 15-21, 23, 27 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në njësinë administrative Kashar, rruga “Pjetër Bogdani”.

“Edi Rama më kërkoi 20 % për lejen” - 19 vite më

Në foto: Zona ku do të ndërtohet “qyteti” i Hajredin Fratarit, me sipërfaqe 4.5 hektarë

Subjekti zhvillues quhet shoqëria “FRATARI CONSTRUCTION 1990” në pronësi të biznesmenit të moshuar.

“Zona në studim pozicionohet në Kashar, me përdorim multifunksional që ndodhet rreth 4.5 km në perëndim të qendrës së qytetit të Tiranës, rreth 200 m nga autostrada Tiranë-Durrës. Parcela prej afro 4.5 hektarë ka një formë gati kuadratike përkufizuar me rrugë nga të katërta orientimet. Në orientimin verior kuadrati i parcelës përkufizohet me lumin Lana ndërkohë nga ai Jugor me Bulevardin e Yzberishtit”, thuhet në dokument.

“Edi Rama më kërkoi 20 % për lejen” - 19 vite më

Në foto: Kullat e larta deri në 27 kate që do të ngrihen në zonën e Yzberishtit, nga biznesmeni Hajredin Fratari

Në të njëjta dokumente përcaktohet se projekti i “Riverëay City” është planifikuar të realizohet në një periudhë kohore, e cila do të mund të përfshijë ndërtimin e infrastrukturës specifike në zonë, hoteleve, rezidencave, objekteve dhe hapësirave rekreative.

“Riverway City koncepton një zhvillim që strehon afërsisht 3,500 banorë. Me fjalë të tjera: do të jetë një lagje e plotë e qytetit që përmban kryesisht njësi banimi me të gjitha lehtësitë përkatëse, si dhe një strukturë hotelerie të shtrirë me rreth 70,000 m² shërbime, kryesisht në katin përdhe. Është një lagje urbane dhe komunikuese e qytetit, ku hapësirat publike, brezi i parkut buzë lumit, oborret qendrore të qytetit, sheshet e lagjeve, veprojnë si hapësira sociale”, thuhet në dokumente.

Të gjitha janë dëshmitarë se si kanë përfunduar kullat e Hajredin Fratarit në Laprakë, Yzberisht apo në Komunën e Parisit. Duket se, edhe kompleksi i fundit, mund të kthehet në një geto të mirëfilltë, pasi dendësia e banorëve do të jetë tepër e madhe.

Vox News

Detaje të reja/ ZbuIohen personazhet në videot e Gys Agasit, mes tyre edhe Hati Brika

Identifikohen të tjerë personazhe, të cilët kanë frekuentuar zyrën e Gys Agasit, disa nga të cilët shfaqen edhe në pamjet filmike që disponon SPAK-u. Sipas burimeve, në regjistrimet e gjata audio dhe video nga sistemi i përgjimit që Ergys Agasi kishte montuar vetë në zyrën e tij, shfaqet edhe influencierja Hatixhe Brika (Hati), e njohur për jetën lulsoze dhe të ardhura me burim të dyshimtë.

Në verën e vitit 2025, një prokuror i SPAK, pjesë e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar dhe i vlerësuar për operacionet kundër grupeve kriminale, mësohet se është shfaqur me Gys Agasin në Palasë. Nuk dihet nëse i ka ofruar Agasit të dhëna hetimore, ndërsa ka dyshime se prokurori mund të jetë shantazhuar.

Në videot e Gysit mësohet se shfaqet edhe një gjyqtare e GJKKO, e cila duket se ka vendosur në siklet Altin Dumanin, prokurorin e çështjes. Gysin e ka takuar edhe gjyqtarja e famshme I. R.

Verën e vitit 2025, me Gys Agasin në Palasë është shfaqur edhe gazetari Elvi Fundo. Sipas burimeve, Agasi dhe Fundo janë filmuar nën një çadër, shumë miqësorë dhe duke konsumuar alkool, pas një fushate sulmesh mediatike të Fundos ndaj Agasit. Strukturat që i kanë monitoruar kanë dyshime se Fundo është mburrur tek Agasi për ndikimin e pretenduar të tij tek prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, shfaqet jo vetëm në videot e Gys Agasit, por është monitoruar edhe në restorante në periferi të Tiranës me Agasin. Përpos ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në videot e Agasit mësohet se shfaqet edhe ish ish-drejtoresha S. Q.

Të paktën 20 drejtoresha, ish drejtoresha dhe drejtorë të tjerë kanë hyrë në zyrën e Agasit në ish Bllok, zyrë e cila për disa kohë ka pasur fuqinë e paradhomës së kryeministrit. Në shfaqjen e shumicës së këtyre personazheve nuk ka asgjë të paligjshme.

Dy zonja të hijshme të PD-së, njëra ish deputete, shfaqen në videot e Agasit. Njëra prej tyre, e cila e kundron Berishën me aq ëmbëlsi, në një rast, është ndeshur me Çim Pekën në derën e zyrës Agasit, ajo duke hyrë dhe Peka duke dalë. Çim Peka mësohet se ka shërbyer si interlokutor mes Shkëlzen Berishës dhe Gys Agasit.

Ish drejtori i Policisë, Ilir Proda mësohet se raportonte sistematikisht para Gys Agasit. Me Agasin shfaqet edhe biznesmeni L. L., i cili kërkonte të zgjidhte hallin e bllokimit të një investimi në jug të vendit për shkak të pretendimeve mbi pronat. Ai gati se nuk humbi edhe atë që kishte arritur.

Më i zhgënjyeri nga bashkëpunimi me Gysin është Klod Allajbeu, i cili e akuzon se i tjetërsoi pronat në Hipotekë, duke i kaluar në emrin e tij. Nga planet ambicioze për biznes, Gysi dhe Klodi kaluan në kërcënime. Madje thuhet se Klodi i ka shpëtuar për një fije fatit të Gerond Meçes. Konflikti për pronësinë e EQUOS Resort vijon të jetë i hapur.

Gys Agasi u shndërrua në një Grigori Rasputin pranë pushtetit të Edi Ramës. Ndryshe nga Rasputin i cili pretendonte se kishte aftësi shëruese, duke i diktuar kështu Carit emërime të rëndësishme, Agasi kishte aftësi për të zgjidhur halle karriere, biznesi dhe në disa raste edhe zemre./Prapaskena

“Ra numri i vràsjeve…”/ Artan Hoxha: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, komunikonte vetëm me shefin që merrej me krimin e organizuar

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Top Story” me Grida Dumën ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e emërimit dhe funksionimit të drejtimit të SHISH, duke e vendosur përgjegjësinë te kryeministri Edi Rama.

“Ti e nise me pyetjen, e kujt është përgjegjësia. Është e atij që erdhi në Rinas. Ne e dimë shumë mirë, aq sa e njohim, ai nuk e jep dorëheqjen. Sa më shumë të shtohen skandalet, ai nuk e jep dorëheqjen. Përgjegjësia thashë është e kryeministrit, atë zonjën e ka patur këshilltare dhe e vuri të SHISH. Tha se nuk flas direkt. Shërbimi sjell informacion dhe ti thua vlen apo jo. E kur diçka nuk shkon, thua çfarë po ndodh. Jemi në NATO dhe kemi objektivat që vijnë. Dhe kemi objektivat tona”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, Vlora Hyseni ka prishur piramidën drejtuese të SHISH dhe kur Ergys Agasi pati pushtet, ra numri i vrasjeve.

“Gjatë shërbimit të vet nuk kishte një dysh. Ndërsa Ergysi nuk është as biznesmen dhe as gangster. Është nga një familje shumë e mirë. U vendos të kishte një pikë mes krimit dhe shtetit, Gysi nuk vlen një lek pa e mbështetur ata poshtë dhe imunitetin nga ai lart. Kur del avokati i vet thotë që zyrtarisht nuk ka patur asnjë rol zyrtar. Miratim nga lart dhe propozim nga poshtë. Kur flet me Gysin ki parasysh se është një strukturë nga pas. Ra numri i vrasjeve, pse? Se ai kishte pushtet. Nga i buron kjo fuqi? Koordinatori i tretë mes krimit dhe shtetit”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, Vlora Hyseni e ka marrë pasaportën shqiptare në vitin 2016.

“Ka ardhur një listë nga Kosova dhe mes 10 personave ka qenë dhe ajo. Nuk i ka plotësuar kushtet, por i është dhënë për një arsye shtetërore. Para se të bëhej nën drejtoreshë në Kosovë. Kur u ndryshua pushteti në Kosovë. Ca kriteri kishim ne? Kryeministri e mori këshilltare, edhe aty ka kritere. Ky vend ka plot njerëz të shkolluar brenda dhe jashtë për të qenë në atë pozicion. Zgjedhje direkte nga kryeministri. Duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ndoqe kriteret dhe nuk pyete askënd. Aty u njoh me Agasin, se ai punonte në kryeministri”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se Hyseni kur u bë drejtoreshë nuk pati një të dytë dhe bënte takime me ato të krimit të organizuar.

“Pse shkoi zonja Hyseni në këtë lloj historie? Kur u bë drejtoreshë e Shërbimit nuk la numër dy, krijoi një lidhje direkte dhe bënte tre takime në ditë me një nga shefat kryesorë që merrej me krimin e organizuar. Pse me krimin e organizuar dhe pse duhej kaq shpesh ky kontakt? Krijoi një rreth të ngushtë. Mori sekretaren e bëri direkt këshilltare. Ajo në shërbim shmangu komunikimin standard”, tha Hoxha.

Belinda Balluku sfidoi SPAK – Dëshmịtë e Fiks Fare vërtetuan se masa e “pezullimit nga detyra” nuk u zbatua

Investigimi i transmetuar nga Fiks Fare nuk ngre vetëm një çështje politike për ndikimin që Belinda Balluku mund të vazhdojë të ketë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai ngre një çështje shumë më serioze se çfarë ka ndodhur në praktikë me masën e sigurisë “pezullim nga detyra” të vendosur ndaj saj nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Më 19 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj Ballukut masën “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, konkretisht nga funksionet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. SPAK njoftoi se masa u ekzekutua më 20 nëntor.

Dhe ligji është i qartë për kuptimin e kësaj mase. Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me detyrën publike nga e cila është pezulluar.

Balluku e kundërshtoi masën në gjykatë. Por më 16 korrik 2026, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit të saj kundër vendimit të Apelit të Posaçëm.

Pra, juridikisht, pezullimi nuk ishte një deklaratë politike dhe as një këshillë që mund të zbatohej sipas dëshirës. Ishte një masë gjyqësore.

Pikërisht këtu merr një tjetër peshë investigimi i Fiks Fare. Nga bisedat e transmetuara prej emisionit, drejtues institucionesh në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës flasin për Ballukun sikur ndikimi i saj të mos ishte ndërprerë. Shprehje të tilla si “nëse Bela çon emrin…”, referenca ndaj saj si “shefja”, apo metafora “ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo”, sipas materialit të Fiks Fare, krijojnë perceptimin e një strukture ku ministrja mund të jetë larguar nga zyra, por jo domosdoshmërisht nga mekanizmi i ndikimit.

Nuk bëhet më vetëm fjalë nëse ish-vartësit vazhdojnë ta respektojnë apo ta konsiderojnë figurë me peshë politike. Çështja është se Balluku ka ndërhyrë konkretisht pas pezullimit në emërime, punësime, orientimin e drejtuesve apo vendimmarrjen e institucioneve që më parë kishte nën varësi.

Nëse provohet një gjë e tillë, atëherë SPAK do të kishte përpara një pyetje konkrete juridike: a është ushtruar de facto aktiviteti nga i cili gjykata e kishte pezulluar?

Sepse një ministër nuk ushtron detyrën vetëm duke firmosur dokumente nga zyra e ministrit. Pushteti administrativ mund të ushtrohet edhe përmes telefonatave, mesazheve, orientimeve, rekomandimeve për emërime apo ndërhyrjeve te vartësit. Por që kjo të konsiderohet shkelje e masës së sigurimit, duhen prova konkrete për veprime të Ballukut; deklaratat e drejtuesve të regjistruar nga Fiks Fare, të marra të vetme, nuk e provojnë juridikisht këtë.

Kjo është arsyeja pse materiali i Fiks Fare mund të ketë interes edhe për SPAK.

Kush ka dhënë udhëzime pas pezullimit? Kush ka propozuar emra? A ka pasur komunikime të Ballukut me drejtuesit e institucioneve dhe, nëse po, për çfarë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të përcaktonin nëse Balluku e ka shkelur “masën e sigurisë”, dhe kjo do të detyronte SPAK të caktonte një tjetër masë më të rëndë, që çuditërisht ende nuk e ka bërë.

Vox News

Lëvizte me makinë në trotuar dhe pamjet i hodhi në TikTok, gjobë 60 mijë lekë për shoferin në Berat. I hìqet dhe patenta (VIDEO)

Një drejtues automjeti është gjobitur me 60 mijë lekë nga Policia Rrugore në Berat, pasi u filmua duke lëvizur me makinë mbi trotuar.

Pamjet e shkeljes së rëndë u publikuan në rrjetin social TikTok, ku shihet automjeti teksa qarkullon në një zonë të frekuentuar nga këmbësorët.

Pas publikimit të videos, Policia Rrugore e Beratit nisi verifikimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit. Shoferi, i identifikuar me inicialet I. L., u shoqërua në komisariat, ku iu nënshtrua procedurave të mëtejshme.

Përveç gjobës, atij iu tërhoq edhe leja e qarkullimit, pasi automjeti rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Njoftimi i policisë

Berat/Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.

Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.   

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.   

Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.    

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112.

VIDEO

https://rumble.com/v7g4tm6-berat-lvizte-me-makin-n-trotuar-gjobitet-me-60-mij-lek-dhe-i-trhiqet-leja-e.html

Tirana “zien” për Iargimin e kryeministrit RAMA, por BE vendos ndryshe: Në 6 tetor…

E ndërkohë Tirana e politikës dhe medias zien për skandale, Evropa përgatit një skenar tjetër. Për Shqipërinë, Ukrainën, Malin e Zi dhe Moldavinë po harton një udhërrëfyes special për integrimin në Bashkimin Europian.

Dokumentet do të përcaktojnë hapa specifike me afate kohore për të përfunduar procesin e negociatave të anëtarësimit me BE, raporton Politico.

Kjo qasje e re e Brukselit, sipas zyrtarit që ka folur për Politico, për të katër vendet, konsiderohet si një hap për kandidatët që kanë avancuar më shumë dhe që do të marrin një afat konkret për të ecur përpara drejt anëtarësimit.

Dokumentet mendohet të nënvizojnë rëndësinë e reformave dhe kohën se kur duhet të përmbushen grupkapitujt.

Nën planin e Komisionit Europian, këto afate duhet të përcaktojnë jo vetëm kur do të plotësohen kërkesat nga vendet kandidate, por edhe angazhimi I vendeve të BE prej nga varet procesi I anëtarësimit.

Një zyrtar I Komisionit konfirmoi se dokumentet po përgatiten. Sipas zyrtarëve do të vendosen prioritete, afate dhe rezultate specifike për të ndihmuar kandidatët më të avancuar për të plotësuar reformat.

Në këtë fazë, plani nuk do ti ofrohet Kosovës, Maqedonisë së Veriut, apo Bosnje Hercegovinës. I njëjti format nuk planifikohet për Gjeorgjinë, Turqinë apo Serbinë, ku integrimi po has probleme.

Në të njëjtën kohë, BE po risheh politikat e veta në përgatitjen e zgjerimit në të ardhme. Propozimi nënvizon integrimin gradual për vendet kandidate nëpërmjet përfitimeve ekonomike, dhe aksesin në projekte të përbashkëta që varen nga progresi në reforma.

Ky dokument pritet të prezantohet zyrtarisht në datën 6 tetor. Për kujtesë, Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se pretendimi i Zelenskit që Ukraina të bashkohet me BE në 1 janar 2027, është jorealist. Ai shtoi se nuk mendon se do të ketë anëtarë të rinj përpara vitit 2028.

Deklaratat e ambasadores amerikane në Athinë trazojnë politikën greke

Partitë opozitare në Greqi i kanë kërkuar qeverisë të japë shpjegime pas një raportimi të “Wall Street Journal”, sipas të cilit ambasadorja amerikane në Greqi dyshohet se ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kishin qenë të përfshira në rrëzimin e qeverisë së Rumanisë dhe se mund të bënin të njëjtën gjë edhe në Greqi.

Sipas “Wall Street Journal”, ambasadorja amerikane Kimberly Guilfoyle dyshohet se i bëri këto deklarata gjatë një darke në muajin mars, ku merrnin pjesë zyrtarë grekë dhe amerikanë.

Duke iu referuar rrëzimit të pritshëm të qeverisë së qendrës së djathtë të Ilie Bolojan në Rumani, Guilfoyle dyshohet se i tha ministrit grek të Energjisë, Stavros Papastavrou, se Shtetet e Bashkuara kishin qenë të përfshira në largimin e saj nga pushteti.

“Ne mund t’ia bëjmë këtë çdo vendi që duam. Mund ta bëjmë edhe këtu”, citohet të ketë thënë Guilfoyle, sipas një personi që kishte marrë pjesë në darkë dhe personave të tjerë që ishin informuar më pas për incidentin.

Sipas burimeve të gazetës, Papastavrou iu përgjigj se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta zëvendësonin qeverinë greke, pasi ajo ishte zgjedhur nga populli. Avokati i Guilfoyle e ka kundërshtuar versionin e bisedës të paraqitur nga “Wall Street Journal”.

“Qeveria, dhe konkretisht ministritë kompetente të Punëve të Jashtme dhe të Mjedisit dhe Energjisë, janë të vetmet që kanë autoritetin për të dhënë çdo shpjegim të nevojshëm dhe për t’iu përgjigjur vërtetësisë së raportimit të publikuar”, deklaroi PASOK në një njoftim për shtyp.

“Greqia është një demokraci e pavarur dhe sovrane dhe ka për detyrë të veprojë si e tillë në çdo rast dhe ndaj të gjitha palëve, pa përjashtim”, shtoi partia.

Aleanca e së Majtës Greke (ELAS) i cilësoi deklaratat e pretenduara si “të paprecedenta dhe të papranueshme”.

“Qeveria vazhdon të heshtë, pa e konfirmuar dhe pa e mohuar incidentin. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje qeverisë Mitsotakis t’i sqarojë menjëherë popullit grek nëse incidenti në fjalë ka ndodhur vërtet; nëse po, përse është mbajtur i fshehtë që prej muajit mars; dhe nëse, dhe në çfarë mënyre, ka reaguar qeveria.”

Edhe SYRIZA deklaroi se zbulimet “janë jashtëzakonisht serioze dhe qeveria nuk mund të vazhdojë të heshtë”.

“Nëse janë të vërteta, nuk kemi të bëjmë me një incident të thjeshtë diplomatik, por me një cenim të vetë sistemit qeverisës të vendit”, deklaroi partia.

SYRIZA i kërkoi gjithashtu qeverisë të shpjegojë përse këmbëngul në promovimin e Korridorit Vertikal të Gazit dhe në “rritjen e mëtejshme të varësisë së Greqisë nga LNG-ja amerikane”.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) deklaroi se qeveria “mban një përgjegjësi të rëndë”, duke iu referuar edhe vizitës së pritshme në Greqi, brenda pak ditësh, të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Sipas KKE-së, vizita synon avancimin e mëtejshëm të planeve amerikane në rajon dhe rinovimin e marrëveshjes strategjike Greqi-SHBA.

Guilfoyle ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e Korridorit Vertikal të Gazit, një projekt rajonal infrastrukture që synon transportimin e gazit nga Greqia, përmes Bullgarisë dhe Rumanisë, drejt Europës Qendrore dhe Lindore, si një alternativë ndaj gazit rus. (Ekathimerini)

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 29 Shtator 2026

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite goxha te mire sot. As qe mendohet te ketë kriza, kështu qe do dashuroheni si ta ndieni. Beqaret do e takojnë princin e kaltër ne momentin qe me pak e presin. Ai do jete jo vetëm simpatik, por edhe me personalitet te forte. Me financat nuk do i keni punët shume mire, megjithatë nuk do dorëzoheni deri ne fund.

Demi

Dite mjaft e qete dhe e mendshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente te këndshme me partnerin dhe emocionet do jene te pafundme. Beqaret duhet te maten mire para se te hedhin hapa sepse jo çdo gjë mund te ece ashtu si ata duan. Gjendja e financave do filloje te stabilizohet pak nga pak. Kjo fale maturisë suaj, por edhe fale ndihmës se familjareve.

Binjaket

Planetët do jene pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka ka për te ecur ashtu si e keni ëndërruar. Kënaqësitë do jene te pafundme. Beqaret do jene te pamatur dhe mund te bëjnë gabime te mëdha. Ne vend qe ta ndryshonin jetën për mire do futen ne probleme. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

Gaforrja

Dite mjaft e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, Here do keni debate dhe here do dashuroheni pa kushte me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Vetëm ne këtë mënyrë mund te kenë ndryshime. Saturni do jete i pozicionuar keq ne sektorin e financave dhe problemet do jene te shumta.

Luani

Do jeni me sensuale dhe me te përkujdesur se kurrë sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Ne çdo moment do e dashuroni ndryshe nga me pare atë. Beqaret do kënaqen ne praninë e miqve dhe as qe do e ndiejnë nevojën për te ndryshuar status. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjithçka do ndryshoje rrënjësisht.

Virgjeresha

Bashkëpunimi ne çift do jete goxha i mire sot. Do ndiheni te qete dhe do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do mbeten serish vetëm sepse mundësitë qe do iu jepen nuk do jene aq te mira. Prisni edhe disa kohe. Financat do jene delikate. Shmangni çdo lloj shpenzimi sepse përndryshe mund te keni vështirësi te mëdha. Duhet te mendoni edhe për te ardhmen.

Peshorja

Surprizat do jene te shumta ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni edhe me mire pranë partnerit dhe nuk do doni te ndaheni asnjë moment prej tij. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme. Do bëjnë mire te mos pranojnë çdo lloj ftese sepse mund te përballen me probleme. Ne planin financiar duhet te zgjidhni problemet me te mëdha e me pas te riorganizojnë gjithë gjendjen.

Akrepi

Jeta ne çift do jete si një ëndërr gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione te vazhdueshme pranë partnerit tuaja dhe do e dashuroni akoma me tepër jetën. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe te qëndrueshme. Ne planin financiar Venusi do ju shtyje te tregoheni te paarsyeshëm. Priten tronditje te mëdha, prandaj bëni kujdes.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do jete harmonike fale mbështetjes se madhe te planetëve. Do I qëndroni pranë ne çdo çast partnerit dhe do i mbani zgjuar ndjenjat. Beqaret ka rrezik te përballen me zhgënjime te mëdha nëse nuk tregohen te kujdesshëm. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se kurrë me pare. Do kryeni investime te rëndësishme.

Bricjapi

Sot do iu jepet mundësia t’ia provoni edhe njëherë tjetër dashurinë atij qe keni ne krah. Mbrëmja do jete me emocionuesja dhe me pasionantja për ju. Beqaret do tërhiqen njëkohësisht nga shume persona dhe nuk do dine ke te zgjedhin për ta pasur ne krah. Ne planin financiar do merrni masa te rrepta ne mënyrë qe gjendja te filloje te stabilizohet.

Ujori

Për pjesën me te madhe te çifteve, sot do jete një dite e qete. Për çdo gjë do flisni hapur me partnerin dhe nuk do mbani te fshehta. Beqaret nuk do jene shume te vëmendshëm dhe nuk do përfitojnë sa duhet nga ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene me te qëndrueshme duke qene se do merrni paratë qe iu kishin marre kohe me pare hua.

Peshqit

Do jeni shume te gëzuar sot fale një propozimi interesant qe do ju beje partneri. Do ju duket sikur gjithçka do jete si neper ëndrra për ju. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane prandaj nuk do kërkojnë me ngulm ndryshime. Ne planin financiar do I zgjidhni një nga një te gjitha problemet dhe do ndiheni mire. Miqtë do ju gjenden gjate gjithë kohës pranë.