Shqiptarët mbledhin në kohë rekord 200.000 euro për Dajanën, modelja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 Dhjetorit

Shqiptarët kanë mundur të mbledhin në kohë rekord 200.000 euro që i duhen familjes, për operacionin dhe rikuperimin e modeles dhe influenceres së njohur në internet, Dajana Kalo. 25 vjeçarja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 Dhjetorit.

Motra shkruan se Dajana ka pësuar hemorragjia në tru është shkaktuar nga Malformacioni Arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën, ku enët e gjakut në tru janë të formuara në mënyrë jonormale dhe mund të çahen pa paralajmërim.

Me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën, pas apelit të motrës Bora dhe shumë personazheve të njohur të estradës dhe ekranit. Ndihmat kanë qenë të shumta dhe në pak orë janë mbledhur më shumë se 200.000 euro.

Dajana nuk do të jetë në gjendje të punojë për një periudhë të gjatë kohe, pasi aktualisht nuk është në gjendje të ecë dhe të lëvizë anën e djathtë të trupit, këmbën dhe dorën. Motra e saj, Bora shkruan se nga kjo situatë, ajo duhet të ndërpresë punën për t’u kujdesur për Dajanën.

Modelja dhe influencerja Dajana Kalo
Ndaj, familja ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve, çdo donacion, pavarësisht shumës, sepse ata nuk kanë mundësitë financiare për operacionin e vështirë dhe fazën e rikuperimit të mëpasshëm. Fatmirësisht, brenda një kohe rekord, shuma pothuajse është mbledhur.

Ndërkohë, mësohet se vajza 25 vjeçare ndodhet e shtruar që prej 29 dhjetorit në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT, ku raportohet se mjekët nuk kanë ndërhyrë ende, pasi për të vendosur për kirurgjinë, përfshirë edhe trombectominë, duhet më parë të kryhet ekzaminimi Arteriografi (DSA).

Mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën

Kush ishte “XHEKU i FRIKSHËM”, ekzekutori i Elton Çiços që u vra në burgun famkeq të Koridhalosit!

Një shqiptar është sulmuar për vdekje në burgun famkeq të Koridhalosit në Greqi.

Viktima është identifikuar si Jani Aliaj, me pseudonimin “Xheku”, i shumëkërkuar në Shqipëri për vrasje.

Autori i sulmit është një shtetas grek, po i dënuar për vrasje.

49-vjecari nga Tepelena, i cili ndodhej i arrestuar në Greqi prej 31 dhjetorit 2024, është vrarë sot në burgun e Koridhalos duke u goditur me thikë nga një i burgosur grek në sektorin 3 të burgut.

Edhe autori, ashtu si Aliaj, rezulton i dënuar për vrasje. Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos përjashtuar faktin që ngjarje të jetë vrasje me pagesë.

Jani Aliaj rezulton person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Cicos në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjithashtu ai rezulton i kërkuar edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marijuane përfundoi me të plagosur.

Për atë ngjarje Aliaj kërkohej për tre akuza.

Gjithashtu Jani Aliaj, i cili u arrestua në 31 dhjetor 2024 me identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, kërkohej në Greqi pasi ishte arratisur nga burgu i Korfuzit ku vuante dënim me burgim të përjetshëm, plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Dënimi i përjetshëm në maj 2018 nga Gjykata dhe si ndodhi atentati i bujshëm

Burg përjetë në mungesë vendosi Gjykata në muajin maj të vitit 2018 për Jani Aliajn, në akuzë si i dyshuar për ekzekutimin e Elton Çiços më 1 maj 2016 në Tiranë, pranë ish-Bllokut, në lokal “De Niro”, pranë Stadiumit Dinamo.

Pas hetimeve, në akuzë për vrasjen u vu Jani Aliaj, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe hakmarrjes që dy personat kishin nisur mes tyre prej vitesh, që kur ishin në Greqi. Pista kryesore mbeten mosmarrëveshjet për çështjet e drogës dy dekada më parë. Dyshohet se Çiço kishte tentuar ta eliminonte disa herë Aliajn në Greqi dhe në Shqipëri. Në Tiranë dhe në Gjirokastër ai mbeti i plagosur dy herë.

