ME DETAJE | Ja të gjitha mesazhet që dolën në publik, drejtoresha e SHISH-it përdorte apIikacionin e sigurt

Mesazhet që dolën në publik, evidentojnë se drejtoresha e SHISH-it përdorte aplikacionin e sigurt Signal, por ato gjithsesi u arrit të vendosen nën përgjim duke e nxjerrë zbuluar gruan që ka drejtuar deri dje institucionin e shërbimeve sekrete shtetërore të Shqipërisë.

Mesazhet që janë me qindra dhe një pjesë e tyre u bënë sot publike, janë bërë nga drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, me deri pak kohë më parë të shumëkërkuarin Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë për aferën e AKSHI-t pas disa muajsh në arrati.

Në pjesët e bëra publike nga dosja e SPAK, sugjerohet një raport personal i Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.

Komunikimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm dhe ndër përgjimet që dolën datojnë deri 2 ditë para 20 shtatorit 2026 kur GJKKO vendosi masën e arrestit shtëpiak për Hysenin.

SPAK ka gjetur 508 komunikime në celular të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, të gjitha përmes aplikacionit të enkriptuar SIGNAL

Në komunikimet me Signal, drejtorja e SHISH, Vlora Hyseni, duket se në shkelje të hapur me detyrën, raportonte te Ergys Agasi për lëvizjet dhe takimet e saj të punës.

Sipas SPAK, në komunikimet mes tyre, tregohet se Hyseni komunikonte me Agasin edhe gjatë kohës që ky i fundit, ish zyrtar shteti dhe më tej biznesmen ishte në kërkim nga drejtësia.

Në dosjen e SPAK që u paraqit në gjykatë, thuhet: “Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht, duke përdorur shprehje si;

“Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.”

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot..

“Të gjithë ne.”

“Do përfundojmë keq, shpirt.””, thuhet në dosjen hetimore.

Në një tjetër bisedë, ajo i tregon Agasit se do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

“Po më presin me shku te KM… Jo mo zemër unë një orë nuk rri më shumë me atë”.

Po ashtu Vlora ndan me Agasin edhe informacione të tjera. Ajo përmend ish zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe kreun e deputetëve socialistë, Taulant Ballën.

Më tej SPAK vëren: “Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi.”. Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)”, thuhet në dosjen, pjesë të së cilës publikoi më herët sot gazeta Panorama, ndërsa faksimilet e mëposhtme u publikuan në mbrëmje nga Opinion në Tv Klan.

Në dosjen e SPAK gjithashtu thuhet:

“Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia. Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht, duke përdorur shprehje si;

Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.” “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot..

“Të gjithë ne.”

“Do përfundojmë keq, shpirt.”

Këto komunikime, të vlerësuara në tërësinë dhe në kronologjinë e tyre, tregojnë jo thjesht një lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me qëndrimin dhe interesat e personit nën hetim ndaj procedimit penal që zhvillohej kundër tij, si dhe gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar gjatë kohes që ai ishte në kërkim, duke vënë kështu në dispozicion cilësinë e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale qe drejton. Në këtë linjë veprimi ajo shpreh jo vetëm solidaritet, por edhe gatishmërinë për ta ndihmuar. Në një bisedë mes tyre, para arrestimit së shtetasit Ergys Agasi, ajo i Shkruan këtë mesazh: “Zemër thjesht duhet te koncentrohemi te halli jot Të gjithë ne.

Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +38****** i dërgon mesazhin “Çfarë na bene o Zot”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do te takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijë tek ai. “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”.

Më datë 24 gusht 2026

Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi.”. Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”.

Njoftimi i GJKKO

Nisur nga interesi i lartë që ka në publik dhe në media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave nën hetim: Vlora Hyseni, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1, të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a/1, i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302/2, i Kodit Penal, ju njoftojmë se:

Më datë 23.09.2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave nën hetim: Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.

Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar me datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni është caktuar më datë 24.09.2026, ora 12:00.

Parashikimi i motit/ Dita e sotme sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm edhe gjatë ditës së premte. Sipas Shërbìmit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të shkurtra kthjellimi.

