“Më kanë kërcënυar me jetën”, djaIi i regjisorit Mevlan Shanaj: Presioni mund të vijë edhe përmes prindërve të mi

Regjisori dhe pedagogu Joni Shanaj ka zbuluar në “Kjo Javë” në News24 se ka qenë subjekt i formave të ndryshme presioni dhe kërcënimesh, ndërsa theksoi se ato kanë prekur edhe familjen e tij.

Shanaj tha se ndaj tij janë bërë edhe deklarime që lidhen me kërcënime për jetën, por u shpreh se nuk ndihet i frikësuar dhe se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e tij.

“Kam marrë forma të ndryshme presioni, kërcënimesh. Ka pasur edhe referenca publike për kërcënime ndaj jetës time. Unë nuk kam frikë”, tha ai. Regjisori tregoi se presioni mund të ushtrohet edhe përmes prindërve të tij, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë aktorin dhe pedagogun Mevlan Shanaj dhe nënën e tij Natasha.

“Presioni mund të vijë edhe përmes prindërve të mi.

Dhe kjo është diçka që mund të përdoret për të më goditur mua”, u shpreh Shanaj. Ai tha se prej 12 vitesh është pedagog në Universitetin e Arteve dhe se një nga çështjet për të cilat ka ngritur shqetësime lidhet me projektligjin e ri për kinematografinë. “Unë jam prej 12 vitesh në Universitetin e Arteve, jam pedagog dhe kritik.

Nuk mund të mos flas kur shoh që një ligj që prek drejtpërdrejt fushën ku unë punoj po hartohet pa një konsultim të vërtetë profesional”, tha regjisori. Shanaj pretendoi se procesi i hartimit të projektligjit nuk ka qenë transparent dhe se Shoqata e Kineastëve Shqiptarë nuk është përfshirë sa duhet në konsultime.

Në fund të intervistës, ai kërkoi që institucionet e drejtësisë të hetojnë zhvillimet në sektorin e kinematografisë gjatë viteve të fundit. “BKH dhe SPAK duhet të shohin se çfarë ka ndodhur në kinematografi gjatë këtyre 25 viteve. Korrupsioni nuk është vetëm kur vidhen paratë. Korrupsion është edhe kur humbet meritokracia”, deklaroi Joni Shanaj.

Policia u ngjit me shkallë në murin e tij të Iartë/ Kush është “i forti i Shkodrës” që u arrestua sot me urdhër të SPAK (EMRI)

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Shkodër, ku është arrestuar 50-vjeçari Bledar Cafi, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni i koduar “Muri i Lartë” u zhvillua nga Policia e Shtetit nën drejtimin e SPAK, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale RENEA, Forcës së Posaçme Operacionale, strukturave të Hetimit të Narkotikëve, Policisë së Shkodrës dhe BKH-së.

Ndaj Cafit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme më 25 shtator. Ndërkohë, operacioni vijon për lokalizimin dhe arrestimin e një personi tjetër të shpallur në kërkim.

Emri i 50-vjeçarit ka dalë gjatë hetimeve të SPAK për aktivitetin e dyshuar të grupit Rraja. Sipas hetimeve, Cafi dyshohet se ka qenë pjesë e këtij grupi dhe është përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Bledar Cafi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2021 ai është arrestuar në Itali, ku është dënuar për trafik droge.

Cafi është një emër i njohur për autoritetet edhe për shkak të procedurave të mëparshme ndaj tij. Vite më parë, Operacioni Forca e Ligjit u kishte dërguar atij dhe vëllezërve të tij formularin për deklarimin dhe justifikimin e burimit të pasurive, pasi familja Cafi zotëron disa biznese në Shkodër.

Çifti shqiptar që υdiqën në Athinë ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, Florida Hoxha një avokate e zonja, FLET mikesha

Eris Cani, shqiptarja e cila humbi jetën pas shpërthimit të fuqìshëm që goditi ndërtesën në Athinë, mësohet se ishte në pritje të ëmbël, por fati për të ishte shkruar ndryshe. Bashkë me burrin, Florinin dhe kunatën e saj Floridën, Erisa vdiq pas shembjes së ndërtesës për shkak të rrjedhës së gazit.

