TauIant Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër

Protesta e qytetarëve kundër ndërtimit resortit turistik në Zvërnec ka marrë prej ditësh vëmendjen mediave prestigjioze ndërkombëtare. Sot agjencia e lajmeve Reuters ka transmetuar drejtpërdrejt protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku mijëra vetë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit.

“Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, i mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Protestat po zhvillohen kundër projektit për ndërtimin e resortit në një zonë ekologjikisht të ndjeshme të bregdetit Adriatik, për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin e tij në mjedis”, shkruan Reuters krahas videos së drejtpërdrejt në Facebook.

Ky transmetim ka sjellë edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Duke ripostuar videon live të Reuters, ai vë në pikëpyetje interesin ndërkombëtar për protestën, duke pretenduar se pjesëmarrja ishte shumë e ulët.

“Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live? Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta “aktorët” pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër”.

E RËNDË në Itali! Shqiptari përfundon në koma, u dh unua nga afrikanët pasi mbrojti një të moshuar italian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar shqiptar ka përfunduar në koma.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në qytetin Fermo, ku raportohet se shqiptari jetonte prej 30 vitesh dhe punonte si murator. Ai është dhunuar në një bar, ku kishte ndërhyrë për të mbrojtur një të moshuar italian i cili po tallej nga disa të rinj afrikanë.

Sipas mediave vendase, shqiptari ishte ulur në lokal pas pune me vjehrrin e tij, kur ka vënë re të moshuarin italian që po bezdisej e tallej nga të rinjtë afrikanë.

Shqiptari ndërhyri duke u përpjekur t’i largojë afrikanët, por në një moment ata kanë nisur ta sulmojnë dhe njëri prej tyre e ka goditur me gur në kokë. Shqiptari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt spitalit të qytetit Ankona, ku raportohet se ndodhet në gjendje kome.

Sipas fqinjëve dhe banorëve të qytetit, shqiptari ishte një person i respektueshëm me një ndjenjë të fortë qytetare.

E bujshme! Vjen lajmi i madh gjatë protestave! Ulet frikshëm numri i shtëpive të shitura! Cmimet drejt rënies së fortë? DaIin detajet

Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej Bankës së Shqipërisë pësoi rënie në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas Vrojtimit mbi Ecurinë e Tregut të Pasurive të Paluajtshme, numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 1273, ose 35% më pak nga numri i raportuar në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit (gjithsej 1959 prona të shitura).

Numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025 rezultoi në rreth 8, në rënie të dukshme nga mesatarja prej 11 e raportuar gjatë gjysmës së parë të 2025.

Raporti i numrit të subjekteve që kanë kryer shitje ndaj numrit të përgjithshëm të përgjigjeve të vlefshme u raportua në vlerën 40%. Ky raport ka shënuar rënie graduale në dekadën e fundit, nga një maksimum prej rreth 70% i vlerësuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Rreth 37% e shitjeve të realizuara gjatë gjashtëmujorit të dytë 2025 në të gjithë territorin përfaqësohen nga prona të vendosura në zonat më të preferuara brenda qytetit, dhe kjo peshë është e ngjashme me periudhën paraardhëse.

31% e pronave të shitura kanë qenë prona të ndërtuara në periferi, brenda qytetit nga 44% në periudhën e kaluar, ndërsa dhe rreth 32% e pronave kanë qenë prona të ndërtuara jashtë qytetit, nga 21% gjashtëmujorin e kaluar.

Megjithëse numri i pronave të shitura pësoi rënie, koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.1 muaj, nga 11.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm.

Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 8.1 muaj nga 11.1 muaj në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Ndërkohë, koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit në 9.9 muaj nga 8.7 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 10.1 muaj nga 12.8 muaj.