Reshjet e shiut do të nisin fillimisht përgjatë vijës bregdetare, me intensitet të ulët, dhe më pas pritet të shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Në Ultësirën Perëndimore, reshjet mund të shoqërohen lokalisht me shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike dhe, në raste të izoluara, breshër.

Në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes së vendit, reshjet priten në formën e dëborës.

Temperaturat do të luhaten nga 8°C në qytetet veriore dhe në Korçë, deri në 26°C në Sarandë.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në atë veriperëndimore, si edhe në zonat luginore, era pritet të forcohet dhe të arrijë deri në 17 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2–3 ballë.

“Ke kaIuar nga zyra e Ergysit që u bëre deputete?”/ Ministrja Ismaili i përgjigjet fjalës së Berishës në Kuvend: Tek Agasi isha bashkë me Argitën

Një debat i djeshëm në parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vazhduar në rrjetet sociale, ku ministrja Erjona Ismaili ka reaguar së fundmi.

Berisha dje në fjalën e tij iu drejtua ministres duke i thënë: vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete?

Pas kësaj deklarate kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën. Së fundmi Ismaili ka publikuar një video të fjalës së saj, teksa në përshkrimin e videos shkruan: “Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha së bashku me Argitën (të bijën e Berishës)”.Në fjalën e saj në parlament, Ismaili bënte një fjalim, ku shprehej: “Si mund ta harrojnë shqiptarët SHISH-in e atëhershëm, as kur kryeministri urdhëronte policinë të mos zbatonte urdhrin e arrestit të një prej besnikëve, që ishte shpërblyer si drejtor tatimesh. Si mund të harrohet SHIK-u i Gazidedes si drejtues në operacionin e 97-ës. Si harrohet SHIK-u kur në 2012 Ilir Kumbaro u dënua me 15 vite burg për shkaktimin e vdekjes së Remzi Hoxhës. Ndihmove të arratiset nga Shqipëria në 97-ën ish-kreun e inteligjencës në Turqi dhe Siri. Aleanca e NATO në 2009-ën kufizoi aktivitetin e saj në Shqipëri për dokumentet sekrete dhe të energjisë bërthamore”.

Kjo nxiti edhe reagimin e Berishës, që e çoi debatin edhe më tej, duke akuzuar drejtpërdrejt ministren për takime me Agasin, në një moment kur “gëlojnë” lajmet për marrëdhënien mes biznesmenit dhe ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

“Sot në ditën kur të dhënat sensitive që NATO i besonte Shqipërisë kanë kaluar në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s. Ka vetëm një rrugë dorëheqjen e menjëreshëm të padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narko-shteti. Si mundeni të qëndroni indeferent dhe recitoni. Në rastin më skandaloz të historisë së NATO-s, ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë. Për ju kam vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete. Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo“, u shpreh Berisha.

Kjo është 24 υjeçαrja u m¤ rtυα për letra në Gjermani, por u t rοηdit kur zbυΙoi të υërtetën për bυrrin e saj

Kjo është hìstoria e pazakontë e një çifti jetëshkurtër nga Gostivar, që nuk kishin një fillim të lumtur martesor. Por duke përfunduar edhe më keq.

M.S, 24 vjeç nga Gostivari, ishte vajza e dytë e familjes së vjetër gostivarase që mbahen si familje e vjetër ku flasin turqisht.

Në sezonin e verës me ardhjen e kurbetçarëve, 24 vjeçarja në një nga kafenetë e qytetit e pa Gazin, djaloshin 30 vjeçar që jetonte dhe punonte në Gjermani.

Bukuroshes 24 vjeçare i ra në sy ai pasi që kishte makinën e veçantë në Gostivar dhe që binte në sy.

Rrëfimi është i shoqes së vajzës protagoniste, e cila e kishte shoqëruar ate edhe në ditët e njohjes me Gazin.

Ata u pëlqyen dhe Gazi kërkoi të fejohen dhe menjëherë të martohen. Shoqja ime pranoi këtë dhe muhabetin bashkë me mua e hapëm në familje.

