Skandali me qumështin me aflatoksinë/ Resuli: Shqipëria po kthehet në një spital të madh, ministria fsheh rastin që…

Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka folur në lidhje me situatën alarmante me sigurinë ushqimore në vend. Resuli i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” u ndal te skandali më i fundit që ka dalë në pah, ai i qumështit të kontaminuar me aflatoksinë. Ai shpjegoi se në doza të larta kjo substancë shkakton helmim të menjëhershëm, ndërsa në plan afatgjatë sjell dëmtime të mëlçisë dhe rrezik për zhvillimin e kancerit.

Sipas tij, aflatoksina është një nga mikotoksinat më të rrezikshme dhe është klasifikuar si kancerogjene, ndaj duhej mbajtur brenda normave të lejuara. Resuli ngriti alarmin se Ministria e Bujqësisë po e fsheh këtë skandal, ndonëse ka pasur rezultate laboratorike pozitive që nga mesi i marsit. Ai pyeti publikisht se kujt po i shërben heshtja dhe mungesa e transparencës.

“Ka një muaj që kjo situatë mbahet e fshehtë, ndërkohë që qumështi vijon të shitet,” u shpreh ai.

Resuli theksoi se bizneset që po lulëzojnë më shumë janë laboratorët e analizave dhe klinikat mjekësore, duke e quajtur këtë një pasojë të drejtpërdrejtë të mungesës së sigurisë ushqimore. Ai paralajmëroi se Shqipëria po kthehet në një “spital të madh”, ku pasojat janë të pallogaritshme në jetë, ekonomi dhe mirëqenie publike.

“Për sa i përket efekteve të aflatoksinës, në doza të larta kemi intoksikacione të menjëhershme siç ishte rasti që referoi dhe gazetari, pra helmim të menjëhershëm, dhe pastaj në efekte me afatgjata kemi dëmtime të mëlçisë apo kancer të mëlçisë e kështu me radhë.

E thënë ndryshe, realisht është një nga mikotoksinat e klasifikuara, e cila ndikon drejtpërdrejt në efektet kancerogjene, ndaj dhe është klasifikuar kaq e rrezikshme dhe është përpjekur të mbahet brenda një linje, norme, teknike.

Pse ministria e Bujqësisë e fsheh skandalin e qumështit të kontaminuar? Kujt po i shërben ministria e Bujqësisë e cila sot e kësaj dite, edhe pse ka që nga mesi i marsit që përgjigjja e laboratorit ka ardhur me raste pozitive të këtyre mostrave, është fshehur deri tani në prill.
Pra ka një muaj që e fsheh situatën, kujt po i shërben ose kë po lejon që të shesë qumësht akoma?

Fatkeqësisht, nëse do shohim çdo ditë, edhe nëpër lagje edhe në qytetet tona, bizneset që lulëzojnë më shumë janë kryesisht laboratorët e analizave dhe klinikat mjekësore.
Çka do të thotë se, dashur pa dashur, Shqipëria po kthehet në një spital të madh, ndoshta dhe privat, në të cilin ka dëme të pallogaritshme. Flasim dëme në jetë, kemi dëme në aspektin ekonomik, pastaj kemi njerëz që janë të paaftë për të shkuar në punë, më pas je i varfër e me radhë.

Pra e thënë ndryshe, po bëjnë dëme në të gjitha karakteret për sa i përket popullatës në masë, për të mos arritur një term që ndoshta është pak më i rëndë, një lloj genocidi në heshtje, duke ‘pastruar’ apo duke ulur qoftë fertilitetin, qoftë rritjen e popullatës, qoftë edhe vitalitetin e këtij kombi,” tha ai.

Gjesti performon në ‘Arena Kombëtare’ në ndeshjen Shqipëri – Serbi?

Artisti i njohur nga Peja, Gjesti, ish banori i Big Brother VIP do performojë në stadiumin ”Arena Kombëtare”. Kjo pikërisht në ditën kur Shqipëria dhe Serbia do kenë përballjen e tyre për fazën kualifikuese për Botërorin 2026.

Gjesti këtë e ka konfirmuar vetë në një paraqitje të tij pas shpalljes fitues në Big Brother VIP Albania, ndërsa u ka bërë thirrje fansave të tij t’i bashkohen më 7 qershor. Ndeshjen e parë Anglia, Shqipëria e ka nisur në ‘Wembley’ ku ka humbur 2-0 nga Anglia, kurse duelin e dytë e ka fituar 3:0 ndaj Andorras.

Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në…

Gerta Gixhari, një nga konkurrentet më të komentuara dhe të dashura të edicionit të 4 të “Big Brother VIP”, nuk arriti të prekte finalen e madhe të 19 prillit.

Moderatorja dhe ish-banorja ka reaguar sërish në rrjetet e saj sociale, duke vënë edhe një herë në dukje mbështetjen e madhe që ka marrë nga fansat.

Në një postim të fundit, Gixhari nuk la pa ironizuar Rozanën, me të cilën gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ka pasur përplasje të forta. Madje, pasi doli në prag të finales, Gerta është shprehur haptas kundër lojës së Rozanës.

Përmes një InstaStory, Gerta ka publikuar disa sondazhe, në të cilat votohej për finalistët e mundshëm. Sipas sondazheve të publikuara, rezultonte Gjesti në krye, ndjekur nga Gerta, e më pas Rozana.

Sondazhet, Gerta i shoqëroi me shkrimin: “Nëse shohim sondazhet Rozana renditet e 3, por as te podi final nuk duhet të ishte”.

Gerta vijon të jetë aktive me ndjekësit e saj në rrjetet sociale që prej daljes nga shtëpia e famshme. Ajo ka marrë një mbështetje të madhe, duke u përkthyer edhe në shifra për sa i përket numrin të ndjekësve dhe përlqimeve.

Ganiu iu fut në sh.trat Albës/ Reagon Limi: Askush se prek partneren time!

Debati i ashpër mes Albës dhe Ganiut ka prekur edhe Limin. Shkak është bërë hyrja e Ganiut në shtratin e Albës gjatë kohës që kjo e fundit po flinte gjumë.

Limi u shpreh se Ganiu ka cënuar emrin, krevatin dhe partneren e tij.

Ai deklaroi se priste një reagim tjetër nga fermerët dhe jot ë bëheshin bashkë e të sulmonin Albën.

Pjesë nga biseda:

Limi: Ganiu ka kaluar çdo cak. Ka cënuar emrin tim, krevatin tim dhe partneren tim. Unë këtu kam një shoqëri të pastër, dhe nuk e prisja që edhe vajzat të cënonin hapësirën time. Me Big Mamën u ula dhe u sqarova. Për gjithë moshën e tretë, që janë më profesionistë dhe më artistë se ne, prisja një reagim ndryshe. Por po bëhen të gjithë bashkë pa asnjë arsye.

Federik: Nuk pashë një qëllim të keq nga Ganiu, sikur donte të përdhunonte dikë. Ne skema kemi parë edhe nga Limi.

Alba: Ishte pa lejen time.

Federik: Bravo Alba, e shfrytëzove bukur.

Dua Lipa nis plazhin në jug të Shqipërisë, e shoqëron i fejuari

Dua Lipa është rikthyer sërish në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë plazhin edhe pse jemi ende në prill. Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner, duke i treguar edhe njëherë tjetër botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare.

Këngëtarja 29-vjeçare e hitit “Dance The Night Away” u shfaq në formë perfekte me bikini të kuqe, syze dielli, një varëse të hollë. Në galerinë e fotove që postoi me përshkrimin “Pashkët në shtëpi” shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar, ajo u shfaq e qeshur dhe e çliruar pranë detit.

Dua dhe aktori 34-vjeçar dukeshin tejet të dashuruar, ndërsa në një video shfaqen teksa zhyten së bashku ne det.

Dua dhe Callum konfirmuan lidhjen e tyre në janar 2024.

KËTU JANË FOTOT

“Ka grup të strukturuar brenda policisë”, Klodiana Lala zbulon detaje nga arrestimi i shefave të policisë rrugore

SPAK arrestoi pak ditë më parë shefin e qarkullimit rrugor dhe shefin e sektorit të aksidentit, për veprën e dyshuar penale të korrupsionit. Gazetarja Klodiana Lala, në një emision televiziv u shpreh se është goditur një grup i strukturuar kriminal.

“Mendoj se nëse SPAK e ka marrë seriozisht nuk ka goditur policinë rrugore, por një grup të struktuar kriminal që funksionon brenda policisë rrugore. Nesër shefi i qarkullimit rrugor, bashkë me shefin e sektorit të aksidentit, dyshohen sipas SPAK për veprën penale të korrupsionit. Në Tiranë, gruaja e një biznesmeni u përfshi në një aksident me disa të plagosur. Gruaja duhej të arrestohej. Bashkëshorti ka hyrë në tentativë përmes Edison Tabakut, i kanë kërkuar 2 mijë euro. U dorëzua te zyrtarët e policisë rrugore dhe pas provave dhe përgjimit është brë ndalimi i Roven Zeka dhe dy të tjerët.

Kontaktet direkte kanë qenë mes biznesmenit Ergest Vrioni dhe oficerit të policisë gjyqësore. Pastaj ai del në përgjime që thotë më duhen para për shefat lart.

Besoj fort, nisur dhe nga ngjarjet si në komisariatin numër 2, shkarkimi i të gjithë zinxhirit, se si gjobiten apo detyrohen biznesmenët për të paguar për lëvizjen e betoniereve në Tiranë, më bën të besoj se ka grup të strukturuar, një celulë brenda policisë që veprojnë kështu”- tha Lala.

Rama, “Sy m’sy”: Si keni fytyrë e më pyesni mua a shkoj matanë Oqeanit (SHBA)? O p…

Sikurse tashmë e ka bërë “traditë“, kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e së martës bashkëbisedimin nëpërmjet rubrikës “Sy m’sy”.

Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të parashtruar nga ndjekësit.

Rama e nisi fjalën me një sondazh të bërë në një TV, që tregonte se 50% e shqiptarëve mendonin se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ai u ndal edhe te analizat e bëra, teksa tha se ka dëgjuar persona që flisnin çmendurira dhe se vendi është në autokraci.

“Kishte dalë ky sondazhisti i Trump në një nga kanalet televizive dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë në fushatën amerikane.

Ishte kundër rrymës ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve jepnin Kamala Harris fituese, ky këmbëngulte në të kundërt edhe pse marzhet ishin shumë të ngushta dhe në fund i dolën parashikimet e tij. Thashë hajde të shohim njëherë se si e sheh ky Shqipërinë dhe ai kishte inserte disa minuta.

O Perëndi e madhe çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh dhe dëgjon populli shqiptar mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike.

Një tmerr, merreni me mend një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti ‘Ne jemi realisht më të mirët në Shqipëri, e them pa asnjë rezervë, sepse punojmë çdo muaj prej vitit 2007 me sondazhe dhe anketime dhe e dimë se çfarë mendon opinioni publik prandaj dhe unë nganjëherë kur vjen dita jam në gjendje të bëj “parashikimet”, por janë lexime të opinionit për prirjen e votës dhe kemi kapacitetin që t’i lexojmë dhe kuptojmë fare mirë sondazhet e tjera. Në një pasqyrë të tij zotëria thoshte se vendi po shkonte në drejtimin e duhur, 50% mendonin kështu.

Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di se çfarë i motivon që çohen në mëngjes. Nëse ushqejnë trurin gjatë ditës dhe fillojnë e bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik dhe social, personazheve politike dhe sociale dhe popullit. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Njëri më i pabesueshëm se tjetri.

Një konkluzion ishte që populli është i sëmurë që mendojnë se ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që ose këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto çmendurish.

Këta s’e kanë idenë se çfarë është autokracia, dhe s’do ju binte radha të dilnin në Tv, por as të kishin kompjuter nëse do ishim në autokraci. Një konkluzion tjetër është se Rama i ka blerë.

Këta që mua më hidhen në fyt dhe pse e them se gjysma e burrave janë çyryk në sensin metaforik. Nuk flas për kusht klinik, të shkosh pas kënetës je gjysmak. Gjysma tjetër janë ok.”, tha Rama.

Kreu i PS u shpreh se beson që kushdo që ka bindjen që me “bufin e kënetës” Shqipëria ka një të ardhme, është në fakt “gjysmak”.

“Kur them gjysma e burrave janë çyryke them në kuptimin metaforik, ndarje që e bëj sepse e besoj që shtë se duhet të jesh gjysmak që të mendosh ende që me bufin Shqipëria ka një të ardhme.

Kush është kardinali Kevin Farrell, kreu në detyrë i Vatikanit? Do të mbajë këtë post deri në zgjedhjen e Papës së ri

Kur bota mësoi për vdekjen e Papa Françeskut të hënën në mëngjes, një kardinal irlandez-amerikan, pak i njohur në botën e gjerë, ishte ai që dha lajmin.

Pasi njoftoi se Papa ishte “kthyer në shtëpinë e Atit”, kardinali irlandez-amerikan Kevin Farrell mori një nga rolet e tij më të mëdha deri më tani: personi që drejton Vatikanin pas vdekjes ose dorëheqjes së një Pape, raporton BBC.

Papa Françesku emëroi kardinalin për këtë rol në vitin 2019. Kardinali qëndron në këtë pozicion gjatë periudhës midis vdekjes ose dorëheqjes së një pape deri në zgjedhjen e Papës së ardhshme.

Ai gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në ceremonitë shekullore për të mbajtur zi për Papa Françeskun.

I lindur në vitin 1947 në Dublin, Farrell ndoqi Universitetin e Salamankës në Spanjë dhe Universitetin Papnor Gregorian në Romë, sipas Vatikanit.

Ai mbajti role në kisha në mbarë botën, duke shërbyer si kapelan në Universitetin e Monterrey-t në Meksikë, si dhe në një famulli në Bethesda, Maryland.

Gjithsesi, 77-vjeçari kaloi më shumë se 30 vjet duke punuar për kishat në SHBA.

Farrell u emërua peshkop i Dallasit në vitin 2007 derisa Papa Françesku i kërkoi atij në vitin 2016 që të shërbente si udhëheqës i departamentit të ri të Vatikanit, përgjegjës për kujdesin baritor të familjeve, duke e ngritur atë në gradën e kardinalit.

Rama: Ata që shkojnë pas “kënetës” janë cγrγkë dhe g jγsmakë

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e së martës bashkëbisedimin nëpërmjet rubrikës “Sy m’sy”.

Rama e nisi me një sondazh të bërë në një TV, që tregonte se 50% e shqiptarëve mendonin se vendi po ecën në drejtimin e duhur.

Ai u ndal edhe te analizat e bëra, teksa tha se ka dëgjuar persona që flisnin çmendurira dhe se vendi është në autokraci.

“Kishte dalë ky sondazhisti i Trump në një nga kanalet televizive dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë në fushatën amerikane.

Ishte kundër rrymës ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve jepnin Kamala Harris fituese, ky këmbëngulte në të kundërt edhe pse marzhet ishin shumë të ngushta dhe në fund i dolën parashikimet e tij. Thashë hajde të shohim njëherë se si e sheh ky Shqipërinë dhe ai kishte inserte disa minuta.

O Perëndi e madhe çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh dhe dëgjon populli shqiptar mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike.

Një tmerr, merreni me mend një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti ‘Ne jemi realisht më të mirët në Shqipëri, e them pa asnjë rezervë, sepse punojmë çdo muaj prej vitit 2007 me sondazhe dhe anketime dhe e dimë se çfarë mendon opinioni publik prandaj dhe unë nganjëherë kur vjen dita jam në gjendje të bëj “parashikimet”, por janë lexime të opinionit për prirjen e votës dhe kemi kapacitetin që t’i lexojmë dhe kuptojmë fare mirë sondazhet e tjera. Në një pasqyrë të tij zotëria thoshte se vendi po shkonte në drejtimin e duhur, 50% mendonin kështu.

Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di se çfarë i motivon që çohen në mëngjes. Nëse ushqejnë trurin gjatë ditës dhe fillojnë e bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik dhe social, personazheve politike dhe sociale dhe popullit.

Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte që populli është i sëmurë që mendojnë se ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që ose këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto çmendurish.

Këta s’e kanë idenë se çfarë është autokracia, dhe s’do ju binte radha të dilnin në Tv, por as të kishin kompjuter nëse do ishim në autokraci. Një konkluzion tjetër është se Rama i ka blerë.

Këta që mua më hidhen në fyt dhe pse e them se gjysma e burrave janë çyryk në sensin metaforik. Nuk flas për kusht klinik, të shkosh pas kënetës je gjysmak. Gjysma tjetër janë ok.”, tha Rama.

22 prill/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 20 prill 2025, dollari amerikan blihet me 85.4 lekë dhe shitet me 87 lekë.

Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105.3 lekë, ndërsa në shitje me 106.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.2 lekë dhe shitet me 115.6 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 61.6 lekë, ndërsa në shitje me 63.9 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: