ParaIajmërimi i fortë i Netanyahut para fjalimit në OKB: Do ketë surpriza, do Iuftoj për …

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “surpriza” në fjalimin që do të mbajë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një video të postuar në rrjetet sociale ai ka deklaruar se do të mbrojë Izraelin dhe ushtarët e Forcave të Armatosura Izraelite (IDF).

Kryeministri izraelit tha se po nisej për në Nju Jork për të paraqitur, atë që e cilësoi si “të vërtetën” rreth vendit të tij dhe ushtrisë së tij nga podiumi i OKB-së.

“Po nisem për në Nju Jork sonte për të mbrojtur, nga podiumi i OKB-së, Izraelin dhe ushtarët e IDF-së”, theksoi ai.

Netanyahu pretendoi se po përhapen gënjeshtra për Izraelin në OKB dhe në pjesë të tjera të botës, duke theksuar se synon t’u përgjigjet këtyre akuzave.

“Do të luftoj kundër gënjeshtrave, do të luftoj për të vërtetën, për ushtarët tanë dhe për vendin tonë”, deklaroi ai.

“Tao kryetar Kuvendi, Skënderi më thirri me u taku”/ Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin zbulojnë kIanin e Belinda Ballukut në PS dhe Polici

Një komunikim i vazhdueshëm mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, mesazhe dhe dhjetëra telefonata, të cilat nxjerrin në pah influencën politike të Belinda Ballukut në PS dhe polici.

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pjesë të së cilës janë siguruar nga Top Channel, ku përmendet edhe emri i ish-zv. Kryeministres Belinda Balluku dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e ish-numrit dy të Qeverisë në radhët e mazhorancës.

“Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, është mesazhi që Vlora Hyseni i dërgon Ergys Agasit, duke e njoftuar për një lëvizje të pritshme brenda radhëve të Partisë Socialiste. Në dosjen e SPAK, “Bela” identifikohet si Belinda Balluku, ndërsa “Tao” si Taulant Balla.

Në dosjen hetimore, veçohet edhe një mesazh i datës 19 gusht 2026, ku Hyseni i shkruan Agasit: “Skënderi më thirri me u taku të hënën”. Në dosje, personi me emrin Skënderi identifikohet si Skënder Hita, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, të cilin opozita, prej ditës së parë që u vu në krye të Policisë së Shtetit, e ka konsideruar si njeriun e Belind Ballukut. Mesazhi vijon: “Të shpresojmë që ka porosit KM…”

Një tjetër pjesë e dosjes lidhet me informacionet që Hyseni i përcillte Agasit për aktivitetin dhe takimet e saj. Në komunikime zbulohet se ish-shefja e inteligjencës i tregon Agasit se do të takohej me Kryeministrin dhe i jepte të dhëna për kohën e takimit. Në një mesazh të datës 24 gusht 2026 shkruhet: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”, por pa dhënë detaje për natyrën e takimit dhe cila do të ishte tema e bisedës mes ish-kreut të SHISH dhe kryeministrit Rama./Top Channel

Arresti i Vlora Hysenit, gazeta greke ngre aIarmin: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama

Ndalimit të ish-shefes së SHISH, i kanë bërë jehonë edhe mediat greke. Protothema shkruan se ky është skandali më i fundit i korrupsionit që godet qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili është përballur me një sfidë prej muajsh për shkak të një plani të diskutueshëm për një kompleks turistik në pjesën jugore të vendit, i mbështetur nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.

Në artikull thuhet se Hyseni ka drejtuar Shërbimin Shtetëror të Inteligjencës së Shqipërisë (SHISH) që nga viti 2023. Protothema thekson gjithashtu se emërimi i saj shkaktoi polemika në Shqipëri për shkak të shtetësisë së saj kosovare dhe rolit të saj të mëparshëm si zëvendëskryetare e shërbimeve të inteligjencës së Kosovës, nga i cili u shkarkua.

