’Egli është lutur korridoreve të Topit’, shokon opinionisti: Ka hyrë veç për hakmarrje

Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme.

Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të dritës, pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi.

I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, opinionisti Elton Tozaj foli për këtë situatë.

Ai përjashtoi mundësinë e daljes nesër por zbuloi një sekret të prime.

I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit.

‘Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve, e kam hasur dhe unë’, shprehet Tozaj mes tjerash.

Gjesti largohet sonte nga shtëpia e BBVA? Zbulohet ‘arsyeja’ e fortë

Gjesti është në qendër të vëmendjes, pasi në rrjet po qarkullojnë lajme se ai mund të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Në ditët e fundit, ai ka bërë disa deklarata brenda shtëpisë, ku ka shprehur lodhjen e tij emocionale dhe psikologjike pas 150 ditësh izolim. Madje, në një rast, ai ka pohuar se ka kërkuar të largohet.

Por ajo që ka shtuar më shumë dyshimet mes ndjekësve është fakti që Gjesti ka ngritur akuza se Egli dhe produksioni po e sulmojnë për t’i ulur imazhin. Kjo ka bërë që shumë fansa të mendojnë se produksioni mund të ketë një skenar të fshehtë dhe se Rozana Radi është e favorizuar për të fituar këtë edicion.Nga ana tjetër, Anaid Kaloti, ish-fituesi i Big Brother Albania, ka mohuar këto zëra, duke i cilësuar si thjesht spekulime dhe parashikime të pavërtetuara. A është ky fundi i rrugëtimit të Gjestit në BBVA? Mbetet për t’u parë në Prime-in e sotëm.

22 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.6 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.

Presidenti amerikan Donald Trump uron Sulltan Novruzin: Urimet më të ngrohta për të gjithë! Pranvera do ngjallë shpresë në shpirtrat tanë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar urimet më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë festën e lashtë të Novruz-it, duke shprehur mirënjohjen për popullin persian dhe kontributet e tij të çmuara në fusha të ndryshme.

Në mesazhin e tij, Presidenti Trump theksoi se Novruzi shënon fillimin e pranverës dhe Vitin e Ri Persik, një kohë për të reflektuar mbi vitin që kaloi dhe për të pritur me shpresë dhe optimizëm të ardhmen.

Ai gjithashtu vlerësoi kulturën e pasur persiane dhe arritjet e jashtëzakonshme të popullit persian në fushat e matematikës, shkencës, ligjit, teknologjisë dhe artit. Në emër të Shteteve të Bashkuara, Trump uroi një festë të gëzuar për të gjithë.

Mesazhi i urimit të presidentit amerikan Donald Trump:

Urime më të ngrohta për të gjithë qytetarët në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë që po festojnë festën e lashtë të Novruz-it.

Novruzi është një rast gëzimi për popullin persian, duke shënuar fillimin e pranverës dhe Vitin e Ri Persik. Kjo traditë e gjatë është një kohë për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për të përgatitur pranverën që vjen me një shpirt të rinovuar optimizmi.

Populli persian me kulturën e tij të gjallë dhe me talente të jashtëzakonshme në fusha si matematika, shkenca, ligji, teknologjia dhe arti, dha kontribute të shumta dhe të rëndësishme në shoqëri. Në emër të Shteteve të Bashkuara, ju shpreh përshëndetjet më të ngrohta për një festë të gëzuar.

Gëzuar Sulltan Novruzin

(Balkanweb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 22 Mars 2025

Dashi

Ju pret një ditë pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të bini në sy. Parashikohen mundësi të shumta për tu shfrytëzuar në favorin tuaj, ndaj mos i lini që t’iu ikin. Po ashtu mund të kthehet diçka nga e kaluara.

Demi

Kjo e shtunë favorizon takimet dhe kontaktet me të tjerët. Përfitoni nga fundjava për të frekuentuar njerëz të rinj dhe vende të reja. Kjo pasi mund të krijohen situata të cilat do të sjellin zgjidhje për një sërë problemesh.

Binjakët

Kjo ditë do ju gjejë nervoz dhe të tensionuar, në çdo sferë të jetës. Tregohuni të kujdesshëm, pasi kjo gjë mund t’iu shtyjë që të bëni gabime. Edhe në dashuri parashikohen probleme, ndaj bëjini sytë katër.

Gaforrja

Keni dëshirë që të ndryshoni diçka dhe të jeni më të lirë. Parashikohet një ditë gjatë së cilës nuk do të ketë ndonjë të re, por do të jeni shumë më mirë në raport me ditët e kaluara.

Luani

Parashikohet një fundjavë mjaft interesante për gjithë ata që duan të udhëtojnë. Duke frekuentuar ambiente të reja, mund të lindë ndonjë emocion i ri. Sfera sentimentale do të jetë më e përmirësuar.

Virgjëresha

Kjo ditë do të sjellë me vete ndonjë shqetësim, por vetëm në lidhjet më të vështira. Duhet të rrini të qetë pasi është një periudhë kalimtare dhe situata e ndjenjave do të vijë duke u përmirësuar.

Peshorja

Hëna do të jetë mjaft e favorshme gjatë kësaj fundjave, ku mund të ketë zhvillime interesante. Të shoqëruarit me njerëz të qetë, do të bëjë që të ndiheni mirë. Megjithatë për shkak të ndikimit të Saturnit, do të duhet të lodheni më shumë për të marrë rezultatet e dëshiruara në punë.

Akrepi

Kryefjala e kësaj dite është rregulli. Qëndroni larg konfuzionit, pasi në të kundërt rrezikoni që të përballeni me të papritura. Në punë parashikohen të reja interesante, sidomos nëse keni në aktivitet tuajin.

Shigjetari

Mos lejoni që të manipuloheni apo të bini pre e shantazheve morale. Doni që t’iu jepni shumë të tjerëve, por në të njëjtën kohë nuk ju pëlqen që të ndiheni të detyruar dhe për këtë arsye disa lidhje mund të ndihen në krizë. Mund të jeni pikërisht ju që do të kuptoni se çfarë ka që nuk shkon.

Bricjapi

Duhet të tregoheni të durueshëm, pasi vetëm kështu do të merrni atë që dëshironi. Shumë prej jush do të kenë avantazhe të cilat deri më tani nuk i kanë patur, shkruan noa.al.

Ujori

Gjatë kësaj fundjave, duhet të tregoheni të fortë për të përballuar çdo pengesë. Kjo e shtunë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Shmangni sa më shumë komplikimet dhe flisni më shumë për dashurinë. Në këtë moment, keni nevojë për një lidhje të lirshme dhe pa shumë mendime.

Peshqit

Tregohuni të kujdesshëm, pasi edhe gjëja më e vogël mund të shkaktojë nervozizëm të madh tek ju. Shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të ndihen të acaruar. Do të ndiheni konfuz pa masë! Në vendin e punës mund të merrni ndonjë përgjigje më shumë, por gjithmonë me anë të kompromisit. Një rinovim kontrate mund të hapë mundësi të mëdha.

Alban Dudushi rrëfen për sëmundjen e rëndë: Mendova se do kalonte, por ishte më serioze

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai tregoi se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte në spital.

“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale,” rrëfen ai.

Dudushi tregon se bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, e ka përjetuar situatën më rëndë se ai vetë. “Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj.’”

Ai shton se Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë, duke u kujdesur për të dhe duke drejtuar emisionin e saj.

“Ne fund të ditës, ata që të shikojnë në ekran nuk pyesin se çfarë halli ke ti, por thonë ‘Ky s’qenka në formë sot,’” thotë Dudushi. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe ai vijon kontrollet për t’u siguruar që shëndeti i tij është në rregull.

Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj “Kroaci-Shqipëri-Kosovë”! Ja me kë shtet po negocion

Formimi i një aleance ushtarake ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë ka shkaktuar një sërë reagimesh negative në Serbi ku presidenti Aleksandar Vuçiç pretendon se shkel marrëveshjen e armëve të vitit 1996 të nënshkruar në Firence ndërmjet Kroacisë dhe Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës Serbe.

Megjithatë, siç raportojnë “ekskluzivisht” mediat në Serbi të afërta me Vuçiçin, Serbia tani, si përgjigje ndaj aleancës ushtarake ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, do të lidhë një aleancë ushtarake me Hungarinë. Lajmi ka dalë dje në Kurir, gazetë serbe e cila shkruan se “po përgatitet një bombë e vërtetë”.

Sipas Kurir, Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban tashmë janë në negociata. Duhet shtuar se në këtë moment, lajmi për një aleancë të tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe as Vuçiç e as Orban nuk e kanë komentuar atë.

Sigurisht që ia vlen të theksohet konteksti i publikimit në Kurir. E gjithë kjo po ndodh në momentin e samitit të rëndësishëm të djeshëm në Bruksel.

Në takimet përgatitore para samitit të Bashkimit Evropian, Kroacia ka shprehur shqetësimin për mungesën e një gjuhe më të qartë në paragrafin e konkluzioneve kushtuar situatës në Ballkanin Perëndimor, pra në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Kroacia beson se ekziston rreziku i përhapjes së situatës në rajon dhe se ishte e nevojshme një përgjigje nga Këshilli Evropian.

Megjithatë, Hungaria e kundërshtoi këtë iniciativë, duke besuar se përfundimi i takimit duhet të mbetet ashtu siç është.

“Na ndihmoni, po digjemi”, 4 të rinjtë u bllokuan brenda në makinë, familja: Autori s’hapi derën, iku…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është trajtuar ngjarja tragjedike e ditës së djeshme, ku në një aksident në Fushë-Prezë 4 të rinj rreth moshës 20 -deri 25 vjeç kanë humbur jetën pasi makina e tyre është përplasur me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

Në një lidhje telefonike ka reaguar edhe një familjare e tre prej viktimave në familjen Laçi.

Ajo ka treguar se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Sipas saj në momentin që janë kthyer makina është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë.

Gjithashtu theksoi se djemtë kishin kërkuar ndihmë, por shoferi i betonieres nuk i kishte ndihmuar duke mos i hapur derën, përkundrazi ai ishte larguar.

“Ditën e aksidentit dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili do të kthehej nga Gjermania. Në momentin kur janë kthyer, makina e tyre është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Kur janë përplasur djemtë kanë bërtitur për ndihmë, por shoferi nuk i ka ndihmuar duke mos i hapur derën dhe është larguar.” tha ajo

“M’u fik mjeti sepse më mbaroi nafta”- Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës! 24-vjeçari ndryshon version: Harrova të ndez bllokazhin

Është zbardhur dëshmia e Aleksandër Krrashit, shoferit 24-vjeçar tw betonierës, me të cilën u aksidentua Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë që u dogjën brenda mjetit pas përplasjes së fortë.

24-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

Ai ka deklaruar se provoi ta ndezë dy herë dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas dëshmisë, 24-vjeçari ka harruar të ndezë bllokazhin e betonieres.

Ndërkohë mësohet se në dëshminë e parë, shoferi nuk ka treguar të vërtetën pasi ka deklaruar se ishte në lëvizje, por më pas ka ndryshuar versionin.

Ndërkohë ka dyshime se 24-vjeçarit i është prishur betonieria dhe më pas iu është fikur.

I riu nuk ka ndezur bllokazhin dhe as nuk ka vendosur në rrugë trekëndëshin që përdoret në rast defektesh kur ngel prishet mjeti.

“Sëmuret” krejt papritur! Veliaj ka kërkuar konsultë me psikiatrin në burg: S’jam mirë mendërisht…

Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar përgjimet e bujshme ku del duke dhënë urdhra e duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme: ka kërkuar psikiatër!

Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka pretenduar se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe se përgjimet e SPAK nuk duhen marrë seriozisht sepse, sipas tij, nuk mund të ketë folur në atë mënyrë. Për këtë arsye, ai ka kërkuar një konsultë me një psikiatër në burg.

Por përpara se të bëhej vizita, është bërë një inventar i barnave në dispozicion, për të verifikuar nëse Veliaj kishte marrë ndonjë ilaç që mund t’i kishte “ngatërruar” mendimet.

Përfundimi? Ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin e lartë! Pra, nga SPAK te tensioni, duket se Veliaj po përpiqet të ndërtojë një narrativë tjetër për të justifikuar veten.

“Zoti Veliaj pasi është bërë me dije për përgjimet, ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë. Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit të shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithë barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që i janë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë”, tha Lala mbrëmjen e së enjtes në një emision televiziv.

Me sa duket, edhe në burg po ndiqet tradita e politikanëve që, sapo përballen me prangat, ‘kujtohen’ për shëndetin. A do të ndjekë edhe Veliaj rrugën e paraardhësve, duke kërkuar një “spital me pesë yje”? Mbetet për t’u parë…