Zbulohen gjashtë mozaikë në Tepelenë, arkeologët: KompIeksi daton në shekullin e IV pas Krishtit

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Qesarat të Tepelenës, ku një ekspeditë shqiptaro-italiane ka nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi luksoz të periudhës romake, të pasur me mozaikë shumëngjyrësh.

Gjate gërmimeve janë zbuluar 6 dysheme te dekoruara me mozaike, me motive gjeometrike, figura njerëzore dhe elementë dekorativë, ndërsa janë gjetur edhe fragmente pikturash murale.

Sipas arkeologëve, kompleksi daton në shekullin IV pas Krishtit. Një nga zbulimet më të veçanta është figura e Erosit, e ruajtur në një prej mozaikëve, pavarësisht dëmtimeve të pjesshme të strukturës.

“Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm për ne. Mozaikët dhe strukturat që kemi gjetur na japin informacion të ri për historinë dhe jetën në këtë territor në periudhën romake. Është një projekt që kërkon kohë dhe shumë punë, ndaj shpresoj që në këtë ekspeditë dhe në kërkimet e ardhshme të na bashkohen edhe studentë shqiptarë. Do të ishte një mundësi shumë e mirë për ta, por edhe për vetë projektin, sepse bashkëpunimi mes studiuesve të rinj shqiptarë dhe italianë është shumë i rëndësishëm”, thotë arekologu Silvio Fioreli.

Gërmimet u zhvilluan në kuadër të projektit shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”, nga Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit.

CIA paralajmëron Evropën për suIme të mundshme ruse me dronë, ja lista se kush përfshihet në ‘shënjestër’

Shërbimet amerikane të inteligjencës raportohet se kanë paralajmëruar disa vende evropiane për një operacion të mundshëm rus me dronë në Mesdhe. Sipas mediave, Spanja, Franca dhe Italia janë mes vendeve që mund të jenë në shënjestër të një sulmi të mundshëm.

Dronët mund të lëshohen nga anije tregtare, të fshehur brenda kontejnerëve, ndërsa modeli i përmendur është Gerbera. Burimet e cituara pretendojnë se këto mjete mund të përdoren për të shkaktuar dëme në aeroporte, porte apo infrastruktura të tjera, si dhe për të krijuar pasiguri.

Paralajmërimi thuhet se është përcjellë pas vizitës së drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë më 25 gusht. Sipas burimeve të El Mundo, autoritetet evropiane janë informuar për mundësinë e përshkallëzimit të veprimeve ruse ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën.

Megjithatë, raportimi nuk është konfirmuar nga të gjitha vendet e përmendura. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mohuar se Italia ka marrë një paralajmërim të tillë nga CIA. Ndërkohë, shqetësimet për incidente dhe operacione të dyshuara ruse në Evropë.

S…ksi kur fe mra është me “ato”, sh okon gjin ekοIogia: Ja çfarë shkαkton

Sipas gjin.egologëve ka femra që mund tu duket i tm.errshëm se.ksi gjatë menstruacioneve dhe disa të tjerave mund t’ju pëlqejë shumë,

kjo varet nga zgjimi se.ksual i gjithësecilit.Me menstruacione lubrifikimi do të jetë më i madh dhe natyral,

prandaj mund të kënaqeni më shumë, shkruan ShkodraNews.

Përgjithësisht femrat supozojnë se meshkujt nuk pëlqejnë që të bëjnë se.ks gjatë kësaj periudhe të muajit.

Ama nëse jeni kurioze se çfarë partneri juaj mendon flisni me të përpara. Kujdes! Përdorimi i pr.ezervativit mund të jetë i rehatshëm dhe s.eksi bëhet i sigurtë.

Mjekët thonë se edhe pozicioni që zgjidhni për të bërë se.ks mund t’ju ndihmojë.

Femra e shtrirë në kurriz mund tëjetë një pozicion i mirë për të pasur më pak gj.akderdhje.

Ama kini kujdes! Edhe nëse bëni se.ks gjatë me.nstruacioneve mund të ngeleni shtatëzënë

Emri/ Shqiptari υ¤es ρasi ra në gropën e ashensorit në Itali! (Trupi u gjet falë ziles së celularit)

Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjìnë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë, ku po zhvillohen punime rikonstruksioni në një ndërtesë.

Viktima, pronar i një kompanie të specializuar për ndërtime muresh në Sossano, në provincën e Vicenzës, dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe ka vdekur si pasojë e rënies.

Trupin e kanë gjetur efektivët e patrullave të policisë së komisariatit të Padovës, të cilët hynë në objekt gjatë natës së kaluar, pas alarmit të dhënë nga familjarët, të cilët, falë gjeolokalizimit në telefonin celular, shihnin se ai nuk po largohej nga zona e kantierit.

