Jetimja shqiρtare: “Më dh,ëmb kjo që më bën υjehrri

Mungesa e një djali në familjen e saj të vogël mesa duket është shndërruar në dr.amë jete për një 28-vjeçare, e cila shprehet se vjehrri i saj nuk e pranon në shtëpi derisa të lindë djalë.

Vajza jetime shqiptare shprehet se po v.uan një mentalitet patriarkal që po e n.dan nga familja dhe e vr.et pamasë shpirtërisht.Kjo është historia tepër e dh.imbshme e rrëfyer nga vete vajza.

“Edhe unë jam nje vajze e rritur jetime ne Shqiperi, por bëj pjesë tek njerëzit që fëmija është bekim i Zotit e nuk ka rëndësi se.ksi.

Ama nuk ka të njëjtin mendim vjehrri im.Kam dy vajza dhe jam 28-vjeçe. Jetoj me burrin në Shkodër, vjehrri jeton në vendlindje bashkë me kunatin e vogël dhe dy djemtë e tij.

Pas lindjes së vajzës së parë u ndje k.eq sepse donte djalë, pasi burri im është fëmija i madh i familjes.Por kur pas dy vitesh linda vajzën e dytë, vjehrri nuk më erdhi as në maternitet.

Akoma se ka parë mbesën e vogël, e nuk më pranon në shtëpinë e tij.E di që është e tme.rrshme, burri është p.rekur shumë, por thotë që nuk po mbajmë dot shtyllën e

shtëpisë, e deri pa çuar djalin në shtëpi le të rrimë më mirë në shtëpinë tonë.Vajza e madhe e do shumë gjyshin e saj edhe pse e ka parë rradhë. Por ai rri vetëm me nipat, djemtë e kunatit.

Vjehrra ka vd.ekur shumë vite më parë dhe ai gjithmonë dhe më i s.ertë është bërë.Mua më vjen k.eq ta ndaj burrin kështu na babai i tij, e vajzat nga gjyshi se është t.urp dhe kush na dëgjon.

Tani flas kështu në fakt, se ka raste kur fa.jësoj dhe veten se përse s’po ja jap një djalë kësaj familjeje e të biem të gjithë rehat e familja të bashkohet.

Vjehrri mendon se është faji im që “s’kam në gen me ba djem”.Jam kaq e str.esuar sa kam fr.ikë të nis një sht.atzani të tretë. Sepse pas kësaj e kam të ndaluar të lind më.

Nëse është vajzë i bie të nd.ahem përjetë me vjehrrin. Na ka zënë h.alli, sepse në fund të fundit ai është babai i burrit tim.

Burri më thotë të mos mër.zitem se do i kalojë, por ai ka hapur fjalën në tërë fisin që pa djalë nuk shkel këmba ime atje. Nuk di si të veproj” shkruan ajo.

“Nuk do t’i lëmë të na bëjnë të fortin”/ Si nisi konflikti mes të miturve në Yzberisht? U ndanë në grupe për t’u përpIasur

Një debat i nisur në rrjetin social TikTok ka përshkallëzuar në një konflikt të mundshëm mes dhjetëra të miturve në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Sipas burimeve, gjithçka ka nisur pas një debati mes dy të miturve në rrjetet sociale. Përplasja verbale më pas është zhvendosur jashtë platformës, ku të rinjtë kanë nisur të organizohen në grupe për t’u takuar dhe “për t’u sqaruar”.

Në bisedat mes tyre, sipas burimeve, janë përdorur edhe shprehje sfiduese si “ata janë më të fortë se ne në lagje” dhe “nuk do t’i lëmë të na bëjnë të fortin”.

Pas këtyre komunikimeve, të miturit dyshohet se kishin lënë të takoheshin në zonën ku banonin, me qëllim përballjen mes grupeve.

Policia e Komisariatit Nr. 6 ka marrë informacion në rrugë operative për konfliktin e planifikuar dhe ka ndërhyrë përpara se situata të përshkallëzohej.

Efektivët kanë identifikuar disa prej të miturve në rrugën “Besim Alla”, ndërsa gjatë kontrollit kanë konstatuar se disa prej tyre kishin me vete shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin gjatë përplasjes.

Në vijim të veprimeve, policia ka identifikuar edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në konflikt. Në total, 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia ka sekuestruar dy shkopinj bejsbolli, ndërsa veprimet procedurale janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rasti rikthen në vëmendje mënyrën se si konfliktet mes të miturve mund të nisin në rrjetet sociale dhe më pas të zhvendosen në jetën reale, duke përfshirë edhe grupe të tjera bashkëmoshatarësh.

“Gysi u tregoi institucioneve foton e Vis Martinajt të υrarë, kështu fitoi besimin e Ramës”; Hoxha e Qyno zbulojnë prapaskenat

Ergys Agasi u ka treguar policisë dhe instituciòneve të tjera fotografi që provonin vrasjen e Ervis Martinajt. Këtë deklaroi Elton Qyno në podcastin “MaShqip me Flamur Vezaj”, ku bashkë me Artan Hoxhën foli për fuqizimin e Agasit pas zhdukjes së Martinajt në gusht 2022. Sipas Qynos, informacioni mund të ketë shkuar edhe te Edi Rama dhe prej asaj kohe Agasi fitoi besimin e kryeministrit.

Pamfleti e kishte ngritur prej muajsh këtë histori. Në shkrimin e 21 marsit 2026, u botua artikulli që tregonte se Agasi i ngjiti majat pas eliminimit të Martinajt dhe se njerëz të rrethit të tij flisnin për një video me trupin e copëtuar, të cilën, sipas informacioneve të Pamfletit, e dispononte një grup në Vlorë. Pamfleti pyeti atëherë si mund të qarkullonin hollësi të tilla mes njerëzve të Agasit, ndërsa institucionet nuk jepnin asnjë përgjigje për fatin e Martinajt.

Elton Qyno foli për fotografi që Agasi, sipas tij, ua kishte treguar vetë institucioneve. “Me foto u tregoi institucioneve se Ervis Martinaj është vrarë dhe për këtë mori gjithë besimin e Ramës”, tha gazetari, duke shtuar se Agasi mund t’ia ketë dërguar materialin edhe Vlora Hysenit. Qyno e vendosi pikërisht në atë periudhë ndryshimin e pozicionit të Agasit.

Artan Hoxha tha se Agasi kishte nisur të ngrihej që në kohën e çështjes së inceneratorëve, ndërsa pas gushtit 2022 mori një peshë tjetër. Hoxha e lidhi fuqinë e Agasit me atë që e quajti “imunitet” politik nga kryeministri dhe u shpreh se “imuniteti i Ergysit iu hoq po nga ata që ia vendosën”. Sipas tij, Agasi mori rolin e “koordinatorit” pas Vangjush Dakos, me mbështetjen e Ramës.

Hoxha deklaroi gjithashtu se është i bindur që Martinaj është vrarë dhe se trupi i tij është zhdukur. Ai tregoi se kishte shkuar te familja e Martinajt dhe kishte folur publikisht për vrasjen vetëm pasi ishte bindur se zhdukja nuk ishte një inskenim.

Deklaratat e Hoxhës dhe Qynos rikthejnë pyetjen që Pamfleti ngriti në mars, tani me një hollësi të re. Nëse fotografitë që përshkruan Qyno iu treguan policisë dhe institucioneve të tjera, ku përfunduan ato? Agasi, sipas dy gazetarëve, dinte çfarë kishte ndodhur me Martinajn në kohën kur shteti vazhdonte ta trajtonte fatin e tij si mister.

Kryeministri u prit me vezë në Nju Jork, Taulant Balla nxjerr zbuIuar shqiptarët: Persona me emra të ndryshuar për shtëpitë e barit

Shqiptarët që pritën kryeministrin e Shqipërisë në Nju Jork me vezë duke e goditur sapo ai mbërriti para hotelit ku do të zhvillohej mbrëmja gala e organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, thuhet se janë persona me emra të ndryshuar për shkak të implikimit të tyre në shtëpitë e barit në Amerikë dhe Angli.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shkruan se njëri prej tyre një M.M. i njëjti edhe para dy vitesh në New York edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, duke shtuar se janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari.