Gjithashtu, pavarësisht rënies së shitjeve, numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie. Ky fenomen ka nisur të vërehet që prej fillimit të vitit 2016. Kjo ecuri tregon se numri i pronave të pashitura ka shënuar rënie të vazhdueshme në secilin nga gjashtëmujorët e kësaj periudhe. Tkurrja e inventarëve (pronave të pashitura) edhe në 6-mujorin II 2025, pavarësisht rënies së shitjeve, mund të interpretohet me uljen e ofertës së pronave të reja për t’u hedhur në treg, në portofolin e ndërtuesve apo agjentëve të shitjeve të anketuar.

Rreth 46% e agjentëve kanë realizuar shitje me çmim të njëjtë ose deri në 5% më pak sesa çmimi i kërkuar. Pjesa tjetër kanë raportuar se kanë realizuar shitje me një çmim midis 5% deri në 20% më të ulët nga çmimi fillestar i kërkuar; një pjesë shumë e vogël kanë shitur duke ulur çmimin me 30% ose më shumë.

Sipas agjentëve, rreth 61% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 38% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave vazhduan rritjen me ritme të larta në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka Qendrore tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 11.7% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 28% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, rritja vjetore e çmimeve u ngadalësua nga niveli prej 41.7% i raportuar në gjashtëmujorin e parë 2025.

Në veçanti për kryeqytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u raportua i pandryshuar ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë. Rritja e çmimeve me bazë vjetore pësoi një rënie drastike nga niveli prej 32.6% i gjashtëmujorit të parë 2025.

BSH: Bregdeti po shtyn në rritje çmimet e pronave, frenohet Tirana

Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në rritjen e vlerës së indeksit të përgjithshëm të çmimeve e ka dhënë rritja në vlerën e indeksit të llogaritur për zonat e bregdetit.

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.

Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës. Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si edhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar/E.Shehu

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 9 qershor 2026

Dashi

Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por fale tyre mund te linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jene ne anën tuaj ne planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!

Demi

Te shumte do jene yjet qe do krijojnë turbullira ne jetën ne çift gjate kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungoje qëndrueshmëria dhe do keni probleme te mëdha. Beqaret do kenë pak mundësi te takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri ne minutën e fundit. Ne planin financiar ka ardhur koha te ndiqni një strategji strikte.

Binjaket

Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situate te vështirë ne çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do filloje te stabilizohet pak nga pak. Beqaret do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te mos përkeqësohet.

Gaforrja

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë ditës sot ne planin sentimental te çifteve. Nga ana tjetër do jeni me te disponueshem te bëni përpjekjet e duhura qe te krijoni një klime harmonike. Për beqaret do favorizohen lidhjet afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm. Po gabuat do keni probleme serioze,

Luani

Dita juaj do jete me e animuar dhe me emocionuese sot. Nuk do bëni asgjë pa marre mendimin e partnerit dhe kjo do iu afroje me shume. Beqaret do i kushtojnë shume rëndësi punës dhe nuk do kenë kohe për jetën sentimentale. Mos harroni qe ditët ikin shpejt. Nëse tregoheni te arsyeshëm me shpenzimet situata financiare do jete e qëndrueshme.
Virgjeresha

Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla qe keni pasur. Beqaret nuk do kenë fat dhe do iu rendoje shume vetmia. Financat duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Merkuri do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe nuk do iu lere te shpenzoni pa u menduar.
Peshorja

Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Beqaret do hipnotizohen nga ideja se nuk mund te jetojnë dot me vetëm. Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni dhe shpenzoni me maturi.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe te tentojnë. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.

Shigjetari

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen ne jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin. Dite emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqaret. Një person interesant do beje gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Ne fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo shpenzim.

Bricjapi

Atmosfera ne jetën ne çift do jete e ngrohte dhe harmonike sot. Bashkëpunimi de komunikimi do mbizotërojë gjete gjithë kohës. Ata qe mendojnë për një te ardhme se bashku duhet te përgatisin projektet. Beqaret do fillojnë një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt ne një lidhje serioze. Me financat nuk do i keni mire punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Ujori

Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do debatoni me atë qe keni ne krah dhe here do dashuroheni ne mënyrë pasionante. Për beqaret do jete dite e favorshme për takime. Bëjini sytë katër qe ta gjeni shpejt personin e duhur. Ne planin financiar do jeni me fat. Pa u munduar shume gjerat do rrjedhin me se miri dhe mund te hiqni disa para mënjanë.