Në dosjen e plotë të prokurorisë, theksohet se Jani Aliaj dhe Renato Milloshi ishin zyrtarisht dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiçës në atë kohë, i ekzekutuar mbrëmjen e 1 majit në një lokal në qendër të Tiranës. Aliaj u arratis deri në kapjen e tij në Greqi, më 2024, ku priste ekstradimin, por edhe atje akuzohej dhe ishte i dënuar për krime të rënda.

Elton Çiço sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë autori apo porositësi i disa ngjarjeve në shenjë hakmarrje për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të tij në qytetin e Tepelenës.

Kjo është arsyeja përse ai u ekzekutua me plumb në kokë në një nga zonat më të populluara të Tiranës teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Për fshehjen e armës së viktimës policia arrestoi oficerin e policisë dhe mjekun, por ata u lanë të lirë nga gjykata pak kohë më parë.D

isa nga provat e krimit sipas prokurorisë janë gjetur në një automjet tip “BMW X6” që përdorte Jani Aliaj dhe në shtëpinë me qira të të dashurës së tij në Tiranë. Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se 36-vjeçari nga Tepelena është ekzekutuar me dy plumba ndërsa lidhur me personalitetin e tij prokuroria e dyshohen atë si autor ose porositës i një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Zanafilla e këtyre ngjarjeve është dhunimi dhe grabitja e prindërve të Çiçës në Tepelenë më 30 mars të vitit 2015. Disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre u kanë vjedhur një sasi prej 5000 Eurosh dhe janë larguar. Gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, Sokol dhe Arben Jella.

Pas kësaj ngjarje dyshohet se shtetasi Elton Çiça ka nisur të hakmerret ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij. Më 08.06.2015, rreth orës 20:00, në lagjen nr.17/1 të qytetit të Durrësit është vrarë me armë zjarri Robert Rama. Më 12.07.2015, në automjetin e markës “Fiat”, model Cinquecento, me targa “AA 021 HD”, në përdorim të shtetasit Ervis Imeri është vendosur një sasi prej 600 gr lëndë eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t’u shpërthyer. Aktivizimi i lëndës plasëse nuk është kryer sepse Ervisi Imeri e ka diktuar lëndën shpërthyese.

Më 07.12.2015, në Kombinat, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive është shkatërruar automjeti i “Golf”, me targa “AA 880 BX”, ku brenda ishte pronari, Elton Imeri, vëlla i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit Elton Ymeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët.

Sipas prokurorisë dyshohet që këto ngjarje të rënda kriminale e kanë pikënisjen nga ngjarja e datës 30.03.2015 e ndodhur në qytetin e Tepelenës, dhe se sipas tyre është hakmarrja e Elton Çiçës. Në vijim të hetimeve policia ka njoftuar që viktima ka pasur një konflikt serioz me shtetasin Jani Aliaj, i plagosur me thikë në një burg në Greqi nga Çiça.

Jani Aliaj është tentuar të vritet rreth një javë para vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër. Sipas informacionit të policisë autori i vrasjes së Elton Çiçës, ka zbritur nga një automjet Ford Focus, ngjyrë e errët, me targa të palexueshme. Në parkingun e kompleksit të pallateve te ish-Parku është konstatuar e braktisur autovetura Ford Focus me targa AA560NX, për të cilën nuk interesohet njeri.

Këto prova janë konfirmuar edhe nga analizat e AND-së së një bishti cigareje të gjetur pranë vendit të ngjarjes si dhe nga qelizat e antenave telefonike. Por pavarësisht prove, policia nuk ka mundur të gjejë ende autorët e dyshuar të vrasjes se Elton Çiçës.

“Kishte një kontratë vdekje për të”, mediat greke: Vrasja e Jani Aliajt e porositur nga …

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos.

Sipas informacioneve nga “Newsbomb.gr”, kundër viktimës ekzistonte një kontratë vdekjeje, e cila kishte një hakmarrje të gjatë në Shqipëri që zgjati për gati një dekadë, që nga viti 2016.

Incidenti ndodhi në Krahun e 3-të të burgut, kur i burgosuri shqiptar u sulmua me thikë nga një i burgosur grek, duke rezultuar në vdekjen e tij. Viktima u gjet i vrarë në qelinë e tij.

Jani Aliaj Ky i fundit rezulton i dënuar me burg përjetë për disa vrasje, ku më e njohur është ajo e Elton Çiços. Sipas mediave greke, si autori ashtu dhe viktima kanë pasur përplasje të shumta mes tyre.

Aliaj ka marrë dy goditje në qafë nga një thikë e improvizuar, duke e lënë të vdekur.

‘Bomba’ e Kongresit amerikan: Ekonomia e zezë shqiptare komprometon NATO-n, kriza e Ramës po i afrohet pikës kritike

Kongresi amerikan është i alarmuar nga ekonomia e drogës dhe krimit në Shqipëri.

Një gjë e tillë rezulton nga pyetjet që kongresmenët kanë depozituar për ekspertin amerikan, profesorin e njohur Edward Joseph.

Pyetjet janë dorëzuar pasi Komiteti për Punët e Jashtme zhvilloi një seancë për Ballkanin në dhjetor.

Siç ndodh normalisht pasi këtyre seancave, pyetjet depozitohen me shkrim dhe ekspertët përgjigjen pas disa javësh. Një fakt i tillë tregon se Komiteti për Punët e Jashtme e ka marrë shumë seriozisht temën dhe ka kërkuar përgjigje të menduara mirë.

Në këtë rast, përgjigjet kanë peshë më të madhe se fjalët live në seancë pasi janë të arkivuara dhe përdoren nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe diplomatët.

Siç shihet nga pyetjet, Kongresi është i shqetësuar për situatën e ekonomisë së paligjshme në Shqipëri.

“Si duhet të vlerësojnë SHBA pasojat për sigurinë nga ekonomia e paligjshme e Shqipërisë?” thuhet në pyetje.

Ndërkohë Joseph shprehet se ekonomi mund të komprometojë NATO-n.

“Raportimet e Departamentit të Shtetit tashmë reflektojnë njohurinë mbi rreziqet për sigurinë që krijon roli i Shqipërisë si qendër kriminale.

Flukset financiare të paligjshme nënçmojnë stabilitetin rajonal, lehtësojnë ndikimin e keq dhe komprometojnë krahun juglindor të NATO-s.

Sfida tani është të kthehet kjo njohuri në veprim politik, duke përfshirë masat e përmendura më sipër (sanksione, mbështetje për SPAK, bashkëpunim rajonal, kontroll për investitorë),” shkruan Joseph.

Vëzhgimi përfundimtar i Joseph për situatën në Shqipëri është ky:

“Me shumë zyrtarë të lartë nën akuzë ose ndalim, kriza e qeverisjes në Shqipëri po afrohet në një pikë kritike.

Progresi drejt anëtarësimit në BE duhet të shoqërohet me reforma reale të sundimit të ligjit.

Ndërkohë që llogaridhënia forcohet, angazhimi ndërkombëtar—veçanërisht presioni i koordinuar SHBA-BE—do të jetë vendimtar”.

Kontrolle gjyqtarit/ Fshehu paratë në mur, 350 mijë euro në banesën e prindërve

Gjykatësit maqedonas Gjoko Ristov i janë gjetur 350 000 euro në murin e shtëpisë së prindërve të tij. Zbulimi ka ardhur pas një aksioni të policisë financiare në vendin fqinj.

“Në kuadër të një hetimi që po e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjatë fundjavës së kaluar është realizuar një bastisje në një lokacion në Negotinë. Veprimet janë zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Financiare, në koordinim me prokurorin publik kompetent.”-njofton ministria e brendshme.

Gjykatësi Ristov është në detyrë në Gjykatën e Apelit në Shkup, ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale: Fitim i kundërligjshëm dhe fshehje e pasurisë.

Për 350 000 eurot e gjetura ekzistojnë dyshime se rrjedhin nga veprimtari të paligjshme të lidhura me korrupsion dhe tregti me ndikim-njofton Policia Financiare.

Emri i gjyqtarit Gjoko Ristov më herët ishte lidhur me Fehmi Stafën, ish-avokat i popullit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve se ka marrë 50.000 euro ryshfet.

Gjoko Ristov është në kërkim, ndërsa për vendndodhjen e tij nuk ka ende të dhëna. /abcnews/

Skandal/ Ish-banorja e pranon dhe e tregon me emër konkurrentin: Me të kam b. ërë s … brenda shtëpisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, pas daljes nga shtëpia ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me banorët e tjerë.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ora 7”, ku u përball me pyetje të shumta rreth marrëdhënieve të krijuara gjatë qëndrimit të saj në BBVK, veçanërisht për afrimitetin me Edin.

Gjatë intervistës, Bia u pyet drejtpërdrejt nëse mes saj dhe Edit kishte pasur marrëdhënie intime brenda shtëpisë së famshme. Pa hezitim dhe me një buzëqeshje ajo e pranoi këtë, duke u shprehur shkurt: “Krejt e dimë, po”.

Deklarata e saj u prit me interes të madh nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta.

FIFA publikon renditjen e kombëtareve! Kosova ngjitet në vendin e 79, por Shqipëria …

Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin e FIFA për muajin janar. Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion sic e mbyllën edhe 2025, në vendin e 63 me 1401.07 pikë të grumbulluara.

Ajo që ka fituar sërish pozicion që është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308.84 pikë.

Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje.

Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8, një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar.

Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13. Përsa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina kampione e botës në vendin e dytë dhe Franca në të tretin.

Kërcënohet dhe shantazhohet 22–vjeçarja në Tik Tok e Instagram: Më hapin faqe sikur punoj me lekë …

Fiks Fare denoncoi një nga fenomenet që po shqetëson të rinjtë e sotëm, kërcënimet dhe shantazhimet në rrjete sociale, ku persona të njohur apo panjohur hapin profile me emra dhe fotografi të personave të tjerë, duke iu bashkëngjitur të dhëna diskriminuese, madje edhe numra telefoni.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 22 vjeçare nga Fieri, të cilës i kanë hapur profile false në Instagram dhe Tik Tok. Vajzës së re i kanë publikuar fotot personale dhe numrin e telefonit, madje i denigrojnë edhe figurën, pasi e akuzojnë se punon si prostitutë.

“Mua më kanë hedhur në ‘Tik Tok’ dhe shkruajnë se unë dal me lekë. Mua më kanë hedhur fotot dhe çmimet. Detaj tjetër është se më kanë shkruar në Instagram. Kanë vendosur numrin tim të telefonit. Më pas më kanë shkruar lloj-lloj numrash, je për takim”, thotë e reja.

Sipas saj, këto profile janë hedhur ditët e fundit, madje ajo ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës.

“Më thanë do të presësh 1 javë. Më morën intervistë. Unë u thashë se dyshoja te 3 goca që më kanë hedhur. I ka hedhur një B.Sulaj dhe një Silvana. Këtë bionden, Silvanën, e njoh nga koha kur kam punuar te një lokal. Vinte si kliente. Dyshoj se ndoshta e kanë bërë se mund të kem lekë, t’ia marrim, t’ia vjedhim. Dyshoj që edhe mos më marrin lekët”, thotë ajo.

Më tej shkruan se ka kontaktuar në Instagram me një nga këto gocat.

“Ato kanë hedhur edhe një kushërirën time. Çupën e dajës, ajo është në Angli është e martuar. Këto e kanë bërë se duan të më marrin lekë me zor. Më kanë kërkuar 1 milionë lekë. Në mesazhe s’ma kanë shkruar dhe e dyshoj kur vinte ajo goca që pinte kafe te lokali”, vijon qytetarja.

Ajo ka kontaktuar me disa nga këto personazhe në Tik Tok, ku duket një gjuhë rruge, pasi e kërcënojnë se do të djegim, do të vrasim, do të fusim në dhe’. 22 vjeçarja u kërkon që të fshijnë postimet në Tik Tok, por merr mbrapsht kërcënime dhe sharje të rënda.

Në një bisedë, një nga vajzat me të cilat kontakton e pranon se e ka hapur ajo këtë faqe. “Më ka sharë dhe më ka kërcënuar, do të vras, do të marr policinë. Donte t’më fuste brenda. Gjoja sikur unë i kisha hedhur unë një foto në Tik Tok. Unë këtë denoncim e kam bërë në Policinë e Tiranës. Unë kërkoj që të mbyllet dhe mos të bëhet më. Cënohem unë, familja ime, dajot që kam. Më thonë dil përjashta. Unë me aq mundësi sa kam, punoj, mbledh ndonjë lekë. Paguaj qiranë dhe u jap ndonjë lekë. Familjen e kam në një fshat të Fierit” shton më tej vajza.

Aktualisht, e reja punon në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë si kameriere.

“Deri në momentin që të mbledhim lekët t’ia çoj familjes. Mamin e kam me astme”, shton ajo, ndërkohë tregon edhe një detaj nga ato që e kërcënojnë dhe shantazhojnë: Unë dyshoj se ata punojnë në zonën e Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit. Punojnë me lekë, janë prostituta. Këto i kanë bërë të gjitha

Pas kësaj ankese, Fiks Fare kontaktoi me Sektorin e Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Shefi i këtij sektori, Osman Fuçia, tha se ka dijeni për këtë problematikë, madje i ka marrë kallëzimin 22 vjeçares.

“Kemi dijeni, i kam marrë kallëzim dhe shtesë kallëzimi. Materialet i kam referuar në Prokurorinë e Tiranës. Kam kontaktuar edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku specialistët duhet t’i kenë kërkuar Tik Tok-ut mbylljen e faqes. Ne vetëm i referojmë. Duhet të ketë pasur ngarkesë”, thotë Fuçia.

Duket se, rrjetet sociale janë bërë makth për qindra qytetarë apo edhe për institucionet ligjzbatuese. Janë hapur dhjetëra dosje penale, madje ka pasur raste që individë të veçantë janë dhunuar dhe plagosur edhe gjatë lidhjeve direkte. Ndërkohë që ka pasur mijëra dosje të tjera, për gjobëvënie, shantazh apo kërcënime./Topchannel

“Autori grek pushtoi forcërisht katin e burgut”, Dervishi dhe Zhabina japin detaje për υrasjen e Jani Aliajt në Greqi

Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Xhevahir Zhabina, të ftuar në një emision televiziv, dhanë detaje për vrasjen e të burgosurit Jani Aliaj në burgun e Koridhalosit në Greqi, sot pasdite.

Ferdinand Dervishi: Është goditur me thikë të bërë në mënyrë artizanale në orën 16.00.

Disa muaj më parë autori grek me disa arabë pushtoi forcërisht gjithë katin ku ishte ky dhe nuk e realizoi vrasjen, pra pagesa ka qenë e madhe.

Xhevahir Zhabina: Historia mes Aliajt dhe Çiços nisi në fund të viteve ’90 dhe gjithë ata që jetojnë në Tepelenë-Gjirokastër e dinin. Kanë qenë bashkë në burg në Greqi.

Konflikti ka patur ulje-ngritje deri te vrasja në ish-Bllok ku Jani Aliaj vrau Elton Çiçon. Vrasja e prindërve të Çiços nuk ka lidhje, se ishte për grabitje.

Aksioni i SPAK për “Call Center”-in në Tiranë, Lala tregon detaje: Hetuesit e BKH u shtangën kur hynë në kullë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga aksioni i SPAK në dy kulla në Tiranë, për evidentimin e call centerave mashtruese, pas denoncimit të një emisioni italian.

Lala tregon se agjentët e BKH u shtangën pasi hynë në ambientin e call center, pasi ishte boshatisur gjithçka. Ajo shton se më pas u zbulua se me automjete kishin bërë zhvendosjen e kompjuterave, nga kulla, në një tjetër kullë në rrugën e Elbasanit.

Madje, gazetarja tregon se në momenton kur ka ndërhyrë policia në kullë, disa nga punonjësit, kanë tentuar të zhdukin disa materiale dhe t’i hidhnin në një kosh plehrash për të zhdukur gjurmët.

