V¤ekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar

Zhvillime të reja janë shënuar në hetimin për vdekjen e këngëtarit George Mazonakis, pasi një tjetër punonjëse e klinikës në rrugën Karneadou ka dëshmuar sot, më 28 shtator, para hetuesit të 32-të që po merret me çështjen.

Bëhet fjalë për një 61-vjeçare, infermiere në pension, e cila punonte me kohë të pjesshme në klinikën e dy mjekëve të arrestuar, Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos.

Sipas informacioneve, gjatë dëshmisë së saj, infermierja ka dhënë elementë që rëndojnë pozitën e dy mjekëve të akuzuar, ndërsa ka ndryshuar edhe një pjesë të asaj që kishte deklaruar gjatë hetimit paraprak.

61-vjeçarja ka deklaruar para hetuesit se ndodhej në klinikën e Karneadou dhe se nuk ishte larguar në orën 16:15, siç kishte dëshmuar fillimisht. Ajo dyshohet se ka përshkruar situatën e krijuar në klinikë pas ngjarjes, duke folur për panikun që kishte përfshirë stafin.

Sipas dëshmisë së saj, mjeku i arrestuar kishte thirrur të gjithë punonjësit në dhomën ku ndodhej George Mazonakis.

Infermierja ka deklaruar gjithashtu se më pas nuk ka pasur komunikim me mjekun, për të cilin tha se nuk pranonte kritika.

Sa i përket mjekut 58-vjeçar, 61-vjeçarja thuhet se ka dëshmuar se ai iu drejtua punonjëseve femra pas vdekjes së këngëtarit, duke u thënë: “Të gjithë jemi bashkërisht përgjegjës.”

Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit, kontratat e punonjësve të klinikës nuk janë ndërprerë, por aktualisht konsiderohen të “pezulluara”.

Nuk përjashtohet mundësia që punonjësit e klinikës t’i drejtohen edhe ata drejtësisë, ndërsa hetimi për rrethanat e vdekjes së këngëtarit vijon

“Βυrri im ρunon shumë, ai nuk di gjë tjetër ”, grυαja e m αrtυαr Iidhet me t jetër

Bëra s.e.ks si e ç.mendur kur isha me pushime, por jo me burrin tim. Megjithatë u ndieva aq mirë sa nuk ndihem fare f ajtore për atë që kam bërë.

Nuk kam pasur marrëdhënie s e ksuale në martesën time prej dy vjetësh dhe ndienja e dashurisë thuajse është sh uar. 

Jam e martuar prej 15 vitesh dhe kam 2 vajza binjake 11-vjeçare. Unë jam 40, burri im është 43 vjeç.

Kam humbur interesin për s e ks pas lindjes së vajzave, por tani kam arritur një kohë në jetën time kur kam më shumë besim dhe ndihem më mirrë fizikisht.

U përpoqa t’i tregoja bashkëshortit tim që ndihem e humbur dhe e t rishtuar, sepse nuk ka dashuri mes nesh.

Ai ra dakort se duhet të përpiqet më shumë, por tha se s e ksi nuk është i rëndësishëm për të.

Më pëlqen jeta që ai siguron për ne. Ai ka një punë të mirë, kemi një shtëpi të bukur dhe shpesh bëjmë pushime jashtë vendit. Më pëlqen shoqëria e tij, por nuk dua të kem një martesë ku nuk bëhet s eks.

Unë shkova në I biza me motrën time për disa ditë vjeshtën e kaluar.Natën e fundit një djalë nisi të fliste me mua. Ai është 37 vjeç.

Që nga ajo kohë kemi filluar të shkruajmë. Unë i kam thënë se jam i martuar, por ai tha se nuk dëshiron që unë ta lë burrin tim.

Kisha prenotuar për të shkuar përsëri në I biza për Pashkë me motrën time, por ajo nuk erdhi se ishte e sëmurë dhe kështu që shkova vetë.

U takova me atë dhe gjithë ditët që qëndrova në hotel, ishin fantastike. S eksi me të ishte i shkëlqyer dhe më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është kjo pjesë për mua.

Burri im punon shumë, por problemi i vërtetë është që ai nuk ndan dot punën nga familja dhe shpesh flet me mua sikur unë jam një prej punonjësve të tij. Unë dua t’i kthej gjërat në rrugën e drejtë me të, por ai duket i kënaqur me gjërat ashtu siç janë.

”Dy arratisje me heIikopter dhe …”/ Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve

Nëse historia e tranzicionit të Shqipërisë do të kishte qenë ndryshe, edhe fati i qindra mijëra të rinjve që emigruan do të ishte tjetër. Të gjendur mes dallgëve të jetës, disa ia dolën të çajnë përpara, disa mbeten mes tyre, disa u zhytën. Alket Rizai është një prej tyre.

Alket Rizai, 48 vjeç, lindi më 24 maj 1978 në fshatin Aranitas të Ballshit. Deri në moshën 16-vjeçare jetoi mes Ballshit dhe vendlindjes së tij. Familja e përbërë nga 5 persona, dy prindërit dhe dy vëllezërit prej vitesh kanë jetuar në qendër të Ballshit aty ku kishin banesën dhe një lokal të vogël me të cilin siguronin jetesën me vështirësi.

Nuk e harruan asnjëherë edhe vendlindjen e tyre fshatin Aranitas, aty ku edhe Alketi kaloi fëmijërinë e tij, ndërsa ndërtuan edhe një shtëpi në Aranitas në lagjen “Lumar”, ku më shumë qëndron babai i Alketit.

Në vendlindjen e Alket Rizait

Emisioni “Drit’hije” udhëtoi në vendlindjen e Alket Rizait, kontaktuam në telefon me familjen e tij, nënën, Donikën dhe të atin Ramizin, tashmë në moshë të thyer. Në pamundësi shëndetësore dhe të lodhur nga vitet e shumta të pritjes ata kishin vendosur të mos dilnin në kamera dhe të flisnin në media që prej herës së fundit në vitin 2013.

“Faleminderit, por unë nuk flas, jam me tension. Unë kam folur 25 vite dhe jam e stresuar, Zoti ma di”, janë fjalët e nënës së Alket Rizait.

Në hyrje të Aranitasit ndodhet lokali i fshatit, aty ku mblidheshin burrat e zonës. Aty gjejmë shokë të fëmijërisë, kushërinj, të afërm dhe xhaxhanë e Alket Rizait që rrëfejnë jo pak kujtime me Alketin, që tashmë ka realizuar arratisjen e tretë nga Greqia.

Të afërmit e Alketit zbulojnë pasionet e tij dhe se si ai e kishte kaluar fëmijërinë në fshatin Kalenjë te dajat e tij dhe në Aranitas, dy fshatra ngjitur me njëri-tjetrin. Që në vegjëli ai kishte pasion futbollin dhe peshkimin, ku gjithmonë shkonte të peshkonte në lumin e fshatit.

Ndonëse në shtetin fqinj është i shumëkërkuar, në fshat kanë mendim ndryshe.

Për ta Alketi nuk është vrasës dhe besojnë se është arratisur nga burgu për të vërtetuar të kundërtën për të cilën është dënuar.

Dënimet e Alket Rizait i lidhin edhe me pretendimet që kanë për marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë, sepse, sipas tyre, shteti Helen nuk i ka trajtuar si duhet shqiptarët në burgje.

Edhe pse me vuajtje dhe dhimbje, familja e Alket Rizait prej rreth 25 vitesh e ka djalin në qeli, nëna e tij ka arritur që ta shohë dhe ta takojë në burg në Greqi.

Nuk është lëgjendë, por policia greke e ka kërkuar dhe në Aranitas. Banorët tregojnë histori interesante të viteve më parë, kur Alket Rizai ishte arratisur nga burgjet e forcat e rendit kishin ardhur ta gjenin në fshat, madje një herë menduan se e arrestuan. Në të vërtetë ndaluan Alket Rizain, por jo atë që ishte arratisur, por një banor që kishte të njëjtin emër e mbiemër, ndaj e kishin lënë të lirë.

Të afërmit e Alketit kanë edhe një mesazh për të, pasi prej gati 34 vitesh nuk e kanë takuar.

Nga fshati Aranitas largohemi për t’u drejtuar drejt Ballshit, aty ku Alketi jetoi deri në moshën 16 vjeçare dhe kreu edhe shkollën, edhe pse vetën deri në vitin e dytë të gjimnazit, pasi më pas mori rrugën për në Greqi, për të siguruar më shumë të ardhura për famlijen. Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i shkathët dhe shumë i zgjuar. Që në vegjëli në shkollë ai kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe, elektronikën. Në moshën 10-vjeçare i rregullonte gjithë fëmijëve të qytetit kompjuterat Rambo të asaj kohe.

Ballshi, një qytezë e vogël, që kur përmend emrin e Alket Rizait të gjithë kthejnë kokën për të dëgjuar. Në këtë qytezë, askush nuk i ka dënuar veprimet e tij, ndërkohë që kamera e “Drit’hije” ndaloi para lokalit dhe banesës së prindërve të tij në Ballsh. Biznesi tashmë është mbyllur, ndërsa shtëpia vijon të ketë ende brenda kujtimet e Alketit dhe dy vëllezërve të tij, të cilët po ashtu jetojnë jashtë atdheut.

Në moshën 16 vjeçare në vitin 1994 Alketi u largua në mënyrë ilegale nga malet për në Greqi për të punuar. Malorja e parë e jetës së tij ishin kodrat e kufirit mes dy shteteve të cilat i kaloi në këmbë me shpresën e një jete më të mirë, edhe pse për të historia tregoi të kundërtën.

Kthesa e jetës, nga Aranitasi në Greqi

Fillimisht, në Greqi në moshë të re Alketi punoi si të gjithë të rinjtë shqiptarë pas tranzicionit në emigrim e me të ardhuat ndihmonte familjen në Shqipëri. Në ndihmë i erdhën katër gjuhët e huaja që i fliste. Ndër njohjet e tij të viteve të para në Greqi ishin edhe vajzat simpatike, të cilat shihin te ai djalin simpatik që ngjasonte si një aktor filmi. Alketi u lidh me një vajzë të bukur ruse Oksanën, dhe këtu jeta mori një rrjedhë tjetër. Nga një i ri shqiptar që erdhi në Greqi në moshën 16 vjeç, Alket Rizaj evoluoi në një nga të dënuarit më famëkeq të vendit fqinj.

Në vitin 2003, ai u dënua për vrasjen e Thanasis Koropiotis. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2003. Autorët e rrëmbyen të riun helen dhe më tej me një makinë e dërguan në pyjet e zonës së Atikës, ku edhe e ekzekutuan e më pas zhdukën kufomën. Fillimisht, policia arrestoi tre persona, dy grekë dhe një ruse, ndërsa një muaj më vonë u ndalua edhe i dyshuari shqiptar. Edhe pse u dënua Alket Rizai nuk e ka pranuar krimin. Por historia më e famshme e jetës së tij kriminale ende nuk ishte shkruar.

Arratisja e parë spektakolare me helikopter në 2006

Në maj të vitit 2003, rojet e burgut gjetën në qelinë e tij një plan të detajuar të burgut dhe menjëherë e transferuan atë në institucionin e sigurisë së lartë të vuajtjes së dënimit Korydallos pranë Athinës. Një nga më famëkeqët në Europë. ishte shtëpia e vrasësve, kriminelëve të luftës dhe terroristëve.

Pak pasi kishin kaluar gjashtë vite nga dënimi me 25 vite për rrëmbim dhe vjedhje bankash, personazhi i njohur I botës së krimit në Greqi Vasilis Paleokostas u bë mik me Alket Rizain. U deshën vetëm 20 ditë që të hartonim planin e arratisjes. Rizai kishte folur me nënën e tij në telefon dhe i kishte thënë “drejtesia shume shpejt do te shkoje ne vend”, edhe pse ajo kurrë nuk e kishte menduar se djali i saj po përgatiste një arratisje.

Më 4 qershor të vitit 2006, në orën 18:15, pranë Athinës, piloti i një helikopteri tregtar, i quajtur Karikis, po hipte në Eurocopter-in e bardhë AS355N.

Ish-ushtaraku ofronte udhëtime për kënaqësi për firmën Airlift, por pesë minuta pasi ishin ngritur një ajër, një nga dypasagjerët i vuri një armë në qafë. Udhëtimit për kënaqësi i erdhi fundi, ishte Nikos Palekostas dhe ai do shpëtonte vëllain e tij, Vasilis dhe mikun e tij, shqiptarin Alket Rizai.

Brenda dhjetë minutash, helikopteri mund të shihte burgun Korydallos dhe e reduktoi shpejtësinë në 70 milje për orë.

“Ne shqyrtuam mundësinë për të punësuar një pilot, por një pilot i frikësuar është më mirë,” deklaronte Rizai vite më parë në një dokumentar të BBC.

Rojet e burgut, duke menduar se ishte ndonjë autoritet i burgjeve që po arrinte për një inspektim të beftë, rregulluan uniformat. Ndërsa helikopteri u ul në oborrin e stërvitjes, motorët ngritën në ajër një stuhi me pluhur ngjyrë kafe.

Piloti bërtiti: “Ata kanë granata. Ata kanë eksplozivë”.Një rojë ulëriti: “Arratisje, arratisje”.

Ajo kishte filluar tashmë. Pak momente më vonë, Vassilis Paleokostas dhe Rizai hipën në helikopter dhe ai u ngrit në ajër. Rojet drejtuan armët, por nuk qëlluan sepse e dinin mirë se ç’do ndodhte. Burgu është në një zonë rezidenciale me pemë portokalli dhe fëmijët po gjuanin topin në muret e burgut.

Rizai shpjegon: “Qëllimi përfundimtar në një arrati nga burgu është që të largohesh me stil dhe të thuash “Gëzuar” dhe “Bravo” ndërsa largohesh”.

Në Skisto, në veri të Athinës, helikopteri u ul me qetësi në një varrezë, aty u shfaqën dy motoçikleta. Paleokostas dhe Rizai ishin nisur për në rrugën e gjatë të lirisë.

Pas arratisjes nga burgu në vitin 2006, Alket Rizai u kap shpejt. Sipas policisë, mësohet se për të humbur gjurmët nga policia greke, kishte ndryshuar luk, kishte lënë mjekër dhe kishte lyer flokët, duke i transformuar nga ngjyrë të zezë në biond. Më 2 gusht 2008, u arrestua edhe Vassilis Paleokostas.