Në postimin e tij Balla thekson se personat që qëlluan sot me vezë kryeministrin nuk kanë lidhje me diasporën shqiptare në Amerikë. Në përmbyllje të reagimit të tij, socialisti sugjeron që të shikohet dhe reagimi i policisë amerikane, efektivët e të cilës u shfaqën civilë duke ndërhyrë menjëherë për të ndaluar shqiptarët që qëlluan në drejtim të Ramës.

“Këto tre katër sorra që shfaqen kudo të njëjtët, njëri prej tyre një M.M. i njëjti edhe para dy vitesh në Neë York edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari.

Nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e amerikës, janë paguar për turpin e tyre për të ardhur këtu. Ndërsa Kryeministri Rama mbron në Neë York çlirimtarët dhe flet për Shqipërinë Europiane, këta i bëjnë hyzmetin atyre që i paguajnë. E thjeshtë prej kujt i marrin urdhërat.

P.s. Shikojeni dhe reagimin e policisë amerikane, meqë kritikoni Policinë e Shtetit” shkruan Balla.

Kush është i “forti” që e qëΙΙoi? Reagon Shefi i Policisë dhe zbuΙon të vërtetën e tij: Më rrezikoi jetën, ja çfarë kishte bërë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te një incident rrugor ku është përfshirë shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini.

Në një komunikim me redaksinë e JOQ Albania, Shahini ka paraqitur versionin e tij për atë që ka ndodhur, duke kërkuar gjithashtu ndjesë për fjalorin e përdorur gjatë incidentit.

“Ngjarja ka ndodhur jashtë orarit tim zyrtar të punës në muajin korrik. Qytetari i përfshirë në incident ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe po kryente manovra të rrezikshme, duke më rrezikuar drejtpërdrejt jetën. Situata u përshkallëzua edhe nga ofendimet e njëpasnjëshme dhe në atë moment tensioni kam përdorur një fjalor të papërshtatshëm, për të cilin u kërkoj ndjesë qytetarëve.

Pavarësisht dhunës fizike dhe fyerjeve ndaj meje, në asnjë moment nuk kam përdorur autoritetin tim zyrtar, nuk kam kërcënuar me postin që mbaj dhe nuk jam përgjigjur me dhunë fizike.”

Pretendimet lidhur me përdorimin e lëndëve narkotike, dhunën dhe dinamikën e plotë të incidentit mbeten pjesë e versionit të paraqitur nga Shahini, për aq kohë sa nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur ose nga autoritetet kompetente.

JOQ Albania publikon pamjet dhe versionin e Shahinit pa marrë qëndrim mbi përgjegjësinë e palëve. Përgjegjësitë ligjore u takon t’i përcaktojnë institucionet kompetente, ndërsa gjykimin mbi pamjet dhe deklarimet ia lëmë publikut.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi

E shtuna ju sjell nevojën për një ndryshim dhe më shumë kohë të lirë. Pas një jave të ngjeshur, do të shijoni shoqërinë, daljet ose ndonjë plan spontan.

Mos u stresoni për përgjegjësitë që mund të presin. Pasioni dhe sinqeriteti ju presin në dashuri. Dashi i lirë mund të takojë një person që do t’i interesojë menjëherë.

Demi

Sot do të dëshironi paqe, pushim dhe një atmosferë të këndshme. Koha e kaluar me familjen ose miqtë e ngushtë do t’ju sjellë relaksimin që ju nevojitet. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e mëdha dhe të paplanifikuara.

Në dashuri, ju presin butësi dhe siguri. Demët beqarë mund të marrin një mesazh nga një person që ka qenë interesant për ta prej disa kohësh.

Binjakët

E shtuna ju sjell shumë komunikim dhe ngjarje interesante. Është e mundur që të merrni një telefonatë që do t’ju ndryshojë planet. Jini të hapur ndaj takimeve spontane, sepse përmes tyre mund të takoni njerëz të rinj.

Flirtimi dhe humori i mirë ju presin në dashuri. Një Binjak i lirë mund të fillojë një korrespondencë që do t’i tërheqë shpejt vëmendjen.

Gaforrja

Sot do të dëshironi të jeni të rrethuar nga njerëz që u besoni. Një bisedë familjare mund t’ju sjellë lehtësim dhe t’ju ndihmojë të zgjidhni diçka që ju ka shqetësuar prej kohësh. Mos lejoni që humori i dikujt tjetër të ndikojë në tuajin.

Në dashuri, ngrohtësi dhe afërsi ju presin. Gaforret e Lira mund të rinovojnë kontaktin me një person nga e kaluara.

Luani

E shtuna ju sjell një humor të mirë dhe një dëshirë për të dalë. Karizma juaj do të jetë veçanërisht e theksuar, kështu që mund të tërhiqni shumë vëmendje. Një njohje ose takim interesant që do të shënojë mbrëmjen është i mundur.

Pasioni dhe romanca ju presin në dashuri. Luanët e lirë mund të takojnë një person që do të tregojë interes shumë hapur.

Virgjëresha

Keni një ditë pushimi përpara, por do t’ju duhet të përfundoni disa gjëra të vogla. Mos krijoni shumë detyrime për veten tuaj. Organizoni kohën tuaj në mënyrë që të ketë hapësirë ​​të mjaftueshme për relaksim.

Në dashuri, përpiquni të mos analizoni çdo fjalë të partnerit tuaj. Virgjëreshat beqare mund të vënë re se dikush nga mjedisi i tyre po tregon gjithnjë e më shumë vëmendje.

Peshorja

E shtuna ju sjell një atmosferë të këndshme dhe mundësinë e një shoqërie të mirë. Një bisedë mund të zgjidhë një keqkuptim që ju ka shqetësuar prej kohësh. Momente të buta dhe romantike ju presin në dashuri.

Peshoret beqare mund të marrin një mesazh nga një person që nuk e prisnin ta telefononin. Mbrëmja është e favorshme për të dalë dhe për të bërë njohje të reja.

Akrepi

Sot do të jeni shumë intuitivë dhe do ta vini re lehtësisht atë që të tjerët po përpiqen të fshehin. Mos reagoni menjëherë ndaj asaj që dëgjoni, por prisni që gjërat të sqarohen. Në dashuri, ju presin emocione të forta dhe mundësia e një afrimi më të madh. Akrepët beqarë mund të përjetojnë një takim intensiv që do ta mbajnë mend për një kohë të gjatë.

Shigjetari

E shtuna ju sjell një dëshirë për aventurë dhe një ndryshim të rutinës. Një udhëtim më i shkurtër, një udhëtim ose një ftesë spontane për t’u shoqëruar është i mundur.

Mos i refuzoni menjëherë propozimet e reja, sepse diçka e paplanifikuar mund të sjellë momentet më të mira. Flirtimi dhe të qeshurat ju presin në dashuri. Shigjetarët beqarë mund të takojnë dikë përmes një miku ose gjatë një takimi.

Bricjapi

Sot keni nevojë për një pushim nga detyrimet e biznesit. Edhe pse do të mendoni për javën që vjen, përpiquni t’i kushtoni një pjesë të ditës vetes dhe njerëzve që doni. Financat janë nën kontroll, por jini të moderuar me shpenzimet tuaja.

Tregoni më shumë butësi në dashuri. Bricjapët beqarë mund të marrin një mesazh ose telefonatë interesante nga një person që u pëlqen.

Ujori

E shtuna ju sjell nevojën për të bërë diçka ndryshe. Një takim spontan ose një takim i papritur mund ta ndryshojë plotësisht humorin tuaj. Një ide e re mund t’ju vijë në mendje dhe të rezultojë e dobishme më vonë.

Në dashuri, ju presin komunikime interesante dhe një surprizë e mundshme. Ujorët e Lirë mund të takojnë një person që do t’i tërheqë me veçantinë e tyre.

Peshqit

Një e shtunë më emocionale dhe më e qetë ju pret. Do të shijoni kalimin e kohës me njerëz me të cilët mund të jeni plotësisht të relaksuar. Kushtojini vëmendje vetes dhe mos u ktheni te problemet që nuk keni pse t’i zgjidhni sot.

Në dashuri, ju presin butësi dhe afërsi. Peshqit e lirë mund të përjetojnë një takim të bukur që do të zgjojë emocione të veçanta. Kaloni mbrëmjen në një atmosferë të këndshme, pa nxitim dhe stres të panevojshëm.

Taksë e re për naftën 3 lekë për Iitër në kulmin e krizës! Efekti 40 milionë euro në vit

Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja e një tarife të re. Qeveria supozon që niveli i saj të jetë 3 lekë për litër.

Të ardhurat nga tarifa e re për naftën do të përdoren për të financuar krijimin dhe menaxhimit e rezervës së sigurisë me naftë bruto dhe nënprodukte të saj.

Por rritja e barrës fiskale te karburantet do të shtrenjtojë më tej çmimin final të shitjes për konsumatorin. Efektet në rritjen e çmimit final të shitjes për konsumatorin, pranohen edhe nga qeveria.Në relacionin e projektligjit “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, qeveria supozon se nëse niveli i tarifës për rezervën e sigurisë së naftës do të jetë 3 lekë për litër, prej saj do të arkëtojë 3,75 mld lekë të ardhura në vit.

Të ardhurat do të përdoren për blerjen e naftës rezervë, për të mbuluar kostot e depozitimit etj.

Megjithatë në relacionin e draftit sqarohet se niveli prej 3 lekë për litër për tarifën është i supozuar, pasi niveli përfundimtar do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimeve të ministrive përgjegjëse.Por rezerva parashikohet të krijohet për një periudhë 5 -vjeçare, duke e çuar efektin financiar të arkëtimit nga tarifa në vlerën e rreth 200 mln eurove.

“Me qëllim financimin e krijimit, mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, është parashikuar dhe vendosja e një tarife për këtë qëllim.
Tarifat e krijimit dhe mbajtjes së rezervës së sigurisë, që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure, që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës së akcizës, në perputhje me ligjin nr.61/2012, datë 24.5.2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, çdo vit.

Të gjitha këto aktivitete do të shoqërohen me kosto shtesë për sektorin publik për mbulimin e shpenzimeve për krijimin, ruajtjen, mirëmbajtjen, inspektimin e rezervave të sigurisë, si dhe për aktivitetet e tjera të rregullta të autoritetit.

Sigurimi i fondeve do të kërkojë, ndër të tjera, vendosjen e tarifës që do të aplikohet mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure. Kjo do të sjellë rritje të vlerës në zinxhirin e ngarkesës financiare dhe rezultatin final të çmimit të shitjes te konsumatori”, përcaktohet në relacion.

Vendosja e një tjetër tarife te nafta, pritet të rrisë çmimin final të shitjes me pakicë edhe me 3 lekë për litër të tjera. Aktualisht nafta në vend është e ngarkuar më disa taksa dhe tarifa, përfshirë TVSH, akcizë, taksën e qarkullimit, taksë karboni, tarifën e skanimit, taksat bashkiake, tarifën e rilicensimit.

Në çmimin final të naftës barra e taksave zë 53% të atij apo në vlerë llogaritet të jetë 90 deri 100 lekë të çmimit final. Krahasuar me shtetet e rajonit, vendi ynë ka barrën më të lartë fiskale për naftën. Në shtetet si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Kosovë mbi çmimin e shumicës së naftës llogaritet vetëm akciza dhe TVSH-ja.

Nëse produktet e karburanteve do të lehtësoheshin nga barra fiskale konsumatori vendas do të paguante në të njëjtat vlera që paguajnë vendet e rajonit.

Kostot e krijimit të rezervës arrijnë deri 42 mln euro në vit

Volumi i rezervës së sigurisë, sipas të dhënave orientuese llogaritet në vlerat e 43,6 deri 49 mijë ton në vit, përfshirë me naftën bruto dhe nënproduktet e saj (naftë, benzinë, karburant për avion dhe gaz i lëngshëm).

Një nga skenarët e llogaritur nga qeveria është krijimi i rezervës me një sasi prej 43,6 mijë ton karburante. Peshën kryesore do të mbajë nafta bruto, në një sasi prej 17,4 mijë to. Dieseli në sasinë e 13 mijë ton, benzina 8,720 ton. Në sasi të vogla parashikohet rezerva gazin e lëngshëm dhe karburant avioni.

Qeveria llogarit vetëm për blerjen e karburanteve në një kosto prej 39,4 mln euro në vit dhe 2,6 mln euro në vit është kostoja e depozitimit.

Rezerva e naftës do të menaxhohet nga një Autoritet Shtetëror. Kostoja e ngritjes së autoritetit llogaritet 60 mln lekë, ndërsa kostoja për funksionimin e autoritetit llogaritet 220 mln lekë në vit sipas skenarëve të paraqitur në relacion.

Shoqata e Hidrokarbureve më herët ngriti shqetësimin për mënyrën se si qeveria parashikon ta financojë modelin e ri të propozuar për krijimin e sigurisë së naftës.

Shoqata e Hidrokarbureve se tarifa për financimin e krijimit të rezervës konsiderohet një taksë e fshehtë, pasi nuk bëhet fjalë për një shërbim që shteti i ofron kompanive, por për financimin e një detyrimi publik përmes një tarife të vendosur mbi karburantet.

Po ashtu projektligji i jep kompanisë shtetërore si Autoriteti për Rezervën e Sigurisë së Naftës të drejtën të blejë dhe të shesë naftë pa prokurim publik, pra pa garë. Kjo marrëdhënie është e justifikuar me natyrën specifike të funksionimit të rezervës. E drejtë e Autoritetit për të kryer blerje dhe shitje të naftës, pa prokurim publik përcaktohet në një nga pikat e nenit 10 projektligjit “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

Të dhënat për koston

-Tarifë orientuese minimale e rezervës: 3 lekë/litër/vit, deri në krijimin e plotë të rezervës (blerje hidrokarbure +depozitim);

– Pas krijimit do të paguhet vetëm kostoja e depozitimit të rezervës. Të ardhura vjetore të Autoritetit nga tarifa: 3.4– 3.6 -3.75 miliardë lekë/vit

-Kjo shumë do të mbulojë plotësisht funksionimin e Autorietit, mbulon sigurimin e rezervave, sikur ato të krijohen për një periudhe prej 5 vjetësh, si dhe parashikon kostot e mbajtjes së depozituar të lëndës.

-Bazuar edhe në mendimin e Ministrisë së Financave, kostoja fillestare vetëm një herë, do të aplikohet për zhvillim sistemi për arkëtimin e tarifës: 20–30 milionë lekë. Kostoja vjetore, mirëmbajtje vjetore e sistemit: 8–12 milionë lekë./Monitor

Çfarë rrezìkon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është nën hetim nga SPAK për dy vepra penale: përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete. Nëse akuzat do të provohen në gjykatë, pasojat penale varen nga mënyra se si do të vlerësohen faktet dhe nga dispozitat përfundimtare të ngritura nga prokuroria.

Rasti i Vlora Hysenit është pjesë e procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Më 21 shtator 2026, Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, caktoi ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin e ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik. SPAK e identifikon Hysenin si person nën hetim për veprat e parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Ndërkohë, Hyseni është larguar tashmë nga drejtimi i SHISH. Më 22 shtator, presidenti Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e saj nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit.

Por pyetja që ngrihet tani është: Çfarë rrezikon konkretisht Hyseni nëse hetimi i SPAK përfundon me prova dhe gjykata arrin në përfundimin se veprat janë kryer?

Përkrahja e autorit të krimit – deri në 5 vjet burg

Një nga veprat për të cilën Hyseni po hetohet është ajo që në raportimet publike është identifikuar si “Përkrahja e autorit të krimit”.

Teksti i Kodit Penal e parashikon këtë vepër në nenin 302. Sipas dispozitës, personi që i siguron autorit të një krimi ushqime, mjete jetese, banesë, vendqëndrim ose në mënyra të tjera e ndihmon atë me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose burgim deri në pesë vjet.

Ekziston edhe një rrethanë më e rëndë. Kur kjo vepër lidhet me disa prej veprave penale të listuara shprehimisht në Kodin Penal, dënimi parashikohet nga dy deri në shtatë vjet burgim.

Pra, nëse akuza ndaj Hysenit për këtë vepër do të provohej, tavani i dënimit nuk mund të përcaktohet vetëm duke parë titullin e veprës; duhet parë edhe me cilën vepër konkrete lidhet përkrahja, nëse provohet se ka ndodhur dhe nëse plotësohen kushtet e paragrafit të dytë të nenit përkatës.

Akuza për zbulimin e të dhënave sekrete – deri në 5 vjet burg

Akuza tjetër është më e qartë në pikën e saj ligjore: neni 295/a/1 i Kodit Penal.

Kjo dispozitë lidhet me zbulimin ndaj të tretëve të të dhënave që ligji i përcakton si sekret, kur veprimi kryhet nga një funksionar publik ose person i ngarkuar me shërbim publik, në kundërshtim me detyrën ose duke abuzuar me cilësitë e tij.

Për këtë rast, ligji parashikon gjobë ose burgim deri në pesë vjet.

Kjo do të thotë se, nëse SPAK arrin të provojë të gjitha elementet e veprës dhe gjykata e shpall Hysenin fajtore sipas kësaj dispozite, dënimi i parashikuar nga ligji mund të shkojë deri në 5 vjet burgim.

Por edhe këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm: pesë vjet është maksimumi ligjor i parashikuar nga dispozita, jo dënimi automatik.

Gjykata nuk është e detyruar të japë maksimumin e dënimit. Masa konkrete përcaktohet në bazë të rrethanave të çështjes, provave, rolit të personit dhe rregullave të përgjithshme të individualizimit të dënimit.

Çfarë ndodh nëse provohen të dyja veprat?

Nëse prokuroria arrin të provojë të dyja veprat dhe gjykata e shpall Hysenin fajtore për të dyja, situata nuk përkthehet automatikisht në një llogaritje të thjeshtë “5 + 5 vjet”.

Në rastet e konkurrimit të veprave penale, mënyra e caktimit të dënimit përcaktohet nga rregullat e Kodit Penal për bashkimin e dënimeve. Për këtë arsye, nuk mund të thuhet pa parë kualifikimin përfundimtar juridik se Hyseni rrezikon automatikisht 10 vjet burg.

Nëse, për shembull, do të provohej vetëm vepra e zbulimit të të dhënave sekrete sipas nenit 295/a/1, kufiri maksimal i asaj dispozite është pesë vjet.

Nëse do të provohej edhe përkrahja e autorit të krimit sipas dispozitës përkatëse, do të hynin në lojë edhe rregullat për bashkimin e dënimeve dhe, në varësi të faktit penal të lidhur me këtë akuzë, edhe kufijtë e veçantë të parashikuar nga ligji.

Çfarë duhet të provojë SPAK?

Për një eventualitet dënimi nuk mjafton që Hyseni të ketë pasur një detyrë të lartë shtetërore apo të ketë pasur akses në informacion të klasifikuar.

Prokuroria duhet të provojë elementet konkrete të veprave penale.

Për akuzën e zbulimit të të dhënave sekrete, ndër të tjera, duhet të provohet se bëhej fjalë për të dhëna që ligji i përcakton si sekret dhe se ato janë zbuluar ndaj të tretëve në kushtet e përcaktuara nga neni 295/a.

Ndërsa për përkrahjen e autorit të krimit duhet të provohet ndihma konkrete dhe qëllimi për ta ndihmuar autorin t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, nëse kjo është dispozita që në fund do të zbatohet nga organi i akuzës dhe gjykata.

Kjo është arsyeja pse përfundimi i hetimit dhe provat që do të administrohen nga SPAK do të jenë vendimtare.

Arresti në shtëpi nuk është dënim

Një tjetër dallim i rëndësishëm është ai mes masës së sigurimit dhe dënimit penal.

Gjykata ka caktuar ndaj Hysenit arrestin në shtëpi dhe pezullimin nga detyra. Këto janë masa të marra gjatë procesit penal dhe nuk përbëjnë një vendim përfundimtar mbi fajësinë.

SPAK vetë ka theksuar se personat e përfshirë në procedim gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Hyseni u vetëdorëzua më 23 shtator, pasi më herët ndodhej jashtë vendit dhe masa e arrestit në shtëpi nuk ishte ekzekutuar.

Çfarë është në lojë për ish-drejtoreshën e SHISH?

Në planin penal, rreziku kryesor lidhet me dy akuza që mund të sjellin dënim me burgim nëse provohen. Për zbulimin e të dhënave sekrete, neni 295/a/1 parashikon deri në pesë vjet burgim.

Për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, dispozita përkatëse parashikon deri në pesë vjet burgim dhe, në rastet e posaçme të parashikuara nga ligji, nga dy deri në shtatë vjet.

Por asnjë nga këto shifra nuk do të thotë se ky është dënimi që do të marrë Vlora Hyseni. Për këtë do të duhej që SPAK të përfundonte hetimin, të formulonte akuzën përfundimtare, çështja të shqyrtohej në gjykatë dhe fajësia të provohej përtej standardit të kërkuar nga ligji.

Në këtë fazë, ajo mbetet person nën hetim, ndërsa pyetja se sa i rëndë mund të jetë dënimi eventual varet nga provat që do të paraqiten, kualifikimi përfundimtar juridik dhe vlerësimi që do t’u bëjë gjykata.

Pra, ajo që mund të thuhet me siguri në këtë fazë është se Hyseni përballet me akuza që, nëse provohen, parashikojnë dënime me burgim; por nuk ka ende një vendim fajësie dhe as një dënim të përcaktuar. (AP)

Atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestòhen 3 shqiptarë! (Emrat)

Policia greke ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në janar të vitit 2025 në Selanik, ku 32-vjeçari Danjel Dushku dyshohet se u përball me një atentat me armë zjarri.

Oficerët e Nëndrejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në tentativën e vrasjes.

Operacioni u zhvillua në orët e mëngjesit të së mërkurës, në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet greke.

Të arrestuarit janë Robert Elezaj, 33 vjeç, Sergo Elezaj, 31 vjeç dhe Rueldi Dragjoshi, 26 vjeç.

Në të njëjtën kohë, Danjel Dushku, 32 vjeç, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 8 janarit 2025, kur tre të dyshuarit iu afruan Dushkut në një zonë të Selanikut dhe dyshohet se hapën zjarr ndaj tij.

Policia greke thotë se 33-vjeçari Robert Elezaj, duke përdorur një pistoletë, qëlloi drejt Dushkut, por nuk arriti ta plagoste.

Nga të shtënat mbeti i plagosur një person që ndodhej pranë tij, ndërsa u shkaktuan dëme edhe në një dyqan në zonë.

Edhe 26-vjeçari Rueldi Dragjoshi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt Dushkut, pa e prekur atë.

Ndërkohë, sipas hetimeve të autoriteteve greke, 31-vjeçari Sergo Elezaj dyshohet se i ka drejtuar armën Dushkut.

Policia thotë se nuk është bërë e mundur të përcaktohet nëse ai ka qëlluar me armë, ndërsa dyshohet se ka ndihmuar dy të arrestuarit e tjerë para dhe gjatë kryerjes së ngjarjes.

Sipas policisë, Sergo Elezaj i ka transportuar dy personat e tjerë drejt vendit të ngjarjes me një automjet me qira dhe ka qëndruar me ta deri në momentin e largimit.

Nga ana tjetër, sipas autoriteteve greke, edhe 32-vjeçari Danjel Dushku ka përdorur armë zjarri gjatë përplasjes, duke qëlluar në drejtim të personave të arrestuar.

Të shtënat e tij nuk kanë shkaktuar të plagosur, por kanë dëmtuar automjetin me të cilin kishin mbërritur të dyshuarit, si dhe një tjetër makinë të parkuar.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit prej personave të përfshirë në ngjarje.

Sali Berisha nxjerr emrat e 3 gazetarëve që bashkëpunonìn me Vlora Hysenin

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar para mediave se, tre gazetarë kanë takuar Vlora Hysenin duke shkelur ligjin dhe sipas tij, të tre duhet të dënohen.

Sipas Berishës, shoqatata e gazetarëve duhet të bëjnë gati dosjet për Berat Buzhalën, Baton Haxhinë, Albatros Rexhën dhe t’i çojnë në Prishtinë në gjykatë.

“Tre gazetarët Baton Haxhia, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha që kanë takuar Vlora Hysenin kanë shkelur ligjin dhe janë të dënueshëm.

U bëj thirrje gazetarëve t’u bëjnë dosjet gati dhe t’i çojnë në gjykatë se i kanë gati 5 vite burg. Ftoj shoqatat e gazetarëve t’ua çojnë dosjet në Prishtinë në gjykatë”, tha Berisha