Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.

Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran. Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale. Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare – një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.

Premtimi i Sali Berishës: S’ka asnjë çudi! Qeveria e ardhshme do t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura brenda 100 ditëve

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve nga Dibra që do t’u kthejë, sipas tij, paratë e vjedhura.

Berisha u shpreh se paratë do të kthehen nga qeveria e ardhshme brenda 100 ditëve nga marrja e pushtetit.

“S’ka asnjë çudi, qeveria e ardhshme brenda 100 ditëve do tu kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura.

Miq, filozofia jonë, thelbi i këtij programi bazohet në parimin “paratë qytetarëve”. Sali Berisha s’ka shpikje, por zbaton parimin e hekurt për çdo qytetar. Kushdo që dyshon i them gjej një mësuese që nuk ju mbidyfishua rroga, gjej një mjek, një punonjës, gjej një pensionist.

Të kërkojë një me qiri, s’do e kërkojë kurrë”, tha Berisha.

Stresi ribashkohet me ish-bashkëshorten pas divorcit, Keisi rikthehet në Shqipëri! Lidhja problematike dhe ndarja e bujshme e ish-çiftit

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, që pritet të publikohet së shpejti. Në video, bie në sy prania e ish-së dashurës së tij, Kejsit, e cila duket se ka marrë rolin e vajzës kryesore në këtë projekt të ri muzikor që ngjan me një këngë dashurie.

keisi stresi

Për ndjekësit dhe fansat e çiftit dikur të dashur, kjo ishte një surprizë e madhe, duke qenë se Stresi e ka pranuar hapur në shumë intervista se Kejsi ka qenë vajza që ai ka dashur më shumë në jetë. Rishfaqja e saj në klip ka ndezur menjëherë reagime dhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre aktuale.

stresi keisi1

Nga ana tjetër, njerëzit në komente kanë mirëpritur ribashkimin e mundshëm mes tyre, i cili përflitej prej disa kohësh. Stresi dhe Kejsi kishin një histori të gjatë dashurie së bashku, e cila mori fund para disa vitesh. Megjithatë, Stresi nuk ka reshtur kurrë së thëni se e do atë dhe do dëshironte një ribashkim.

keisi kejsi (21)

Madje, gjatë qëndrimit të tij në “BBVK” ai tha se qëllimi i hyrjes në këtë format është ribashkimi me Kejsin. Po ashtu, kjo e fundit i dërgoi një video-mesazh.

keisi kejsi (4)

“Ked, këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari, do të thosha që përsa i përket marrëdhënies sonë, gjithmonë kam dashur të qëndroj private dhe në këtë rast dua të njëjtën gjë. Kështu që, çfarë kemi ne për të diskutuar, mund ta flasim në privatësi kur të dalësh”, – thotë Kejsi.

keisi kejsi (20)

Mesa duket dyshja kanë folur pas daljes së Arkimedit dhe kanë lënë pas gabimet e të shkuarës. Mbase mund të jetë një rikthim, por mbase edhe një bashkëpunim. Reperi i njohur Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij Kejsi, marrëdhënia e së cilëve po përflitet prej vitesh për ndarje dhe bashkime, duket se janë rikthyer përsëri në krah të njëri-tjetrit. Ka qenë një postim i reperit i cili ka ngritur dyshimet për këtë rikthim të dyshes.

stresi keisi

Teksa vetë Kejsi ka postuar një foton e saj dhe ka shkruar “së shpejti” duke bërë tag Stresin, ky i fundit e ka ripostuar në Instagramin e tij duke e shoqëruar me disa figura me zemra. Ndonëse ata të dy nuk kanë konfirmuar ndonjë ribashkim, kaq është dashur për fansat për të aluduar se çifti i kanë dhënë fund keqkuptimeve dhe i janë rikthyer romancës së tyre të shumë përfolur.

keisi kejsi (1)

Vlen të përmendet fakti se së fundmi qarkulloi në rrjet dhe një video ku dyshja u panë nëpër rrugët e Tiranës, nuk dihet ende nëse marrëdhënia mes tyre ka vijuar aty ku u la apo thjesht Kejsi dhe Stresi do të sjellin një projekt në bashkëpunim. Stresi dhe ish-partnerja e tij, Kejsi janë zyrtarisht të divorcuar. Reperi zbuloi se ishpartnerja e tij kishte bërë kërkesë në gjykatë për t’u ndarë dhe ai e ka zbuluar në momentin që i ka ardhur letra për t’u paraqitur në seancë.

keisi kejsi (22)

“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija se ç’ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë…”, tha Stresi disa muaj më parë në një intervistë.

keisi kejsi (19)
keisi kejsi (18)
keisi kejsi (17)
keisi kejsi (16)
keisi kejsi (15)

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVA 4

Pak orë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, ish-banorja Briseida Xhelaj ka ngjallur debat në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, ajo ndau një foto nga hyrja e saj me partnerin Jori në shtëpinë e famshme, por ishte mbishkrimi ai që tërhoqi vëmendjen.

“Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor… unë e di kush e ka të blerë çmimin”, shkroi Briseida, duke sugjeruar se fituesi është i paracaktuar.

Briseida dhe Jori ishin pjesë e “shtëpisë së 7 xhuxhëve”, një format paralel – por nuk arritën të bëheshin konkurrentë zyrtarë në garën kryesore.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta online, ndërsa publiku pret të zbulojë nëse parashikimi do të dalë i vërtetë. Finalistët e mbetur janë Rozana Radi, Gesti, Egli dhe Laerti.

Jul Deda e bën publike, ja kush e fiton “Big Brother VIP Albania 4”

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, aktori i njohur Jul Deda ka bërë publike zgjedhjen e tij për fituesen ideale të këtij edicioni.

Përmes një InstaStory, ai ka ndarë një foto të Rozana Radit, duke i dedikuar disa fjalë të forta mbështetjeje:

“Rozana Radi, gruaja që dominoi këtë Big Brother. E meriton fitoren, jo thjesht sepse është një grua, por sepse është femra më e fortë në katër edicionet VIP të këtij formati,” – shkruan ai.

Kujtojmë se Jul Deda ka qenë “armiku” më i madh i çiftit Gjesti – Egli, duke i kritikuar shpesh në rrjetet sociale.

“Në këtë moshë, s’më duhet pushteti dhe nuk kam ambicie për para”- Berisha nga Dibra: Vij këtu si shërbëtori juaj! Ja misioni që kam, do e përmbush me nder dhe faqe të bardhë

Sali Berisha, ka deklaruar nga Dibra, se “në këtë moshë, s’më duhet pushteti dhe nuk kam ambicie për para”.

Ai theksoi se misioni i tij është të ndryshojë jetën e shqiptarëve, duke theksuar se do e përmbushë me faqe të bardhë dhe nder.

Berisha shtoi se “unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim”.

Sali Berisha: Kam nder të madh që përfaqësoj 25 forca të partive politike. Vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj, me bindjen dhe vendosmërinë, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset që Shqipëria dhe Dibra të kthehen në vendin e ëndrrës shqiptare.

Të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta nga bijtë, bijat, burrat dhe gratë e tyre. Në këtë moshë, nuk më duhet pushtet, skam ambicie për para dhe për luks, por kam një ambicie dhe mision të bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmbushur me nder dhe faqe të bardhë para jush këtë mision unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim. Ju jap fjalë që ky program do të jetë realitet për ju.

21-vjeçari sυΙmohet për υdekje me th* kë pranë shtëpisë së tij

Një 21-vjeçar me origjinë egjiptiane është vrarë me thikë gjatë natës në qytetin italian Abbiategrasso, pranë Milanos. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur një banor i zonës, duke u kthyer në shtëpi, pa trupin e pajetë të të riut në një kompleksi banesash publike dhe thirri menjëherë për ndihmë.

Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën Bruno Fusè dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital. Mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan plagë të shumta me thikë në gjoks dhe krah, dhe viktima ndodhej pa ndjenja. Ai u transportua menjëherë në spital, ku fatkeqësisht pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. I riu, banor i zonës, jetonte shumë afër vendit ku u gjet i plagosur. Sipas autoriteteve, vendngjarja nuk mbulohet nga kamera sigurie, çka e vështirëson rindërtimin e plotë të dinamikës së krimit.

Një tjetër ngjarje e dyshimtë ndodhi rreth 40 minuta pas gjetjes së trupit: një 56-vjeçar denoncoi në polici se ishte sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur në të njëjtën rrugë, të cilët sipas tij, kanë tentuar t’i grabisin makinën. Autoritetet po hetojnë nëse ky episod ka lidhje me vrasjen e të riut. Hetimet vazhdojnë intensivisht, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga dhuna dhe pasiguria në zemër të qytetit

Këmbimi valutor, 19 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.3 lekë dhe do shitet me 87.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.2 lekë dhe do shitet me 106.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.4 lekë dhe do shitet me 115.4 lekë.

Sipas astrologjisë, ky do jetë fituesi i “Big Brother VIP 4”

Bazuar në analizën astrologjike dhe informacionet e disponueshme, parashikimi i fituesit të “Big Brother VIP Albania 4” ndërmjet katër finalistëve—Egli Tako (Virgjëreshë), Gjesti (Dem), Rozana Radi (Gaforre) dhe Laert Vasili (Peshqit)—mund të bëhet duke konsideruar karakteristikat e shenjave të tyre dhe ndikimin e tyre në lojë.?

1. Egli Tako (Virgjëreshë): Virgjëreshët janë të njohur për natyrën e tyre analitike, të përpiktë dhe të kujdesshme. Në një lojë si Big Brother, këto cilësi mund të ndihmojnë në ndërtimin e strategjive të qëndrueshme dhe në shmangien e konflikteve. Megjithatë, ndonjëherë kjo qasje mund të perceptohet si e ftohtë ose e distancuar nga publiku.?

2. Gjesti (Demi): Demi është një shenjë tokësore, e njohur për qëndrueshmërinë, besnikërinë dhe këmbënguljen. Këto cilësi mund të kenë ndihmuar Gjestin të krijojë marrëdhënie të forta brenda shtëpisë dhe të fitojë simpatinë e publikut. Për më tepër, raportet sugjerojnë se Gjesti ka fituar një mbështetje të gjerë nga publiku, e cila është reflektuar në sondazhe dhe diskutime në rrjetet sociale.

3. Rozana Radi (Gaforre): Gaforret janë të ndjeshme, intuitive dhe të lidhura ngushtë me familjen dhe miqtë. Këto cilësi mund të kenë ndihmuar Rozanën të krijojë lidhje emocionale me banorët e tjerë dhe me audiencën. Megjithatë, ndjeshmëria e tyre mund t’i bëjë ata të prekshëm ndaj stresit dhe konflikteve.?

4. Laert Vasili (Peshqit): Peshqit janë të njohur për kreativitetin, empatinë dhe natyrën e tyre ëndërrimtare. Këto cilësi mund të kenë ndihmuar Laertin të shfaqë një anë artistike dhe të ndjeshme, duke krijuar lidhje me publikun. Megjithatë, ndonjëherë Peshqit mund të perceptohen si të pavendosur ose të larguar nga realiteti.?

Duke marrë parasysh këto karakteristika astrologjike dhe informacionet e disponueshme, Gjesti (Dem) duket të ketë një avantazh të konsiderueshëm për të fituar “Big Brother VIP Albania 4”. Kjo për shkak të qëndrueshmërisë së tij, aftësisë për të krijuar marrëdhënie të forta dhe mbështetjes së gjerë nga publiku./ICONSTYLE

Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, e pësojnë 3 doganierë në Kapshticë

DVP Korçë

Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, procedohen penalisht 3 doganierë në Doganën e Kapshticës.

Procedohen penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor, pasi nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:
• V. T., 49 vjeç, banues në Korçë;
• E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë;
• A. E., 39 vjeçe, banuese në Korçë.

Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:
• D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave;
• G. T., 58 vjeç, dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.