Peshqit

Jeta ne çift nuk do jete ashtu si ju e keni pritur sot. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojnë mjaft ambientin. Beqaret do jene sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Mos ngurroni te paktën te njiheni me disa persona. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte ne planin financiar. Kujdes me hapat qe do hidhni.

Rama ben ”garipin”, provokon protestuesit nga Shkodra, me veshjen e tij

Ndërsa në Tiranë protestuesìt janë mbledhur sërish për të vijuar ditën e nëntë të protestës së tyre, kryeministri Edi Rama është shfaqur në Shkodër, ku mori pjesë në festimet për 35-vjetorin e themelimit të Partia Socialiste e Shqipërisë.

Prania e tij në këtë aktivitet ka tërhequr vëmendje jo vetëm për fjalimin dhe pjesëmarrjen në festë, por edhe për mesazhin që dukej se përcillte përmes veshjes së tij.

Rama u paraqit para socialistëve i veshur me një bluzë ku spikaste figura e një flamingoje, simbol që gjatë ditëve të fundit është shndërruar në ikonën kryesore të protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

Ky veprim është interpretuar nga shumë protestues dhe komentues si një provokim i drejtpërdrejtë ndaj tyre, në një kohë kur tensionet dhe debatet publike lidhur me projektin vazhdojnë të mbeten të larta.

“Kupola termike” përfshin Europën/ Temperatura deri në 40°C, aIarm në disa shtete

Evropa Jugore dhe Perëndimore po përballet me një valë intensive të të nxehtit, ndërsa temperaturat ekstreme vijojnë të thyejnë rekorde sezonale dhe të vendosin në alarm autoritetet në disa vende të kontinentit.

Franca ndodhet në nivel alarmi portokalli, ndërsa qytetet kryesore të Italisë janë vendosur në alarm të kuq. Ndërkohë, Spanja dhe Portugalia po regjistrojnë temperatura që afrohen ose tejkalojnë kufijtë historikë për këtë periudhë të vitit.

Sipas të dhënave satelitore të programit evropian Copernicus, vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit, me intensitet më të lartë në Evropën Perëndimore dhe Jugore.

Në Francë, temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme edhe në infrastrukturë. Në periferi të Parisit, shinat e tramvajit janë deformuar për shkak të nxehtësisë ekstreme, ndërsa në kryeqytet termometri ka shënuar 34-35 gradë Celsius, të shoqëruara me lagështi të lartë dhe kushte mbytëse. Në disa rajone, temperaturat kanë arritur deri në 38 gradë Celsius, ndërsa vendi vijon të ndikohet nga fenomeni i ashtuquajtur “kupola termike”.

Banorët kanë kërkuar mënyra alternative për t’u freskuar. Në disa zona të Parisit janë hapur edhe hidrantët e zjarrit, duke shkaktuar shqetësime për shpërdorimin e ujit. Ndërkohë, autoritetet dhe shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Në Itali, temperaturat e larta kanë boshatisur rrugët e qyteteve kryesore. Torino dhe disa qendra të tjera urbane po përjetojnë ditë të vështira, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Situata paraqitet edhe më kritike në Portugali, ku temperaturat janë afruar me 40 gradë Celsius, pothuajse një muaj përpara fillimit zyrtar të verës. Meteorologët theksojnë se temperaturat aktuale janë 8 deri në 10 gradë më të larta se mesatarja sezonale, duke e bërë këtë valë të nxehti të pazakontë.

Edhe Spanja po përballet me temperatura ekstreme, ku në disa zona ato kanë kaluar 37 gradë Celsius. Autoritetet raportojnë për viktima të lidhura me vapën, ndërsa qytetarët përshkruajnë kushte të padurueshme, sidomos gjatë natës.

Autoritetet në vendet e prekura vijojnë të apelojnë për kujdes maksimal, ndërsa parashikimet tregojnë se vala e të nxehtit pritet të zgjasë edhe në ditët në vijim.

Përsëritet SKANDALI në burgje! Stresi telefonon Iive nga koncerti Safet Bajrin (Video)

Një video e cila mendohet të jetë filmuar së fundi ka qarkulluar në rrjet, në të shihet se reperi Stresi, gjatë njërit prej koncerteve të tij ka komunikuar së fundi nga përmes një lidhje direkte prej celularit me të burgosurin Safet Bajri.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që regjistrohen skandale brenda burgjeve të vendit, ku vetëm pak kohë më parë u bë publike një video ku persona të dënuar me burgim të përjetshëm, ndër ta Lulzim Berisha u panë duke konsumuar alkool dhe duke kërcyer me celularë në duar.

Ndërkohë Bajri është është një emër i njohur i botës së krimit, i konsideruar nga drejtësisa si një nga krerët e organizatës kriminale “Bajri” me bazë në Shkodër. Në shkurt të 2025-ës, Safet Bajri ra në pranga nga forcat RENEA me urdhër të SPAK, nën akuzë për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, pasi sipas hetimeve ai lidhet me organizimin dhe ekzekutimin e Fatbardh Licit në 2018-ën. Krim ky i kryer si një hakmarrje për vrasjen e ish-efektivit të policisë Boran Bërçana.

Ndërsa Stresi vetëm një javë më parë deklaroi se ishte bërë anëtar i Këshillit Kombtar të Partisë Demokratike. Thuhet se kjo video është filmuar së fundi, por nuk dihet me saktësi koha kur është bërë.

VIDEO

Rogert Sterkaj bën veprimin e papritur: I dërgon Ietër të hapur kryeministrit Rama

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.

Përmes këtij mesazhi, ai ka shprehur kritika të ashpra lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj investitorëve dhe mungesën e komunikimit me qytetarët, duke kërkuar një reflektim të menjëhershëm.

Letra e plotë e Sterkajt:

“I dashur Edi Rama,
Ndërsa respektoj fuqinë tuaj për t’u dhënë statusin e “investitorit strategjik” pothuajse të gjithë investitorëve të huaj, e kundërshtoj kategorikisht refuzimin tuaj për t’u ulur dhe për të dialoguar me popullin shqiptar.

Ka momente në histori kur NDRYSHIMI I VËRTETË nuk ndodh sepse një lider e dëshiron, por cuz koha, rrethanat dhe vetë populli e kërkojnë atë. Besoj se Shqipëria ndodhet pikërisht në një nga ato momente.
Sot qytetarët kërkojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të përfshihen në vendimet që prekin të ardhmen e tyre. Dialogu nuk është dobësi; është shenjë force, lidershipi dhe përgjegjësie.

Prandaj ju bëj thirrje të dëgjoni zërin e shqiptarëve dhe të ndërmerrni hapa të menjëhershëm drejt zgjidhjeve konstruktive që i shërbejnë interesit publik.
Ndryshimi nuk duhet të vijë sepse ju e dëshironi. Ndryshimi duhet të vijë sepse Shqipëria ka nevojë për të.
Me shqetësimin më të thellë,
Rogert “La Bombaaa””.

Vëllezërit Veshaj thyejnë heshtjen për “Zvërnecin”: Po protestohet në emër të Vlorës, vIonjatët nuk i dëgjoi njeri, jemi pro projektit (BISEDA)

Për herë të parë, pas zhurmës së bujshme nëpër rrjet se pse vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj nuk reagojnë në lidhje me situatën e krijuar për projektin që pritet të zhvillohen në Zvërnec, dyshja ka reaguar duke zbuluar qëndrimin e tyre.

Me bindje të plotë se investimi do të jetë në të mirën e Vlorës, vëllezërit Veshaj shprehen se vlonjatët e duan investimin, ndërsa shtojnë se nuk ka pse të flitet në Tiranë në emër të banorëve të Zvërnecit që haptazi janë pro projektit, raporton newsbomb.al

Pas disa ditësh që qytetarët ngritën pikëpyetjet e tyre se “Pse Donald dhe Romeo Veshja qëndrojnë “në hije” për investimet amerikane?”, vëllezërit e njohur të showbizit shqiptar, kanë realizuar një bisedë me disa vlonjatë të njohur, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje me projektin që ngriti në këmbë një Shqipëri të tërë.

“Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri” tha Donaldi pasi dëgjoi mendimet e vlonjatëve në emsionin “Më lër të mbaroj”.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Duhet të reagojnë për përgjegjësinë për qytetin për 2 ekstremet më të mëdha: 1 prishjen eantyrës dhe 2 një nga projektet më të mëdha në Europë.

Romeo: Vlonjatët duhet të pyeten, profesionistë, sportistë, intelektualë, sipërmarrës. Duhet t’i dëgjojmë sepse kanë kontribuar shumë.

Donald: Në emër të Vlorës po flitet shumë. Duhet dëgjuar fjala e vlonjatëve.

I ftuari i parë, këngëtari Renato Jaho: Si rinia, si popull i Vlorës, jam pro investimeve. Jam kundër asaj aushvicës sepse ato gardet, telat janë një aushvicë. Ata duhen zhdukur. Por investimi është zhvillim. Zhvillimi sjell rininë nga e para, nëse ne kërkojmë që rinia të kthehet këtu, atëherë investimi është shumë po shumë i rëndësishëm por e theksoj kundër aushvicit.

Ish futbollistit, Vasil Ruci: Ngushëlloj familjen e atij policit. Por zhvillimi është i mirë për të gjithë, edhe protestat janë të mira.

Ronald Bizhani: Vlora në shekullin e fundit ka hapur faqet e mediave botërore, Vlora është më shumë sesa një nominim gjeografik, është një qendër ku ndërthuren etimologjia, karakteri, rrënjët historike. Para se të vinin thelbin se pse Vlora ka hapur faqet e para, qeveritë kanë ardhur nga Vlora dhe bie nga Vlora.

Që të ndajmë një gjë, në kapitalizëm është një gjë: paraja lëvizi botën. Edhe shqiptarët duhet të kuptojnë që është kapitali i cili lëvizi gjërat. Falë investimit në lagjen time kam sot një pronë që kushton 3 milionë euro, por nuk e dhashë sepse lidhej historia e familjes sime.

Falë atij investimi, unë nuk kisha frikë të thojë me zë të lartë që në atë godinë ku linda unë, ime bijë e mund të lindë dhe stërnipi ishte selia e bankës së parë kombëtare shqiptare. Unë nuk kam frikë nga zhvillimi dhe investimet e Edi Ramës sepse ai ka bërë nga investimet më virtuoze të prodhimit të vajit të ullirit në të gjithë zonën.

Mua nuk ma merr dot shtëpinë zhvillimi, as tokën time. Nuk ma vjedhin dot qeverisjen, por kjo nuk ma ndalon fantazinë time të kërkoj një investitor për zonën. Nuk është krim, krim është të vjedhësh.

Donaldi: Greku gjithmonë na ka dashur. Nuk ka pse të na ketë inat.

Jaho: Në rrjete sociale shohim shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Në Greqi kanë postuar diçka duke bërë ironi sepse nuk na i dhanë ne 4 miliardë lekët por Shqipërisë.

Donaldi: Ç’lidhje kanë lekët e shqiptarëve me këtë investim o Bruno?

Sipërmarrësi Bruno Musa: Besoj është dezinformim dashakeq dhe patjetër që do dilet në këto tema për të justifikuar protestën se s’ka se si të ndodhë ndryshe. Duhet kuptuar se lekët janë të investitorit privat i cili do të hedhë lekët e tij këtu, dhe ne në ëndrrën më të bukur që mund të shikonim nuk do e imagjinonim kurrë që të vinim hotelet me brand-et më të njohura në botë e të investonim në Vlorë. Investimi që pritet të bëhet është në të mirën e të gjithëve, të rriturve, fëmijëve, ata që kanë një biznes.