Sipas newsbomb.gr, mësohet se Erisa dhe Florini sapo ishin martuar, ishin në pritje të fëmijës së tyre, që priste të plotësonte familjen e tyre të vogël, mirëpo pushimet e muajit të tyre të mjaltit u shndërruan në tragjedi.

“Florin dhe Eris ishin shumë të emocionuar sepse prisnin fëmijën e tyre të parë, një vajzë. Ata ishin shumë të emocionuar që do të bëheshin prindër.”, është shprehur në një intervistë të dhënë për newsbomb.gr një mikeshë e viktimave, e identifikuar si Nikoleta Gjoni.

Teksa mes dhimbjesh e lotësh flet për miqtë e saj që humbën jetën tragjikisht, Nikoleta i kujton ata si njerëz të sjellshëm, të arsimuar dhe shumë ndihmues. Ndërsa zbulon se Florida ishte një avokate e zonja.

Ashtu siç kemi raportuar dhe ne më parë, newsbomb.gr ka publikuar foton e viktimave që mund t’i shikoni si më poshtë.

Në të majtë mësohet se është Florida Hoxha dhe pranë saj është partneri i saj amerikan Ian Alexander Kirkpatrick , 37 vjeç, në emër të të cilit është bërë rezervimi në Airbnb. Në të djathtë, pas burrit në mes, janë çifti Erisa Cani dhe Florin Hoxha.

Në të majtë Florida Hoxha, në të djathtë çifti Erisa Cani dhe Florin Hoxha

Tropoja zbardhet nga bora, reshjet e para të sezonit mbuIojnë bjeshkët

Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë 24 orëve të fundit nga një ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje shiu me intensitet të moderuar.

Gjatë orëve të natës, në disa akse rrugore është evidentuar prani e gurëve dhe dherave, si pasojë e reshjeve. Gjatë mëngjesit të sotëm, prezencë inertesh është konstatuar në akset e Shishtavecit, Valbonës, Qafës së Malit dhe Bushtricës.

Punonjësit e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në këto akse, duke bërë të mundur largimin e gurëve dhe dherave nga rruga. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk raportohet për akse problematike apo pengim të qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë, në bashkinë Tropojë, gjatë pasdites së djeshme, në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje bore. Kryesisht, reshjet kanë përfshirë bjeshkët e Markofçës, ku ndodhen edhe banorë që vijojnë të qëndrojnë në stane.

Sipas autoriteteve, reshjet e borës nuk kanë shkaktuar probleme, ndërsa trashësia e saj ka qenë e vogël.

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut e të borës kanë sjellë tashmë një panoramë tipike vjeshtore në zonën e Kukësit, ndërsa shërbimet e mirëmbajtjes vijojnë të monitorojnë akset rrugore.

Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër! Zhvillon telefonatë me Putinin, çfarë biseduan dy liderët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka zhvilluar të shtunën një bisedë me homologun rus, Vladimir Putin, një ditë para dorëheqjes së tij. Vuçiç tha se e ka njoftuar Putinin se të dielën do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë.

“Në emër të Republikës së Serbisë dhe në emrin tim, e falënderova Federatën Ruse dhe presidentin Putin për bashkëpunimin gjatë 14 vjetëve të fundit”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se është “i sigurt” se presidentët e ardhshëm të Serbisë, siç u shpreh ai, “do të dinë të kujdesen për interesat e Serbisë dhe të ruajnë këtë lloj ekuilibri dhe këtë lloj përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”. Vuçiç tha se me Putinin bisedoi për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, për luftën në Ukrainë dhe për situatën në Ballkan.

