Kryeministri Edi Rama tha këtë të martë në rubrikën “Sy m’sy” ku ndër të tjerat ka komentuar edhe ngjarjen e djeshme ku në takim me qytetarët në Kavajë ku teksa tregonte një histori me Pandeli Majkon u tha atyre “nëse jeni kurioz fotot e mia nudo i keni në Google”.
Kjo fjali e kryeministrit u komentua ditën e djeshme dhe u kritikua pasi të pranishëm kishte edhe fëmijë, vetë Rama tha në “Sy m’sy” se fotot në Google, janë të mbuluara dhe të pranishmit në takim nuk ishin fëmijë. Duke iu përgjigjur kritikave, Rama tha se ata që po i bëjnë këto kritika nuk e kanë kapacitetin moral për ta bërë një gjë të tillë.
“Pyeste njëri sondazhistin e Donald Trump, çfarë do ndodhte në Amerikë po të dilte presidenti e tu thoshte fëmijëve hapini në Google fotot e mia nudo. O pika, pika! Unë sipas tyre në takimin me votuesit e parë ku po tregoja një histori me Pandi Majkon, ku ndodhi ajo historia e nxjerrjes së fotove të mia nudo diku në fushatën e 2007-ës nga këta zhabulanët, që sot bëjnë edhe moralistin dhe na tregojnë se ç’është familja, unë përmenda që janë në Google.
E para njëherë në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata dhe e treta, po mirë more po si ka mundësi, ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral, kur këta çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve dhe shqiptarëve se çfarë nuk duhet të thotë njeriu. Këta me akuza, më shpifje, me sharje, zi komplet… jam pa fjalë”,-tha Rama.
“Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik.
Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’e mirë”, tha Rama.
Një 52-vjecare në Lezhë nuk ka duruar dot më dhe ka kallezuar penalisht bashkëjetuesin e saj italian.
Arsyeja sipas saj eshte se ky i fundit e dhunonte psikologjikisht.
Mësohet se çifti kishte disa kohë që bashkëjetonin dhe se së fundi, gruaja 52-vjeçare nuk i ka duruar dot skenat e xhelozisë së italianit dhe e ka paditur në Komisariat.
Ajo mori urdhër mbrojtje.
Njoftimi nga Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 21.03.2023, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen P.S, vjeç 52.
Pasi bashkëjetuesi shtetasi italian G.P, vjeç 71 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
Një 19-vjeçare ka shitur vir.gjërinë e saj për 1.2 milion Euro, përmes një agjensie famëkeqe shoqërimi online.
Ekaterina, e cila është e regjistruar si Katya në “Escorts Cinderella”, është me origjinë nga Ukraina veri-lindore.
Ajo aktualisht banon në Shtetet e Bashkuara.
Në dhjetor agjensia zbuloi që ajo planifikoi të shiste vir.gjërinë e saj, e cila u verifikua nga një mjek.
Këtë javë ajo pohoi se ia kishte shitur vir.gjërinë një biznesmeni nga Mynihu
58 vjeç, i cili është pronar i disa palestrave në të gjithë Evropën.
Ai pagoi plot 1.2 milion Euro për 19-vjeçaren, e cila tha se ajo ka planifikuar që këto para t’i shpenzojë në udhëtime luksi dhe në një jetë të mirë ku nuk do t’i mungojë asgjë.
Burri më kapi para dy vitesh duke bërë dashuri me djalin e tij, dhe prej asaj dite jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht, tmerresisht keq.
Burri im është 15 vite më i madh se unë dhe nga martesa e parë ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, i cili është po aq i hijshëm sa ai.
Së bashku ne kemi 10 vite martesë dhe kemi dy fëmijë, 8 dhe 6 vjeç.
Dy vite më parë, unë po kaloja një periudhë shumë të vështirë dhe ndihesha shumë vetëm, pasi ai punonte shumë dhe jashtë qytetit. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, fëmijët grindeshin dhe donin të dilnin por unë nuk i nxirrja dot, dhe kështu i kërkova djalit të burrit që të sillte disa lodra për ta. ( Ai është 31 vjeç).
Ai erdhi dhe më pa që isha shumë e mërzitur dhe e trishtuar. Qëndroi me ne , dhe filluam të pinim verë. Gotë pas gotë, filluam ta humbnin toruan, dhe ai më puthi.
Pas kësaj përfunduam duke bërë se.ks në dhomën time, por atë ditë im shoq u kthye më shpejt sepse i ishte anuluar një plan.
Pasi na pa bashkë, ne u ndamë për gati 2 vite.
Tani po përpiqemi ta fillojmë dhe një herë nga e parë, p0ër hir të fëmijëve, por më duket se ai është thyer vetëm për të më ndëshkuar.
Ai ka filluar të flasë me shumë femra të tjera, dhe këtë e bën edhe në prezencën time. Unë ndihem keq, sepse e dua. Dhje kur e tra.dhtova e bëra pa vetëdije.
Nuk di si ta rifitoj…”
Përgjigjja e psikologes:
“Duket se ai kërkon të marrë hak dhe t’ju bëjë të kuptoni sesi është ndjerë kur e keni tradhtuar. Megjithatë, duhet të flisni hapur me të dhe t’i tregoni se jeni penduar për çfarë ka ndodhur dy vite më parë, dhe kërkoni që të rigjeni lidhjen tuaj të mëparshme më të”.
Në prangat e p olicisë në Napolit ka përfunduar një 39-vj eçar me origjinë shqiptare.
Sipas mediave italiane, bëhet me dije se është ar restuar shtetasin Bashkim Allciu, nën akuzën e kri meve të skll avë rimit.
Ato mbërritën në Itali me shpresën për të punuar, por përfunduan duke dukë kënaqur burrat e botës në zonën Giugliano në Campania.
Në kurriz të burrit, i cili ishte arr estuar ndërsa do të merrte vajzat në fund të “ndërrimit” të turnit të punës 17 korrikun e kaluar, u mblodhën prova të mëtejshme në rrjedhën e heti meve.
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në raportin e saj vjetor të publikuar së fundmi, ka zbuluar një ndër tipologjitë më të sofistikuara të pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri, duke evidentuar përdorimin e pasurive të paluajtshme si mekanizëm për legalizimin e të ardhurave nga veprimtari kriminale.
Sipas të dhënave të raportit, rasti i identifikuar përfshin një shtetase shqiptare, e identifikuar si shtetasja A, me rezidencë në një shtet të Bashkimit Europian. Në vitin 2021, ajo ka investuar në Shqipëri përmes një familjari të saj, duke blerë një truall me vlerë 90 mijë euro, çmim ky dukshëm më i ulët se tregu real.
Verifikimet e mëvonshme treguan se paratë për blerjen e kësaj pasurie ishin depozituar në para cash, jo vetëm nga shtetasja A dhe familjarët e saj, por edhe nga shtetasi B, ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu rezident në të njëjtin shtet të BE-së. Ky element ngre dyshime të forta mbi burimin e këtyre fondeve.
Vetëm dy muaj pas blerjes, shtetasja A ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje me një kompani ndërtimi në Shqipëri, shoqëria Y, duke vënë truallin në dispozicion për zhvillim në këmbim të përfitimeve në ndërtim. Por skema nuk përfundon aty. Vetëm një vit më pas, ajo ka shitur të njëjtin truall – tashmë të zhvilluar – po kësaj shoqërie në një vlerë rreth 2.2 milionë euro, duke shumëfishuar në mënyrë të dyshimtë çmimin fillestar.
Sipas analizës së AIF, fondet e përfituara nga kjo shitje janë transferuar më pas në një shtet tjetër të BE-së, të identifikuar si “shteti V”, në llogarinë e shoqërisë X, e themeluar nga vetë shtetasja A menjëherë pas përfitimit të shumës. Kjo kompani, me objekt veprimtarie ndërtimin, ka lidhur më tej një kontratë të re sipërmarrjeje me një kompani të tretë, shoqërinë D, ku një pjesë e fondeve është transferuar në llogaritë e kësaj të fundit si pagesë për shërbime ndërtimi.
Hetimi evidentoi se përfaqësuesi i shoqërisë D, një shtetas shqiptar, ka qenë më parë i punësuar në shoqërinë Y në Shqipëri, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes të gjithë aktorëve të përfshirë në skemë. Më tej, ky person rezulton të jetë aksioner në një tjetër kompani ndërtimi në shtetin V, e cila është e lidhur ngushtë me shoqërinë D.
Nga informacionet e siguruara në bashkëpunim me Njësitë e Inteligjencës Financiare të vendeve të BE-së, dyshohet se shtetasi B është përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, dhe se një pjesë e të ardhurave të tij kriminale janë investuar përmes kësaj skeme në Shqipëri, për t’u legalizuar dhe më pas tërhequr në shtete të tjera.
AIF thekson se ky rast përmban një sërë indikatorësh të pastrimit të parave, përfshirë:
Depozitime në cash në sistemin bankar për blerjen e pasurive të paluajtshme; Investime fillestare nën vlerën reale të tregut; Rritje e menjëhershme dhe e pajustifikuar e vlerës së pasurisë së blerë; Transferta të shumta ndërkombëtare të fondeve në kompani të lidhura me individë të përfshirë; Lidhje të tërthorta mes kompanive dhe individëve të përfshirë në veprimtarinë ndërtimore; Dyshime për burime kriminale të të ardhurave të investuara.
Për shkak të kompleksitetit të rastit dhe dyshimeve të bazuara për veprimtari kriminale të organizuar në disa shtete, rasti është referuar për hetim të mëtejshëm pranë organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë. /skyweb.al