Donaldi: Pse vlonjatët nuk çohen në protestë siç çohen në Tiranë?

Jaho: Unë si rini, mendoj se neve na bën mirë investimi. Por nuk na bën mirë që ti të vish këtu e të na thuash që deti nuk është më i yti. Investimi sjell zhvillim, zhvillimi sjell rininë sërish nga e para në Shqipëri.

Donaldi: Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri.

Protestat për Zvërnecin/ Njeriu i afërt i Trump, Richard Grenell bën reagimin e papritur (Video)

Richard Grenell, i Dërguari i DonaId Trump për Misione Speciale, ka mbështetuar deklaratën e djeshme që kryeministri Edi Rama botoi në platformën “X”, me anë të së cilës iu drejtua medias ndërkombëtare për sensacionin që i është dhënë protestës në Tiranë, ku qytetarët janë çuar kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec.

Grenell ka ripostuar në profilin e tij në “X” shkrimin e kryeminisrit Rama.

Për @CNN International dhe për të gjitha mediat e panumërta, të mëdha e të vogla, së bashku me të gjithë krijuesit e përmbajtjes me qëllim të mirë në Facebook, X, Instagram, TikTok dhe në çdo platformë tjetër që sot formëson debatin global, do të doja shumë të përcillja postimin e mëposhtëm:

Teksa flasim, protesta e sotme ka mbledhur rreth 2 mijë pjesëmarrës. Është pjesëmarrja më e ulët deri tani, por edhe në kulmin e saj, numri i protestuesve nuk i ka kaluar kurrë 8 mijë vetët.

Atëherë si shpjegohet që ajo që një pjesë e madhe e botës ka parë gjatë ditëve të fundit duket kaq e madhe, kaq dramatike, kaq dërrmuese?

Në një moment, kur histeria dixhitale e prodhuar gjatë këtyre ditëve të ketë kaluar dhe emocionet të jenë qetësuar, bota demokratike duhet të ndalet dhe të shqyrtojë më nga afër se si hendeku mes realitetit dhe paraqitjes së tij u bë kaq i madh.

Jo thjesht si çështje e këtij rasti të veçantë, por si simptomë e diçkaje shumë më të madhe.

Si mund të bëhej një vend i vogël lajm global për arsye kaq të shkëputura nga realiteti në terren?

Si mund të shndërrohej një protestë lokale me vetëm disa mijëra pjesëmarrës në një spektakël ndërkombëtar?

Si mund të shndërroheshin supozimet në fakte, narrativat në vendime të mirëqena dhe spekulimet në të vërteta të pranuara, përpara se të verifikoheshin faktet më bazike?

Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, çfarë na tregon kjo për ekosistemin tonë të informacionit kur perceptimi mund të udhëtojë nëpër botë më shpejt sesa vetë realiteti?

Sepse realiteti është ky:

Nuk ka ende një projekt.

Nuk ka ende një leje ndërtimi.

Nuk ka ende një ndërtim.

Madje nuk ka as një projekt përfundimtar.

Ekziston vetëm një vizion dhe një plan: transformimi i Shqipërisë në destinacionin më tërheqës të turizmit elitar në këtë pjesë të botës, duke krijuar njëkohësisht një zhvillim mjedisor me ndikim neto pozitiv, që sipas vizionit aktual do të rezultonte në rreth 25% më shumë pemë dhe hapësira të gjelbra sesa ekzistojnë sot, si edhe në përmirësime të matshme në disa tregues të biodiversitetit.

Ambicia nuk është thjesht të ndërtohet.

Ambicia është të dëshmohet se zhvillimi dhe përmirësimi i mjedisit mund të ecin krah për krah.

Pikërisht për këtë arsye, disa nga ekspertët më të njohur në botë në ekologji, biodiversitet, arkitekturë peizazhi, inxhinieri mjedisore dhe turizëm të qëndrueshëm po punojnë mbi këto koncepte dhe parametra.

Nëse do të kenë sukses apo do të dështojnë, kjo është çështje që i përket vlerësimit të ardhshëm, shkencës, shqyrtimit publik dhe debatit transparent.