Babai pranoi dhe i tha që të thërras djaloshin bashkë me familjen për tu njoftuar. Ato ditë kishte lumturi dhe gëzim në familje. Por edhe shoqja ime Maki, ishte e lumtur.

Por shpesh ajo ishte e çmendur pas një aktori të një seriali të njohur turk „Dashuri e humbur“. Ajo më tregonte se aktorin e shihte në ëndërr dhe e donte ta kishte e ta prekte.

Kaluan dasma e ceremonitë dhe Maki shkoi në Gjermani bashkë me Gazin. Dëgjohesha në telefon, shkruaja në facebook dhe gjithçka më thoshte se shkon mirë.

Por një ditë më çon një foto në viber, dhe papritmas fshijë sytë shoh një fytyrë të një njeriu që ishte 100 për qind si aktori turk. I thash mos e takove. Buzëqeshi dhe tha më tha „po“. Në bisedë e sipër ma shpjegoi ngjarjen dhe se sipas saj personi ishte një turk që ishte kopje e aktorit, si në pamje të jashtme e në stil.

Ajo ishte dashuruar tmerrësisht dhe nuk mund ta ndaloja. I kishte shkuar në tavolinë një ditë turkut, i cili e pinte kafenë në qendër të Hamburgut.

Maki ishte e punësuar në lulishten në qendër të qytetit dhe ajo rastisi ta shoh këtë njeri që ia mori zemrën. Nuk mund ta ndaloja.

Gazi ishte i dashuruar tmerrësisht tek Maki, por kishin nisur problemet dhe zënkat, sepse ajo filloi tia kthente fjalët, të mos e dëgjonte, të dilte në mbrëmje me arsyetimin se po del me shoqet e punës. Maki kishte lidhur një miqësi me një turke, të cilën e merrte si mbulesë për të dal me të dashurin e saj tashmë të ri.

Turku ishte rreth 40 vjeç dhe ai kishte pranuar se jetonte i vetëm dhe e donte Makin. Pas tra dhtive të shumta, Maki një natë iku duke e lënë Gazin.

Ikja e saj u bë duke mos lënë asnjë gjurmë. Ajo edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është.

Gazi është dorëzuar dhe pas hi.dhërimit të madh dhe porosisë se do ta vr.iste, tanimë është pajtuar dhe ka nisur një jetë tjetër me një të fejuar të re, që është po ashtu shumë vajzë e mirë.

Jeta vazhdon, por Makin ende nuk di ku ta gjej. Kam dëgjuar se jetojnë në një qytezë në Gjermani dhe se shumë pak frekuentojnë ambientet publike, pasi që Maki ende nuk ka shuar gja.krat me familjen e saj.

Shρërthim i fυqis hëm në Athinë, shembet ndërtesa dhe përfshihet nga zjarri, 3 të ρΙagosur

Një shpërthim i fuqìshëm ka shkaktuar shembjen e një ndërtese në kryqëzimin e rrugëve Lysikratous dhe Vasilissis Amalias, në qendër të Athinës. Pas shembjes, në rrënojat e ndërtesës ka shpërthyer edhe një zjarr, ndërsa dyshohet se shkak i incidentit mund të ketë qenë një rrjedhje gazi natyror. Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në vendngjarje, ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, konfirmoi se tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

Sipas ministrit, një prej të plagosurve ishte një këmbësor, i cili u godit nga rrënojat e ndërtesës, ndërsa dy persona të tjerë u shpëtuan nga një ndërtesë ngjitur. Chrysochoidis tha se operacioni i kërkim-shpëtimit vijon dhe se autoritetet nuk kanë ende informacion nëse mund të ketë persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

