Prag lufte në Lindjen e Mesme: SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani, alarm në Izrael

Indikacionet për një përballje të afërt ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shtohen dita-ditës, ndërsa vendet e rajonit dhe fuqitë e mëdha po marrin masa të menjëhershme sigurie.

Nga hapja e strehimoreve në Izrael, evakuimi i stafit diplomatik amerikan, deri te paralajmërimet e Kinës, Kanadasë dhe vendeve të tjera për qytetarët e tyre, tabloja e përgjithshme është ajo e një rajoni në alarm.

Në Izrael, kryetari i bashkisë së Beershebas urdhëroi hapjen e të gjitha strehimoreve publike, duke alarmuar banorët e zonës. Mesazhi i shpërndarë për qytetarët ishte i qartë.

“Me urdhër të krÿetarit të bashkisë, hapje e përgjithshme e të gjitha strehimoreve publike.”

Megjithatë, zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Gjeneral Brigade Effie Defrin, u përpoq të qetësonte publikun, duke theksuar se nuk ka ndryshime në udhëzimet ushtarake.

“Jam në dijeni të ndjenjës së pasigurisë dhe tensionit midis publikut. IDF po monitoron nga afër situatën në Iran dhe është vigjilente e gatshme t’ju mbrojë. Nuk ka ndryshim në udhëzime. Nëse ka një ndryshim, do t’ju informojmë menjëherë.”

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit amerikan dha “dritën jeshile” për largimin e personelit jo-thelbësor dhe familjeve të tyre nga ambasada në Izrael.

Ky vendim, i cilësuar si “largim i autorizuar”, u shoqërua me një mesazh urgjent nga ambasadori Mike Huckabee, i cili u kërkoi stafit të rezervonin fluturime “SOT” nga çdo destinacion i mundshëm. Masa të ngjashme janë marrë edhe më herët për ambasadën amerikane në Bejrut, ku direktiva ishte më detyruese.

Alarmi nuk kufizohet vetëm në Izrael

 Kina lëshoi një paralajmërim të rreptë udhëtimi, duke u kërkuar qytetarëve të shmangin çdo udhëtim në Iran dhe atyre që ndodhen aty të largohen sa më shpejt. Kanadaja paralajmëroi qytetarët e saj.

Britania njoftoi tërheqjen e përkohshme të stafit të saj nga Irani, ndërsa Australia urdhëroi familjarët e diplomatëve të largohen nga Izraeli dhe Libani. Polonia, Suedia, India dhe vende të tjera kanë bërë thirrje të ngjashme për shtetasit e tyre. Kjo valë paralajmërimesh tregon shqetësimin e rritur të bashkësisë ndërkombëtare për një përshkallëzim të mundshëm.

Shtetet e Bashkuara po shtojnë praninë ushtarake në rajon

Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford mbërriti në Izrael, pasi u nis nga Souda. Avionë amerikanë F-22 janë vendosur në bazën ajrore Ovda; 12 janë tashmë të stacionuar dhe 13 të tjerë pritet të mbërrijnë.

CNN raportoi se të paktën nëntë avionë amerikanë për furnizim me karburant ndodhen në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv. Ky grumbullim trupash dhe pajisjesh tregon përgatitjen e SHBA-së për çdo skenar të mundshëm.

Atmosfera e pasigurisë po përhapet me shpejtësi në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet. Paralajmërimet, evakuimet dhe lëvizjet ushtarake e bëjnë gjithnjë e më të prekshme mundësinë e një përballjeje të drejtpërdrejtë midis SHBA-së dhe Iranit, me pasoja të gjera për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe më tej.

E bujshme! Ish Ministri socialist kërkon dorëheqjen e Edi Ramës: Erdhi dita ta

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar ndryshimet në qeveri, teksa nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. Malaj i ka kërkuar dorëheqjen Ramë, ku e bëri fajtor për gjendjen në cilën ndodhet vendi.

Më tej ish-ministri ka komentuar ndryshimet në qeveri, teksa theksoi se lëvizjet nga postet të ministrave, janë jo dinjitoze.

Kam dy ditë që i kam bërë apel publik Ramës që të japë dorëheqjen sepse situata ku ndodhet vendi ynë, kemi arritur në një pikë kritike dhe duhet të ketë patjetër iniciativa qÿtetare, jo vetëm partiake për të marrë përgjegjësi për pikën e kthesës ku gjërat duhet të kthehen nga drejtimi i gabuar.  Ndryshimet janë jo dinjitoze. Rama ka sjellë në kulturën shqiptare faktin vetëm unë e di kur do të bëhet dhe sa do të qëndrojë”, tha Malaj.

Më tej, Malaj nuk i ka kursyer as akuzat, teksa shprehet se Rama e Berisha janë kthyer në pronarë të partive që drejtojnë.

Rama dhe Berisha i kanë kthyer partitë politike në sh.p.k personale dhe vendosin kush do të promovohet, kush do të goditet pas shpine, si do të zgjerohen interesat dhe çdo ndryshim tregon mungesën e mentalitetit të tij shtetformues në demokratizimin dhe qeverisjen e fundit. Rama është i sinqertë në vulgaritetin dhe agresivitetin e tij. Nuk sjell një të mirë publike, nuk hyjnë emrat fare”, tha Malaj në Report Tv.

Kush është vajza nga Saranda që socialistët e bënë deputete dhe dje Ministre

Erjona Ismaili do të jetë në vazhdim ministrja e re e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pas vendimit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi ta merrte pranë vetes në kabinet, duke i besuar postin e Toni Gogut.

Ky i fundit, largohet nga posti i ministrit për Marrëdhënien me Parlamentin dhe në vazhdim do të jetë Ministër i Drejtësisë.

Erjon Ismaili është zgjedhur deputete në zgjedhjet e 11 Majit 2025, nën siglën e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës dhe si përfaqësuese e qƴtetit të saj, Sarandës së bukur buzë bregut të jonit. Nga dje, tani ka edhe një detyrë më të rëndësishme.

Ajo do të jetë përgjegjëse për propagandën qeveritare në marrëdhënien me deputetët e Kuvendit.

E lindur më 26 mars 1990 në Sarandë, Erjona Ismaili e ka nisur rrugëtimin profesional me studimet në drejtësi, e më pas me punën në media dhe administratën publike, duke njohur nga afër si funksionon informimi dhe si ndërtohet besimi përmes shërbimit ndaj qytetarëve.

Në vitet e fundit, ka shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”, duke ofruar asistencë për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Njohja me Edi Ramën pas përmbytjes së shtëpisë dhe

Erjona Ismaili dhe Klevis Kaso

Në korrik 2025, kur situata në Bashkinë e Vlorës dhe degën e PS kulmoi me përplasje për menaxhim të dobët, Edi Rama vendosi që në krye të Partisë Socialiste atje të caktohej kryetar Klevis Kaso dhe bashkëkryetare Erjona Ismaili.

Erjona Ismaili është përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, për Qarkun e Vlorës, pas një sherri 13 minuta në telefon që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, sepse shtëpia i ishte përmbytur për herë të dytë.

E ftuar në podkasin e tij para zgjedhjeve të 11 Majit 2025, ajo dhe Rama kanë rrëfyer njohjen:

Edi Rama: Më thuaj si jemi njohur bashkë ?

Erjona Ismaili: Ne bashkë jemi njohur duke u zënë. Ditën e nesërme të përmbytjes së Vlorës. Një nga shtëpitë e përmbytura ishte shtëpia ime – për të dytën herë, pas dhjetë vitesh. Herën e parë, sherri nuk arriti deri tek ju, por herën e dytë, po.

Ju kam nisur një mesazh, bashkë me një telefonatë, jo shumë korrekte nga ana ime. Pastaj më morët ju në telefon.

E kam menduar se biseda do të ishte më e qetë sesa ishte… derisa më bëtë pyetjen e parë: “A e ke shtëpinë e siguruar?” Edhe unë thashë: “Sigalin e di vetë!” dhe biseda zgjati 13 minuta sherr.

Edi Rama: Fjalia që mua më nguli në mendje ishte: “Tjetër thoni dhe tjetër na bëni. Dhe kur vjen puna këtu, të njëjtët njerëz, po kjo histori… dhe askush nuk do të dijë se kush ka merita dhe kush nuk ka merita.” Kjo ishte fjalia që më ngeli në mendje. Në mendje të ngelin ato që të dhembin.

© Newsbomb.al

E trishtë! Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, ja çfarë bëri për shqiptarët

Një lajm i trishtë vjen nga radhët e Infermierëve: është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Shoqata e Infermierëve njofton se humbja e tij ka lënë një dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Erald Samarxhi konsiderohej një profesionist i përkushtuar dhe shembullor, me një kòntribut të veçantë gjatë pandemisë, si dhe në çdo rast kur pacientët kishin nevojë për ndihmën e tij.

E fundit! Pas shkarkimit të Ballukut, SPAK bën veprimin që trndit qeverinë! Dicka e rëndë do

SPAK zbarkon në Autoritetin Portual në Durrës dhe sekuestron dosjen e tenderit për Portin e Ri tregtar në Porto Romano.

Dosja e tenderit me vlerë 400 mln euro u sekuestrua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit të martën në kuadër të hetimit që po krƴhet nga prokuroria e Posaçme, nën dyshimet për abuzime me tenderin.

Procedura u shpall në dhjetor 2024 ku në garë hynë pesë operatorë ndërkombëtarë.

Në fazën e parakualifikimit të tenderit u skualifikuan disa nga konsorciumet më të mëdha europiane, mes tyre Jan De Nul dhe grupi Vinci.

Me 14 mars 2025 kjo kompani paraqiti ankesë, por Komisioni i Prokurimit Publik pasi e shqyrtoi, vendosi të mos e pranojë atë dhe të vijonte me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

Po ashtu u skualifikua edhe konsorciumi Van Oord, një kompania hollandeze e njohur për ndërtimin e porteve, me argumentin se nuk kishte paraqitur në kohë ekuivalentim e licencave dhe dokumentacionit të stafit.

Kështu, në garë mbeti vetëm Archirodon, kompani e cila brenda 9 marsit duhet të paraqesë oferten financiare dhe të finalizohet edhe kontrata për ndërtimin e portit.

Projekti për Portin e Ri tregtar në Porto Romano kap vlerën e rreth 400 milion eurove lekë pa TVSH dhe financohet nga buxheti i shtetit.

Ilir Meta po i bën prsion Kryeministrit! Gazetarja: Edi Rama e solli Durim Babin tek 313 që Ilirit ti

Ditën e djeshme u bë ekstradimi nga Dubai i të “fortit” të Niklës Durim Bami. Në lidhje me ekstradimin e këtij të fundit, gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama qëndron pas tij.

Gazetarja tha se Rama e ka kërkuar personalisht ekstradimin e Bamit, për të goditùr ish-aleatin e tij, Ilir Meta, i cili prej më shumë se viti ndodhet në burg. Ky i fundit, sipas saj, mund të ketë bashkëpunuar me Bamin për eliminime të personave me imunitet.

Dje u ekstradua Durim Bami në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kam informacion se Edi Rama ka kërkuar personalisht këtë ekstradim. Ka pasur deklarata nën brez kur Meta ishte jashtë se Meta dhe Bami mund të kenë bashkëpunuar në eliminime të personave me imunitet. Këto informacione kanë qarkulluar në qershor 2024, kur nisën përpjekjet për ekstradim. Rama po e përdor ekstradimin e Bamit për të goditur zotin Ilir Meta. Kanë qenë në bashkëqeverisje”, deklaroi ajo.

Më tej ajo shtoi se ish-presidenti i Republikës është ndër të vetmi që mund të quhet si një faktor kundër kryeministrit.

Duket se kemi një faktor të fortë kundër kryeministrit. Është Ilir Meta. Për herë të parë e dëgjuam dje që pas një viti e ca në paraburgim, ish-zyrtarë kanë thënë se kryeministri Edi Rama është pas akuzave të ngritura ndaj nesh dhe se ka firmosur dokumentacione në lidhje me to. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që ditën e sotme,  Durim Bami, i njohur si “i forti i Niklës”, ka kërkuar transferimin e menjëhershëm nga burgu “313” në një tjetër burg, me arsyetimin se ndodhet në rrezik për jetën.

Menjëherë pas akomodimit në IEVP 313, përmes avokatit të tij, Bami i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë zyrtare për transferim në një tjetër institucion paraburgimi.

Në kërkesë argumentohet se në ambientet e paraburgimit aktual ndodhen persona që ai i konsideron kundërshtarë, çka sipas tij përbën “rrezik real, serioz dhe aktual për jetën dhe integritetin fizik”. Mbrojtja thekson se administrata penitenciare ka detyrimin ligjor të garantojë sigurinë e çdo personi të privuar nga liria.

“Mamica u dogj”, Shkullaku tregon prapaskenat: Largimin e Spiropalit e vuri kusht Balluku

“Qeveri nga halli”, kështu e ka nisur analizën e tij në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan Armand Shkullaku, sa i takon ndryshimeve që kryeministri Rama bëri këtë të enjte në kabinetin qeveritar.

Sipas tij, shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jàshtme, ka qenë porosi e Belinda Ballukut, për shkak të rivalitetin që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Sa u takon figurave të reja që kanë marrë poste drejtuese në disa ministri, Shkullaku i konsideroi si bishta të Belinda Ballukut dhe se për të nuk janë figura politike dhe nuk përfaqësojnë Partinë Socialiste.

Armand Shkullaku: Kjo është një qeveri nga halli, këta janë bishtat e Belindës. Kjo tregon që, Mamica u dogj. Lavdet për liderin nuk të bëjnë punë, të bën punë pushteti që ke me grupet kriminale, me paratë që qarkullon dhe me votat që mbledh. Mamica iku dhe në të gjitha duhet ta pranojmë që ka ikur sepse e ka vënë kusht Bela.

Blendi Fevziu: Si e ka vënë Bela, që të ikë Spiropali?!

Armand Shkullaku: Patjetër! Të gjithë e dimë që, ka pasur një rivalitet mes Belindës dhe Elisa Spiropalit, sepse ajo është e bindur që ka folur kundër Belës etj.

Blendi Fevziu: Unë e di që ka qenë mes Belindës dhe Erion Veliajt, paska pasur shumë rivalitete.

Armand Shkullaku: Njëri ka qenë shef kabineti i Belindës, tjetri ka qenë i caktuar po i caktuar nga Belinda. Iu them bishta, sepse për mua në mandatin e katërt të një force politike, që është forcë tradicionale në Shqipëri, të mos kesh një përfaqësues politik, pra dikush tjetër mbledh votat dhe dikush tjetër ha kumbullat, pra këtu hiq Belindën, Elisa dhe Toni Gogu, pjesa tjetër për mua nuk përfaqësojnë PS.

Kujtojmë se këtë të enjte, 26 shkurt, kryeministri Edi Rama nga ora 11:00 zhvilloi një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit në Pallatin e Brigadave.

Pas mbledhjes që zgjati për disa orë, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut. Vendin e saj si ministër i Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu.

Ky i fundit zëvendësohet në detyrën e mëparshme nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.

Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi, e cili ka qenë zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri. Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në OSHEE.

Zyrtarisht, Brikena i vë “vizën” Mateos, s’do ketë një lidhje mes tyre

Shpresat e Mateos për një romancë me Brikenën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” duket se kanë marrë fund.

Pas dinamikave të ditëve të fundit, modelja ka vendosur të vendosë pikat mbi “i” dhe t’i presë rrugën çdo iluzioni për një raport çifti.

Në një bisedë të drejtpërdrejtë dhe pa lënë asnjë shteg për keqkùptime, Brikena i ka bërë të qartë Mateos se e sheh atë rreptësisht vetëm si mik. Ajo ka vendosur kufij të qartë edhe për veprimet apo gjestet e afërsisë fizike mes tyre.

“Ty të kam vetëm shok. Dhe shokun nuk e lë me më bërë flokët,” – i ka thënë ajo me vendosmëri, duke i ndalur çdo tentativë për afrimitet të tepruar.

Për ta bërë refuzimin edhe më të prerë, Brikena e ka mbyllur çdo derë edhe për gjeste romantike apo simbolike, duke u shprehur qartë: “Nuk pranoj unazë prej shokëve. Vetëm prej personit me të cilin dua të kaloj jetën.”

Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur

Të dhëna tronditëse vijnë nga Tirana ku vetëm orët e fundit u regjistruan 3 raste tentativash për vetëvrasje, të gjitha të realizuara përmes vetëhedhjes nga lartësia, me pasojë vdekjen e dy prej tyre.

Mes personave të përfshirë në këto ngjarje të dhimbshme është një djalë i ri dhe dy burra të moshuar, raporton noa.al.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha sot se në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi F. J., 79 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e banesës së tij. Për pasojë, ai ka hύmbur jetën. Arsyet e aktit fatal nuk janë të qarta dhe policia nuk flet për shkaqe mendore.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. S., 39 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia.

Burri në moshë të re ka humbur kështu jetën në mënyrë të dhimbshme dhe vetëm më pas është zbuluar i vdekur. Edhe për këtë rast policia nuk evidenton që i ndjeri të ketë pasur probleme mendore. Gjithashtu duket se arsyet e vetëvrasjes i ka marrë me vete.

Në rrugën “Naim Frashëri”, shtetasi A. N., 87 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i parë i banesës. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve pasi mori plagë serioze. Arsyet dhe rrethanat e vendimit të finalizuan janë të paqarta.

Ndërkohë, shtetasja F. T. kallëzoi se ka humbur kontaktet me motrën e saj, shtetasen K. Gj., 81 vjeçe. Policia tha se po punohet për gjetjen e saj.

Autoritetet policore thonë se në të katër këto raste, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

U ZHDUK gati 3 dekada më parë pasi kishte dalë për të bërë pazar/ Gjendet gjallë nëna e tre fëmijëve!

Burri i saj e raportoi të zhdukur dhe rasti ndezi një hetim të gjerë që zgjati 24 vite…

Një nënë e tre fëmijëve, e cila u zhduk më shumë se dy dekada më parë, është gjetur shëndoshë e mirë nga hetuesit në Shtetet e Bashkuara.

Michele Hundley Smith u zhduk në dhjetor të vitit 2001, pasi doli nga shtëpia e saj në Eden të KaroΙinës së Veriut, për të bërë pazar për Krishtlindje në Virxhinia. Ajo ishte 38 vjeçe kur shkoi për pazar më 9 dhjetor 2001 dhe nuk u kthye më kurrë.

Burri i saj i shqetësuar e raportoi të zhdukur dhe rasti ndezi një hetim të gjerë që zgjati 24 vite, me policinë si në Virxhinia ashtu edhe në Karolinën e Veriut që ende kërkonte në mënyrë aktive, të asistuar edhe nga FBI-ja.

Tre fëmijët e saj, 19, 14 dhe shtatë vjeç në atë kohë vazhduan, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes, ta kërkonin atë gjatë gjithë viteve.

Më herët këtë muaj, hetuesit morën informacione të reja në lidhje me rastin dhe arritën të kontaktojnë Smith, e cila tani është 62 vjeçe.

Zyra e Sherifit të Qarkut Rockingham tha se ajo u gjet në një vend në Karolinën e Veriut.

Në një deklaratë, autoritetet thanë se ajo ishte “gjallë dhe mirë”, por shtuan se, me kërkesën e saj, nuk do të publikoheshin informacione të mëtejshme rreth vendndodhjes.