Por paraqitja si një katastrofë mjedisore e diçkaje që ende nuk ekziston, nuk është projektuar, nuk është lejuar dhe që sipas objektivave të shpallura synon të prodhojë rezultate pozitive për mjedisin, nuk është një kontribut serioz në debatin publik.

Megjithatë, nga ky realitet i thjeshtë lindi një uragan histerie dixhitale, tituj apokaliptikë, zemërim i fabrikuar dhe përfundime të gjera të paraqitura si fakte të mirëqena.

Gjatë rrugës u shfaqën “deepfake”, imazhe të manipuluara, pretendime të fabrikuara, amplifikim i koordinuar, rrjete anonime dhe sjellje online që mbartin shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit, e cila po formëson gjithnjë e më shumë debatin publik në shoqëritë demokratike.

Edhe më e habitshme është se platformat e rrjeteve sociale regjistruan një shpërthim aktiviteti rreth kësaj teme, me angazhimin në gjuhën shqipe që u rrit disa herë brenda vetëm pak ditësh. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje të menjëhershme duket se nuk është nxitur nga një zgjerim organik i pjesëmarrjes publike, por nga përhapja e shpejtë e profileve të krijuara rishtazi, llogarive anonime dhe faqeve me pak ose aspak histori të identifikueshme, duke ngritur pyetje legjitime mbi amplifikimin artificial dhe fabrikimin e vrullit dixhital.

Por ndoshta detaji më zbulues është edhe më i thjeshti.

Një numër i habitshëm raportimesh nuk bëjnë as dallimin mes një ishulli dhe një prone private në kontinent.

Vetë protesta lidhet me këtë të fundit.

Jo me të parin.

Në fakt, aktualisht nuk ka ndonjë debat të rëndësishëm publik në Shqipëri lidhur me vetë ishullin.

Megjithatë, artikuj, postime dhe komente të panumërta i bashkojnë të dyja në një narrativë të vetme, duke krijuar konfuzion aty ku duhet të ketë saktësi dhe emocion aty ku duhet të mbizotërojnë faktet.

Mospajtimi është legjitim.

Kritika është legjitime.

Pyetjet janë legjitime.

Shqetësimet mjedisore janë legjitime.

Kontrolli publik është legjitim.

Ajo që nuk është legjitime është zëvendësimi i fakteve me supozime, i supozimeve me siguri absolute dhe i këtyre sigurisë me zemërim kolektiv.

Ajo që nuk është legjitime është trajtimi i akuzave si fakte, i spekulimeve si prova dhe i frikërave si përfundime.

Dhe kur media shumë të respektuara nuk bëjnë më dallimet bazike, kur nuk ndajnë më atë që ekziston nga ajo që nuk ekziston, atë që propozohet nga ajo që është miratuar, atë që është në debat nga ajo që ekziston vetëm në imagjinatë, ato nuk po keqinformojnë thjesht.

Ato po kontribuojnë në erozionin e vetë realitetit.

Dhe kjo duhet të shqetësojë çdo demokraci.

Sepse kështu shkatërrohet gradualisht besimi tek institucionet.

Kështu gërryhet besimi tek politika tradicionale.

Kështu përgatitet terreni për demagogët, sharlatanët dhe tregtarët profesionistë të zemërimit.

Kështu normalizohen thirrjet për shkatërrimin e kundërshtarëve politikë.

Kështu thirrjet për “tradhtarë”, “armiq të popullit”, madje edhe kërkesat për vdekje dhe hakmarrje, amplifikohen dhe legjitimohen.

Kështu rikthehen fantazmat e vjetra të fanatizmit, të veshura me rroba të reja dixhitale.

Kështu fashizmi e rishpik veten për epokën e algoritmeve.

Shqipëria do ta kalojë edhe këtë.

Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë.

Do të vazhdojmë ta transformojmë vendin tonë në një destinacion të shkëlqyer të turizmit elitar, në një demokraci më të fortë dhe në një anëtar krenar të familjes evropiane.