Agjentët e BKH, e konsideruan si dështim në fillim, por mbetën edhe të habitur. Më pas, përmes teknikave të specializuara, përmes kamerave të sigurisë, morën targat e disa automjeteve dhe rezultoi se këto automjete kishin bërë zhvendosjen e kompjuterave, nga kulla, në një tjetër kullë.

“Ishte emisioni Le Iene që në muajin Janar, mbërriti në SPAK dhe i dorëzoi prokurorëve disa materiale filmike dhe të dhëna të tjera, që flisnin për një call center në një nga kullat e Tiranës. Sipas tyre ky call center ka mashtruar qytetarë të BE-së.

Investigimi kishte nisur mbi bazën e rrëfimit të një operatori. Ai pretendonte në rrëfimin e tij, se ishte një punonjës i policisë në Itali që rekrutonin shtetas që të punonin në call center.

Për shkak të masave të larta të sigurisë, pasi bëhej fjalë për një nga kullat kryesore në Tiranë, ku është edhe ambasada e Israelit ishte e pamundur që gazetarët të hynin atje. Ata infiltruan një person, që siguroi jo vetëm kartën për të hyrë në call center, por të filmonte edhe disa nga punonjësit kryesorë.

Në momentin që SPAK arriti të sigurojë materialin, iu drejtua gjykatës për urdhër kontrolli, pasi nuk kishte të dyshuar ende. Gjykata e Posaçme firmosi urdhër kontrolli për 28 ambjente.

Në 16 Janar agjentët e BKH, pa njoftuar policinë, ndërhynë në momentet e para. Ka qenë interesant aksioni. Agjentët e BKH, marrin njërin nga punonjësit, për të siguruar kartën e ashensorit, hyrjes, pasi nuk hyhej dot. Kur shkon me ta, hyjnë në ambjent, hetuesit befasohen, pasi në ambjentin e call center, ishte boshatisur gjithçka.

Agjentët e BKH, e konsideruan si dështim në fillim, por mbetën edhe të habitur. Më pas, përmes teknikave të specializuara, përmes kamerave të sigurisë, morën targat e disa automjeteve dhe rezultoi se këto automjete kishin bërë zhvendosjen e kompjuterave, nga kulla, në një tjetër kullë.

U vunë në gjurmim dhe u shpallën në kërkim. Një prej mjeteve u ndalua dhe u shoqërua drejtusi ne Polici. Gjatë marrjes në pyetje, u zbërthye dhe tregoi se kishin bërë zhvendosjen e call centerit.

Me iniciativë, agjentët njoftuan policinë dhe zbarkuan në kullën te rrugë a Elbasanit. U zbuluan materialet, serverat, portofolet ne kriptomonedha, që mendohet të ishin 10-12 milionë në muaj.

Në këto momente, pasi u bë sekuestrimi, policia arrestoi 6 persona, dy të tjerë u arrestuan me iniciativë. Sot kanë dalë 8 persona për masë, 6 janë lënë në burg dhe 2, arrest në burg me afat 20 ditor. Nga ana tjetër, 3 organizatorët kryesorë, tre vëllezër me mbiemër Preka. Njëri prej tyre zotëron kompani call center. Janë shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar edhe prova të tjera.

Në momenton kur ka ndërhyrë policia në kullë, disa nga punonjësit, kanë tentuar të zhdukin disa materiale, t’i hidhnin në një kosh plehrash për të zhdukur gjurmët.

Për fat të keq, call center mashtrues janë kthyer në shqetësim serioz. Kam patur dosje hetimore që e kanë treguar këtë. Miliona që përfitohen, pastrohen edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në fokus të autoriteteve.

Mekanizmi, ftoheshin qytetarët europianë, bindeshin të investonin 250 euro filimisht, por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1 apo 1.5 mln euro, me idenë se kanë investuar në kriptomonedha, por më pas zhdukeshin.

Sipas bisedave me hetues që merern më çështje të tilla, dyshohet se shkojnë 10-12 mln euro portofolet dixhitale vetëm në një muaj. Mund të ketë muaj të tjerë që është më e lartë. Maksimumi ka qenë 30 mln euro. Për tu ndalur në rastin konkret, duhet parë i gjithë aktiviteti, por nuk duhet të nxitohemi për të arritur në konkluzione”, tha Lala.