V.rau të riun nga Kukësi, dëshmitarja për “Kobrën”: Sherri nuk nisi për faturën, e që lloi pasi…

Zbardhen detaje te reja nga vrasja në lokalin “Cobra City” në Kosovë. Autori Dritan Hoxha vra një 31-vjeçar nga Kukësi dhe plagosi një 27-vjeçar. U deklarua se motiv i vrasjes dhe plagosjes ishte mospagimi i faturës prej 400 euro.

Dëshmitarja me inicialet A.S., e cila ka qenë e punësuar në atë lokal, deklaroi se i pandehuri Roland Susuri kishte hequr CD-në e kamerave të sigurisë dhe e kishte parë atë me armë. Sipas saj, motivi i vrasjes nuk kishte lidhje me një faturë prej 400 eurosh.

“E kam parë Rolandin duke e tërhequr nga rryma një pajisje dhe duke nxjerrë CD-në, madje më tha “çka po i çel sytë”… Ai kishte me vete armë”, dëshmoi A.S.

Dëshmitarja tha gjithashtu se ishte kërcënuar nga Susuri përmes të dashurës së tij, pasi ajo e kishte përmendur emrin e tij gjatë një deklarate në Prokurori.

Ajo shtoi se ditën e ngjarjes kishte parë armë në të dy grupet e përfshira në incident, si tek pala e të ndjerit nga Kukësi, ashtu edhe tek grupi i Susurit. Sipas A.S., disa minuta pasi Dibran Hoxhaj kishte hyrë në lokal dhe kishte ngritur zërin ndaj stafit për dëmet që i ishin shkaktuar lokalit, mbërriti Policia.

Ajo theksoi se konflikti nuk kishte të bënte me mosshlyerjen e një fature, por kishte shpërthyer për shkak të një konflikti mes të ndjerit V.C. dhe të akuzuarit Susuri, pasi i ndjeri kishte ngacmuar ish-të dashurën e këtij të fundit. Sipas dëshmitares, Susuri i kishte kërkuar V.C.-së që të mos e prekte vajzën dhe të mos e filmonte, por kjo nuk ishte respektuar. Madje, V.C. e kishte shtyrë Susurin dhe i kishte thënë se donte të takohej me dajën e tij, Dibran Hoxhajn.

“Më kujtohet që i tha: “’Mos më prek’ dhe pastaj shtoi që donte të takohej me Dibranin”, rrëfeu A.S.

Në momentin kur nisi krahasimi i dëshmisë së saj në gjykatë me atë të dhënë në Prokurori, A.S. mohoi disa nga deklaratat e shkruara atje, duke thënë se ato nuk ishin fjalët e saj dhe se as firma nuk ishte e saj. Në fund, dëshmitarja kërkoi ndërprerjen e seancës për arsye familjare, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues.

Harta, PS prezanton 7 linja hekurudhore, 530 km do lidhin Veriun me Jugun!

Shqipëria shumë shpejt mund të shkojë drejt modernizimit të transportit publik.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku teksa prezantoi planin për transformimin e vendit deklaroi se vendi pritet të ketë një infrastrukturë hekurudhore moderne prej 530 km që do të lidhë veriun me jugun,

Shatë projektet për hekurudhën shqiptare:

1- Vorë–Han i Hotit: Nisja e punimeve është planifikuar për tremujorin e fundit të vitit 2025

2- Durrës–Rrogozhinë: Hapen punimet në fillim të vitit 2026

3- Rrogozhinë–Pogradec: Rehabilitimi planifikohet të nisë në vitin 2028

4- Linja e re Sukth–Porto Romano: Do të lidhë portin e ri me rrjetin ekzistues hekurudhor

5- Segmenti hekurudhor për Aeroportin e Vlorës: Do të mundësojë lidhjen e aeroportit me qytetin përmes një linje moderne treni

6- Segmenti Rrogozhinë–Vlorë: Do të kryhet rehabilitimi i linjës ekzistuese

7- Hekurudha Kuqezi: Do të lidhë Shqipërinë me korridorin e 10-të europian përmes Nishit.

Pas skandalit në BBVIP4, Joz Marku merr vendimin drastik! Zhduket nga…

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, po vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

I njëjti të shtunën goditi me shuplakë Gjestin, derisa po largohej nga shtëpia e famshme, si i eliminuari i radhës, ndonëse kjo situatë u komentua me të madhe në rrjet.

Ai më pas u shoqërua nga Policia dhe u lirua të nesërmen, ku deklaroi se ‘po e provokonte tërë kohën’.

Sidoqoftë, tani bëhet e ditur se llogaria e tij në Instagram nuk figuron më. Kjo mbase mund të jetë bërë nga vet ai për shkak të presionit dhe komenteve negative në rrjet.

Mbetet për t’u parë ditëve në vijim dhe nëse do të ketë një sqarim nga ana e Jozit.

Foto/ Bëhen virale veprimet e Laert Vasilit në dasmën e Gjestit me Eglin!

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 u organizua një dasmë.

Gjesti dhe Egli Tako kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe celebrimi u bë nga Ledion Liço. Të ftuar kanë qenë opinonistët, Arbëri dhe Neda si dhe disa ish-banorë të këtij formati.

Laert Vasili dukej se kishte pirë pak më shumë dhe mori gjithë vëmendjen në dasmë. Ai po bënte disa veprime të pakuptueshme që u bënë virale edhe në rrjete sociale.

Në një moment, ai kishte marrë petale trëndafili dhe po ia hidhte në kokë këngëtareve: Remzie Osmanit dhe Nexhatit.

Sidoqoftë, po e shijonte më shumë se ç’duhet këtë aheng të realizuar nga Vëllai i Madh.

Aksident i rëndë në Greqi/ Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, raρortohet për disa υik tima

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi në aksin rrugor Egnatia në zonën mes Verias dhe Kazancës, ku dy persona kanë humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se në vendin e quajtur Polimero një kamion i cili vinte nga Veria dhe po udhëtonte drejt Igumenicës nuk mundi të shikojë vendin e pagimit të taksës për shkak të mjegullës ku u përplas, dhe më pas përplasi dhe dy mjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes një nga makinat shpërtheu në flakë, dhe për pasojë dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet me dije se kamioni drejtohej nga një shtetas ukrainas, ndrësa identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarffikëse.

‘Dil njëherë o moj …’! Nuk ndalet Joz Marku. Shfaqet me shoqërinë pasi go diti Gjestin dhe thumbon sërish. Video

Jozi goditi me shpullë Gjestin në momentin e daljes së tij nga shtëpia, duket se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë i heshtur.

Në daljen e tij të parë publike pas ngjarjes, Joz Marku është shfaqur i buzëqeshur, i rrethuar nga miqtë, duke kaluar një mbrëmje të qetë e të gëzueshme si të mos kishte ndodhur asgjë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Jozin teksa këndon i lumtur, ndërsa qesh dhe argëtohet me shoqërinë e tij.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut është pikërisht teksti i këngës, i cili duket si një thumbim apo tallje ndaj Gjestit, duke nxitur edhe më shumë reagime në rrjet.

“Dil njëherë o moj faqe kuqe”, këndon Jozi, ndërsa menjëherë fillon të qeshë. Noa

https://streamable.com/e/3kjr1d?quality=highest

Rama: Opozita ka para për të blerë vota, unë nuk kam!

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota, por opozita. Sipas Ramës, ai nuk ka blerë asnjëherë vota, edhe pse vlen për t’u theksuar fakti se denoncimet dhe akuzat nga opozita kundrejt tij, kanë qenë të shumta.

Këto deklrata, Rama i bëri gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa komentoi rastin e Lushnjës, ku u arrestua 38-vjeçari Marin Leka, i cili dyshohet se i kishte marrë kartë ID qytetarit Muharrem Toska, dhe i kishte premtuar 500 mijë lekë të vjetra në këmbim të votës në 11 Maj për demokratët.

“Jo vlla nuk kemi lekë për vota se kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ca që jepnin lekë, nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm!? E keni parë Latifin? Kam parë se ka dalë këneta me para, se kishin kap një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votën. Askush mos ta bëjë këtë gabim, se është krim që ndëshkohet rëndë, nuk ja vlen fare.”, tha Rama.

Ai tha më tej se opozita në zgjedhjet e 11 Majit do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë.

“Ky portieri këtë radhë do të hajë aq shumë gola sa do të rrijë duke nxjerrë topin na 10 një javë rrjesht dhe do vërë kujën ma çanë rrjetën, ma çanë rrjetën.”, tha ai.

“Çiftet që marrin guximin, fëmijën e tretë do t’ua rrisë shteti”- Premtimi i Berishës: Do të kenë 30 mijë euro depozitë bankare për blerjen e shtëpisë me 0 interes

Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në tregun industrial, ka premtuar se shteti do të ofrojë kredi të butë për çdo çift të ri.

Kreu i PD-së, theksoi se “kush është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti”.

Gjithashtu theksoi Berisha, çiftet që do marrin guximin të bëjnë fëmijë të tretë, do ua rrisë shteti.

“Ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro”, deklaroi kryedemokrati.

Sali Berisha: Kredi e butë për çdo çift të ri, që është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti.

E sigurt 100% me zero interes. Por kjo për të blerë banesën, por çifti që merr guximin për t’u bërë me 3 fëmijë, fëmijën e tretë do ia rrisë shtetit, nga lindja.

Në jetën e kurrkujt nuk ndërhyj, ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro, përveç të tretit që do të rritet i tëri nga shteti