Detaje të reja/ U martua me një ruse për të fshehur të shkuarën, si ra në rrjetën e SPAK ‘bosi i bosave’ SaIvatore Aliu!

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku Interpol Moska ka njoftuar Interpol Tiranën, se kishte ndaluar një person Shqiptar i lançuar në sistem me pullë të Kuqe për “trafik droge” dhe “organizatë kriminale”.

Mësohet se Shpëtim Aliu, pas problemeve që pati me Drejtësinë Shqiptare në muajin qershor 2026 është larguar nga Dubai në drejtim të Moskës në Rusi, me shpresën për ti shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga autoritetet e Dubait dhe ekstradimit më pas në Shqipëri, siç ka ndodhur me rastet e tjera.

Aliu ka shfrytëzuar këtë lëvizje për shkak të lidhjeve që ka pasur me një shtetase Ruse, më të cilën edhe është martuar. Ai kishte vendosur të jetonte në këtë shtet përmes kamoflimit dhe strehimit nën petkun e gruas.

Por me sa duket identifikimi i kësaj gruaje, ka sjellë më pas dhe zbulimin e vendodhjes së bashkëshortit të saj, Salvatore alias Shpëtim Aliu, i cili është kapur gafil nga policia Ruse.

Pas kapjes së tij në Rusi, tashmë prokuroria e posaçme SPAK ka dërguar letërporosi përmes ministrisë së Jashtme në Federatën Ruse, me qëllim ekstradimin e Aliut në Shqipëri.

Aliu, u shpall në kërkim nga SPAK në muajin qershor të këtij viti, pasi akuzohet sipas hetimeve se ka pasur një rol kyç në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Salvatore Aliu, dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro, të siguruara nga aktivitetet kriminale.

Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e parave dyshohet se ka pasur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili rezulton të ketë në pronësi katër kompani, të përdorura, sipas hetimeve, për investime në pasuri të paluajtshme, vila, apartamente, troje dhe ndërtime, përfshirë struktura hoteliere në zona turistike.

Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, Salvatore Aliu, përdorte platformën e komunikimit SKY dhe identifikohej me disa emra, mes tyre “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”.

Në një komunikim të gushtit 2020 me vëllain e tij, Isa Aliu e informon se kishte në dispozicion 6 milionë euro. Dy javë më vonë, Salvatore Aliu e njofton se priste të merrte edhe 20 milionë euro të tjera.

Në komunikimet e zbardhura nga hetuesit, ai dyshohet se i jepte të vëllait udhëzime se si të fshiheshin paratë deri në momentin e investimit të tyre. Ndër sugjerimet ishte edhe vendosja e parave në fuçi 50-litërshe dhe groposja e tyre./syri

Shkencëtarë zbulojnë për herë të parë sinjaIe radioje nga një planet 63 vite dritë larg

Kapen sinjale radio nga një tjetër planet jashtë sistemit Diellor. Janë arritur të regjistrohen nga instrumentet e vendosur ne Tokë, dhe për herë të parë është arritur të përcaktohet me saktësi origjina.

Mbërrijnë nga një eksoplanet që ndodhet 63 vite dritë larg nesh dhe nuk janë gjeneruar nga një civilizim alien. Janë gjeneruar nga aurorat që ndriçojnë qiejt e Beta Pictoris b, një planet gjigand, me përmasë rreth 10 herë më të madhe se Jupiteri.

Studimi është realizuar nga Qendra për Astrofizikën “Harvard and Smithsonian” dhe është publikuar në platformën e artikujve shkencorë në pritje për aprovim nga komuniteti shkencor.

Ky planet rrotullohet rreth yllit të tij Beta Pictoris, dhe ka një fushë magnetike ekstremisht intensive, mijëra herë më të fortë se ajo e Tokës, dhe sinjalet radio mund të jenë të ushqyera nga rrotullimi shumë i shpejtë i planetit, i cili një rrotullim të plotë rreth vetes e kryen në 9-10 orë.

Nga vrojtimet kanë dalë në pah impulse radio të shkurtra dhe të përsëritura, të karakterizuara nga valë radio shumë të polarizuara në sens rrethor.

Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po dìstancohen 

Partia gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në vend, por rritja e saj po krijon shqetësim të gjerë, përfshirë edhe në qarqe të papritura – siç janë partitë e tjera europiane të së djathtës ekstreme.

Ndërsa AfD po gëzon nivele rekord mbështetjeje brenda vendit, disa nga aleatët e saj më të ngushtë ideologjikë në pjesë të tjera të Europës po mbajnë distancë prej saj.

Në zgjedhjet e fundit në landin Saksonia-Anhalt, AfD mori 43.8% të votave, duke shënuar rezultatin më të lartë të saj në këtë nivel. Partia mbeti vetëm tre vende larg shumicës absolute. Edhe zgjedhjet në Mecklenburg-Pomerani dhe Berlin treguan rritje të mbështetjes për partitë në skajet e spektrit politik, veçanërisht për AfD-në.

Disa liderë të partive të djathta europiane e kanë përshëndetur rezultatin. Mes tyre janë Geert Wilders në Holandë, Viktor Orbán në Hungari dhe Santiago Abascal në Spanjë. Abascal e cilësoi avancimin e AfD-së si një shpresë të madhe për Gjermaninë dhe Europën.

Por partitë e mëdha të djathta në Francë, Itali dhe Britani kanë mbajtur distancë. Në Francë, Tubimi Kombëtar (RN) ka bërë të qartë se nuk planifikon të rikthejë bashkëpunimin me AfD-në. Partia franceze ka punuar prej vitesh për të ndryshuar imazhin e saj dhe për t’u afruar me qendrën e politikës, duke u distancuar nga disa prej qëndrimeve dhe deklaratave më radikale të së kaluarës.

Marrëdhëniet mes dy partive u përkeqësuan veçanërisht pas disa deklaratave të figurave të AfD-së për periudhën naziste dhe pas raportimeve për një plan që parashikonte largimin masiv të personave me origjinë të huaj nga Gjermania. RN i konsideroi këto qëndrime të papajtueshme me kursin që ka ndjekur vetë partia franceze dhe në vitin 2024 ndërpreu bashkëpunimin me AfD-në.

Edhe Italia ka mbajtur një qëndrim të rezervuar. Partia Vëllezërit e Italisë, e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, është pjesë e grupit Konservatorët dhe Reformistët Europianë, më pranë strukturave kryesore të Parlamentit Europian. Ndërkohë, AfD ndodhet në një grup më të izoluar.

Një tjetër pikë e fortë e mosmarrëveshjes është politika e jashtme. Meloni mbështet NATO-n dhe Ukrainën, ndërsa AfD kundërshton dërgimin e armëve në Ukrainë dhe kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Meloni i ka cilësuar këto dallime si të papajtueshme.

Edhe lideri i Reform UK në Britani, Nigel Farage, ka shprehur rezerva ndaj AfD-së. Ai e ka përshkruar partinë gjermane si një përzierje qëndrimesh dhe ka kritikuar veçanërisht qasjen e saj ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit.

Politika e AfD-së ndaj Rusisë dhe Ukrainës është një nga arsyet kryesore pse partia ka vështirësi të krijojë aleanca të qëndrueshme me disa prej partive të tjera të djathta europiane. Brenda AfD-së ekzistojnë qëndrime të ndryshme për marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa partia kundërshton një pjesë të ndihmës për Ukrainën.

AfD ka pasur gjithashtu lidhje të debatueshme me Rusinë, Kinën dhe lëvizjen politike të Donald Trump në SHBA. Trump e ka përshëndetur rezultatin e AfD-së në Saksonia-Anhalt, ndërsa Elon Musk ka shprehur publikisht mbështetje për partinë.

Megjithatë, rritja e AfD-së nuk do të thotë automatikisht se ajo do të ketë ndikim të menjëhershëm në politikën e jashtme gjermane. Shumë prej këtyre vendimeve varen nga qeveria federale në Berlin dhe institucionet kushtetuese të vendit.

Forcimi i AfD-së po vendos kështu partitë e tjera të djathta europiane përballë një dileme: mbështetja për të mund t’i afrojë me një forcë politike në rritje, por bashkëpunimi mund të krijojë edhe kosto politike për partitë që përpiqen të largohen nga imazhi i ekstremizmit dhe të afrohen me pushtetin qeverisës.

Digjet lokali në Athinë ku u ek,zekυtυa Pëllumb Islami, policia dyshon për ….

Një lokal është përfshìrë nga flakët në lagjen Nea Jonia të Athinës, duke u shkatërruar tërësisht nga zjarri. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në tre banesa që ndodhen mbi godinën ku ishte lokali.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga autoritetet greke, të cilat dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Sipas policisë greke, ky është i njëjti lokal ku më 22 shkurt 2023 u ekzekutua me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami. Ai u qëllua për vdekje me një plumb në ambientet e lokalit. Autoritetet greke nuk kanë deklaruar deri tani nëse zjarri i rënë sot ka ndonjë lidhje me vrasjen e Pëllumb Islamit apo me persona të përfshirë në atë ngjarje.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe nëse ai është vendosur qëllimisht, ndërsa policia po mbledh prova dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Afera e AKSHI-t “djeg” Lorena Goxhobollellin, fIetë-arresti në tryezën e SPAK, drejtoresha e Kadastrës ka rënë në përgjime me Agasin, ja pazaret me tjetërsimin e pronave

Arrestimi i bujshëm i Ergys Agasit më 26 gusht shënoi goditjen më të rëndë ndaj një prej rrjeteve më të fuqishme hije të pushtetit, por prapa dyerve të mbyllura të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), stuhia sapo ka nisur. Në qendër të këtij cikli goditës është dosja e kopsitur e zyrtarëve të lartë që vunë në dispozicion të gjithë aparatin shtetëror për t’i shërbyer perandorisë financiare të Agasit.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se fletë-arresti për Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, është pothuajse gati dhe ndodhet mbi tryezën e prokurorëve të posaçëm. Sipas të njëjtave burime, hetimet intensive dhe kryqëzimi i tabulateve telefonike e kanë renditur Goxhobellin si një pjesë kyçe të “bandës së Agasit” dhe përfshirjes së saj direkte në dosjen e bujshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Për muaj me radhë, emri i Goxhobellit ka qenë pjesë e verifikimeve tepër sekrete lidhur me tjetërsimin e pronave, legalizimet e paligjshme dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare. Megjithatë, pikëpyetja që ka ngritur peshë opinionin publik është fakti se si kjo zyrtare vazhdon çdo mëngjes të hyjë në zyrat e Kadastrës Qendrore, me të drejta të plota administrimi mbi serverët, hartat, kartelat dhe gjurmët elektronike ku ndodhen provat e sekuestruara të mikut të saj, Agasit.

Përgjimet, “pazaret” e pronave dhe legalizimet brenda ditës

Zbardhja e të dhënave kompjuterike dhe transkriptet e interceptimeve telefonike flasin për një skemë me dyshime të fortë koordinimi dhe bashkëpunimi. Ndërsa qytetarët e zakonshëm sorollaten zyrave të Kadastrës për vite me radhë për një certifikatë të thjeshtë pronësie, për biznesmenin Ergys Agasi sistemi shtetëror punonte me shpejtësi marramendëse. Praktika voluminoze, verifikime në terren, genplane dhe vulosje zyrtare janë kryer, përpunuar dhe mbyllur brenda të njëjtës ditë pune.

Gjurmët dixhitale të lëna në serverët e sistemit zbulojnë oraret ekzakte të hyrjes së përdoruesve, emrat e punonjësve dhe urdhrat e marrë për të përshpejtuar legalizimet e jashtëligjshme. Në zonën kadastrale 3091 në Qeha-Shytaj të Petrelës, sekuestroja e SPAK ka identifikuar sipërfaqe masive të tjetërsuara: një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë pyll me ndërtesë 346 metra katrorë, si dhe parcela të tjera prej 5 mijë, 8 mijë dhe 9 mijë metrash katrorë mbi të cilat janë ngritur vila luksoze. Copëtimi i pyjeve dhe kthimi i tyre në truall ndërtimi u mundësua nga zinxhiri komandues që kontrollon vetë Goxhobelli.

Afera 4.5 milionë euro me AKSHI-n dhe ndërlidhja me kompanitë e Agasit

Por skandali thellohet edhe më tej me zbulimin e lidhjeve financiare me “AKSHI-n” dhe kontratat e mirëmbajtjes së sistemit elektronik të Kadastrës. Kontrata prej 4.5 milionë eurosh e fituar nga konsorciumi “Soft & Solution” dhe “Fastech” ka vazhduar zbatimin nën udhëheqjen e Goxhobellit.

Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar se të njëjtat kompani që administronin bazën e të dhënave të pronave të shqiptarëve dërgonin para përmes faturave fiktive drejt kompanisë “EA Solution”, e kontrolluar drejtpërdrejt nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Kjo lidhje ngre dyshime serioze për ndërhyrje direkte në serverë nga persona të paautorizuar për të pastruar historikun e pasurive. Dosja e hapur nga prokuroria e posaçme pritet të mbyllet me kërkesën për arrestimin Lorena Goxhobellit dhe sekuestrimin e menjëhershëm të pajisjeve të drejtoreshës së përgjithshme të ASHK, përpara se provat në serverët e Kadastrës të mund të tjetërsohen apo të fshihen përfundimisht.

E zëvendësuan në “Portokalli” me Agron Llakajn, SaIsano Rrapi merr këtë vendim

Rikthimi i Agron Llakajt në drejtimin e “Portokalli” ka sjellë ndryshime të rëndësishme në sezonin e ri të spektaklit, ndërsa vëmendja është kthyer edhe te Salsano Rrapi, një prej figurave që prej vitesh identifikohej me programin.

Salsano nuk është shfaqur në materialet promovuese të sezonit të ri të “Portokalli”, i cili rikthehet më 4 tetor me Agron Llakajn dhe Kiara Titon në drejtim.

Por zhvillimet duket se nuk kufizohen vetëm te spektakli i humorit. Sipas “Prive By LS”, Salsano Rrapi nuk ka pranuar të vazhdojë as angazhimin e tij në Top Albania Radio, ku drejtonte emisionin “Ndryshe” së bashku me Elona Duron.

E njëjta media raporton se pas riorganizimeve të fundit në radio, Salsano ka mbetur i pakënaqur me situatën e krijuar. Deri tani nuk është bërë publik një njoftim për nisjen e sezonit të ri të “Ndryshe”, duke lënë të hapur edhe pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë me emisionin.

Nëse largimi i Salsanos nga radio konfirmohet, mbetet për t’u parë se kush do t’i bashkohet Elona Duros në drejtimin e programit dhe nëse “Ndryshe” do të rikthehet me një formulë të re.

Nga ana tjetër, vetë Salsano Rrapi nuk ka dhënë ende një reagim të detajuar publik për raportimet mbi pakënaqësitë apo për planet e tij të ardhshme.

Pas shumë vitesh si një prej figurave kryesore të “Portokalli” dhe paralelisht pjesë e Top Albania Radio, zhvillimet e fundit ngrenë pikëpyetje nëse marrëdhënia e tij me Top Media po shkon drejt një shkëputjeje më të gjerë.

Foto/ SkandaI tjetër në SHISH, eksperti: Hakerat e”Homeland Justice” publikojnë numrat e agjentëve!

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka denoncuar publikimin e listave të numrave të telefonit të agjentëve të SHISH nga grupi i hakerëve “Homeland Justice“, duke e cilësuar këtë si një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe jetën e operativëve. 

Ai u ka bërë thirrje institucioneve kompetente të konfirmojnë vërtetësinë e të dhënave dhe i ka kërkuar publikut të mos i shpërndajë më tej këto materiale.

Reagimi i plotë i ekspertit thekson nevojën për masa mbrojtëse dhe shmangien e çdo hapi që i shërben hakerëve.

Reagimi i plotë i Semanajt:

Në një moment kur SHISH ndodhet tashmë në qendër të një prej krizave më të rënda institucionale të viteve të fundit, grupi i hakerëve “Homeland Justice” ka publikuar materiale ku pretendohet se ndodhen fatura me lista të gjata numrash telefoni, që dyshohet se lidhen me punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Nëse këto të dhëna konfirmohen si autentike, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrjedhje të zakonshme informacioni. Kemi të bëjmë me një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë e agjentëve, të burimeve dhe të operacioneve të një institucioni të inteligjencës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbsemanaj%2Fposts%2Fpfbid06rWGH6iLxVkbYEbQY1HBArwC3rn5prfkZsgKj5YMQ39tnUTpvc2BAdX1Md6E6i34l&show_text=true&width=500

Kërkoj që SHISH-i dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të deklarojnë publikisht nëse materialet janë autentike dhe çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e personave të prekur.

I kërkoj gjithashtu çdokujt që i ka këto materiale të mos i shpërndajë. Çdo shpërndarje e mëtejshme i shërben pikërisht qëllimit të atyre që i publikuan

Rama mesazhe BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh

Kryeministri u bëri thìrrje vendeve europiane që të mos e lënë sërish pas dore rajonin, duke paralajmëruar se pasojat do të ishin më të mëdha se një dështim i thjeshtë politik.

“Krahasuar me vendet europiane, ne kemi përparësi, sepse ende ne e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte matesë.

Ndërsa ne jemi plotësisht të angazhuar. Ne debatojmë shumë gjëra këtu brenda, në vendin tonë. Çdo ditë e kemi kapacitetin për të gjetur arsye që të mos jemi dakord me njëri-tjetrin, ama për një gjë kemi rënë dakord, që duam të jemi pjesë e Europës.

Ndaj ne shpresojmë shumë, unë shpresoj shumë, që ju të mos na lini përsëri në baltë. Sepse në këtë kohë, po të lihemi ne në baltë, shkon përtej të lënit në baltë të një vendi, por është të lësh në baltë vetveten. Nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin perëndimor, nuk do jetë thjeshtë dështim, por do jetë dështimi më madhor”, tha Rama.

Parlamenti hungarez i hap rrugë hetimeve, i heq imunitetin kryeminìstrit Peter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit

Parlamenti hungarez ka votuar sot heqjen e imunitetit parlamentar të kryeministrit Peter Magyar dhe dy ish-ministrave të qeverisë së Viktor Orbanit, duke i hapur rrugë vijimit të hetimeve penale ndaj tyre në çështje të ndryshme. Vendimi u miratua me 139 vota pro, pa vota kundër apo abstenime.

Në rastin e Magyar, hetimi lidhet me një incident të vitit 2024, kur ai dyshohet se i mori telefonin një personi që po e filmonte në një klub nate dhe më pas e hodhi pajisjen në lumin Danub. Magyar e ka kundërshtuar çështjen, ndërsa kishte kërkuar vetë që imuniteti i tij të hiqej, duke deklaruar se dëshironte që rasti të trajtohej nga drejtësia.