“Operacioni është në kulmin e tij”, deklaroi ministri për radion SKAI, duke shtuar se nga pamjet e dërguara nga ekipet në terren duket se “nuk ka më nivele të ndërtesës”. Qendra Operacionale e Departamentit të Zjarrfikësve u njoftua për incidentin rreth orës 07:45 të mëngjesit të 25 shtatorit 2026. Në vendngjarje u dërguan 16 zjarrfikës, gjashtë automjete dhe një automjet special shpëtimi i EMAK-ut të Parë. Edhe Bashkia e Athinës është mobilizuar për të ndihmuar ekipet e ndërhyrjes me makineri të rënda. Ndërkohë, Ekipi i Hetimit të Krimit të Zjarrvënies në Athinë ka nisur punën për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe në zonën përreth. Xhamat e ndërtesave fqinje janë thyer, ndërsa disa automjete të parkuara në rrugën Lysikratous kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia ka vendosur kufizime dhe masa për menaxhimin e trafikut në zonë, e cila ndodhet në një pikë të rëndësishme të qendrës së Athinës, përballë Kolonave të Zeusit Olimpik.

Kriza e naftës thellohet/ Qeveria propozon shtimin e një takse të re për karburantet

Në kuImin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja e një tarife të re. Qeveria supozon që niveli i saj të jetë 3 lekë për litër.

Të ardhurat nga tarifa e re për naftën do të përdoren për të financuar krijimin dhe menaxhimit e rezervës së sigurisë me naftë bruto dhe nënprodukte të saj.

Por rritja e barrës fiskale te karburantet do të shtrenjtojë më tej çmimin final të shitjes për konsumatorin. Efektet në rritjen e çmimit final të shitjes për konsumatorin, pranohen edhe nga qeveria.

Në relacionin e projektligjit “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, qeveria supozon se nëse niveli i tarifës për rezervën e sigurisë së naftës do të jetë 3 lekë për litër, prej saj do të arkëtojë 3,75 mld lekë të ardhura në vit.

Të ardhurat do të përdoren për blerjen e naftës rezervë, për të mbuluar kostot e depozitimit etj.

Megjithatë në relacionin e draftit sqarohet se niveli prej 3 lekë për litër për tarifën është i supozuar, pasi niveli përfundimtar do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimeve të ministrive përgjegjëse.

Por rezerva parashikohet të krijohet për një periudhë 5 -vjeçare, duke e çuar efektin financiar të arkëtimit nga tarifa në vlerën e rreth 200 mln eurove.

“Me qëllim financimin e krijimit, mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, është parashikuar dhe vendosja e një tarife për këtë qëllim.

Tarifat e krijimit dhe mbajtjes së rezervës së sigurisë, që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure, që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës së akcizës, në perputhje me ligjin nr.61/2012, datë 24.5.2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, çdo vit.

Të gjitha këto aktivitete do të shoqërohen me kosto shtesë për sektorin publik për mbulimin e shpenzimeve për krijimin, ruajtjen, mirëmbajtjen, inspektimin e rezervave të sigurisë, si dhe për aktivitetet e tjera të rregullta të autoritetit.

Sigurimi i fondeve do të kërkojë, ndër të tjera, vendosjen e tarifës që do të aplikohet mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure. Kjo do të sjellë rritje të vlerës në zinxhirin e ngarkesës financiare dhe rezultatin final të çmimit të shitjes te konsumatori”, përcaktohet në relacion.

Vendosja e një tjetër tarife te nafta, pritet të rrisë çmimin final të shitjes me pakicë edhe me 3 lekë për litër të tjera. Aktualisht nafta në vend është e ngarkuar më disa taksa dhe tarifa, përfshirë TVSH, akcizë, taksën e qarkullimit, taksë karboni, tarifën e skanimit, taksat bashkiake, tarifën e rilicensimit.

Në çmimin final të naftës barra e taksave zë 53% të atij apo në vlerë llogaritet të jetë 90 deri 100 lekë të çmimit final. Krahasuar me shtetet e rajonit, vendi ynë ka barrën më të lartë fiskale për naftën. Në shtetet si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Kosovë mbi çmimin e shumicës së naftës llogaritet vetëm akciza dhe TVSH-ja.

Nëse produktet e karburanteve do të lehtësoheshin nga barra fiskale konsumatori vendas do të paguante në të njëjtat vlera që paguajnë vendet e rajonit.

