Ben Blushi revoltohet me protestuesit: Jeni lnjorantë me plan, keni urrejtje, ja e keqja e madhe që po i sillni Shqiperisë

Ish deputeti Ben Blushi ka reaguar në rrjetet sociale për gjuhën e urrejtjes që përdoret kundër atyre që nuk e mendojnë si protestuesit e flamingove.

Në postimin e tij Blushi shkruan:

“Nuk kam pare kurre kaq helm ne faqen time por dhe ne shume te tjera sa sot. Nese ju jeni protestues pra nese keni kaq shume urrejtje na presin dite te keqija nga ky brez.

Une i takoj brezit qe shembi komunizmin ne vitin 90. Isha student kur dola te qyteti studenti por megjjthese ne jetonim shume me keq se ju, ishim shume me te varfer dhe ishim mbyllur ne nje kafaz per 50 vjet nuk kishim urrejtje dhe prandaj ai revolution e ndryshoi Shqiperine, kurse ju megjithese keni buke me shume se ckishim ne, keni makina dhe celulare qe ne nuk i kishim, keni pune dhe mundesi per te zgjedhur qe ne nuk i kishim, keni nje urrejtje qe sipas meje buron vetem nga injoranca.

Kjo eshte gjeja qe une kam me shume frike. Asgje nuk me ka trembur me shume ne jete sesa injoranca. I besoj nje shprehje qe thote se nje injorant me plan, mund 100 te mencur pa plan. Shpresoj shume qe ky mos jete rasti dhe kjo proteste e bukur mos kthehet ne arme te injoranteve me plan. Ka qindra arsye per te protestuar sot ne Shqiperi dhe nevoja per te shfryre eshte shume e madhe por nese ky duf drejtohet nga hakmarrja dhe injoranca qe jane dy prinderit e deshtimit, do jete shume keq”, shkruan Blushi.

Djali im sdonte ti vriste, por nuk e besoni çfarë i bëri poIicia!

Për herë të parë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli, ka folur nëna e autorit të dyshuar, Violand Braçellari. Në një prononcim për mediat, Berdane Braçellari ka treguar versionin e saj mbi atë që ndodhi mëngjesin e 4 qershorit në stanin e familjes në zonën e Lozhanit.

Ajo ka deklaruar se ndodhej në stallë duke kryer punët e përditshme, ndërsa djali i saj ishte në një pjesë tjetër të objektit. Sipas saj, në momentin kur forcat e policisë mbërritën në zonë, nuk pati paralajmërim apo thirrje për dorëzim. Braçellari pretendon se përplasja mes djalit të saj dhe efektivit ndodhi menjëherë pas kontaktit të parë mes tyre, duke shtuar se situata u përshkallëzua brenda pak çastesh.

“Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyn djali. Djali asnjëherë nuk më futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë, “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur dritarja e vicave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici”, ka thënë ajo, duke treguar më tej se djali i saj prej vitesh jetonte i izoluar në zonat malore, larg fshatit dhe qytetit, ndërsa në banesën familjare paraqitej vetëm herë pas here. Sipas saj, ai kishte tetë vite që qëndronte në arrati për shkak të një dënimi që e konsideronte të padrejtë.

Nëna e 45-vjeçarit ka mohuar çdo përfshirje të të birit në kultivimin apo trafikimin e lëndëve narkotike, duke theksuar se familja e tyre merrej me blegtori dhe se të ardhurat i siguronin nga puna dhe aktiviteti i fermës.

Duke folur për humbjen e efektivit Enea Mekolli, Berdane Braçellari është shprehur se e përjeton me dhimbje ngjarjen dhe se ndjen keqardhje për familjen e policit të ndjerë. Ajo ka theksuar se viktima ishte në krye të detyrës dhe se tragjedia nuk do të kishte ndodhur nëse situata do të ishte menaxhuar ndryshe.

Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?

“Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”

Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?

“Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë ”

A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?

”Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndertim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan ”

A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?

” Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar. ”

Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë

“Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë. ”

A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?

” Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata. ”

Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?

” Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.”

Do e takosh Violandin?

“Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të”

Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?

“Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë”

A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?

“Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.”

Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

” Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete. ”

Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?

“Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit

Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.”

Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim

” Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë? “

“S’kam lidhje me drògën”/ Braçellari nga spitaIi mohon akuzat, ja çfarë thotë për vrasjen e policit

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Braçellari ka folur nga shtrati i spitalit, duke u ndalur vetëm te një dënim i mëparshëm i vitit 2017 për kultivim kanabisi, për të cilin është dënuar me 10 vite burg. Ai ka pretenduar se nuk ka qenë i përfshirë në aktivitetin e drogës dhe ka mohuar akuzat.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë deklarim lidhur me akuzat për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjen e një tjetër efektivi, duke zgjedhur të mos flasë për ngjarjen.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Do të takohemi së shpejti”, u nda tragjikìsht nga jeta pas një aksidenti, çfarë shkruante në postimin e tij të fundit futbollisti Fatjon Bunjaku

Futbolli shqiptar dhe kosovar është zgjuar me një lajm të rëndë. Futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik që ndodhi pas mesnate në aksin Prishtinë–Mitrovicë.

Vetëm pak ditë më parë, 22-vjeçari kishte ndarë me ndjekësit e tij një mesazh plot optimizëm dhe krenari pas përfundimit të sezonit me fanellën verdheblu.

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Bunjaku falënderonte tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehte entuziazmin për sfidat që e prisnin në arenën europiane.

“Faleminderit për këtë super mbështetje tifozat verdheblu. Do të takohemi së shpejti edhe në arenën europiane”, ishte mesazhi që sot merr një kuptim shumë më të dhimbshëm për familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe tifozët.

Sulmuesi iu bashkua Elbasanit gjatë verës së kaluar dhe u bë pjesë e një sezoni të suksesshëm, ku skuadra siguroi pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Paralelisht, ai kishte qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës U-21, duke u konsideruar një nga futbollistët premtues të brezit të tij.

Gjatë karrierës së tij, Bunjaku kishte veshur fanellat e disa klubeve në Kosovë, mes tyre Malisheva, Gjilani, Liria dhe Trepça, duke ndërtuar hap pas hapi rrugën drejt afirmimit në futbollin profesionist.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Fatjon Bunjakut ka shkaktuar reagime të shumta dhe dhimbje të madhe në komunitetin sportiv. Postimi i tij i fundit, ku fliste për rikthimin në fushë dhe emocionet e Europës, mbetet tashmë një kujtim prekës i një ëndrre që u ndërpre tragjikisht./Top Channel

“Më drejtoi armën dhe tha se do më vriste në mal”, ZBARDHET denoncimi i çobanit që i bëri “gropën” Violand Braçellarit: Lëvizte gjithmonë me kaIIashnikov (DËSHMIA)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore që lidhet me operacionin policor në Korçë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar përmbajtjen e denoncimit të bërë nga një punëtor stalle, i cili prej javësh punonte në stanin e Violand Braçellarit dhe nënës së tij.

Sipas kallëzimit të depozituar në Komisariatin e Policisë Maliq më 3 qershor 2026, denoncuesi deklaron se ishte punësuar në stan pas një takimi të ndërmjetësuar nga një i afërm i Braçellarit. Ai pretendon se gjatë qëndrimit në stan kishte vënë re se Violand Braçellari lëvizte vazhdimisht i armatosur, duke mbajtur me vete armë zjarri dhe duke u larguar shpesh drejt zonave malore pas telefonatave që merrte.

Në dëshminë e tij punëtori tregon se konflikti ka nisur pasi kishte kërkuar të largohej për disa ditë për të vizituar nënën e sëmurë në Durrës. Mirëpo sipas tij Braçellari nuk ka dashur që ai të largohet dhe e ka kërcënuar dhe goditur me grushte disa herë. Madje sipas asaj që ky shtetas ka deklaruar para bluve të Korçës, autori i vrasjes së efketivit Enea Mekolli i ka drejtuar disa herë armën, ndërsa ka qenë nëna e Braçellarit ajo e cila ka ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pas kësaj përplasje që ai ka pasur me Braçellarin menjëherë i frikësuar për jetën është larguar me vrap nga stani, ndërkohë që ai e ka ndjekur, mirëpo nuk ka mundur që ta kapë.

“Pasi ka folur me të në telefon, në datën 14.05.2026 dhe e ka lënë më një djalë që e ka çuar deri në një fshat dhe aty e ka marrë vet ky personi, pra Violandi, i cili e ka marrë me një xhip “Nisan”, gri dhe aty ka filluar për në stan dhe ka parë një ambient me shumë lope, shtëpinë e tij dhe se atje jeton vetëm me nënën e tij dhe se ka shumë qen vërdallë. A. K. punonte si punëtor stalle dhe kishin lidhur fjalë më të për një rrogë prej 120.000 lekë të vjetra. Gjatë gjithë kohës që ai e ka pare, ka vënë re se mban armë me vete, armë automatik kallash dhe një çifte me dy dhe disa herë kanë dalë sëbashku dhe për gjah me atë çiften dhe kur mbante çiften mbante dhe kallashin me vete.