Dy ish-ministrat e epokës së Orbanit, Balazs Hanko dhe Miklos Sesztak, përballen me hetime të tjera. Hanko, ish-ministër i Kulturës dhe Inovacionit dhe deputet i Fidesz, hetohet për dyshime për keqpërdorim të fondeve publike në çështjen e Fondit Kombëtar të Kulturës. Ndërsa Sesztak, ish-ministër i Zhvillimit dhe deputet i KDNP-së, është nën hetim në lidhje me një çështje korrupsioni që lidhet me kontrata të Volanbusz.

Fidesz dhe KDNP nuk morën pjesë në votimin parlamentar. Rasti i tre politikanëve ishte kërkuar nga prokuroria hungareze më 22 shtator, me qëllim që hetimet përkatëse të mund të vijonin pa pengesën e imunitetit parlamentar.

Vendimi vjen në një moment të rëndësishëm për politikën hungareze, pasi qeveria e re e drejtuar nga Magyar ka deklaruar se synon të hetojë çështje të korrupsionit të lidhura me periudhën e gjatë të qeverisjes së Viktor Orbanit. Vetë Magyar ka propozuar gjithashtu heqjen e imunitetit parlamentar për veprat penale që ndiqen nga prokuroria.

Përse emri i Taulant Ballës përdoret nga mashtruesit për të zhvatur biznesmenët?!

Nuk është hera e parë që mashtruesit përdorin emrin e deputetit socialist Taulant Balla për t’u kërkuar biznesmenëve shuma të mëdha parash.

Rasti i fundit është ai i Armand Dukës. Sipas të dhënave të policisë, dy të rinj u paraqitën si Taulant Balla dhe i kërkuan presidentit të FSHF-së 100 mijë euro në kriptovaluta. Duka dyshoi, njoftoi policinë dhe dy të rinjtë u arrestuan gjatë operacionit.

Por skema është përdorur edhe më parë. Në vitin 2024, biznesmeni Flamur Rrushi mori një kërkesë të ngjashme.

“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”.

Këtë herë mashtrimi funksionoi dhe biznesmeni dorëzoi paratë. Sipas dëshmisë së publikuar nga hetimi, ai kishte miqësi me Ballën dhe pikërisht kjo e kishte bërë kërkesën të dukej e besueshme.

Këtu qëndron edhe thelbi i historisë. Mashtruesit mund të falsifikojnë një profil, mund të vendosin një fotografi, mund të kopjojnë një numër telefoni, por për të marrë 100 mijë euro duhet diçka tjetër.

Duhet që historia të tingëllojë e besueshme. Përse një biznesmeni i duket e mundshme që Taulant Balla ta telefonojë privatisht dhe t’i kërkojë 100 mijë euro?

Taulant Balla nuk është një politikan periferik. Prej më shumë se dy dekadash ai është në strukturat kryesore të Partisë Socialiste. Ka qenë deputet që prej vitit 2005. Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i PS-së nga viti 2017 deri në vitin 2021. Ka drejtuar Grupin Parlamentar Socialist, ka qenë ministër i Brendshëm dhe ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas zgjedhjeve të vitit 2025, Edi Rama e riktheu në drejtimin e Grupit Parlamentar të PS-së. Sot është gjithashtu pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Emri i Ballës është përmendur ndër vite në debate të forta publike për njohjet e tij me persona të botës së biznesit dhe me individë me precedentë penalë.

Një rast i dokumentuar është ai i Edmond Begos. Në vitin 2018, Balla pranoi publikisht se e njihte Begon dhe familjen e tij, ndërsa kundërshtoi akuzat e opozitës se i kishte siguruar mbrojtje politike. Sipas denoncimit të kohës, Balla kishte udhëtuar me dhjetra herë me Edmond Begon, në vende të ndryshme të botës.

Përdorimi i emrit të Taulant Ballës nga mashtruesit nuk tregon se deputeti i PS, ka lidhje me mashtrimin. Në rastet për të cilat po flasim, ai është personi të cilit i është vjedhur identiteti.