Gjatë periudhës që ishte në arrati, më 26 gusht 2006, Rizai akuzohet se vrau 43-vjeçarin Konstantinos Koutelieris dhe 36-vjeçarin Ioannis Katsios. Rizai asokohe e ka mohuar të jetë përfshirë në këtë krim dhe sipas tij drejtësia greke nuk gjeti kurrë prova ta implikonte. Sipas hetimeve, vrasjet u kryen me urdhër të një prej figurave të fuqishme të mafies greke, Vasilis Stefanakos, i cili u vra vite më pas.

Arratisja e dytë spektakolare me helikopter në 2009

Në vitin 2009 në Athinë do të mbahej gjyqi për Alekt Rizain dhe vëllezërit Palekostat për arratisjen e vitit 2009. Një turmë u mblodh jashtë gjykatës. Fermerë, fshatarë dhe anarkistë thërrisnin: “Vdekje derrave! Liri për vëllezërit Paleokostas!”. Një grup me vajza të reja pushtuan sallën e gjyqit. Në këtë kohë, e dashura magjepsëse e Alket Rizait, Soula Mitropia, bëri bujë në sallën e gjyqit.

Ndërkohë që Rizai kthehej në gjykatë për t’u dënuar me 25 vite, e dashura e tij nisi të qante dhe i hodhi krahët rreth tij. Kur askush nuk po shihte, ajo i futi një orë misterioze në xhep. Pas gjyqit, gjykatësi e dërgoi Paleokostas në qelinë e tij të vjetër në Korydallos, së bashku me Alket Rizain, në pritje të dënimit.

Dhe ajo që ndodhi më 22 shkurt 2009, do i bënte të famshëm në mbarë botën.

Fluturimi i dytë

Për rojet që po shihnin kamerat e sigurisë, ai mëngjes ishte si çdo tjetër. Paleokostas po bënte palestër dhe Rizai po përzgjidhte fituesit në një lojë me baste.

Në një dokumentar Rizai kujton: “Jam një njeri që kam intuitë. I ndjej gjërat, kur diçka e mirë do të ndodhë, e ndjej”.

Në orën 15:00, e dashura Mitropia i telefonoi në orën- celular që i kishte futur në xhep. Ishte momenti. Sirena e urgjencës në burgun Korydallos nisi të vajtonte si një violinë, ndërkohë që rojet urdhëruan të burgosurit të futeshin brenda. Ishte ora 15:45, një ditë përpara se të niste gjyqi ndaj Rizait dhe Paleokostas.

Sipër në qiell, nje rojë nga kulla po ndjente zhurmën e helikave. Kur helikopteri i ul në krahun e djathtë të brugut, roja kapi automatikun dhe i ra alarmit.

Nuk ishte një stërvitje, këtë herë ata duhet të qëllonin për të vrarë. Helikopteri ishte rrëmbyer nga një kompani e quajtur Interjet, që I ofronte me qira. Në bordin e mjetit fluturues AS355N kishte hipur një bukuroshe e quajtur “zonjusha Alexandrova”. Pasi nxori një granatë dore nga çanta, i tha pilotit: “Le të shkojmë të marrim djemtë. Burgu Korydallos ose do vdesësh”.

Ndërkohë që helikopteri fluturonte mbi burg, ajo u hodhi poshtë Alket Rizait dhe Paleokostas-it një shkallë prej litarësh. Ajo grua mendohet se ishte Mitropia, e dashura e Alket Rizait.

Një roje i dëshpëruar u vu pas tyre, por Alket Rizai nxori një hell qebapësh dhe e paralajmëroi: “Tërhiqu ose do të ta ngul”. “Të ikim,” bërtiti Paleokostas dhe piloti e ngriti levën në maksimum.

Poshtë në burg dukej sikur ishte një turmë me tifozë në një ndeshje futbolli, të dënuarit përshëndesnin dhe brohorisnin. Por sapo u mbyll dera e helikopterit, tre roje kapën automatikët e tyre MP5 dhe nisën të qëllojnë, duke goditur me mbi 30 plumba mjetin e arratisë. Një prej tyre ra në depozitën e karburantit, që nisi të shpërndahej në kabinë dhe piloti nisi që të thoshte një lutje. Edhe pse i qëlluan, plumbat nuk kapën askënd.

Në të njëjtën kohë, një grua nga një apartament aty pranë nisi të regjistronte me kamera një video që është kthyer në hit në YouTube.

Në fund për shkak të karburantit bënë ulje emergjence. Lajmi në mbarë Greqinë, por edhe botën ishte arratisja e dytë nga burgu e Alket Rizait dhe mikut të tij Paleokosta. Këtej e andej kufirit nisën lajmet e legjendat për aventurat e Alket Rizait. Rizai, Mitropia dhe Paleokostat.

Disa muaj më vonë, më 17 nëntor 2009, Rizai u arrestua përsëri në Grammatiko, së bashku me partneren e tij Aspasia Mitropia, e njohur në shtyp si “Sula e Rizait”.

2013, tentativa e tretë e arratisjes. Alket Rizai merr peng gardianët

Historia e arratisjeve nuk mbaron me kaq. Në korrik të vitit 2011, nga burgu i Grevenës, Alket Rizai njoftoi një arratisje të tretë, gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare.

“Grekët më kanë marrë vitet më të bukura të jetës sime, kështu që unë do të iki përsëri. Nuk do të ndalem, më mirë të më vrasin”, deklaronte Alket Rizai.

Në vitin 2013, tentoi ikjen e tretëkëtë herë nga burgu i Malandrinos. Ai mori peng pesë roje burgu dhe pasoi një negociatë e gjatë me autoritetet. Nga Shqipëria, nëna e tij i dha mesazh përmes mediave.

Pas rreth 24 orësh, më në fund Rizai iu dorëzua Policisë.

25 vite në burgjet e Greqisë, Alket Rizai mbrojtësi i shqiptarëve të burgosur

Nëse nuk do të kërkonte dëshpërimisht lirinë me bindjen apo pretendimet se dënimet e përjetshme ishin të padrejta, sepse krimet për të cilat akuzohej nuk i kishte bërë realisht ai, Alket Rizai do të ishte as më shumë e as më pak një shqiptar më tepër në burgjet greke. Dy arratisjet e tij të bujshme me helikopter bën jehonë në mediat ndërkombëtare, ndërsa shteti grek u detyrua të pranonte inteligjencën e lartë të shqiptarit nga Mallakastra.

Por gjatë viteve në burg raportohet se ka qenë një mbështetje e madhe për shqiptarët në burgjet e Greqisë duke i mbajtur pranë vetes. Fotot nga qelitë tregojnë vëllazërinë tij, ku nuk mungon kurrë flamuri kombëtar kuqezi por nuk mungojnë as pasionet e tij, futbolli. Një tifoz i çmendur i Barcelonës që në vegjëli, ku fanella e katalanasve është ajo e preferuara.

Alket Rizai i frymëzuar nga revolucionarët, idhulli i tij “Che Guevara”

Idhulli i Alket Rizait është Ernesto Che Guevara që e gjen në çdo qeli ku ka qenë. Motoja e Rizait i frymëzuar nga shprehja e famshme: “Më mirë të vdes në këmbë sesa të jetoj në gjunjë.”

Shprehje, e cila është shkruar në murin e çdo qelie që ai ka qëndruar i burgosur.

Metamorfoza e Alket Rizait

Ndryshimi i pamjes së Alket Rizait ndër vite tregojnë qartë jetën e vështirë që ka kaluar në burgjet e Greqisë. Emisioni “Drit’hije” publikon per here të pare pamje te fundit të tij. Një ndryshim drastik në pamje, që për dikë që mund ta shohë për herë të parë, nuk do ta njihte që është Alket Rizai, por ai vijon gjithmonë të jetë në këmbë dhe emri i tij në qendër të vëmendjes, duke u bërë një nga personazhet më të përfolur në mediat greke në 25 vitet e fundit në kronikën e zezë. Madje këngëtari grek Tus ka bërë edhe një këngë kushtuar Alket Rizait. Këngëtari Tus u sulmua nga ekstremistët grekë për këngën që i kushtoi Rizait.

Alket Rizai tjetër

Në 4 shtator 2017, tërhoqi sërish vëmendjen e opinionit publik, por këtë herë me një gjest human. Ai angazhoi të dënuarit e tjerë në burgun ku ai vuante dënimin, që të paguanin para për të mbledhur të ardhura në ndihmë të vogëlushes 8-vjeçare Evangelia Kastrinaki. E mitura nga Kreta ishte diagnostifikuar me kancer, dhe për të marrë një trajtim të specializuar në Britani të Madhe, i duheshin para, familja e së cilës nuk i kishte dhe beri apel ne televizion. Alket Rizai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se mblodhi lekë nga të burgosurit për të dhënë sadopak ndihmë në shpëtimin e jetës së vajzës 8-vjeçare.

Viti 2013, Alket Rizai: Do të tentoj të arratisem gjithmonë! 14 shtator 2026, shqiptari mban fjalën, arratiset sërish

Në shtypin shqiptar në Greqi në gazetën “Tribuna”, 13 vite më parë Alket Rizai ka deklaruar se do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’u arratisur.

Pas dy arrtisjeve të bujshme në 2006 dhe 2009, qëllimin e arrin më 14 shtator 2026. Pasi mori një leje të përkohshme nga burgu, ai duhej të kthehej mëngjesin e 14 shtatorit në burgun e sigurisë së lartë të Domokosit, por u shpall zyrtarisht në kërkim pasi nuk u paraqit.

Më 13 shtator, ai u përfshi edhe në një përplasje me armë jashtë një bari në plazhin e Anavissosit, pranë Athinës. Sipas mediave greke, Rizai doli nga bari i shoqëruar nga disa persona dhe ndezi në automjetin e tij, muzikë me volum të lartë. Ai nisi një debat të ashpër me pronarin e barit, i cili iu afrua dhe i kërkoi të ulte volumin. Debati u shoqërua me të shtëna me armë, por dinamika ende mbetet e paqartë. Ajo që dihet është se rojet e plazhit qëlluan të parët me armë në drejtim të Rizait, i cili më pas u largua. Mediat greke raportojnë se u qëllua nga të dy palët. Nga viti 2021, Rizai kishte përfituar më parë 16 leje dhe nuk kishte shkelur asnjërën prej tyre, e fundit e 17 mori emrin e lirisë.

Tashmë Alket Rizai është i lirë. Ai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit në Greqi edhe pse së fundmi kishte kërkuar lirinë me kusht. Kushti i tij i vetëm është vetëm arratisja atë që di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër.

Në fund, historia e Alket Rizait nuk është vetëm historia e një njeriu që u kërkua, u gjet, u burgos, u arratis, u burgos sërish, u arratis e kështu me radhë. Është edhe historia e një metamorfoze. E një njeriu që teksa vitet kalonin, ndryshonte pamje, vende, por në karakter vijon të jetë po ai. Një njeriu i cili mësoi të humbiste gjurmët, të zhdukej për të rishfaqur veten diku tjetër, ashtu si sot, ku pyetja është: Ku do shfaqet sërish? (A2 Televizion)

Familja e kërkon prej vitesh/ Emisioni itaIian pubIikon foton e ngjashme me Rajmonda Kotorrin që u zhduk 16 vjeçe në Itali

Rajmonda Kotorri, e cila u largua në Itali kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe humbi kontaktet për vite me radhë me famljen e saj, dyshohet se është pikasur në Milano. Lajmin e ka bërë të ditur emisioni italian “Chi l’ha visto?”, pasi një shikues i kishte nisur një fotografi të nje gruaje që ngjante shumë me Rajmondën.

Familja e saj prej vitesh nuk ka reshtur së kërkuari dhe apeli për gjetjen e Rajmondës është publikuar edhe në emisionin italian.

Motrat e saj kanë parë fotografinë dhe thonë se gruaja i ngjan shumë nënës së tyre kur ishte e re. Për familjen, kjo fotografi ka rikthyer shpresën se pas kaq shumë vitesh mund të ketë një gjurmë për fatin e Rajmondës.

Tashmë pritet të verifikohet nëse gruaja e fotografuar në Milano është vërtet Rajmonda.

Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj burrave shqiptarë: Janë injorantë, vishen si arabë dhe jeta u vërtitet nga lavazhi te garazhi

Kreshnik Spahiu u shfaq në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast, ku flet pa filtra për ndryshimet që ka pësuar gjatë jetës, për raportin me pushtetin dhe për atë që ai e konsideron një krizë të modelit të burrit shqiptar.

“Kam ndryshuar i gjithi”, thotë Spahiu, duke folur për veten dhe për turbuIencat që, sipas tij, kanë ndikuar në mënyrën se si e sheh sot jetën, njerëzit dhe veten.

“Çfarë i bën pushteti një burri?”, është një prej pyetjeve që ngrihet në këtë bisedë. Për Spahiun, pushteti nuk është vetëm një pozicion apo privilegj, por një provë që mund t’i nxjerrë një burri fytyrën e vërtetë.

Kjo ide shkon edhe më tej kur ai flet për burrat shqiptarë. “Burrat shqiptarë në shumicë janë injorantë dhe mediokër. Rrugët e Shqipërisë plot me halabakë.Vishen si arabë, janë dembelë. S’dinë të qethen, turinjtë varur gjithë kohës”, thotë ai.

Në një tjetër moment, Spahiu e përmbledh me ironi mënyrën e jetesës që ai atribuon një pjese të burrave shqiptarë: “Jeta e një burri shqiptar vërtitet nga lavazhi te garazhi.Po si mor milioner, ngre kanatieren dhe kruan barkun?”, pyet ai, duke e përdorur këtë shembull për të folur për kontrastin mes pasurisë, stilit dhe kulturës së sjelljes.

Vdekja e Giorgos Mazonakis, zbulohet mesazhi i FUNDIT për trajtímin dhe pagesën …

Hetimet për vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis po përqendrohen te një mesazh që ai dyshohet se i ka dërguar mjekes së arrestuar një ditë para vizitës fatale në klinikë. Në mesazh, Mazonakis shprehte paqartësi për trajtimin që do të kryente dhe për shumën që duhej të paguante.

Sipas materialit, këngëtari pyeste nëse pagesa ishte 3 mijë apo 6 mijë euro dhe shkruante se nuk ishte në gjendje të jepte shuma të tilla. Ai përmendte gjithashtu mundësinë e një trajtimi me hidroterapi.