Me sa ka pare, ai ka dhe një telefon tjetër, por e mban pa numër flet me internetin e nënës të tij. Dhe se gjatë këtyre ditëve vjen vetëm i vëllai atje në stan dhe asnjë tjetër. Para disa ditësh, në mos gaboj ka qenë datë 27, ai ka qenë duke punuar dhe e ka marrë dikush në telefon dhe i ka thënë se po ngjiten lart në stan disa makina me xhama të zinj dhe se në atë moment ai ka ikur me vrap dhe ka thënë se po ikte se i doli një punë dhe ka marrë kallashin, se e mban tek dera e stallës dhe ka ik me vrap ferrave nga mali. Sot, rreth orës 18.30, ai ka qenë në stan dhe ka bërë disa rrugë më makinë për të mbajtur miell për lopët dhe pas kësaj ka pasur dhe një rrugë për të bërë.

Rreth orës 15.00 ka ngrënë pak bukë dhe kaë zbritur poshtë, kur e ka parë Violandin rrugës që po ngjitej tek stani se vjen vërdallë fshehur. Në atë kohë, A. e ka marrë në telefon motra dhe i ka thënë se kishin nënën sëmurë dhe duhej që të shkonte në shtëpi. Pas këtyre fjalëve të motrës, A. i ka thënë Violandit se i duhej të shkonte deri në Durrës se kishte nënën sëmurë dhe se nuk donte asnjë lek dhe se do kthehej prap dhe se nuk po merrte me vete as rrobat, por vetëm i ka kërkuar ndonjë lek për rrugës, por Violandi aty ka filluar që t’i ngrejë zërin. Fillimisht i ka thënë se ata nuk e kishin lënë kështu dhe se kishin folur se do të rrinte tre muaj pa ikur. A. i ka thënë se po shkonte për hall për dy ditë dhe asnjë ditë më shumë dhe se nuk po merrte asnjë gjë se do të kthehej prap.

Ai (Violandi) ka filluat të shajë nga ropt e shtëpisë dhe A. e ka sharë dhe Violandi ka filluar që ta qëllonte me grushte dhe armën gjatë gjithë kohës e mbante me vete. Ai po e shikonte dhe ka mendu qe ai ka diçka që mban gjithë kohës armën me vete dhe vetëm një ditë më parë e ka marrë vesh nga nëna e Violandit se ai ishte ngatërruar me policinë për drogë, por nuk e dinte mirë dhe se prandaj e mbante armën me vete. Gjatë gjithë kohës që A. ka qenë atje nuk ka ardhur asnjë njeri.

Gjatë kohës më shumë raste e mbante telefonin e mamasë së tij me vete dhe se kur e merr dikur në telefon ja fut vrapit e ikën në mal, por se kush e merr A. nuk e di. Kur i ka qëlluar sot, nuk ka pasur asnjë prezent, pra ka qenë vetëm A. dhe Violandi dhe ky i fundit çfarë nuk i ka thënë, e ka shajt nga shpia dhe më pas kur është bërë zhurmë ka ardhur në nëna e vet. Violandi i ka drejtuar kallashin disa here, por vinte nëna e vet dhe hynte në mes dhe A. i thoshte që ta vriste se çfarë t’i thoshte dhe rreth orës 20:30 ai ka marrë në telefon një taksi, e cila ka ardhur dhe e ka marrë nga ura, por ai emrat e vendeve nuk i di, por nga mali ka zbritur në këmbë. Në këtë kohë, aty ka qenë vetëm Violandi dhe nëna e tij dhe askush tjetër. A. është kërcënuar nga Violandi pa ndonjë arsye, por vetëm se donte të ikte dy ditë prej punës që të shikonte nënën e sëmurë. Është sharë nga ropt e shtëpisë dhe ai i ka drejtuar armën disa herë dhe i ka thënë se do ta vriste këtu në mal dhe kur është shkëputur prej tij, ka marrë një valixhe të rrobave dhe ka ikur me vrap prej stanit, pasi kishte frikë se mos Violandi i shkonte nga pas dhe kur e ka vënë re, ai kishte shkuar pas tij me makinë xhip, gri “Nisan” dhe kur e ka parë se ai kishte frikë, është kthyer nga rruga dhe A. ka shkuar poshtë tek ura”, thuhet në dosje.

Rama tha se protestat do trembin turistët, Auron Tare pubIikon foton: Protesta nuk shqetëson njeri, përkundrazi ka krijuar një imazh fantastik për Shqipërinë!

Historiani dhe gazetari shqiptar Auron Tare, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat kundër qeverisë së tij dhe kundër projektit në Zvërnec, që sipas kreut të qeverisë, po ndikojnë në turizëm.

Në postimin e tij në Facebook, Tare thekson se protestat paqësore nuk kanë ndikuar negativisht në imazhin e Shqipërisë, përkundrazi kanë krijuar një perceptim pozitiv edhe jashtë vendit.

Ai shkruan se në protestat e zhvilluara janë parë jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shtetas të huaj, të cilët janë bashkuar në tubime.

“Për të gjithë ata që kanë merak se protestat do të trembin turistët, mund të them nga përvoja personale se protesta për një kauzë kaq të veçantë ka nxitur mbështetje të madhe edhe jashtë Shqipërisë.

Pamjet ku të rinj dhe të reja protestojnë në mënyrë aq të paqme dhe të kulturuar kanë tërhequr edhe të huaj që i bashkohen protestës. Prandaj asnjë merak. Protesta nuk shqetëson njeri përkundrazi ka krijuar një imazh fantastik për Shqipërinë”, shprehet Tare.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama kishte deklaruar më herët në podcastin e tij “Flasim” se protestat mund të kenë ndikim negativ në sektorin e turizmit.

“Kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit. Mbase këtë doni”, ishte shprehur Rama.

“Policia qëlloi e para, s’i thanë ‘dorëzohu’”/ Nëna e vrasësit të poIicit në Maliq thyen heshtjen

Flet për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri.

E pyetur nga gazetarët lidhur me ngjarjen, Berdane Bracellari ka treguar si dëshmitare okulare versionin e saj mbi mëngjesin e datës 4 Qershor

“Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyn djali. Djali asnjëherë nuk më futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi.

Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur dritarja e viçave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici.”, tha ajo.

Pyetje – Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?

Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart.

Pyetje – Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?
Violandi me mua jo se rrinte, ishte I dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë.

Pyetje – A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?
Asnjëherë! në Vlorë punuam me ndërtim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan.

Pyetje- A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?
Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar, por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar.

Pyetje- Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë
Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë.

Pyetje – A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?
Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata.

Pyetje – Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?
” Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.”

Pyetje – Do e takosh Violandin?
Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të.

Pyetje – Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?
Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë.
Pyetje – A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?
Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.
Pyetje – Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete.

Pyetje – Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?
Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit
Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.

Pyetje – Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim
Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë?

Irani suImon me raketa Izraelin dhe mbyll hapësirën ajrore, Tel Avivi bën reagimin e fortë

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur sërish pasi Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, duke shënuar sulmin e parë që nga armëpushimi i vendosur në prill. Sipas ushtrisë izraelite, raketat u drejtuan fillimisht nga veriu i vendit, ndërsa sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona.

Autoritetet izraelite njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin disa raketa balistike, ndërsa më pas u identifikuan edhe lëshime të tjera.

Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme të konsiderueshme. Raportime të mediave ndërkombëtare flasin edhe për goditje iraniane në zonën e Tel Avivit.

Pas sulmit, Irani urdhëroi mbylljen e hapësirës ajrore, ndërsa disa fluturime civile u devijuan ose u anuluan. Teherani kishte paralajmëruar më herët se do t’i përgjigjej sulmit ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën të paktën 11 të tjerë.

Ndërkohë, Izraeli ka pezulluar aktivitetin mësimor në të gjithë vendin dhe ka vendosur kufizime për tubimet publike.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, reagoi ashpër pas sulmit, duke shkruar në rrjetet sociale: “Sonte Teherani duhet të digjet”. Sipas mediave amerikane, edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për zhvillimet e fundit.

Një person me motor e priste jashtë/ 30-vjeçari qëIIohet me armë sapo del nga kafja (EMRI)

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri e ndodhur në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një i ri kishte qenë duke pirë kafe dhe, pasi ka dalë nga lokali për t’u drejtuar te makina e tij, është përballur me një person që e priste me motor.

Mes tyre ka pasur një debat të shkurtër dhe, pak çaste më vonë, personi me motor ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të të riut, duke e plagosur në këmbë.

I plagosuri, rreth 30 vjeç, i identifikuar me inicialet K. Lazaj, është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori është larguar nga vendngjarja me motor, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 8 Qershor  2026

Dashi

Mund të filloni të bëni zgjedhje të rëndësishme, për të ardhmen tuaj. Në dashuri, për fat të keq, shumë gjëra mbeten ende të paqarta. Edhe çiftet afatgjata mund të kenë përjetuar disa tronditje për shkak të vështirësive në punë, ose problemeve serioze në familje. Në shtator mund të ketë një afrim të bukur. Ata që janë beqarë për një kohë të gjatë, duan më shumë hakmarrje se kurrë.

Demi

Do të ndiheni nervozë dhe dëshironi të veproni me impuls. Gjëja e fundit që do të dëshironi do të jetë të gjendeni në mes të konfuzionit, ose me ndonjë shqetësim nëpër këmbë! Do të duhet të përdorni shumë kujdes, veçanërisht nëse keni dikë afër jush që nuk është në gjendje t’ju kuptojë, ose mendon në mënyrën e kundërt me tuajin, përndryshe do të përfundoni të grindeni.

Binjakët

Në dashuri, para se të gjeni harmoninë që keni në mendje, do t’ju duhet të bëni një rrugë të gjatë. Nëse dilni me një Dash, Bricjap ose Peshore, mund të përjetoni një tension shtesë, por nuk do të jetë domosdoshmërisht faji juaj! Në frontin e punës, kënaqësi të mëdha po vijnë!

Gaforrja

Do të duhet të ‘armatoseni’ me një dozë të mirë durimi. Në dashuri jeni në mes të kaosit: mbase pjesërisht e keni shkaktuar atë në të kaluarën! Këto ditë, ata në një lidhje afatgjatë mund të ndihen paksa larg partnerit të tyre nga pikëpamja emocionale.

Luani

E diela dhe e hëna mund të jenë ditë shumë të trazuara. Në punë, kohët e fundit ju është dhënë një përgjegjësi e madhe dhe tani keni çdo qëllim të demonstroni forcën tuaj. Thellë në zemrën tuaj, megjithatë, jeni të shqetësuar, sepse në ditët e fundit keni vendosur të mbyllni një projekt ose një bashkëpunim.

Virgjëresha

Jupiteri dhe Saturni do t’ju japin emocione të forta. Nëse dëshironi thellësisht diçka, duhet të filloni të lëvizni atë në drejtim pa frikë. Në këtë periudhë keni shumë ide dhe racionalitet për të shitur. Nuk do të ketë asgjë që mund të qëndrojë midis jush dhe realizimit të dëshirave tuaja!

Peshorja

Më në fund do të keni një ditë të qetë. Do të jeni në gjendje të lini 48 orë shumë të trazuara pas dhe të shijoni pak relaksim. Për t’ju shqetësuar është vetëm Marsi në anën e kundërt, i cili mund të bëjë punën dhe marrëdhëniet tuaja më të lodhshme se sa duhet. Nëse po, ruani qetësinë!

Akrepi

Do të duhet të keni shumë durim, veçanërisht nëse keni të bëni me një Dem ose një Ujor. Në 48 orët e ardhshme do të mundësoheni të bëni diçka, ndoshta një udhëtim, që nuk do të dëshironi ta bëni. Por përpiquni të mos debatoni shumë me të tjerët, as me veten tuaj!

Shigjetari

Do të keni një dozë të mirë gjallërie dhe shkathtësie. Në shtator, kur Afërdita do të jetë në harmoni me ju, do të gjeni gjithashtu optimizëm dhe dëshirë për t’u përfshirë në punë. Çdo ide apo projekt që ju vjen në mendje do të jetë burim i sukseseve të mëdha dhe të vogla. Kthim pozitiv në dashuri, ashtu edhe në punë!

Bricjapi

Nga javët e ardhshme do të ndjeni dëshirën për të rimarrë terrenin e humbur, si në punë ashtu edhe në dashuri. Keni ide shumë të qarta për atë që dëshironi në të ardhmen tuaj, edhe nëse e keni pasur të vështirë ta merrni deri më tani. Por jeni tipi që mund të duroni dhe të prisni. Në shtator, shumë çifte do të jenë në gjendje të rilidhen.

Ujori

Kjo ditë ju rezervon fjalë për fjalë plot energji elektrike dhe prandaj do të jeni shumë energjik. Në çdo rast, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të përmbajtur, veçanërisht nëse kaosi mbretëron rreth jush. Ndoshta pak kaos, është edhe i juaji …

Peshqit

Për fat të mirë, nga shtatori shumë situata të ndërlikuara do të zbërthehen! Ata që kanë bërë, në muajt e kaluar, një zgjedhje paksa penalizuese të dashurisë, mbase kanë hequr dorë nga puna e tyre, por duhet të kujtojnë që të jenë pak më egoistë kohë pas kohe!