Ndërkohë, Vuçiç shprehu bindjen se aneksi i marrëveshjes mes Moskës dhe Beogradit për furnizimin me gaz do të zgjatet, pasi pakti skadon së shpejti dhe se Serbia do të mund të vazhdojë të ketë çmim të mirë dhe të ulët të gazit”. Ndërkohë, telsa Vucic pritet të japë dorëheqjen zyrtarisht sot në orën 20:00, detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit, e merr kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se pas largimit nga posti do t’i bashkohet fushatës zgjedhore si qytetar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit 2026. Ai është vendosur në krye të listës së forcës politike në pushtet. Vucic synon të vazhdojë aktivitetin politik dhe në varësi të rezultatit të zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë, të rikthehet në postin e kryeministrit.

U arrestụa me urdhër të SPAK, kush është “i forti” i Shkodrës! (Emri)

Bledar Cafi, i njohur edhe me mbiemrin (Bokrri), u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Shkodër.

Operacioni i koduar “Muri i Lartë” u zhvillua nga Policia e Shtetit dhe BKH, nën drejtimin e SPAK.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Posaçme kishte caktuar më 25 shtator 2026 ndaj Cafit masën e sigurisë “Arrest me burg”.


Bledar Cafi

SPAK e akuzon për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Por ky nuk është rasti i parë kur emri i Bledar Cafit lidhet me hetime dhe dënime për trafik narkotikësh.

Dënimi në Itali dhe arrestimi në vitin 2021

Më 4 qershor 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Cafin me 4 vjet e 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.

Në janar 2021, Policia e Shtetit e arrestoi në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në atë kohë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet italiane e kërkonin për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

“Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 41-vjeçari i dënuar për veprat penale ‘Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘Trafikim droge në sasi të mëdha’”, njoftonte Policia e Shtetit në janar 2021.

Emri i Bledar Cafit është shfaqur edhe në një raport të Policisë së Shtetit. Sipas këtij raporti, Bledar Cafi dhe vëllai i tij,

Gëzim Cafi, ishin objekt verifikimesh nga Operacioni Forca e Ligjit. Raporti i referohej dënimeve të tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe pasurive e aktiviteteve ekonomike të familjes.

Sipas të njëjtit raport, Cafi kishte pasur në Shqipëri aktivitete biznesi, mes tyre bar-kafe, aktivitet në sektorin e peshkimit në lumin Buna dhe një njësi për tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në Shkodër.

Pesë vjet pas arrestimit për llogari të drejtësisë italiane, Bledar Cafi është sërish në pranga.

Këtë herë arrestimi lidhet me një hetim të SPAK. Në të njëjtin operacion, strukturat e Policisë dhe BKH-së ushtruan kontrolle për gjetjen e Endrit Dokles, i njohur edhe si Indrit Dokle.

Dokle është në kërkim që prej vitit 2024 dhe ndaj tij GJKKO ka vendosur masën “Arrest me burg” për akuza që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal.

URGJENT – Kryeministri Edi Rama njofton daIjen me një mesazh para kombit

Kabineti qeveritar njoftoi mbrëmë se kryeministri Edi Rama, nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve.

Si asnjë herë më parë, mesazhi nuk do të vijë nga kryeministria, por nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Është e paqartë se çfarë do të komunikojë këtë të diel 27 shtator, z.Rama.

E paqartë është dhe ora kur do të dalë para kombit. Kabineti i tij tha sonte se duke qenë se nisja këtë të shtunë nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojë nesër paradite.

Dalja e jashtëzakonshme për publikun vjen ndërsa skandalet kanë përfshirë thuajse të gjitha instancat e larta shtetërore me kryetaren e SHISH më së fundi.

Paralelisht, prej plot katër muajsh, shumë njerëz janë hedhur në protestë të përditshme që nuk ka ndaluar nga 31 Maji dhe vazhdon jo vetëm në Tiranë, por edhe në një numër qytetesh të botës.

Sherri në Tiranë që përfundoi me të s htëna, Sajmir Pasmaciu në kërkim për ρΙαgοsjen e këngëtarit të njohur

Zbardhet brenda 24 orëve plagosja me armë zjarri e ndodhur më 25 shtator në rrugën “Hysni Gërbolli”, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe ka arrestuar një 20-vjeçar, si dhe ka proceduar penalisht dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

I plagosuri rezulton të jetë Gjenk Karabeg, 33 vjeç, i njohur si këngëtari kosovar Leumasi. Ai u qëllua me armë zjarri në këmbë pas një konflikti të nisur në një lokal.

Sipas hetimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë konfliktit, Sajmir Pasmaciu, 54 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Karabegut dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Për të është caktuar masa e ndalimit dhe është shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Pasmaciu dyshohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Gjatë kontrollit në banesën e 54-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu, një thikë dhe municion luftarak.

Në konflikt është përfshirë edhe Samuel Tahiraj, 20 vjeç, i cili dyshohet se është përleshur me disa persona duke përdorur sende të forta. Gjatë përleshjes mbeti i dëmtuar 18-vjeçari A. P.

Tahiraj u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar B. P., 49 vjeç, dhe S. P., 18 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit kanë goditur me sende të forta Samuel Tahirajn. Në banesën e 49-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu disa fishekë.

Por hetimi zbuloi edhe një tjetër të dhënë për të plagosurin. Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se Gjenk Karabeg ishte person i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 27 Shtator 2026

DASHI
Dita favorizon iniciativën dhe guximin. Në punë mund të përballeni me përgjegjësi të reja ose me një projekt që kërkon shumë energji. Vendosmëria juaj do të jetë thelbësore për të arritur rezultate pozitive, por duhet të shmangni nxitimin.

Në dashuri rritet dëshira për më shumë stabilitet. Çiftet mund ta forcojnë marrëdhënien përmes dialogut, ndërsa beqarët mund të bëjnë një takim që do t’u tërheqë menjëherë vëmendjen.

DEMI
Yjet ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm me çështjet ekonomike dhe zgjedhjet për të ardhmen. Një menaxhim më i organizuar i financave do t’ju lejojë t’i përballoni angazhimet e ardhshme me më shumë qetësi. Në punë, besueshmëria juaj vazhdon të vlerësohet.

Jeta sentimentale duket e qetë. Çiftet mund ta forcojnë lidhjen përmes gjesteve të vogla të përditshme, ndërsa beqarët mund të njohin një person me të cilin ndajnë vlera të rëndësishme.

BINJAKËT
Komunikimi do të jetë pika juaj e fortë. Në punë mund të arrini rezultate falë aftësisë për të propozuar ide novatore dhe për të krijuar bashkëpunime të reja. Është një ditë e favorshme për takime dhe marrëveshje.

Në dashuri rikthehet dëshira për lëvizje dhe lehtësi. Çiftet do të kalojnë momente të këndshme, ndërsa beqarët mund të zgjerojnë rrethin e njohjeve falë kureshtjes së tyre të natyrshme.

GAFORRJA
Emocionet do të jenë protagoniste, por do të arrini të gjeni një ekuilibër të mirë. Në punë do të jetë e rëndësishme të ruani qetësinë përballë disa vështirësive dhe të ecni me durim drejt objektivave tuaja.

Në dashuri, dialogu do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve. Çiftet mund të rigjejnë harmoninë, ndërsa beqarët mund të marrin një sinjal pozitiv nga një person që kanë pranë.

LUANI
Yjet mbështesin ambicien dhe besimin në vetvete. Në punë mund të merrni një vlerësim ose t’ju jepet mundësia të tregoni aftësitë tuaja në një situatë të rëndësishme.

Në dashuri rritet pasioni. Çiftet do të përjetojnë një fazë intensive dhe emocionuese, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që do t’u zgjojë menjëherë interesin.

VIRGJËRESHA
Përpikëria do të jetë aleatja juaj. Në punë do të arrini t’i menaxhoni angazhimet falë aftësisë për të organizuar çdo detaj dhe për të gjetur zgjidhje efikase.

Në dashuri do të jetë e rëndësishme t’i lini më shumë hapësirë spontanitetit. Një qëndrim më i hapur do t’ju ndihmojë ta përjetoni marrëdhënien me më shumë qetësi dhe mirëkuptim.

PESHORJA
Ekuilibri do të jetë thelbësor në vendimet tuaja. Në punë do të arrini të menaxhoni situata delikate falë diplomacisë dhe aftësisë për të arritur marrëveshje të favorshme.