Ky komunikim po shqyrtohet nga autoritetet për të kuptuar më mirë se çfarë kishte ndodhur para vdekjes së tij dhe cilat ishin marrëveshjet për trajtimet që do të kryheshin në klinikë.

Një element tjetër i rëndësishëm i hetimit është hapja e të dhënave telefonike të personave të përfshirë. Hetuesit pritet të analizojnë telefonata, mesazhe dhe të dhëna të tjera, përfshirë materiale që mund të jenë fshirë.

Ende nuk është përcaktuar saktësisht numri i personave që ndodheshin në klinikën në rrugën Karneadou në momentin kur Mazonakis humbi jetën. Autoritetet po krahasojnë komunikimet para dhe pas ngjarjes me dëshmitë e dhëna deri tani.

Ndërkohë, priten edhe rezultatet e analizave toksikologjike dhe histologjike, të cilat do të ndihmojnë për të përcaktuar ndër të tjera nëse këngëtarit i ishte administruar sedacion gjatë procedurës. Hetimet vazhdojnë dhe përgjegjësitë përfundimtare ende nuk janë përcaktuar.

“Kam fajet e mia, por askush s’më bën dot palë”, Rama: Nuk kam prekur paratë, pronat dhe interesat e shqiptarëve në 28 vite në qeveri

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Rinasi se gjatë 28 viteve të tij në politikë dhe shërbimin publik mund të ketë bërë gabime, por mohon kategorịkisht se ka vepruar kundër interesave të shqiptarëve.

Gjithashtu, ai u shpreh se ndaj tij janë bërë akuza të shumta për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, që sipas tij, nuk ekziston asnjë provë që të dëshmojë se ka përfituar para në këmbim të firmave të vendosura gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak apo kryeministër.

“E them sinqerisht, duhet të kem fajet e mia, por në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk më bën dot askush me faj që në 28 vjet e 4 muaj në shërbim publik të kem prekur paratë, pronat dhe interesat e shqiptarëve.

Patjetër që mund të dalin plot dhe të flasin në emrin tim, të thonë se pas një bëme korruptive jam unë, të tregojnë përralla me arkitektët e botës mbledhur rreth meje për të pastruar paratë e kullave të mia, se oligarkët e Shqipërisë i fitojnë lekët me mua, u shes toka Shqipërie dhe fluturojnë me avionë privatë. Të tëra!

Të tëra dhe shumë më shumë se këto i kanë thënë përsëri e mund t’i thonë bashkë me të tjera të reja që do t’u pjellë mendja e fantaksur, por një provë që një bir nënë të ketë hedhur në xhepin tim, në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si nga kryebashkiak apo kryeministër, s’e nxjerr dot, se nuk ka lindur akoma ai lloj fenomeni”, tha Rama.

Atentati në Athinë, 25 ,ρΙumba në kafene/ Ja çfarë i tha Denis Luli kamarierit para sυΙmit

Autoritetet greke dyshojnë se sulmi i armatòsur në një kafene në Agios Panteleimonas, ku mbeti i plagosur një fëmijë 10-vjeçar, lidhet me një përplasje mes grupeve kriminale.

Sipas informacioneve të reja, katër autorët mbërritën në lokal me një automjet të vjedhur të enjten e kaluar në zonën e Vrilissias. Ata qëlluan rreth 25 plumba me kallashnikov, ndërsa pas sulmit automjeti i përdorur për arratisje u gjet i djegur në Aspropyrgos. Brenda tij u gjet edhe arma.

Nga të shtënat u plagos në këmbë një vajzë 10-vjeçare, vajza e partneres së pronarit të lokalit, 30-vjeçarit shqiptar Denis Luli. Fëmija u dërgua në spital nga nëna e saj.

Oficerët e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar po hetojnë mundësinë që sulmi të jetë pjesë e përplasjeve mes grupeve rivale, që dyshohet se mund të kenë lidhje me trafikun e drogës. Në kuadër të hetimeve po shqyrtohet edhe përfshirja e mundshme e të burgosurit shqiptar Klodian Lekocaj.

Denis Luli është i njohur për autoritetet greke për precedentët e tij kriminalë. Në vitin 2016, ai u përfshi në një rast që lidhej me një plantacion të madh marijuane në Arta, ku qëlloi ndaj oficerëve të policisë dhe u arratis. Ai u arrestua rreth dy vite më vonë.

Në vitin 2021, Luli u lirua nga burgu i Malandrinon me kushte kufizuese, ndërsa në vitin 2025 policia u angazhua sërish për një rast që lidhej me një sasi të vogël droge.

Deri tani, Luli ka refuzuar t’u japë autoriteteve informacion për ngjarjen. Megjithatë, sipas burimeve, ai dyshohet se kishte paralajmëruar një punonjës të lokalit që, në rast se dikush e kërkonte, të pretendonte se nuk e kishte parë.

Hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit vijojnë./Top Channel

Elona nga Berati kërkon të dαs hυr f emër: Kam pasur disa m eshkυj, tani nuk i dύa më… (VIDEO)

Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur këtë të martë në “Aldo Morning Show” nga një 25–vjeçare, e cila ka kërkuar të njihet me një tjetër vajzë.

Elona, e cila ishte transferuar nga Berati në Tiranë, tha se ka pasur disa të dashur, por ka kuptuar se diçka nuk shkon me të dhe kërkon një vajzë që të jetë nga fshati, pasi e frymëzojnë më shumë.

“Jam Elona nga Berati, por tani kam ardhur të jetoj në Tiranë që të kaloj pjesën tjetër të jetës.

Unë jam 25 vjeç dhe kërkoj një lidhje me një femër tjetër. Jam shumë e bindur për këtë duke qenë se kam patur lidhje me disa meshkuj.

Mendoj se duhet të ndryshoj pretekstin pasi kam kuptuar se ka diçka që nuk shkon”.

“Dua që të jetë nga fshati, të vjelë rrush ose të mjelë lopë se më inspiron shumë.

Nuk i dua më kastravecat, dua domate ose pomodorini, po edhe nga ata domatet e pjekura s’ka gjë.

Kush është e interesuar të më marrë. Unë kam hequr dorë nga meshkujt dhe po kërkoj një femër, mund të jetë edhe një mashkull që është kthyer në femër, s’ka gjë”, tha 25-vjeçarja.

Edi Rama dhe Sali Berisha “bashkë” në Rinas, a u takuan të dy në aeroport?! Salianji ngre dyshime për marrëveshjen e fshehtë tek salla “VIP” (REAGIMI)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një ndër kritikët e Sali Berishës, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke ngritur dyshime për një takim të mundshëm mes liderit të opozitës dhe kryeministrit Edi Rama në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Sipas Salianjit, takimi i mundshëm mes dy politikanëve mund të ketë ndodhur në ambientet VIP të aeroportit, në një kohë kur Rama pritej të kthehej nga Neë Yorku, ku ndodhej për punìmet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pak para mbërritjes së kryeministrit në Rinas, në aeroport ishte Sali Berisha, i cili ishte nisur drejt Strasburgut për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Duke iu referuar pranisë së të dyve në të njëjtën kohë në pjesën VIP të aeroportit, Salianji kërkoi transparencë nga Berisha dhe ngriti pikëpyetje mbi atë që mund të jetë diskutuar mes tyre. Ai pyet nëse mes dy politikanëve është zhvilluar një bisedë dhe nëse gjatë saj është diskutuar situata politike në vend, përfshirë qëndrimin e Ramës përballë kërkesave për dorëheqje.

“Por sot ka edhe një pyetje që kërkon përgjigje të qartë: Sali Berisha ka detyrimin politik dhe moral të bëjë publike çfarë është biseduar me Edi Ramën në aeroport. Çfarë u diskutua? A u tërhoq Edi Rama nga dorëheqja pas kësaj bisede? A u diskutuan garanci të ndërsjella për paprekshmërinë e njëri-tjetrit? A pati ndonjë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng të një skeme të vjetër politike? Janë pyetje që qytetarët kanë të drejtë t’i bëjnë dhe që kërkojnë transparencë pasi u ber hera e dyte “që rastesisht” tek pjesa VIP e aeroportit gjendet Rama dhe Berisha njëkohësisht”, shkruan Salianji ndër të tjera.

Ndërkohë që theksojmë se deri në këtë moment, këto mbeten pretendime dhe pyetje të ngritura publikisht nga Ervin Salianji, ndërsa nuk ka një konfirmim zyrtar për një takim mes Ramës dhe Berishës në ambientet VIP të aeroportit.

Postimi i plotë:

Edi Rama duhet të largohet me forcën e qytetarëve të bashkuar, në sheshe dhe në rrugë. Çdo orë më shumë në pushtet është një orë më shumë shërbim ndaj kapjes së shtetit, grupeve të krimit të organizuar dhe shkatërrimit të institucioneve.

Rama nuk i njeh rregullat e demokracisë. Prandaj qytetarët duhet t’ia bëjnë të qartë se pushteti nuk është pronë personale dhe Shqipëria nuk është peng i askujt.

Por sot ka edhe një pyetje që kërkon përgjigje të qartë:

Sali Berisha ka detyrimin politik dhe moral të bëjë publike çfarë është biseduar me Edi Ramën në aeroport.

Çfarë u diskutua?

A u tërhoq Edi Rama nga dorëheqja pas kësaj bisede?

A u diskutuan garanci të ndërsjella për paprekshmërinë e njëri-tjetrit?

A pati ndonjë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng të një skeme të vjetër politike?

Janë pyetje që qytetarët kanë të drejtë t’i bëjnë dhe që kërkojnë transparencë pasi u ber hera e dyte “që rastesisht” tek pjesa VIP e aeroportit gjendet Rama dhe Berisha njekohesisht.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga marrëveshje të fshehta, pazare politike apo garanci personal