Këmbimi valutor, 16 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe do shitet me 88.6 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.1 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 106.4 lekë dhe do shitet me 107.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.4 lekë dhe do shitet me 116.7 lekë.

Tr. agjedi në futbollin shqiptar, pëson atak kardiak në gjysmëfinalen e kampionatit 9X9 dhe ndahet nga jeta

Një tjetër tragjedi në fushat e futbollit shqiptar, pas asaj që ndodhi me Rafael Duamenën. Ndeshja e sotme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 ka shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin tonë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti B.H. 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.

(BalkanWeb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 16 Prill 2025

Dashi

Kjo është një ditë gjatë së cilës nuk do të ndiheni rehat, veçanërisht në dashuri, ku nuk do të arrini që të gjeni zgjidhjet e duhura ndaj disa problemeve. Gjithashtu ka disa çështje profesionale, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni mirë, duke ju vënë në siklet.

Demi

Keni nevojë për disa siguri si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Mundohuni që të jeni më optimist, pasi tashmë do të keni mundësi që të korrni fryte të mira si në dashuri edhe në punë. Por pikë së pari mbani parasysh se nuk duhet të mbeteni peng të së kaluarës dhe gjërave që nuk duhen. Duhet të relaksoheni dhe të pushoni më shumë.

Binjakët

Parashikohen ndryshime në sferën profesionale. Bëni kujdes ndaj të gjitha çështjeve dhe marrëveshjeve që duhet të arrini. Në sferën sentimentale do të jeni në fazë rimëkëmbje, ku do të keni mundësi rikuperimi, nëse keni kaluar momente krize.

Gaforrja

Kjo ditë do të karakterizohet nga një forcë e pashtershme, e cila lejon që të përballeni dhe zgjidhni çdo lloj problemi. Do të ndiheni shumë më mirë në raport me javët e kaluara, ndaj mundohuni që të përfitoni nga ndikimi pozitiv i planetëve, për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Luani

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku do të keni debulesë fizike. Rikuperimi do të vijë vetëm nga e premtja. Lëreni ditën të kalojë dhe mos u përfshini në polemika.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, ndaj mundohuni që të mos ju shpëtojë asnjë mundësi. Mund të zgjidhni pakënaqësi të cilat janë të mbartura prej kohësh, ndonëse nervozizmi nuk do të mungojë.

Peshorja

Do të përballeni me tensione ekstreme dhe zhgënjime të mëdha. Ndoshta për shkak se nuk do të ndiheni më lider, në disa situata. Ndryshojini gjërat që keni për të bërë, në mënyrë që të ndiheni më të inkurajuar.

Akrepi

Kalimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj, do të rrisë pasionin dhe intensitetin me njeriun tuaj të zemrës. Ndërkohë, duhet të shmangni krizat dhe të reflektoni më shumë për çështjet ekonomike.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive, e cila do të jetë e mbushur me emocione të bukura dhe forcë. Përfitoni për të programuar diçka të bukur. Mjaft të favorizuara janë edhe aspektet e tjera të jetës suaj, përfshi edhe atë ekonomik. Do të keni mundësi që të gjeni zgjidhje të mira.

Bricjapi

Kjo e mërkurë do ju gjejë me të fuqishëm dhe gati për tu rikthyer në lojë. Do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura, sidomos në sferën sentimentale. Pikërisht sa i takon ndjenjave do të ketë mundësi të shumta si dhe takimet janë mjaft të favorshme.

Ujori

Në sferën sentimentale nuk do të jeni shumë të qetë! Me gjasë jeni përballur me një krizë ose po jetoni një dashuri pa pasion, në pritje të diçkaje tjetër, shkruan noa.al. Ka ardhur momenti që të reflektoni mirë dhe të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive dhe interesante në çdo drejtim, si për sa i takon ndjenjave dhe në sferën personale. Janë mjaft të favorizuara takimet dhe lidhjet e reja. Po i jepni shumë rëndësi anës tuaj emocionale pasi keni nevojë që të ndiheni të dashuruar.