Dashuria favorizohet. Çiftet mund të rigjejnë harmoninë, ndërsa beqarët mund të njohin një person interesant në një ambient të këndshëm.

AKREPI
Intuita do të jetë veçanërisht e fortë. Në punë mund të zbuloni mundësi të reja ose të kuptoni më mirë një situatë që deri tani dukej e vështirë për t’u interpretuar.

Në dashuri rriten intensiteti dhe përfshirja emocionale. Çiftet do ta forcojnë marrëdhënien, ndërsa beqarët mund të ndihen të tërhequr nga një person me karakter të fortë.

SHIGJETARI
Dita favorizon përvojat e reja dhe ndryshimet. Yjet ju ftojnë të zgjeroni horizontet dhe të mos keni frikë të ndiqni rrugë të ndryshme.

Në dashuri do të jetë e rëndësishme të ndani emocionet dhe projektet me partnerin. Çiftet mund të përjetojnë një fazë më dinamike, ndërsa beqarët do të kenë mundësi të favorshme për njohje të reja.

BRICJAPI
Vendosmëria vazhdon të jetë pika juaj e fortë. Në punë mund të arrini rezultate konkrete falë angazhimit dhe aftësisë për të ruajtur përqendrimin.

Në dashuri atmosfera është pozitive. Çiftet mund të bëjnë plane të rëndësishme, ndërsa beqarët mund të rizbulojnë vlerën e një personi që është tashmë pjesë e jetës së tyre.

UJORI
Kreativiteti dhe risitë do të jenë protagonistë të ditës. Në punë mund të dalloheni falë ideve origjinale dhe zgjidhjeve që do të tërheqin vëmendjen.

Në dashuri rritet nevoja për marrëdhënie të sinqerta dhe autentike. Çiftet mund të gjejnë stimuj të rinj, ndërsa beqarët mund të bëjnë një takim të pazakontë dhe surprizues.

PESHQIT
Ndjeshmëria do të jetë një pikë e fortë. Në punë do të arrini t’i kuptoni më mirë situatat dhe të gjeni zgjidhje efikase falë intuitës.

Në dashuri, një bisedë e sinqertë do të sjellë më shumë qetësi. Çiftet do ta forcojnë lidhjen, ndërsa beqarët mund të nisin një njohje që pritet të zhvillohet dhe të bëhet më e rëndësishme me kalimin e kohës.

Familja ishte në dasmë, hajdutët vjedhịn banesën, zhduken 15 milionë lekë dhe bizhuteri

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së të martës në fshatin Shelegar të Bashkisë Sarandë, ku një banesë ka rënë pre e hajdutëve ndërsa familjarët ndodheshin në një event familjar.

Nga kontrolli paraprak mësohet se hajdutët kanë shfrytëzuar faktin që shtëpia e kryefamiljarit Mejdi Tusha ishte e pabanuar, pasi të gjithë anëtarët e familjes ndodheshin në dasmën e një të afërmi të tyre.

Ngjarja u zbulua kur një nga pjesëtarët e familjes u kthye në banesë dhe u përball me rrëmujën e madhe në dhomat e shtëpisë, duke kuptuar menjëherë se aty kishin hyrë persona të paautorizuar.

Sipas burimeve nga familjarët, autorët – që dyshohet se kanë qenë dy persona – kishin vëzhguar lëvizjet e familjes Tusha dhe kishin pritur momentin e duhur për të goditur.

Për të shmangur identifikimin nga organet e rendit, hajdutët u treguan të kujdesshëm duke shkatërruar fillimisht kamerën e sigurisë që ndodhej e montuar në banesë, përpara se të depërtonin brenda.

“Nga banesa e Mejdi Tushes janë vjedhur rreth 15 milionë lekë të vjetra si dhe disa bizhuteri me vlerë,” bëjnë të ditur burime pranë familjes.

Pas denoncimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë së Sarandës mbërritën në vendngjarje bashkë me grupin hetimor për të këqyrur skenën e krimit dhe për të mbledhur provat materiale.

Aktualisht, grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e plotë, lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj vjedhjeje.