Kostot e krijimit të rezervës arrijnë deri 42 mln euro në vit

Volumi i rezervës së sigurisë, sipas të dhënave orientuese llogaritet në vlerat e 43,6 deri 49 mijë ton në vit, përfshirë me naftën bruto dhe nënproduktet e saj (naftë, benzinë, karburant për avion dhe gaz i lëngshëm).

Një nga skenarët e llogaritur nga qeveria është krijimi i rezervës me një sasi prej 43,6 mijë ton karburante. Peshën kryesore do të mbajë nafta bruto, në një sasi prej 17,4 mijë to. Dieseli në sasinë e 13 mijë ton, benzina 8,720 ton. Në sasi të vogla parashikohet rezerva gazin e lëngshëm dhe karburant avioni.

Qeveria llogarit vetëm për blerjen e karburanteve në një kosto prej 39,4 mln euro në vit dhe 2,6 mln euro në vit është kostoja e depozitimit.

Rezerva e naftës do të menaxhohet nga një Autoritet Shtetëror. Kostoja e ngritjes së autoritetit llogaritet 60 mln lekë, ndërsa kostoja për funksionimin e autoritetit llogaritet 220 mln lekë në vit sipas skenarëve të paraqitur në relacion.

Shoqata e Hidrokarbureve më herët ngriti shqetësimin për mënyrën se si qeveria parashikon ta financojë modelin e ri të propozuar për krijimin e sigurisë së naftës.

Shoqata e Hidrokarbureve se tarifa për financimin e krijimit të rezervës konsiderohet një taksë e fshehtë, pasi nuk bëhet fjalë për një shërbim që shteti i ofron kompanive, por për financimin e një detyrimi publik përmes një tarife të vendosur mbi karburantet.

po ashtu projektligji i jep kompanisë shtetërore si Autoriteti për Rezervën e Sigurisë së Naftës të drejtën të blejë dhe të shesë naftë pa prokurim publik, pra pa garë. Kjo marrëdhënie është e justifikuar me natyrën specifike të funksionimit të rezervës. E drejtë e Autoritetit për të kryer blerje dhe shitje të naftës, pa prokurim publik përcaktohet në një nga pikat e nenit 10 projektligjit “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

Të dhënat për koston

-Tarifë orientuese minimale e rezervës: 3 lekë/litër/vit, deri në krijimin e plotë të rezervës (blerje hidrokarbure +depozitim);

– Pas krijimit do të paguhet vetëm kostoja e depozitimit të rezervës. Të ardhura vjetore të Autoritetit nga tarifa: 3.4– 3.6 -3.75 miliardë lekë/vit

-Kjo shumë do të mbulojë plotësisht funksionimin e Autorietit, mbulon sigurimin e rezervave, sikur ato të krijohen për një periudhe prej 5 vjetësh, si dhe parashikon kostot e mbajtjes së depozituar të lëndës.

-Bazuar edhe në mendimin e Ministrisë së Financave, kostoja fillestare vetëm një herë, do të aplikohet për zhvillim sistemi për arkëtimin e tarifës: 20–30 milionë lekë. Kostoja vjetore, mirëmbajtje vjetore e sistemit: 8–12 milionë lekë./Monitor

Nisin reshjet e para të dëborës në këto zona, moti sot, 25 shtator 2026

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar, duke sjellë reshje shiu si fillim në veri-veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë vendin, ku në zonat Perëndimore priten edhe rrebeshe.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, ku intensiteti më i lartë i tyre pritet në zonat jugore-jugperëndimore. Në majat e maleve do të shfaqen reshjet e para të dëborës. Parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike në orët e vona të mbrëmjes.Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat e mëngjesit, por ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C, vlera më e ulët e shënuar në skajin verior, deri në 24°C, pritet vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

“Takime me agjentët serbë në dhomat e hotel ‘Rogner’?”/ AGSH reagon për deklaratën e Vlora Hysenit

Ish shefja e SHISH, Vlora Hyseni është përfshirë sot në një polemikë me gazetaren Klodiana Lala në hyrjen e ambienteve të GJKKO para se të njihej me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

E pyetur nga gazetarja Klodiana Lala për lidhjet e saj me Ergys Agasin ajo iu përgjigj: “Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”

Më pas ish shefja e SHISH nuk iu përgjigj gazetarëve pse e kishte shkarkuar Albin Kurti dhe nëse kishte ndonjë koment për këtë, por u fut në ambientet e GJKKO.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar në një lidhje live gazetarja Klodjana Lala që ë e quajti sulm vulgar, shantazh:

“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live

“Se për cilat takime i referohet Vlora Hyseni, mbetet për t’u sqaruar kur të dalë, por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve” u shpreh gazetarja Lala.

Ndërkohë për këtë incident në ambientet e GJKKO ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Në reagimin publik, AGSH dënon deklaratat e Hysenit dhe i kërkon asaj që t’i tërheqë menjëherë, ndërsa i bën thirrje SPAK që ta trajtojë me seriozitet episodin.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala”, thuhet në reagim.

Sipas AGSH-së, personat nën hetim duhet të japin llogari përpara drejtësisë, ndërsa presioni apo shantazhi ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohet.

“Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të japë llogari vetëm përpara drejtësisë, ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen”, vijon deklarata.

Asociacioni i kërkon gjithashtu Hysenit të tërheqë deklaratat dhe nxit Strukturën e Posaçme të shqyrtojë rastin.

“AGSH i bën thirrje zonjës Hyseni që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj, ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje”, përfundon reagimi.

Pas AGSH, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, që shkruan: “Shantazhimi apo ndalimi i gazetarëve në krye të detyrës, përbën jo vetëm akt të dënueshëm, por dëshmojnë një klimë anti lirie për raportim dhe kurajo profesionale

Dy episode të ndodhura sot në jetën publike të kryeqytetit tonë, në Tiranë, rikthejnë në vëmendjen e opinionit publik marrëdhënien problematike mes policisë së shtetit dhe reporterëve në terren.

UGSH shpreh indinjatën ndaj shoqërimit të gazetares Vjolanda Peca e cila raporton për Citizens.al, ndërsa po raportonte protestën që zhvillohej sot në mjedisin para Kuvendit të Shqipërisë, ku ndodheshin qytetarë të tubuar. Shoqërimi i gazetares, ( rast i përsëritur edhe në ditë të mëparshme), sikundër dhe mbajtja e saj e ndaluar, përbën një shkelje dhe cënim të rolit që ka reporteri në krye të detyrës.

UGSH i drejtohet ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita, me kërkesën që ky rast të ndriçohet dhe episode të tilla me reporterët të mos përsëriten.

Kësi rastesh po përfshihen në të gjitha raportet periodike të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që indeksojnë lirinë e raportimit dhe medias në botë dhe rajon.

Episodi i dytë ka të bëjë me akuzën e drejtpërdrejtë në kamerat e shumë mediave të ish zyrtares së akuzuar, ndaj gazetares së News24, Klodiana Lala.

UGSH e konsideron deklaratën e ish drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni drejtuar gazetares Klodiana Lala në kushtet e një të pandehure të pyetur, si shantazh dhe deklarim shqetësues, i cili ekspozon faktin e survejimit të gazetarëve në Shqipëri.

Akuza ndaj gazetares për takime me spiunë serbë, duhet bërë pjesë e një procesi sqarues nga organet e hetimit, për të përjashtuar çdo abuzim apo shantazhim të tillë publik nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë shtetërorë. Deklarata të tilla mbartin vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit edhe kur vijnë nga persona nën akuzë dhe si mbartës të një statusi si ish titullare e shërbimit inteligjent. Si e tillë, kjo deklaratë akuzuese ndaj gazetares, prej ish zyrtares nën hetime dhe akuza për abuzime të rënda, duhet saktësuar dhe ndriçuar me transparencë dhe plotësisht mbi baza ligjore, pa i dhënë hapësirë çdo abuzimi dhe lëndimi të integritetit të koleges”./Top Channel

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 25 Shtator 2026

Dashi

Sot duhet të mundoheni për të ruajtur balancat në çdo sferë dhe të caktoni se cilat janë përparësitë tuaja në drejtime të ndryshme. Mundohuni të bashkëpunoni me të tjerët dhe bëni gjithçka që është e mundur, për tu treguar të sjellshëm me at që ju rrethojnë.

Demi

Mund të ndiheni të frikësuar nga disa persona apo situata, por në të vërtetë nuk do të ketë asnjë gjë për të cilën të trembeni. Çdo gjë do të varet nga ju dhe nga mënyra se si ju do të menaxhoni situatat që do të krijohen gjatë kësaj dite. Mos u shpërqendroni nga ato që do të ndodhin, po veproni me gjakftohtësi.

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë, nëse keni në plan të nisni një punë të re, një jetë të re apo gjithçka tjetër që ka lidhje me nisjen nga e para. Mund të shfaqni interes në gjëra që më parë nuk e kishit ditur se ekzistonin apo që më parë mund t’ju jenë dukur të lodhshme e të mërzitshme. Mundohuni të përcaktoni prioritetet tuaja.

Gaforrja

Mos mendoni për çdo gjë në mënyrë negative. Do të gjendeni në rrezik vetëm nëse vendosni të përfshiheni në gjëra të rrezikshme apo nëse kontrolloni të kaluarën e errët të disa personave. Nëse keni dështuar në diçka gjatë ditëve pararendëse, mundohuni të ndryshoni taktikën dhe strategjitë për të përmirësuar performancën tuaj. Tregoni vendosmëri dhe autoritet.

Luani

Gjithçka rreth jush do të ndryshojë në mënyrë shumë të shpejtë. Do të jetë një ditë shumë e mirë për ju, nëse vendosni të nisni diçka të re apo të ndërmerrni iniciativa, të cilat rrisin mundësitë tuaja në fushën ekonomike. Nëse keni menduar të investoni në diçka me vlerë, bëjeni sot, pa u menduar dy herë. Do të keni të gjitha mundësitë për të përfituar nga ato që do t’ju ofrohen.

Virgjëresha

Rrethanat e kësaj dite do t’ju shtyjnë në marrjen e disa vendimeve të rëndësishme, megjithatë, nuk do të keni asnjë siguri për ato që do të bëni. Gjithçka për të cilën do të keni nevojë sot, do të jetë fati i mirë. Mos rrezikoni nëse nuk jeni të sigurt dhe të mbrojtur ekonomikisht, financiarisht dhe ligjërisht. Mos nxitoni në marrjen e disa vendimeve që mund të rezultojnë të gabuara në të ardhmen.

Peshorja

Nëse jeni të lumtur nga ato që keni arritur deri më tani, do të keni mundësinë për të bërë të lumtur edhe partnerin tuaj, apo personat që ju qëndrojnë në krah. Nëse i keni dhënë fund nj lidhjeje, mundohuni të shoqëroheni me persona karizmatikë, të cilët mundohen t’jua zbukurojnë ditën. Mundohuni të mos i ndryshoni tërësisht taktikat tuaja, por mundohuni ti përmirësoni ato.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të keni shumë aktivitete që duhet të kryeni. Mos idealizoni disa persona apo disa situata, pasi do të nisni të zhgënjeheni shumë shpejt. Përdorni aftësitë tuaja komunikuese për të dalë faqebardhë në situatat e komplikuara që mund të krijohen rreth jush. Tregoni autoritet aty ku duhet dhe mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga zemërgjerësia që do të tregoni.

Shigjetari

Disa ide që keni pasur në të kaluarën, gjatë kësaj dite do të gjejnë rrugën e tyre për tu realizuar. Mos humbisni asnjë moment pasi mundësitë mund të shfaqen gjatë gjithë ditës. Duhet të tregoheni vigjilentë për ti kapur ato dhe për të bërë ëndrrat realitet. Shumë persona do të jenë në pritje të reagimeve tuaja, të cilat mund të habisin këdo sot.

Bricjapi

Mos i krijoni probleme vetes gjatë kësaj dite. Mundohuni të gjeni se çfarë është e dobishme dhe çfarë është e dëmshme për ju. Mos krijoni iluzione dhe plane të mëdha, pasi asnjë nga ato nuk do të mund të realizohen. Mos ndërmerrni aventura të rrezikshme në anën financiare.

Ujori

Gjatë kësaj dite do t duhet që të tregoni kurajë, iniciativë dhe guxim, në shumë aspekte. Nëse do t’ju jepet një mundësi, mos hezitoni të përfitoni nga ajo. Vështirësitë do të jen ë rreth jush sot, por nuk do të prekin asnjë nga veprimet tuaja, duke ju dhënë rrugë të lirë për të bërë çfarë të dëshironi.

Peshqit

Do të jeni të rrezikuar nga ana ekonomike dhe ajo sociale. Nëse keni bërë plane të mëdha për një çështje të caktuar biznesi, dijeni se gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç ju i keni menduar. Megjithatë, sa më shumë të investoni, aq më e sigurt do të jetë që do të fitoni. Sot nuk do të keni sukses në shumë aspekte, por mos u demoralizoni, pasi më të mirat vijnë në vijim.

36-vjeçari shqiptar υ ν,rα në Itali teksa po νidhte, flet gruaja e tij: Fëmija im mbeti pa baba, jam e …

Vrasja e 36-vjeçarit me origjinë shqiptare, Gjovalin Lazri, në provìncën e Cuneos në Itali, ka sjellë reagimin e partneres së tij, e cila kërkon që hetimet të sqarojnë plotësisht atë që ndodhi natën kur ai humbi jetën.

Përmes avokates së saj, gruaja ka përcjellë një mesazh në të cilin kundërshton gjykimet e bëra pas ngjarjes dhe thekson se askush nuk mund të konsiderohet si person që meriton të vritet.

“Dëgjojmë dhe lexojmë shumë gjëra, por dua të them se nuk ekzistojnë njerëz të mirë dhe njerëz të këqij. Nuk ka njerëz që meritojnë të vdesin apo të tjerë ndaj të cilëve është e drejtë të qëllohet”, është shprehur ajo.

Partnerja e Lazrit, me të cilin ka një fëmijë, ka folur edhe për pasojat që vdekja e 36-vjeçarit ka lënë në familjen e tyre. Ajo kërkon që autoritetet italiane të përcaktojnë me saktësi dinamikën dhe përgjegjësitë për ngjarjen.

“Djali im nuk ka më baba dhe unë jam e shkatërruar nga dhimbja. Dua që e gjithë e vërteta të dalë në dritë. Kërkoj vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj”, ka deklaruar ajo.

Lazri u vra gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës në Baldissero d’Alba. Ngjarja lidhet me një banesë që ishte në proces rikonstruksioni dhe që dyshohet se ishte bërë objekt i një tentative vjedhjeje.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria italiane ka regjistruar si person nën hetim 35-vjeçarin Roberto Mollo, pronarin e objektit. Ai po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa do të jetë procesi hetimor ai që do të përcaktojë rrethanat dhe përgjegjësitë penale.

Gjovalin Lazri ishte 36 vjeç dhe kishte emigruar nga Shqipëria drejt Italisë. Ai jetonte së bashku me familjen në periferi të veriut të Torinos dhe punonte si barist.

Pas ngjarjes, disa prej personave që e njihnin kanë treguar për mediat italiane se lajmi i kishte befasuar. Fqinjët e kanë përshkruar familjen e tij si të rezervuar dhe pa probleme të njohura në zonën ku jetonte.

“Një familje e mirë, shumë e rezervuar. Nuk dimë shumë për ta, flasin pak, i shohim gjithmonë me fëmijën. Por nuk ka pasur kurrë probleme”, kanë deklaruar disa prej tyre.

Edhe një klient i lokalit ku punonte Lazri tha se ishte habitur kur kishte mësuar për rrethanat e raportuara të ngjarjes.

“Më vjen keq, nuk e dija që merrej me këto gjëra, më duket e çuditshme. Nuk e prisja”, është shprehur ai, duke iu referuar pretendimeve se 36-vjeçari mund të kishte qenë i përfshirë në tentativën e vjedhjes.

Hetimet e autoriteteve italiane vijojnë për të rindërtuar atë që ndodhi dhe për të verifikuar rolin e personave të përfshirë.