E gjithë Shqipëria me kamera, Rama: Gjoba do t’ju vijë në iPhone bashkë me portretin e lumtur! S’do ketë më policë në rrugë

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të martë në Fier edhe te Qendra e Monitorimit të Trafikut e cila tanimë është gati dhe po punohet për trajnimin e stafit deri në Qershor.

Rama theksoi se përmes sistemit të kontrollit, gjithë Shqipëria do jetë e monitoruar me kamera inteligjente në kohë reale.

“Kjo qendër do të lidhet me projektin që ne kemi financuar me Emiratet e Bashkuara, për të pasur të gjithë territorin, duke filluar nga qytetet, qendrat e qarqeve, spitalet, shkollat, institucionet publike, akset kombëtare nën një sistem kamerash inteligjente. Ato ekrane do shohin gjithë Shqipërinë në kohë reale, por sistemi është i tillë që në mënyrë të menjëhershme do sinjalizojë këtu për një rritje shpejtësie në një pikë të caktuar të Republikës.

Nuk do ketë më policë në rrugë, më fare! Do jenë të organizuar në një mënyrë tjetër që të jenë të gatshëm, por jo të dalin dhe të thonë “ndalo pak”. Sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do bëjë që jo vetëm gjobat të jenë menjëhershme dhe të të vijë në iPhone bashkë me portretin tënd, bashkë me gëzimin që ke në faqe kur ndjen adrenalinën e shpejtësisë, me një përshëndetje, kalofsh mirë deri në shtëpi, mos e përsërit prapë se vjen prapë. Përveçse gjobat do jenë transparente, do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e aksidenteve sepse do u shkojë shumë shtrenjtë adrenalina nëse do insistojnë për të bërë aksident. Do ketë një kapacitet të panjohur më parë, për identifikimin e personave problematikë, në raport me mospagesën e sigurimit të makinës përshembull”, deklaroi kreu i qeverisë.

E PAPRITUR/ Klubi indian nuk e toleron gjestin e Armando Sadikut, i ndërpritet menjëherë kontrata!

Në Indi nuk ka pasur “mëshirë” për Armando Sadikun, kjo pas festës së tij të tepruar përpara disa ditësh, kur i tregoi organin gjenital kundërshtarëve pasi shënoi.

Klubi i tij, Goa, ka marrë vendimin për t’i ndërprerë menjëherë kontratën sulmuesit shqiptar, duke e lënë atë pa skuadër.

Sadiku u afrua te Goa në verën e kaluar, prej thuajse dy vitesh është pjesë e futbollit indian.

33-vjeçari la shenjën e tij te Goa. Ish-lojtari i Kombëtares shënoi dhjetë gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa mori minuta në 24 ndeshje.

Publikohet DOKUMENTI, Berisha kandidat për Ministër Shëndetësie në vitin 1985 nën drejtimin e Ramiz Alisë!

Publikohet një material arkivor të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht Drejtorisë së Kuadrit, e cila, në një shkrese sekrete, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH, më 28 shkurt 1985, emrat e si kandidat i mundshëm për ministër të Shëndetësisë edhe Sali Berishën, me të dhënat e profilit të tij.

Për të qenë transparent me publikun, po botojmë sot faqen e parë të dokumentit arkivor dhe shkresën zyrtare, ku në krahun e majtë janë listuar emrat e Petrit Gaçes dhe Sali Berishës si dy kandidatët kryesorë të nomenklaturës së Komitetit Qendror për postin e ministrit të Shëndetësisë.

Më poshtë janë listuar gjithashtu emrat e mjekëve kandidatë për postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë apo për pozicione të tjera drejtuese, si shef kuadri dhe drejtor të Institutit të Higjenës dhe Epidemiologjisë, që Ministria e Shëndetësisë i propozon KQPPSH.

Dy mjekët kandidatë për postin e ministrit, Gaçe dhe Berisha, i pari pjesë e grupit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e diktatorit Enver Hoxha, dhe Berisha mjek i Hysni Kapos dhe më vonë i njohur në rrethin e familjarëve të Hoxhës.

Shkresa është dërguar në Komitetin Qendror më pak se dy muaj para vdekjes së Hoxhës.

Asnjë prej tyre nuk arriti të bëhej ministër i Shëndetësisë nën drejtimin e Ramiz Alisë, përveç Sali Berishës, i cili shtatë vite më vonë u bë drejtues i Partisë Demokratike, post që e mban edhe sot, pas thuajse tre dekadash./VNA

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Bullgaria do i bashkohet aleancës Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për TRT Balkan në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalyas, deklaroi ekskluzivisht se Bullgaria është gati t’i bashkëngjitet marrëveshjes ushtarake të firmosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Maqedonci tha gjithashtu se pret që edhe vende të tjera të rajonit t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje.

“Kemi një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka diskutuar më herët me ministrin kroat për mundësinë që t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje trilaterale, mirëpo besoj plotësisht që edhe vende të tjera të rajonit, sidomos ato që ndajnë vlerat e përbashkëta me ne dhe që ndajnë normalisht edhe interesa të përbashkëta, sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat, do të bashkëngjiten në këtë marrëveshje, le të themi në këtë deklaratë, e cila, edhe njëherë po e theksoj, gjithmonë synim ka paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, deklaroi Ministri Ejup Maqedonci.

Në intervistën për TRT Balkan, e cila do të publikohet në tërësi së shpejti, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës flet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, marrëdhëniet me Turqinë dhe çështje të tjera aktuale.

Veprimi befasues i Jozit në rrjete sociale

Që nga e shtuna, padyshim që kryefjala e mediave ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi me pëllëmbë banorin tjetër të shtëpisë, Gjestin.

Jozi ka zgjedhur të qëndroj në heshtje, duke mos ‘u bërë i gjallë’ në rrjete sociale.

Por, sot llogaria e tij figuron si e mbyllur, nuk dihet nëse ai vetë e ka bërë këtë veprim apo i është bllokuar për arsye të tjera.

Pas kësaj ngjarje, Jozi u shoqërua në Komisariat ku pasi dha dëshminë e tij u procedua në gjendje të lirë.

Kujtojmë se veprimi i tij ndaj Gjestit, ia kishte shtuar numrin e ndjekësve në llogari. Ka pasur shumë nga ndjekësit e BBVA-së që i kanë dal në mbrojtje.

Kaq e patën? As 24 orë nga dasma, çifti Egli-Gjesti i japin fund marrëdhënies së tyre?

Dita nisi e qetë për çiftin e sapomartuar Egli dhe Gjesti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, por nuk vonoi shumë që tensionet të ndizeshin.

Teksa bisedonin për gjumin dhe punët e shtëpisë, Egli vuri re se Gjesti kishte hequr unazën e martesës – një detaj që nuk i pëlqeu aspak.

“Nuk mbaj unazë kurrë, as i martuar, as me grua. Unaza plastike po, po martese jo. Duhet të ma njohësh tipin”, u shpreh Gjesti.

Por Egli nuk e mori me sportivitet:

“Dakord se ta kam njohur surratin, po mos me e mbajt as 24 orë më duket çudi. Je i pafytyrë,” ia ktheu ajo, e mërzitur nga veprimi i tij.

Në shenjë proteste, Egli vendosi ta heqë edhe ajo unazën.

Foto/ Ky është futbollisti 13-vjeçar nga Shkodra që u nda nga jeta sot!

Fabian Shpati, futbollisti 13-vjeçar i “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr në fshatin Stom Golem të Shkodrës.

Akademia e futbollit “Fc Djelmnia Shkodrane 2017” ka postuar një mesazh.

“Lamtumirë Fabian… Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare. Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.

Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë. Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve”.

Nuk ka munguar një mesazh ngushëllimi dhe nga klubi i Vllaznisë: Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike pas aksidentit të djeshëm e Fabian Shpatit ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Fabiani 13 vjeçar ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.

KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Shpati, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Fabian!

Për këtë ngjarje të trishtë ka reaguar dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka: Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.

Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr.