ΡërΙ eshje me 4 të ρΙagosur në një burg në Itali, shqiptarët hapin me forcë portën e brendshme të rivalëve dhe…

Një përleshje mes të burgosurve të armatosur me shkopinj ka ndodhur brenda burgut Bassone në Como të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur pasdite e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.

Por, aksioni është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve.

Katër prej policëve, të cilët u plagosën, u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.

Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Comos ka marrë përforcime nga Milano.

Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.

Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.

Ndodh edhe një incident në finale: Vëllait të Madh i del situata nga kontrolli

Aktori Laert Vasili ka arritur të jetë një nga finalistët e Big Brother VIP Albania. Sonte, gjatë finales, Vëllai i Madh transmetoi një klip rrëfim për rrugëtimin e tij në shtëpi, pas të cilit Laerti u surprizua nga familjarët.

Por, gjatë këtij momenti emocional, ndodhi një incident teknik. Teksa Laerti takohej me të afërmit, banorët e tjerë ndodheshin në një nga dhomat e shtëpisë.

Për shkak të një gabimi, regjia lëshoi audion e mikrofonëve të tyre në transmetim direkt.

Në audio dëgjoheshin Gjesti dhe Rozana duke thënë: “Vëllai i Madh nuk është në monitor”.

Ky incident shton një tjetër moment të papritur në natën finale të spektaklit.

Tre herë më i madh se toka, mund të jetë i pasur me hidrogjen dhe ujë! Çfarë dimë për planetin e largët me 99.7% mundësi për jetë

Një zbulim i ri nga shkencëtarët britanikë ngjall shpresë për ekzistencën e jetës jashtë Tokës. Bëhet fjalë për planetin K2-18b, i cili ndodhet rreth 120 vite dritë larg dhe është tre herë më i madh se Toka.

K2-18b ndodhet në zonën e banueshme të yllit të tij, që do të thotë se mund të ketë temperaturë të përshtatshme për praninë e ujit të lëngshëm, një përbërës kyç për jetën. Sipas një studimi të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters”, ky planet mund të jetë një botë “Hycean”, me një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe sipërfaqe me ujë.

Duke përdorur teleskopin James Webb, studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit zbuluan gjurmë të substancave dimetil sulfidi (DMS) dhe dimetil disulfidi (DMDS), molekula që në Tokë prodhohen vetëm nga mikroorganizmat detarë. Kjo ka ngjallur entuziazëm në komunitetin shkencor si një nga sinjalet më të forta të mundshme për jetë jashtëtokësore.

Sidoqoftë, shkencëtarët po tregohen të kujdesshëm dhe theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar përfundimisht praninë e këtyre molekulave.

Sipas ekspertëve, nëse ka jetë në K2-18b, ajo ka gjasë të jetë shumë e thjeshtë, e ngjashme me format mikrobiale që ekzistonin në Tokë miliarda vite më parë. Madje, duke qenë se planeti rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq, krijesat mund të kenë sy më të ndjeshëm ndaj dritës.

RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar me dyoksid squfuri

Një tjetër skandal është zbuluar që tregon se sa të pasigurtë jemi për ushqimet që konsumojmë.

Mësohet se në tregun tonë është shitur sheqer palme i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.

Njoftimi është bërë i ditur nga sistemi evropian Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) me datë 10 prill. Produkti bëhet me dije se tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.

Sipas njoftimit produkti është prodhuar në Tajlandë. Në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.

“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar

Rusia kërcënon Gjermaninë: “Futemi në luftë” po dërguat raketat Taurus në Ukrainë!

Rusia kërcënoi për herë të parë Berlinin, duke deklaruar se nëse goditen objektiva ruse me raketat gjermane Taurus, Rusia do ta konsiderojë këtë si përfshirje të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në luftë.

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse thotë: “Me dërgimin e raketave Taurus, për në, Gjermania bëhet palë në luftë.

Përdorimi i këtyre raketave nuk është i mundur pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga ushtarët e Bundeswehrit, dhe ne këtë e dimë”.

Njeriu që pritet të kthehet në kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz është shprehur vazhdimisht në favor të furnizimit me raketa Taurus në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë sakaq kundërshtohet me forcë nga partnerja e tij e mundshme e koalicionit, SPD-ja.

Vetëm pak ditë më parë, Merz e përsëriti përkrahjen e tij për dërgimin e raketave Taurus, por në koordinim me partnerët europianë.

“Unë gjithmonë kam thënë se këtë do ta bëj një gjë të tillë vetëm në konsultim me partnerët e mi europianë. Ushtria ukrainase duhet të dalë nga situata defensive, sepse ajo gjithmonë vetëm reagon, ndërkohë që duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vetë një pjesë të zhvillimeve që po ndodhin”, u shpreh Merz.

Kancelari në largim Olaf Scholz i pati refuzuar vazhdimisht kërkesat e Kievit për dërgimin e raketave të fuqishme gjatë mandatit të tij në detyrë, me argumentin se një hap i tillë, do ta përfshinte Gjermaninë në luftë.

Ekz* kυtohet 42-vjeçari në Athinë, ate ntati gjatë kohës kur filmonte veten në makinë

Një 42-vjeçar është ekzekutuar nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit në Athin

Top Channel ka siguruar videon ekskluzive kur shtetasi egjiptian vritet me armë zjarri. Sipas policisë greke, viktima ishte duke parkuar automjetin e tij në rrugën Skipi në lagjen Kalithea në momentin që u sulmua me disa plumba. Dy prej plumbave prekën trupin e tij, duke i shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet gjatë këtë mëngjes nga banorët e lagjes.

Mësohet se viktima kishte precedeentë penale për trafik droge ndaj dhe pista më e mundshme është ajo e larjes së hesapeve mes bandave të trafikut të drogës.

Video Player

Solidariteti i kolegëve të punës: I dhurojnë ditët e tyre të pushimit për shqiptarin e sëmurë

Një shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, është duke u përballur me një sëmundje të rëndë e quajtur skleroza laterale amiotrofike.

Si pasojë Gëzimi. prej kohësh po qëndron i shtruar në Qendrën Klinike NeMo në Trento duke u përballur me sëmundjen e rëndë, por edhe të rrallë.

Në këto ditë të vështira për Gëzimin, kanë qenë kolegët e tij, me të cilët prej vite me radhë ka punuar në fabrikën e drurit, të cilët kanë ndërmarrë një nismë të veçantë.

Ata kanë vendosur që t’i dhurojnë shqiptarit të gjitha ditët e tyre të pushimit, përfshirë edhe lejet e mbledhura nga orët shtesë të punës.

Nga krevati i spitalit, me mirënjohje të thellë Gëzimi nuk ka qëndruar pa falenderuar të gjithë kolegët e tij, të cilët nuk e lanë vetëm në këtë moment të vështirë.

Lidhur me këtë gjest ka reaguar edhe Shoqata Italiane e Sklerozës Laterale Amiotrofike, e cila përmes një reagimi u shprehu mirënjohje kolegëve të shqiptarit.

Presidentja e kësaj shoqate. Fulvia Massimelli, e nismën si një shembull të fortë solidariteti dhe përgjegjësie sociale, duke demonstruar se si konteksti i punës mund të bëhet një vend kujdesi dhe afërsie, si dhe produktiviteti.

Realizoi golin e vetëm të sfidës dhe fitoi 7 duele me kundërshtarët, heroi Marash Kumbulla zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes”/ Ja nota dhe statistikat

Marash Kumbulla ishte heroi i Espanjolit në triumfin 1-0 ndaj Getafes, në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të La Ligës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 39-të, duke i siguruar 3 pikë tepër të rëndësishme skuadrës së tij.

Ky ishte goli i tretë në La Liga për Kumbullën, i cili u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Shqiptari u vlerësua me notën 8.1, teksa përveç golit, arriti të fitonte edhe 7 nga 9 duelet në total me kundërshtarët. Kumbulla u zëvendësua në minutën e 72-të të ndeshjes.

Festoi 27-vjetorin, Olsi Bylyku surprizohet nga e dashura në ditën e tij të lindjes! Me tortë në duar gazetarja…

Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe surprizën më të bukur patjetër që e ka marrë nga e dashura e tij, gazetarja Denada Lura.

Në mesin e shumë urimeve që ka postuar Olsi në Instagramin e tij për këtë 27-vjetor, shihet edhe një story, ku Denada me tortë në dorë përqafon aktorin pasi e ka surprizuar.

Kaq është dashur që ndjekësit ta admirojnë marrëdhënien e çiftit, i cili vetëm pak kohë më parë konfirmoi se ishin në krahët e njëri-tjetrit, edhe pse thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre ishin përhapur që nga ndarja e aktorit nga Egli Tako.

Kujtojmë që Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në vëmendje të medias rozë së fundmi.

Një këngë e publikuar nga aktori i njohur bëri që rrjeti të shpërthejë akoma më shume duke pretenduar se projekti është një dedikim për Eglin, pasi teksti përshtatet me një periudhë dramatike që ajo po kalon.

Mirëpo vetë Olsi ka sqaruar njëherë e mirë situatën teksa ka dhënë një intervistë.

Ai është shprehur se gëzon respekt për ish-partneren e tij, mirëpo nuk ka nguruar të falënderojë edhe partneren e tij aktuale, Denada Lura e cila po përballon gjithë këtë zhurmë teksa shprehet:

Përtej opinion tim për ish-partneren time, përtej opinionit tim për situatën, në fakt ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka pasur një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe që i duron të gjitha këto gjërat. Që në fakt unë tek kjo intervista gjej rastin ta falenderoj për herë të parë. Se gjithmonë kemi ndaluar tek ajo historia ime që në fakt e kam pasur 19-vjeç dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën absolute, dhe i uroj fitoren aty ku është,” u shpreh ai.

Përsa i përket Eglit, Olsi është shprehur se është shumë mirënjohës për periudhën 5-vjeçare që ata kanë kaluar së bashku duke shtuar se e vlerëson atë për vajzën që është.

Unë e vlerësoj shumë për gjithë fjalët që ka thënë për mua, se sigurisht kemi pasur një marrëdhënie 5-vjeçare. Një marrëdhënie si çdo marrëdhënie tjetër që ka pasur dhe respekt ka pasur debatin, ka pasur dhe kënaqësinë. Ka qenë periudhë shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës, kam bërë dhe dy projekte që janë shumë të suksesshme. I uroj suksese sepse është gocë me ego shumë të madhe dhe ambicie shumë të madhe,” tha Olsi Bylyku për Andale.

Deklarata e plotë:

Përtej opinion tim për ish-partneren time, përtej opinionit tim për situatën, në fakt ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka pas një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe që i duron të gjitha këto gjërat. Që në fakt unë tek kjo intervista gjej rastin ta falenderoj për herë të parë. Se gjithmonë kemi ndaluar tek ajo historia ime që në fakt e kam pasur 19-vjeç dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën absolute, dhe i uroj fitoren aty ku është. Kemi ndaluar shumë tek unë tek ajo, si ka ndodh situate, a s’je ti faktori i ndryshimeve, debate, komente dhe kam thënë me veten time si nuk shkruajti njëri për ketë partnere që kam në shtëpi. Por edhe nëse nuk ma shkruan dikush, nuk ka problem se ja jap vetë gjithë atë mirënjohjen që kam për të dhe me thënë të drejtën ka qenë një nga gocat më të forta që unë kam njohur në jetën time. Për të vetmen gjë që jam pozitiv dhe mirënjohjes për partneren që kam në krah momentalisht është fakti i besimit që ka tek unë dhe që kurrsesi nuk është bërë palë e asnjë lloj gjëje me ngjarjet që kanë ndodhur me ish-partneren time, por ka qenë një besim për të krijuar atë gjënë që ne kemi tani dhe për ta çuar më tej atë.

Unë e vlerësoj shumë për gjithë fjalët që ka thënë për mua, se sigurisht kemi pasur një marrëdhënie 5-vjeçare. Një marrëdhënie si çdo marrëdhënie tjetër që ka pasur dhe respekt ka pasur debatin, ka pasur dhe kënaqësinë. Ka qenë periudhë shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës, kam bërë dhe dy projekte që janë shumë të suksesshme. I uroj suksese sepse është gocë me ego shumë të madhe dhe ambicie shumë të madhe

“Në Greqi ishim minus zero, jam rritur pa ushqime”- Rrëfimi i Uzunit: Në SHBA edhe që njerëzit ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira

Myrto Uzuni u transferua në fillimin e këtij viti nga futbolli spanjoll në atë amerikan, duke firmosur me Ostin në MLS. Klubi pagoi klauzolën e tij prej 12,3 milionë dollarësh, duke e kthyer atë në blerjen rekord në historinë e tij. Një transferim në një kampionat të panjohur për Uzunin, ndërkohë që ishte një idhull i padiskutueshëm në radhët e Granadas në Spanjë.

“Te Granada unë fitova gjithçka. Lojtari më i mirë, numri 10, kapiten, golashënuesi më i mirë, unë fitova gjithçka. Emri im është aty. Unë theva rekorde me një klub 100-vjeçar, theva rekorde. Unë erdha këtu të vendos emrin tim në Ostin, më kuptoni?

Vendimi? Fola me familjen time. Isha me familjen pasi po festonim Vitin e Ri. Babai më tha “Shko, shko. Duhet të vendosësh emrin. Ti e ke vendosur emrin këtu, ke fituar gjithçka. Duhet të shkosh atje, të vendosësh emrin tënd. Gjëja më e rëndësishme është ajo çfarë do të lësh pas kur ta mbyllësh me futbollin””, shpjegoi Uzuni në një intervistë për faqen zyrtare të internetit të MLS.

Më pas, ai u ndal në rrugëtimin e tij të vështirë në jetë, me futbollin që ishte zgjidhja e vetme për të dhe familjen e tij.

“Unë nuk kam pasur kurrë një fëmijëri të mirë. Zgjidhja e vetme ishte futbolli. Historia ime nuk është aq e thjeshtë. Pasi ne nuk kishim asgjë. Ne ishim në zero. Dhe kur shkuam në Greqi ishim minus zero, pasi duhet të paguaje qiranë dhe kjo është e gjitha. Ndaj e vetmja zgjidhje në shtëpi isha unë.

Gjithçka për familjen? Padyshim, pasi familja ime ishte me mua kur nuk kisha asgjë. Ndaj ata janë të vetmit njerëz që më kanë parë të rritem pa ushqim dhe unë vendos emrin tim në çdo shtet ku kam qenë. Në Kroaci, në Hungari, në Spanjë. Kjo është arsyeja pse unë dëshiroj të vendos emrin tim këtu, pasi gjëja më e rëndësishme është kur ta mbarosh me futbollin, ajo që lë pas. Më e rëndësishmja është emri që ke vendosur kudo. Unë nuk dua që fëmijët e motrës time të rriten si unë pa ushqime, asgjë. Ndaj çdo gjë është fantastike tani”, tha Uzuni.

Por ai mbart mbi vete edhe nëj mision shumë të rëndësishëm, përtej aspektit personal. “Arsyeja pse unë dua të vendos emrin tim këtu në MLS është që të gjithë ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira. Ndaj unë kam përgjegjësi edhe ndaj vendit tim që të jem këtu.

Trysni për vlerën rekord? Sigurisht, ka gjithmonë trysni. Padyshim, tani kam trysni më të lartë. Por unë e di, kjo është puna ime. Unë kam shumë vite që e bëj këtë, shënoj gola. Duhet pak kohë që të përshtatesh me një kampionat, me një vizion, por unë nuk kam dyshime te vetja. Jam besimplotë, unë besoj te vetja. Ndaj edhe golat do të vijnë”, ishin fjalët e Uzunit.