Po ashtu gazeta greke thekson se ish-shefi i policisë Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra në fillim të këtij viti, u paraqit në SPAK si pjesë e të njëjtit rast. Në fund të artikullit, thuhet se hetimi po synon gjithashtu Ermal Beqirin – i cili u arrestua në Francë në fund të gushtit dhe biznesmenin Ergys Agasi, i cili u arrestua më 26 gusht.Prokurorët e ngarkuar me trajtimin e rasteve të korrupsionit në Shqipëri lëshuan sot një urdhër arresti për kreun e shërbimeve shtetërore të inteligjencës së vendit, Vlora Hyseni, si pjesë e një hetimi për korrupsion që përfshin edhe një zyrtar të lartë të policisë.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) tha në një deklaratë se kishte urdhëruar pezullimin nga detyra dhe arrestin shtëpiak të Hysenit, pasi dyshohet se ajo ka zbuluar informacione të klasifikuara. Sipas mediave lokale, Vlora Hyseni nuk ndodhet aktualisht në vend.Ky është skandali më i fundit i korrupsionit që godet qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili është përballur me një sfidë prej muajsh për shkak të një plani të diskutueshëm për një kompleks turistik në pjesën jugore të vendit, i mbështetur nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner. Sipas deklaratës së prokurorisë, u arrestua edhe një zyrtar i hetimeve penale.

Hyseni ka drejtuar Shërbimin Shtetëror të Inteligjencës së Shqipërisë (SHISH) që nga viti 2023. Emërimi i saj shkaktoi polemika në Shqipëri për shkak të shtetësisë së saj kosovare dhe rolit të saj të mëparshëm si zëvendëskryetare e shërbimeve të inteligjencës së Kosovës, nga i cili u shkarkua.

Ish-shefi i policisë Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra në fillim të këtij viti, u paraqit gjithashtu para SPAK këtë mëngjes si pjesë e të njëjtit rast. Hetimi po synon gjithashtu Ermal Bekirin i cili u arrestua në Francë në fund të gushtit – dhe biznesmenin Ergis Agasi, i cili u arrestua më 26 gusht.

22-νjeçαrja nga Tirana: FlTOJ deri në 4000 euro si st riρtiste

22 vjeçarja nga Tirana, rr;ëfeu si është ta punosh si str.iptiste në Tiranë.

Një punë që e bën prej 3 vitesh!Ndër të tjera, pyetjes së gazetares

Cila është shifra më e Iartë që ka fituar si str.iptiste, Sara u shpreh se në një mbrëmje nga bakshishet

ka fituar deri në 400 euro në mbrëmje, ndërkohë në muaj vlera ka shkuar deri në 4000 euro.

Ajo u shpreh se me paratë e fituara, dëshiron t’i investoj në një biznes shërbimi.

Familja e saj e ka ditur, qe prej fillimit punën e saj! Sara shpjegon se puna si str.iptise nuk është e jashtëzakonshme,

nëse ruan etikën dhe profesionalizmin, per të mos rënë pre e kërkesave të klientëve, të cilët i ngatërrojnë ato vajza me punëtore se.ksi.

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpìrt…

“Çfarë na bënë o Zot”, “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë”, “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt” janë disa prej mesazheve që, sipas SPAK, dëshmojnë natyrën e komunikimit mes drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, të bëra publike nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, në harkun kohor të dy muajve janë evidentuar më shumë se 130 telefonata dhe qindra mesazhe mes Hysenit dhe Agasit.

SPAK pretendon se nga përmbajtja e komunikimeve del një lidhje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë periudhës kur Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.

Në disa prej bisedave, sipas organit të akuzës, Vlora Hyseni shfaqet e përfshirë drejtpërdrejt në situatën e Agasit përballë organeve të drejtësisë.

Në një prej komunikimeve, nga numri i saj, Hyseni i dërgon Agasit mesazhin: “Çfarë na bënë o Zot”. Në një tjetër shkruan: “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë”.

Mesazhet vijojnë me shprehje të tjera që, sipas SPAK, tregojnë përfshirjen e saj në situatën që po kalonte Agasi: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot”, ndërsa në një tjetër komunikim shkruhet: “Të gjithë ne”. Në një tjetër mesazh thuhet: “Do përfundojmë keq, shpirt”.

Por komunikimet, sipas dosjes, nuk lidhen vetëm me çështjen e Agasit. Në biseda të tjera, Hyseni i tregon atij edhe për takime me zyrtarë të lartë të shtetit.

“Po më presin me shku te km… Jo mo zemër, unë një orë nuk rri më shumë me atë”, shkruan ajo në një prej mesazheve, ndërsa më 24 gusht 2026 i dërgon: “Nesër duhet ta takoj km në 8:30”.

Në vijim, sipas materialeve të hetimit, Hyseni i jep Agasit informacion edhe për lëvizjet e saj dhe takimet me partnerë ndërkombëtarë: “Më doli një takim urgjent… Me sauditët… Kthehem nesër në Ks prapë”.

Një tjetër komunikim i datës 19 gusht 2026, sipas SPAK, lidhet me përpjekjet e Hysenit për të ndërhyrë edhe në nivele të tjera. “Skënderi më thirri me u taku të hënën… Të shpresojmë që ka porosit km…”, thuhet në mesazh. Në dosje, “Skënderi” identifikohet si Skënder Hita, në atë kohë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Përveç komunikimeve, SPAK pretendon se gjatë hetimit ka siguruar edhe të dhëna sekrete të Shërbimit Informativ të Shtetit, të cilat i konsideron pjesë të provave në këtë çështje.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, SPAK ka kërkuar masë arresti ndaj drejtueses së SHISH, duke e akuzuar për “Nxjerrjen e sekretit shtetëror” dhe “Përkrahjen e autorit të krimit të organizuar”.

Të gjitha këto janë pretendime dhe vlerësime të organit të akuzës të paraqitura në kuadër të hetimit dhe nuk përbëjnë një vendim përfundimtar gjyqësor mbi fajësinë e personave të përfshirë./vizionplus.tv

Jonida Maliqi pranon gjithçka për ish-konkurrentin e BBV5: Ja çfarë e lidh me të!

Këngëtarja Jonìda Maliqi ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për marrëdhënien e saj me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”, Alessio Alia.

Ajo theksoi rëndësinë e të qenurit në një “status” të qartë, duke sqaruar se të dy janë prindër të divorcuar, me histori të lëna pas, ndërsa partnerët e tyre përkatës kanë vazhduar jetët e tyre.Artistja pranoi se marrëdhënia në distancë ka sjellë si ribashkime të bukura, ashtu edhe momente distance apo mosbesimi. Megjithatë, ndau se më e rëndësishmja është ndjenja që i jep kjo lidhje.

“Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, tha Jonida.

Këngëtarja tha se nuk ka turp të pranojë se e do partnerin e saj, por preferon të mos bëjë deklarata të mëdha publike për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e të dyve nga abuzimi mediatik dhe titujt sensacionalë.
Ajo ndau gjithashtu një reflektim të thellë mbi moshën.

E pyetur për gjërat që ende nuk i ka bërë, ajo tregoi se pas të dyzetave ka filluar një fazë të re të jetës së saj.

“Mendoj që çdo individ pas të dyzetave fillon dhe reflekton më shumë për veten. Fillon e do veten më shumë dhe fillon të marrë më pak në konsideratë mendimin e të tjerëve”, tha Jonida.

Sipas saj, kjo fazë vjen natyrshëm përmes eksperiencave personale, veçanërisht kur jeta të ka rrëzuar dhe ke kuptuar se çfarë është vërtet e vlefshme. Jonida tha se tani jeton gjithçka ashtu siç dëshiron, duke ia dhënë energjinë e saj vetëm njerëzve që e meritojnë.

“Më thirri me u taku të hënën”/ Edhe drejtori i poIicisë Skënder Hita, në komunikimet Agasi-Hyseni

Vijojnë të zbardhen detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Në dosje janë zbardhur komunikime të ndryshme mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, ku drejtuesja e SHISH i jep informacion në lidhje me takimet me zyrtarë të lartë.

Ndër komunikimet mes Hysenit dhe Agasit shfaqet edhe emri i kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Vlora Hyseni i tregon Agasit për një takim që kishte me Hitën.

“Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe me mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se: ‘Skënderi më thirri me u taku të hënën (Skënder Hita drejtori i përgjithshëm i policisë). Të shpresojm që ka porosit km’”, thuhet në dosje.

Masa ndaj ish shefes së SHISH, Ilir Kulla: Vlora Hyseni u pagua për të ditur çdo gjë, por nuk e dinte se do të arrestohej vetë

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar në lidhje me hetimet dhe masën e dhënë nga GJKKO, me kërkesë të SPAK, ndaj Vlora Hysenit, që deri një ditë më parë mbante detyrën e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Kulla thekson se gjëja më e rëndë në çështjen e Hysenit, ishte se ajo pagùhej për të ditur çdo gjë, por nuk e dinte se po arrestohej vetë.

“Gjëja më e rëndë në këtë çështjen e ish drejtoreshës së SHISH nuk janë akuzat ndaj saj, por fakti që ajo paguhej për të ditur çdo gjë dhe nuk dinte që po arrestohej vetë!”, është shprehur eksperti.

Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetërore teksa ndodhej në arrati.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve, janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ishte në arrati.

Në kuadër të të njëjtin aksion të SPAK, u arrestua dje edhe Embro Sulejmani, punonjës i Agroturizëm “Kodra e Kuajve”, që ndihmonte Agasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluçi, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore, që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi gjithashtu dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

“Bela me Taon janë shokë, do bëhët kryetar Kuvendi”, zbardhen SMS-të mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit në dosjen e SPAK

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pjesë të së cilës janë siguruar nga Top Channel.

Dokumentet përmbajnë dëshmìnë e Hysenit në SPAK, si dhe të dhënat që hetuesit kanë administruar për komunikimet e saj me Ergys Agasin.

“Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 20.07.2026, në ambientet e “Equos Resort”, Tiranë, u sekuestrua mjeti me targa GG444AA, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi. Brenda tij, me procesverbalin e datës 22.07.2026, u sekuestruan, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në të cilat paraqiten diagrama me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Gjatë seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, vetë Ergys Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë këto sende me qëllim që t’i gjenin organet e Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni, është pyetur më 18 shtator 2026 në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ajo ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, por ka mohuar takimet fizike dhe e ka shpjeguar këtë raport me “bashkëpunimin” që Agasi i kishte ofruar Shërbimit Informativ të Shtetit.

Në dosje thuhet se: “Më datë 18.09.2026, e pyetur në cilësinë e personit me dijeni për veprën penale, shtetasja Vlora Hyseni ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Ergys Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, ka deklaruar se ai i ka ofruar “bashkëpunim”, ka mohuar takime fizike apo faktin që Agasi të ketë siguruar informacione nga Shërbimi Informativ i Shtetit, dhe është zotuar të kthejë përgjigje zyrtare, me shkresë të klasifikuar, mbi origjinën e diagrameve të sekuestruara”.

Në pjesën e dosjes hetimore, SPAK ballafaqon deklarimet e Hysenit me të dhënat e sekuestruara nga pajisjet e Ergys Agasit dhe me përmbajtjen e komunikimeve mes tyre.

“Ashtu sikurse rezulton nga bisedat e mësipërme, shtetasi Ergys Agasi jo vetëm që nuk është në rolin e “bashkëpunëtorit”, por, në të kundërt, është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë”, thotë SPAK në hetimet e tij.

Dosja evidenton intensitetin e komunikimeve mes Hysenit dhe Agasit edhe gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në kërkim nga drejtësia.

Për periudhën nga 28 qershori deri më 26 gusht 2026, përmes aplikacionit “Signal”, janë regjistruar telefonata zanore dhe me video mes tyre. SPAK evidenton 70 thirrje hyrëse Vlora–Ergys, 17 thirrje dalëse Ergys–Vlora, 28 thirrje të humbura dhe 26 thirrje pa përgjigje.

“Në lidhje me komunikimet ndërmjet Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, të ruajtura në funksionin BIOME të aparatit telefonik të shtetasit Ergys Agasi, janë të ruajtura gjithsej 508 forma komunikimi (calls, voice, video calls, messages, chat messages) ndërmjet këtyre dy shtetasve për periudhën e sipër-cituar. Për më tepër, për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat, qoftë dhe paralele apo brenda institucioneve.”, thuhet në dosjen e SPAK.

Nga përmbajtja e komunikimeve, sipas SPAK, rezulton një lidhje personale dhe e vazhdueshme mes Hysenit dhe Agasit, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur ai ishte shpallur në kërkim, thuhet në dosje.

Në dosje gjithashtu citohen mesazhe si: “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë”, “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli ynë”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”.

Një tjetër pjesë e dosjes lidhet me informacionet që Hyseni i përcillte Agasit për aktivitetin dhe takimet e saj.

Sipas dosjes, në komunikime Vlora Hyseni i tregon Agasit se do të takohej me Kryeministrin dhe i jepte të dhëna për kohën e takimit. Në një mesazh të datës 24 gusht 2026 shkruhet: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”.

Dosja thotë se Hyseni i jepte Agasit informacion edhe për itinerarin, natyrën e takimeve dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të takohej.

Në dosje veçohet edhe një mesazh i datës 19 gusht 2026, ku Hyseni i shkruan Agasit: “Skënderi më thirri me u taku të hënën”. Në dosje personi me emrin Skënderi identifikohet si Skënder Hita, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Mesazhi vijon: “Të shpresojmë që ka porosit KM…”

Në pjesën e dosjes së publikuar thuhet gjithashtu se Hyseni ndante me Agasin informacione paraprake: “Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi: “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)./Top Channel

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 24 Shtator 2026

Dashi

Apatia e të lindurve të kësaj shenje do t’ia hapë rrugën papritur energjisë. Do të tregoheni individë të zellshëm për shpenzime të tepruara dhe egoiste. Do të ndërmerrni një plan të rrezikshëm dhe mund të injoroni rregullat themelore të mirësjelljes.

Demi

Gjatë periudhës së tanishme do të jetë e dobishme për ju që të tregoheni të ditur, aktiv dhe të paparashikueshëm. Nëse jeni një një dem tipik, mund të keni vështirësi në këtë drejtim. Do t’iu duhet të rivlerësoni mendimin tuaj ndaj njerëzve rebelë, revolucionarë dhe të zgjuar.

Binjakët

Mund të ndjeni se si planet e vjetra sa vijnë dhe po bëhen shumë të mërzitshme. Ju mund të harroni plotësisht masat e marra të kohëve të fundit dhe të përfundoni në pikiatë. Disa prej jush do të duan të ndryshojnë në mënyrë drastike rrethin e miqve dhe do të jenë në kërkim të shoqërisë së re. Ndoshta do të takoni një person të mahnitshëm, i cili do t’iu tërheqë pas vetes.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e mbushur nga një valë shprese dhe frymëzimi. Ju mund të filloni të dëshironi të pamundurën. Shumë gaforre do të jenë në rrezik nervozizmi, mospërputhje, madje do të rrezikojnë të humbin vetëkontrollin. Ju mund të bëheni tepër kërkues, të rezervuar, rebelë, provokues etj.

Luani

Nuk duhet të dyshoni për fatin tuaj të mirë. Do të ketë perspektiva të mrekullueshme, në qoftë se do të udhëtoni diku larg në kërkim të lumturisë personale të synuar. Megjithatë duhet të jeni të armatosur me vetëbesim dhe kurajo.

Virgjëresha

Çdo shpërthim emocional do të shoqërohet me krizë nëse nuk kanalizoheni në drejtimin e duhur. Shfaqni një entuziazëm në rritje dhe mbajeni larg të kaluarën, por mos u nxitoni për të ndërtuar të ardhmen. Themelet e hedhura më 30 mars vështirë se do të jenë solide.

Peshorja

Marrëdhëniet tuaja me njerëzit janë të paqëndrueshme dhe gati për të shpërthyer në çdo moment. Iniciativa nuk është në anën tuaj. Mos e kërcënoni lirinë e dikujt, por tregohuni të kujdesshëm në çdo gjë që ka të bëjë me konkurrencë ndaj jush.

Akrepi

Kjo ditë është e përshtatshme për të nisur një regjim të ri. Mundohuni të rivlerësoni prioritetet tuaja me sa më shumë ndershmëri që të jetë e mundur, duke lënë mënjanë gjërat e vjetra. Do t’iu duhet të merreni me elektronikë, pajisje dhe metoda progresive.

Shigjetari

Mundësia e ndryshimeve revolucionare në dashuri apo në jetën familjare, po bëhet gjithnjë e më e fortë. Mos u trembni nga ndryshimet e papritura apo katastrofat. Garantoni një rritje të adrenalinës për të ndezur një shkëndijë që do ta bëjë jetën tuaj plotësisht të lumtur.

Bricjapi

Gjërat në shtëpi nuk janë të qëndrueshme. Anëtarët e familjes tuaj mund të veprojnë në mënyrë të pakuptueshme, mund të kenë emergjenca të brendshme dhe mund të pësojnë luhatje psikologjike. Mos u mundoni të vishni një maskë indiference, pasi vështirë se do të keni sukses në këtë drejtim.

Ujori

Atmosfera e ditës së sotme, zgjon anën tuaj aktive dhe liridashëse. Gjeni një fushë alternative të aktivitetit, ku të jeni në gjendje për të bërë zbulime dhe eksperimente. Ka shumë mundësi që një aktivitet i juaji i lindur papritur apo një hobi i veçantë, të lihet mënjanë dhe të viheni në kërkim të gjërave të tjera.

Peshqit

Ndryshimet e ditës së sotme janë larg të qenit pa pasoja. Mund të ndryshoni në mënyrë drastike qasjen tuaj në sferat kryesore të jetës, duke përfshirë strategjinë për të ardhmen. Mund të ketë shpenzime të reja të mëdha apo një plan i ri ambicioz në biznes.