Në fakt, personi nuk kishte dhënë më asnjë njoftim për veten që nga orët e para të pasdites dhe furgoni i tij kishte mbetur i parkuar jo shumë larg ndërtesës, me kasën e ngarkesës ende të hapur.

Pasi hynë në objekt, efektivët i ranë celularit të 51-vjeçarit, duke arritur kështu te hapësira e ashensorit, ku e gjetën burrin pa shenja jete.

Përveç efektivëve të policisë, në vendngjarje ndërhynë edhe personeli i 118-ës dhe zjarrfikësit. Hetimet për të sqaruar shkaqet e incidentit janë ende në vazhdim./Mattinopadova

“Për ty fik radarët”/ Mesazhet Hyseni-Agasi që “pushtuan” rrjetin, ZËRI zbuIon të vërtetën: Nuk janë në dosje! Ja si u përhapën

“Për ty fik radarët”, kjo ishte shprehja qe ndezi rrjetin e mediat në disa biseda të pretenduara mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit. Nga verifikimet e ZËRI rezulton se në dosjen e SPAK lidhur me hetimin e ish-drejtoreshës së SHISH nuk ka asnjë bisedë apo mesazh lidhur me komunikimet e publikuara sot.

Shkëndija e publikimeve nisi nga një deklaratë e gazetarit Vullnet Krasniqi. Ky i fundit, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, pretendoi se në komunikimet mes Hysenit dhe Agasit gjendeshin disa mesazhe intime, duke i paraqitur ato si pjesë të materialeve të hetimit.

“Ama, tani do flasim për romancën e zjarrtë të Vlorës me Ergysin…Çfarë flisnin ata të dy natën vonë? Kur Vlora dhe Gysi kanë komunikuar me njëri-tjetrin, bisedat janë fiks material për Hollyëood, Netflix apo HBO. Ja disa mesazhe: ‘Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?’ Dhe, Vlora, shefja e SHISH-it, ja ka kthy: ‘Flej pa merak zemër, se krejt radarët e shtetit i fik për ty. Atë numrin tjetër mos e përdor se po përgjohet…Vlora u bë ëngjëlli i mbrotjës i Gysit”, u shpreh gazetari në një video të tij në rrjete sociale.

Megjithatë, vlen të theksohet se gazetari nuk pretendon se këto komunikime i ka parë vetë në dosjen hetimore apo se po citon një dokument të SPAK. Ai e nis videon duke thënë: “Imagjinoni të lexoni në dosjen e SPAK që kryespiunja e shtetit duke i çuar mesazhe, e duke mbrojtur njeriun që shteti po e kërkonte”. Pra, deklaratën e tij, ai e paraqet si një interpretim të komunikimeve mes Hysenit dhe Agasit.

Pas publkimit dhe shpërndarjes së videos së gazetarit, këto deklarime nisën të raportoheshin si mesazhe që gjendeshin në dosjen hetimore të SPAK. Konkretisht, bëhej fjalë për komunikimet intime, të lartpërmendura, në të cilat, sipas pretendimit të publikuar, Vlora Hyseni i ofronte mbrojtje Ergys Agasit, duke e informuar dhe këshilluar se si të vepronte.

Megjithatë, verifikimi i ZËRI-t nuk gjen në dosjen e SPAK komunikimet e cituara nga gazetari.

Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u paraqit paraditen e sotme në GJKKO, ku i është konfirmuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasit, teksa ndodhej në arrati, duke i përcjellë informacione të klasifikuara sekrete, mbi lëvizjet e strukturave shtetëroe në mënyrë që biznesmeni t’u shpëtonte autoriteteve.

Referuar dosjes hetimore të SPAK, të zbardhur një ditë më parë të cilën ZËRI e disponon, mes tyre rezultojnë mbi 500 komunikime të vazhdueshme gjatë periudhës kur biznesmeni ishte në kërkim, përfshirë telefonata, video-thirrje dhe shkëmbim materialesh. Materiale sekrete janë gjetur edhe në makinën e biznesmenit gjatë kontrolleve të SPAK, më datë 22 korrik.

Hyseni ka pretenduar në SPAK, disa ditë para njoftimit të masës ndaj saj, se kishte komunikuar me Agasin, por në cilësinë e bashkëpunëtorit. Megjithatë, sipas SPAK, nga komunkimet e administruara, nuk rezulton kjo. Sipas SPAK, Agasi është personi që merr dhe dikton informacionin, ndërsa drejtuesja e SHISH nuk kishte vënë në dijeni instancat paralele apo edhe brenda institucionit./ZËRI

Ish-shefja e SHISH akuzoi pubIikisht Klodiana Lalën se takohet me agjentët serbë në dhoma hoteli , reagon gazetarja

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka reaguar për sulmin verbal të bërë ndaj saj nga ish-shefja e Shërbimit Sekret Informativ, Vlora Hyseni, e cila pasi u pyet nëse ka shpërndarë apo jo sekrete shtetërore siç edhe dyshon Prokuroria e Posaçme, akuzoi reporteren për takime me agjentë serbë.

Gazetarja Lala e quan deklaratën e Hysenit një sulm personal dhe shantazh, si hakmarrje e informimit të publikut me detaje për akuzat që rëndojnë mbi ish-shefen e SHISH dhe veprimtarinë kriminale në të cilën dyshohet se ajo është përfshirë.

Reporterja e News24 e cilësoi vulgare gjuhën e përdorur nga ish-shefja e Shërbimit Sekret shqiptar dhe theksoi heshtjen për çështjen e saj penale.

“E pyetur nga News24 nëse ka shpërndarë materiale të klasifikuara në drejtim të shtetasit Ergys Agasi, deputetja ka zgjedhur të kundërsulmojnë me gjuhë vulgare ndaj gazëtareve dhe duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme. Kjo ka qenë përgjigjja e zonjës Hyseni, por asnjë fjalë për materialet që ka shpërndarë dhe që dyshohet sipas Prokurorisë së Posaçme që ka shpërndarë në adresë të shtetasit Ergys Agasi”,- tha Lala.

Goli i Muriqit “çmend” serbët, kërkojnë nga UEFA të merren masa për Kosovën

Goli i Vedat Muriqit ndaj Irlandës ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe, jo vetëm për shkak të festimit të sulmuesit kosovar, por edhe për mesazhin që ai përcolli pas shënimit.

Pas golit, Muriqi shpalosi fanellën me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që janë dënuar padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Veprimi i futbollistit ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Media “Kurir” ka kërkuar që UEFA të ndërmarrë masa ndaj Muriqit dhe Kosovës, duke pretenduar se një mesazh i tillë nuk duhet të shfaqet në një ndeshje të garave evropiane.

“Farsë!”/ Rama në Këshillin për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për mënyrën se si është trajtuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar se ai është “tradhtuar” nga vendi që e kishte mbështetur Kosovën gjatë luftës.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, Rama tha se Thaçi nuk ndodhet aty për shkak të asaj që ai e cilësoi si një “farsë” që, sipas tij, nuk duhej të kishte nisur.

“Thaçi nuk është sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse edhe pse gjenerali Clark dhe miq të shkëlqyer bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për George Washingtonin e Kosovës”, u shpreh Rama referuar asaj që ndodhi në Hagë në Gjykatën Speciale.

Kryeministri sqaroi se me termin “tradhtuar” nuk nënkuptonte se shqiptarët janë të barabartë në peshë me Shtetet e Bashkuara, por se marrëdhënia e gjatë mes shqiptarëve dhe SHBA-së e bën atë të ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar çështja e Thaçit.

“Askush nuk duhet të më keqkuptojë sepse kur them tradhtuar e kam fjalën që jemi të gjithë shumë të vegjël dhe së bashku nuk jemi të mëdhenj. Por kemi kremtuar gjithmonë faktin që si shqiptarë jemi miq me SHBA, me më të mëdhenjtë e më të fortët, ndaj ndihem i tradhtuar”, tha Rama.

Ai shtoi se, sipas tij, Shtetet e Bashkuara mund të kishin bërë më shumë për të mos lejuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së.

“Jam i sigurt që ky vend mund të bënte më shumë duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin personal tuaj”, deklaroi Rama.

Thaçi u dënua më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me 25 vite burgim për përgjegjësi penale për krime lufte.

Ish-deputeti: Dumani pìnte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor të 2025 e përzuri nga zyra

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Në emisionin Top Story, Murrizi pretendon se ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka nxjerrë nga zyra në qershor të vitit 2025, ndërsa sipas tij ajo pinte shpesh kafe me të..

“Deri në qershor 2025, çdo të hënë pinte kafe me Dumanin, deri sa e përzuri Dumani”, tha Murrizi.Pjesë nga diskutimi në studio:


Arjon Sulo: Në Kosovë ajo është shkarkuar si person i ngarkuar në detyrë për SHIK dhe për rrjedhje informacioni me shtetas amerikanë. Ka ardhur 2 vjet këshilltare dhe e kanë bërë kryetare të SHISH. Ajo ka letrat, ka përgjuar gjithë dynjanë.

Alban Dudushi: Jemi tek pretendimi i prokurorisë, që kjo zonja ka shitur të dhëna sensitive të shtetit shqiptar…

Myslim Murrizi: Deri në qershor 2025, çdo të hënë pinte kafe me Dumanin, deri sa e përzuri Dumani

Aksident në aksin Korçë-Qafë Plloçë, përpIasen dy mjete, 3 të ρIagosur

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në aksin Korçë-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, sipas të dhënave paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar për në spitalin e Pogradecit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Nga bluzat e bardha bëhet me dije se tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb