E përlotur, mamaja e Angelo Harunit thyen heshtjen për ish-partneren dhe lidhjen “toksike”. E vërteta është që…

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë mamaja e Angelo Harunit. Gjatë intervistës ajo ndau më shumë detaje mbi rrugëtimin e djalit të saj brenda shtëpisë së Big Brother, por edhe mbi jetën e tij personale jashtë kamerave. Alba u shpreh se është një ndjekëse shumë e rregullt e formatit dhe se asnjë detaj nuk i shpëton vëmendjes së saj.

Gjatë bisedës, moderatorja Atalanta u ndal edhe tek jeta private e banorit, duke rikthyer në vëmendje një deklaratë të Angelos bërë brenda shtëpisë, në lidhje me përjetimet e tij në dashuri. Mamaja e tij citoi fjalët e të birit, duke sqaruar kontekstin dhe mënyrën se si ai e kishte perceptuar lidhjen e tij të fundit.

Ai tha: “Në jetën time kam pasur dy dashuri të mëdha, ku nga secila kam marrë më të mirën. Tek e para mësova se dashuria është shumë e bukur që e suportojnë njëri-tjetrin dhe e duan. Ndërsa në dashurinë e dytë m’u tha që të kesh zënka është normale.” Lore iu përgjigj duke i thënë që zënka është normale, por jo sherre dhe Anxhelo pati sherre dhe prandaj e etiketoi edhe toksike. Nuk dua që të flas me emra.

Alba tregoi se ishte ndjerë keq nga fakti që Angelo e kishte përshkruar këtë marrëdhënie si toksike. E pyetur nëse familja ishte në dijeni të kësaj lidhjeje, ajo u shpreh se bëhej fjalë për një marrëdhënie për të cilën nuk kishte asgjë për t’u fshehur.

Duke folur me sinqeritet, Alba pranoi se kishte pasur rezervat e saj në lidhje me mënyrën se si ishte qasur vajza ndaj Angelos, por kurrë nuk kishte zgjedhur ta atakonte apo ta paragjykonte. Ajo theksoi se:

“Do të marr përsipër të them gjërat e mia. Për hir të së vërtetës nuk është se më ngjiti ndonjëherë sepse kisha rezervat e mia për mënyrën se si ishte qasur në lidhje me Angelon. Por kjo është e vërteta ime dhe perceptimi im. Megjithatë nuk zgjodha asnjëherë që ta atakoj apo ta shoh shtrembër, zgjodha ta respektoj sa e kishte ajo të mundur të respektonte sepse disa gjëra nuk bëhen me të thënë. O bëhen o nuk bëhen. Megjithatë ajo ishte jeta e tyre, lidhja e tyre për të cilën as nuk u pyeta ndonjëherë dhe nuk m’u mor mendim ndonjëherë”.

Momenti më i dhimbshëm për të, sipas Albas, ka qenë ndarja. Ajo rrëfeu se ishte prekur thellë kur mësoi se Angelo kishte kaluar Vitin e Ri vetëm, një fakt që e kishte zbuluar vetëm përmes rrëfimit të tij në Big Brother.

“Ajo për të cilën unë jam ndjerë keq ka qenë kur janë ndarë. Sepse mua më ka mbetur peng ajo që tha Angelo që e kam kaluar Vitin e Ri vetëm për mendtë e mia. Ai nuk kishte pse të rrinte vetëm, shtëpia ishte aty, kemi kaluar gjëra edhe më të mëdha”.

E përlotur ajo shtoi se: Sepse nuk është normale, ta dëgjoj unë mbrapa këtë gjë. Unë them se nuk ka dashuri pa zënka, apo nuk ka dashuri pa i dhënë një mundësi njëri-tjetrit, por jo të përjetohet vetëm. Ata bashkëjetonin në shtëpinë e Angelos, kishin zgjedhur që ashtu ta ndanin njohjen e tyre. Në bashkëjetesë siç janë të gjithë të rinjtë sot. Zgjati rreth një vit si bashkëjetesë, por që kjo pjesa e ndarjes mua më ka dhembur shumë. Pavarësisht se i di shumë gjëra se çfarë kanë përjetuar në ndarje, që ta marr vesh në distancë se si ishte ndjerë Angelo vetëm mua më ka dhembur. Këtë ndjesinë e Vitit të Ri e mora vesh në Big Brother”.

Ndër të tjera mamaja e Angelos zbuloi se ai i kishte kërkuar që këtë gjënë ta kalonte vetëm, pa marrë mendimin e askujt dhe se për dy muaj ka pasur një shkëputje nga familja.

“Për më tepër që një person i medias, një gazetar që unë e shihja nga ekrani dhe më dukej mirë çdo ditë. Duhet të ketë qenë një sforco e madhe dhe për të që të vuajë natën dhe të jetë okej ditën sepse duhet të vazhdojë punën dhe duhet të ecë përpara. Jeta vazhdon për secilin, jetë e lumtur edhe për vajzën dhe më e mira edhe për djalin tim“./TAR

“Alo, jam υrasësi”, si u dorëzua shqiptari pasi kreu kr imim në Greqi

Νjë konflikt personal dyshohet se qëndron në origjinën e vrasjes së kryeplakut të Lithovouni, në zonën e Makrynias, Aitoloakarnani.

Autori i dyshuar, një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua mëngjesin e së shtunës nga autoritetet.

Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke, 44-vjeçari dyshohet se ka qenë personi që ka kontaktuar Policinë, duke pranuar se kishte qëlluar viktimën dhe se ishte përgjegjës për vrasjen.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai i kishte zënë pritë kryeplakut, duke pritur kalimin e tij me automjet.

Në momentin që makina e viktimës mbërriti në vendngjarje, i dyshuari hapi zjarr, duke qëlluar të paktën tre herë brenda automjetit, çka solli vdekjen e menjëhershme të 50-vjeçarit. Viktima ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Hetimet nga autoritetet po vijojnë, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se mes dy burrave ekzistonte prej kohësh një marrëdhënie e tensionuar, e shoqëruar me përplasje të forta personale, të cilat dyshohet se çuan në këtë ngjarje tragjike.

Gardiania angleze kreυ marrdhënie intime me të dënuarin brenda në qeli, i burgosuri është… shqiptar (Foto)

Një gardiane në Angli është burgosur pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksual me një të burgosur ndërsa kamera e trupit që ajo mbante gjatë shërbimit kishe qenë duke regjistruar.

Sipas The Sun, i burgosuri rezulton të jetë shtetas shqiptar, i identifikuar si Erion Nakdi, 42 vjeç, i dënuar për trafikim droge.

Rebecca Pinckard, 46 vjeçe, kishte pranuar më parë fajësinë për sjellje të pahijshme në një zyrë publike në HMP Highpoint, Stradishall.

Incidenti u zbulua kur pamjet e regjistruara nga kamera e saj e trupit treguan çiftin në një dollap dyqani duke kryer marrëdhënie intime.

Gjykata dëgjoi gjithashtu se Pinckard kishte qenë më parë paralajmëruar për një afërsi të tepërt me të burgosurit, duke u dhënë atyre torta dhe ëmbëlsira.

Pinckard u burgos për 32 javë, ndërkohë, Nakidi, i cili pranoi posedimin e një telefoni celular në burg, u dënua me 10 muaj shtesë burgim përveç dënimit ekzistues, duke qenë se më parë kishte marrë mbi 16 vjet për shitje droge të klasit A./Top Channel

“Jepini qetësues dhe mbajeni aty”/ Si përgatiti Altin Ndoci terrenin për arratisje, shkoi 4 herë në WC dhe foli me ndihmësit nga dritarja

Vizita në spital e të paraburgosurit, Altin Ndoci, ishte planifikuar qysh në datën 13 Janar 2026, nga doktoresha e burgut të Durrësit Ylfete Sema.

Vizita është kryer me qëllim ekzaminimin e tij shëndetësor nga një mjek kirurg, që shërben pranë spitalit rajonal të Durrësit, institucion ky që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Mjekja e burgut që dha rekomandimin për konsultë, as nuk e kishte vizituar 38-vjeçarin, por ishte bazuar vetëm në fjalët e kryeinfermierit të IEVP-së, Aulon Çuku, i cili i kishte thënë se Altin Ndoci kishte probleme.

Por pikërisht ditën e planifikimit të vizitës shëndetësore, ai është larguar nga ambientet e spitalit, duke mos u gjendur nga policia ende dhe sot.

Sipas dosjes së prokurorisë së Durrësit, të siguruar nga gazetari Elton Qyno, mjeku kirurg që shërben pranë spitalit të Durrësit, nuk ka mundur ta vizitojë pacientin e paraburgosur pasi siç ka deklaruar ai, ishte në një tjetër operacion me një pacient civil të planifikuar më parë.

“…unë kam marrë kontakt shumë pak. Kam urdhëruar infermierinë e spitalit ti bëjnë një qetësues me qëllim ndalimin e dhimbjeve të pretenduara nga i paraburgosuri dhe më pas kam vijuar për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale me një pacient tjetër. I kam thënë që duhet të presin diku 2 orë pasi do të vonohesha…”, ka deklaruar mjeku kirurg gjatë fazës kur është marrë në pyetje në prokurorinë e Durrësit.

Gjatë kohës së pritjes në ambientet e spitalit, Altin Hajri mësohet se ka shkuar në tualet rreth 4 herë. Sipas dyshimeve të policisë së Durrësit, ai ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij të jashtëm përmes dritares së tualetit, duke koordinuar veprimet që duhet të kryenin.

Një fakt i tillë nuk është vënë re nga asnjë punonjësit e policisë së burgjeve që e shoqëronin. Kur gjithçka ishte përsosur nga jashtë, Altin Ndoci, sërish ka kërkuar të shkojë për herë të katërt në tualet.

Policët e kanë shoqëruar aty dhe pasi ka dalë nga banjat e spitalit, Altin Ndoci, ka qëlluar me grushta në gjoks dy punonjësit e policisë së burgjeve, të cilët janë rrëzuar në dyshemenë e korridorit të spitalit.

Pas kësaj Altin Ndoci, vrapon me shpejtësi duke dalë në oborrin e spitalit dhe futet në makinën tip “Audi” ngjyrë të zezë, duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur ende dhe sot.

Në dosjen e prokurorisë së Durrësit nënvizohet fakti se kryeinfermieri Çuku, përgatiti gjithçka dhe ia çoi urdhrin shefit të komanduar të policisë së Burgut, Dezdemon Pazaj.

“…por më parë, ia dërgoi edhe vetë drejtorit të burgut, Indrit Cërloj, i cili e miratoi pa vonesa lejen pa faktuar nëse mjekja i kishte bërë vizitë, dhe pa mbikëqyrur rregullat e shoqërimit…”- thotë prokuroria e Durrësit.

Altin Ndoci akuzohet nga SPAK si një nga njerëzit që konsiderohen si krahu i armatosur i organizatës kriminale të “Çopjave” në Elbasan, i dyshuar për vrasje, por komisioni i vlerësimit në burg, me firmë të drejtorit të shkarkuar dhe arrestuar tashmë, kishte gjykuar se 38-vjeçari nuk paraqiste rrezikshmëri për u arratisur (vlerësim ky i 4 dhjetorit të vitit 2025).

Pavarësisht kësaj Altin Ndoci, është një i paraburgosur që mori pafajësi në Gjykatën e Posaçme, për 4 vrasje si ajo e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj dhe vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Angjelo Avdisë.

Aktualisht Ndoci, po gjykohet për 5 vrasje të tjera në SPAK dhe disa akuza shtesë që lidhen me aktivitetin e tij kriminal./ Syri.net

Emrat/ Operacioni te “Myslym Shyri”, kokat e Call Center-it 3 vëllezër nga Tropoja; shkon në 12 numri i të arrestuarve

12 persona janë arrestuar deri më tani.

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët goditën një grup që mashtronin qytetarët e BE përmes call centerave dhe u zhvatën dhjetëra miliona euro.

Mësohet se janë shpallur në kërkim 3 vëllezër nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga kontrollet, të paktën 12 persona janë arrestuar deri më tani.

Aksioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit, policisë dhe autoriteteve italiane ka nisur prej ditës së djeshme. Mbrëmë oficerët e policisë dhe të BKH-së, përfshirë kreun Joni Keta, zbarkuan në disa kulla luksoze në Tiranë.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan kompjuterë dhe portofole kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me mashtrimin e qytetarëve të BE. Hetimet në Shqipëri po ndiqen nga prokurori i SPAK, Ened Nakuci dhe një prokuror i huaj.

Mësohet se ky grup përdorte një skemë të mirë menduar për të humbur gjurmët, duke ndërruar herë pas herë ambientet me qira ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Hetimet kanë pasur si indicie edhe një investigim të bërë nga emisioni italian “Le Lene”, ekipi i të cilëve ishte dje në Tiranë gjatë aksionit.

Ekipi kishte infiltruar një person, i punësuar si operator në një call center që ndodhej në katin e 13 të kullës ‘4Ever Green Tauer’, pranë Gjykatës së Lartë në qendër të Tiranës. Por kur zbarkoi BKH dhe policia, aktiviteti i paligjshëm ishte zhdukur.

Sipas investigimit italian, i përfshirë në këtë rrjet është edhe një polici italian i cili rekrutonte të rinj në Itali të cilët më pas dërgoheshin për të punuar si operatorë në call centerat mashtruese në Tiranë, dhe disa shtete të tjera.

Skema bazohet në telefonata që përmes një investimi fillestar 250 euro, premtohen fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Prag tragjedie në vend, rrëshqitje masive të tokës! Dhjetëra banesa të dëmtuara, rrezik për katastrofë

Një situatë e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spatharë, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, ku janë shënuar rrëshqitje masive të tokës që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Sipas të dhënave paraprake nga terreni, rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha toke.

Në orët e vona të pasdites, rrëshqitja është përshkallëzuar edhe më tej, duke përfshirë një bllok të madh banimi, ku janë dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe shtatë të tjera rëndë.

Mësohet se rrëshqitjet kanë prekur më së shumti Lagjen Hoxha, si dhe të gjithë zonën ku dikur ndodhej depo e furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth.

Ky nuk është rasti i parë që fshati Spatharë i Librazhdit përballet me fenomene të tilla, pasi edhe vite më parë janë regjistruar rrëshqitje masive, çka e bën zonën të njohur për problematikat gjeologjike.

Autoritetet vendore janë informuar për rrëshqitjet masive dhe dëmet e shkaktuara dhe janë në ndjekje të situatës, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve dhe marrja e masave për garantimin e sigurisë së banorëve.

“Ajo është çik më k¤rνë se ty”, debati mes Limit dhe Albës degradohet në shtëpinë e BBVK (Video)

Një video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, pas një përplasjeje të fortë mes Limit dhe Albës.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe nuk janë transmetuar në asnjë Prime apo në kanalet zyrtare të spektaklit. Videoja tregon një moment mjaft të tensionuar, i cili ka ngjallur reagime dhe shqetësim të madh te ndjekësit.

Sipas pamjeve, gjithçka nis nga një deklaratë fyese e Limit ndaj Albës, ku ai përdor fjalor denigrues, duke u shprehur: “Ajo është çik më kurvë se ty”.

Kjo deklaratë shkakton reagimin e menjëhershëm të Albës, e cila shpërthen në lot dhe dëgjohet duke bërtitur, ndërsa disa prej banorëve të tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

E tensionuar dhe me lot Alba i drejtohet Limit me tone të ashpra duke i kërkuar shpjegime për fjalët e tij, ndërsa e quan atë “të poshtër”.

VIDEO

Rama deklaroi se do të mbyllë televizionin publik, Linda Rama del në RTSH! Çfarë do të thotë në ekranin e shqiptarëve?

Pas deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama drejtuar Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) duke arritur deri në opsionin e mbylles së shërbimit për shkak se e konsideron si “institucion të dështuar”, duket se bashkëshortja e tij Linda Rama “nuk ka të njëjtin mendim”.

Kjo pasi këtë të dielë ajo është e ftuar në një prej programeve të Radio Televizionit Shqiptar “Aromë Gruaje”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë RTSH përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruhet: “Të dielën, në Radio Televizionin Shqiptar, një rrëfim i veçantë dhe intim i aktivistes, pedagoges, bashkëshortes, gruas… përtej veprimtarisë së përditshme!

Linda Rama… rikthimi pas 3 dekadash në median publike! Kujtimet dhe besimi i thellë në misionin e jetës, në një portret të sinqertë e njerëzor!”

Kujtojmë se deklarata e kryeministrit Rama e dhënë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së ka nxitur jo pak debate e diskutime mes artistësh e politikanësh opozitarë.

Po i afrohej hapësirës ajrore të Detit Baltik, Komanda Ajrore e NATO-s: Italia kap avionin rus BE-200

Komanda Ajrore e NATO-s deklaroi se avionët italianë Eurofighter Typhoon me bazë në Estoni, u ngritën në qiell dhe kapën avionin rus BE-200, ndërsa ai po i afrohej hapësirës ajrore të Detit Baltik.

“Dje në orën 11:30, avionët Eurofighter Typhoon të vendosur në Amari, Estoni u ngritën në ajër për të kapur një avion rus BE-200 që po i afrohej Detit Baltik.

Në vitin 2025, mbi 500 fluturime janë ekzekutuar në të gjithë hapësirën ajrore të NATO-s.

Policia Ajrore dhe aktivitetet e përforcuara të Vigjilencës sigurojnë sigurinë e Aleatëve 24/7”, thuhej në njoftim.

https://x.com/NATO_AIRCOM/status/2012222526965813264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2012222526965813264%7Ctwgr%5E230a82d085112d21c9871b938ba04501e8173a52%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Facnevulgaristreatments.com%2F2026%2F01%2F17%2Fpo-i-afrohej-hapesires-ajrore-te-detit-baltik-komanda-ajrore-e-nato-s-italia-kap-avionin-rus-be-200%2F

“Ndaj e qëllova”/ Vr¤u b. υrrin e ish-të dashurës, zbardhet dëshmia e shqiptarit: U tremba mos më sulmonte

Greqia është tronditur nga vrasja e kryetarit 51-vjeçar të komunitetit Lithovouni, Kostas Alexandris.

Mediat greke shkruajnë se hetimet e Policisë po zbulojnë se gjithçka ndodhi për një motiv erotik.

Sipas protothema.gr, nga provat dhe deklaratat e deritanishme duket se autori dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje personale me viktimën, të cilat ndoshta lidhen me një grua.

Në të njëjtën kohë, autoritetet policore duken të kujdesshme ndaj akuzave të të dyshuarit, i cili përpiqet ta justifikojë aktin e tij duke folur për frikë dhe vetëmbrojtje.

“Ai po më bënte me shenjë nga brenda makinës dhe unë u frikësova”, tha autori i vrasjes brutale të 51-vjeçarit në Aitoloakarnania.

Autori 45-vjeçar pretendon se në kohën e incidentit, e pa viktimën duke e drejtuar nga brenda makinës së tij, gjë që e bëri të trembej dhe të godiste i pari.

Megjithatë, ky version nuk e ka bindur policinë që po heton çështjen, e cila aktualisht po shqyrton të gjitha faktet e çështjes.

Po ashtu, 45-vjeçari, i tha policisë se ishte një krim pasioni, pasi midis tyre kishte një rivalitet romantik.

Konkretisht, gruaja e viktimës kishte zhvilluar një lidhje jashtëmartesore me autorin e krimit dhe ishte larguar nga shtëpia e saj, duke jetuar në Patra, derisa më në fund vendosi të “pajtohej” me bashkëshortin e saj dhe të kthehej tek ai.