G. rυaja në hαII të mαdh: Fqiηjët e b. ëjnë para sγve të mi, nυk di çfarë të bëj!

Cfarë do të bënit sikur të hapnit perden e dritares dhe përballë të shihnit fqinjët tuaj që dëfrehen në një marrëdhënie int.ime?

Këtë pyetje ka shtruar një grua dhe një nënë në rrjetin social “Mumsnet”. 

Ajo ka treguar se nga dritarja e xhamit të saj ka parë një ç/ift të ri teksa kr/yenin m/arrëdhënie në banjon e banesës së tyre përballë.

Gruaja, tregon se ka një fëmijë 8 vjeç dhe ka frikë se edhe ai do shikojë skenën e papërshtatshme.

Kështu, ajo shtroi pyetjen ne rrjetin social duke kërkuar një mendim.

Sugjerimet në fakt kanë qenë të ndryshme. Disa i thoshin që ti linte të qetë fqinjët.

Të tjerë sugjeruan që ti takonte e t’ua thoshte shqetësimin, ndërsa të tjerë shkruan se duhet ti fuste një letër anonime nën derën e fqinje, ku ti shpjegonte situatën. 

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 13 Janar 2026

Dashi
Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe do tju duhet te tregoheni te vemendshem per te mos u zhgenjyer me pas.

Demi
Nuk do te merrni zgjidhje te drejtperdrejta, megjithate do te thelloni njohjet tuaja lidhur me nje ceshtje qe ju perket personalisht. Pasojat do te jene te shpejta.

Binjaket
Do tju duhet te merrni nje vendim qe deri para pak kohesh ishte shume I veshtire per ju. Mos u shqetesoni sepse nuk do te hasni asnje pengese.

Gaforrja
Jeni te rrethuar me persona qe vleresojne mendimet tuaja dhe ju mbeshtesin. Megjithate eshte mire qe disa informacione sekrete ti mbani vetem per vete.

Luani
Do te provoni se ushqeni nje interes te vecante per dicka qe po diskutohet. Nje sere te rejash do tju tregojne se nuk keni gabuar ne zgjedhjen tuaj.

Virgjeresha
Eshte momenti I pershtatshem per te bere ndryshime dhe per te lene pas nje situate qe kufizonte shume lirine tuaj te veprimit. Mos prisni akoma.

Peshorja
Kujdes nga dikush qe po perpiqet te fute hundet ne punet tuaja. Ne keto momente nuk do te toleroni askend qe do tju prishe planet per te ardhmen.

Akrepi
Tashme jeni fare prane finishit dhe duhet te beni akoma nje sforcim te vogel per te arritur. Evitoni cdo shperqendrim te mundshem dhe do te fitoni.

Shigjetari
Keni nevoje te qendroni pak vetem per te vleresuar me mire ngjarjet e fundit. Do ti keni idete me te qarta dhe nuk do te hasni ne asnje pengese.

Bricjapi
Mos u tundoni nga eksperiencat e reja te kolegeve tuaj. Nuk mund te mbani persiper dicka qe do shume pergjegjesi. Pranoni pozicionin qe keni deri tani.

Ujori
Dhe pse nuk jeni shume te sigurt keni arritur te beni per vete nje person qe ushqen ndjenja te vecanta per ju. Sharmi juaj eshte nje aftesi qe ju ka ndihmuar gjithmone.

Peshqit
Mos I kushtoni shume vemendje ceshtjeve te te tjereve. Mbase keni gjera me interesante per te bere se sa te shqetesoheni pa shkak per probleme qe nuk iu perkasin.

“Këlliçi u pyet në SPAK për financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit nga Rithemelimi”, Lala: SPAK po heton pasurinë e Berishës, do të pyeten edhe…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio24” ka folur në lidhje me paraqitjen e deputetit të PD Belind Këlliçi ditën e sotme në SPAK. Sipas saj ai u paraqit në kuadër të një hetimi pasuror që lidhet me dosjen “Partizani” dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Lalës, paraqitja e Këlliçit në SPAK lidhet me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij. Ajo sqaroi se çdo person i pandehur për korrupsion i nënshtrohet verifikimit pasuror, ndërsa në këtë kuadër, hetimet kanë shtrirje edhe te aktivitetet politike të lidhura me procesin e Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Deputeti Këlliçi është marrë në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) lidhur me organizimin dhe financimin e një aktiviteti politik, konkretisht Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit të PD-së, të mbajtur më 11 dhjetor 2021. Ky aktivitet përkoi me përplasjen mes Sali Berishës dhe ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për çështjen e vulës së partisë.

Sipas Lalës, Këlliçi është pyetur mbi mënyrën e organizimit të Kuvendit, burimet e financimit dhe nëse këto janë kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në kuadër të të njëjtit hetim, pritet që në SPAK të paraqiten edhe deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Sipas gazetares, SPAK po heton pasurinë e Berishës dhe, në këtë kontekst, hetimet janë zgjeruar edhe drejt aspekteve që lidhen me aktivitetet e Partisë Demokratike. Mbetet për t’u parë nëse ky proces hetimor do të çojë në zhvillime apo rezultate të reja në vijim.

© BalkanWeb

“Niko Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Ervin Salianji: Kryetari i Kuvendit, si pronar i qytetit, PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ervin Salianji, mohoi pretendimet e selisë blu se po punon për Ramën, duke takuar elektoratin e PD-së.

Duke iu referuar takimit në Korçë, Salianji tha se një pjesë e PD bashkëpunon me Niko Peleshin, që e cilësoi si pronarin e qytetit, se janë të lidhur me emërimet në bashki dhe institucione të tjera vendore.

Pjesë nga biseda

Ylli Rakipi: Thonë se takimet e tuaja i shërbejnë Edi Ramës sidomos në këto kohë të vështira?

Ervin Salianji: Kush e ka këtë të ma thotë nga drejtuesit e partisë, se e stopoj unë dhe e rrëzoj qeverinë. Kemi 13 vjet që presim, do ta rrëzojë sot, do ta rrëzojë nesër. Ata njerëz që vijnë në ato salla janë ata që i shërbejnë PD-së.

Po si i shërbej unë, kur në treçerekun e fjalimit përmend Ramën? Ata nuk e përmendin Niko Peleshin që kanë disa shokë se i kanë futur në parti. Kanë njerëzit që i kanë futur në punë aty nëpër bashki dhe institucionet e qeverisë. Pse s’e përmendin Niko Peleshin? E dini ju që Niko Peleshi është thuajse pronari i qytetit, që emëron nga ka kapur një pjesë të PD, një klub shokësh. 4 personat që drejtojnë në një institucion të qytetit kanë qenë pronarë në një dyqan. Si ka mundësi që çdo skandal del dhe shumëfishohet. Cili është shqetësimi që po mblidhen njerëz për PD-në.

Andi Tela: Këtë energjinë e sallave, përballë lidershpirt të PD do t’i kundërvishesh me votë, Ke një plan?

Ervin Salianji: Pse do ta them në publik unë planin. Po pse kundër PD dhe jo pro. PD ti e lidh me individ? Kundër lidershipit të PD që e ka marrë peng.

Andi Tela: Do të përballesh vetëm nëpër salla?

Ervin Salianji: Të matemi me njerëzit, me votë. Unë po takoj njerëzit. E di cili është problemi kryesor në këte debat publik. PD të kishte problem funksionarë që takojnë njerëz, kanë problem pse unë mbledh njerëz dhe shajnë qeverinë. Po takoj njerëz.

© BalkanWeb

E dhimbshme! Ndahet nga jeta motra e këngëtarit të dashur shqiptar, ishte kaq e vogël!

Këngëtari i njohur, Marsel Selita, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka humbur motrën në moshë të re, një lajm i trishtë që e ka ndarë me ndjekësit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Me disa fjalë prekëse, Marseli ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të motres, shkruan “Kosovarja”.

Marsel Selita është një nga emrat e njohur të muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar për interpretimin skenë. Gjatë karrierës së tij, ai ka pasur bashkëpunime të suksesshme me artistë të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Aurela Gaçe dhe i ndjeri Dr. Flori, projekte që janë pritur shumë mirë nga publiku.

Në këto momente të vështira, bota e artit dhe publiku i gjerë i shprehin ngushëllimet më të sinqerta këngëtarit dhe familjes së tij, duke iu qëndruar pranë në dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Ρamje tron,ditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hi dhen në erë (Video)

Një video tronditëse ka kapur momentin kur dy të rinj hidhen në ajër pas një shpërthimi të fuqishëm, pasi luanin me një çakmak pranë një fuçie metalik nafte.

Ngjarja ka ndodhur më 7 janar në qytetin Recife, në shtetin brazilian të Pernambuco-s, dhe është regjistruar nga një kamerë sigurie. Pamjet tregojnë një nga burrat duke qëndruar përballë një bidoni metalik, ndërsa tjetri është ulur mbi një bidon tjetër pranë tij.

Dyshohet se brenda bidonëve kishte mbetur avull ose mbetje të ndezshme. Njëri prej tyre përpiqet të ndezë me çakmak një bidon të hapur, por flaka ndizet vetëm lehtë dhe pa pasoja, duke e lënë të pakënaqur.

Më pas, shoku i tij godet me çekiç një bidon të mbyllur, duke hapur një vrimë të vogël në pjesën e sipërme. Në atë moment, burri me çakmak përpiqet ta ndezë edhe atë bidon – veprim që rezulton fatal.

Sapo flaka prek bidonin e mbyllur, ai shpërthen me forcë, duke u ngritur në ajër dhe duke hedhur të dy burrat disa metra larg. Njëri prej tyre përplaset mbi bidonin ku kishte qenë ulur më parë, duke goditur kokën në metal.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të tyre, ndërsa videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shërbyer si një paralajmërim i fortë për rreziqet e lojërave me materiale të ndezshme./Top Channel

Kliko këtu për videon

Thyhet Rrjeti/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, ja çfarë do të ndodhë sonte në BBVIP

Dy nga figurat më të rëndësishme të televizionit shqiptar, të cilët përfaqësojnë dy logot më të mëdha rivale mediatike, Top Channel dhe TV Klan, janë bërë bashkë në një takim që ka “thyer” rrjetin mbrëmjen e sotme.

Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu kanë publikuar disa foto të përbashkëta, ku shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë mjaft miqësore krah njëri-tjetrit.

Por, ajo që ka ndezur kuriozitetin e publikut është njoftimi zyrtar që shoqëron këto pamje.

Përmes një fotoje bardh e zi, ku Ledioni shfaqet duke qeshur, Alketa ka zbuluar se sonte do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”.

“Nesër Big Sister viziton Vëllain e Madh,” shkruhet në diçiturën e fotos, duke konfirmuar kështu një kryqëzim historik mes dy formateve dhe ekraneve.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i Alketës në Prime-n e sotëm dhe çfarë surprize kanë rezervuar dy moderatorët për publikun.

“Po me lirinë çfarë do bëhet”, aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë…

Aktori Mehdi Malkaj është shprehur se shqiptarët nuk dalin në protesta sepse kanë frikë nga ajo çfarë mund të ndodhi pas saj.

I ftuar sot në ‘Top Story’, ai është shprehur se edhe kur i ka ftuar njerëzit ti bashkohen në protesta, siç ishte ajo për teatrin, njerëzit kanë refuzuar duke u shprehur se ata nuk kanë punë ti bashkohen.

Malkaj: Këtu ka një fjali të vogël me emër mbiemër dhe ndonjë mbushje, po nuk u vra kjo nuk bëhet gjë. C’më duhet mua, unë i kam thënë në protestën e teatrit, po ik ore c’më duhet mua sipas frikës së tyre. Mos të gënjejmë, është frikë, këtu lozet për bukën e gojës, baballarët thonë obobo. Ishte Enver Hoxha që kishte nenin 55 që thoshte mua mos më shaj se të burgos dhe të vras, ky thotë fol sa të duash por të nesërmen e ke të gjithë fisin të pushuar nga puna.

Salaj: Nuk ka një përgjigje. Ka edhe mungesë të theksuar besimi. Unë kam dalë në shumë protesta. Kam qenë në protestën për djalin në Pogradec, për armët kimike, në protestë për teatrin, nuk kam pasur turp që të dalë në protestë. Nuk kam pasur frikë sepse unë mendojë se realisht çfarë do më bëjnë, nëse ma do shpirti e marrë parasysh, deri tani nuk më ka kërcënuar njeri pe dola, por kam sfiduar. Unë dalë në protestë kur jam i bindur që duhet të dalë, më protesta qytetare, me studentët por jo ato politike

Malkaj: Po për lirinë çfarë bëhet, pa liri a mund të ketë jetë. Unë eci gjithmonë në këmbë, tani vjen ai me biçikletë dhe thotë mos dil në protestë por unë nuk e njoh atë, del pa fytyrë./Top Channel

NDODH DHE KJO! Britaniku blen tankun për 45 mijë euro, brenda gjen ar në vlerë mbi 2.5 milionë euro

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në vitin 2017, entuziasti i tankeve Nick Mead bleu një tank rus T54/69 për 45,000 euro me qëllim që ta restauronte dhe ta shtonte në koleksionin e tij prej 150 automjetesh ushtarake.

Së bashku me mekanikun Todd Chamberlain, dyshja filmoi veten duke hapur një rezervuar nafte në rast se kishte municione që duheshin asgjësuar.

Në vend të kësaj, ajo që gjetën ishin shufra ari me peshë deri në 5 kg secila, me një llogaritje të shpejtë nga Todd që sugjeronte se sendet mund të vlenin rreth 2.5 milionë euro.

Sapo zbuluan se çfarë kishin gjetur, Todd i tha ‘The Sun’ se instinkti i tyre i parë ishte të telefononin policinë. Autoritetet më pas morën arin dhe u dhanë burrave një faturë.

“Nuk dinim çfarë të bënim. Nuk mund të çosh saktësisht pesë shufra ari në Cash Converters pa u bërë pyetje, kështu që thirrëm policinë”, tha ai.

Ndërkohë, Nick, i cili vazhdon të drejtojë Tanks-a-lot, një shërbim që u lejon njerëzve të ngasin automjete të blinduara, tha se tanku rus kishte qenë pjesë e një marrëveshjeje.

Kjo marrëveshje përfshinte stërvitjen e Nick në një kamion ushtarak dhe një top Abbot për tankun, pasi e pa atë në një reklamë në eBay.

Sa i përket mënyrës se si arriti ari atje, teoria e dyshes është se ai u plaçkit nga ushtarët irakianë në Kuvajt gjatë Luftës së Gjirit në vitet e 90-ta, përpara se tanku të kapej dhe të transferohej në Britani.

Lidhur me atë që kishin bërë të dyshuarit për grabitje, Nick sugjeroi se ata duhet të kenë hapur një vrimë në një rezervuar karburanti dhe të kenë futur plaçkën e tyre atje. “Edhe nëse nuk marr asnjë nga ari mbrapsht, do t’i kem ende tanket e mia të bukura”, shtoi Nick.

Kjo nuk do të ishte hera e fundit që Nick do të gjendej në lajme për shfrytëzimet e tij me automjete ushtarake.

Disa muaj pasi filloi lufta e Rusisë me Ukrainën, ai i dhuroi disa nga automjetet e tij Ukrainës, duke përfshirë një automjet me gjashtë rrota Pinzgauer Vector, 35 transportues të blinduar Spartan dhe 25 Land Rover të blinduar. Në vitin 2023, Metro raportoi se Nick pretendonte se kishte dërguar mbi 100 automjete në Ukrainë. Nick është një nga qindra individë që dhuruan ose dorëzuan automjete në vend vitet e fundit.
Burimi:The Sun

U plagosën në atentat në Greqi në restorantin e tyre, kush janë shqiptarët babë e bir që u sulmuan dhe detajet e ngjarjes! Autori i qëlloi dhe…

Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shqiptarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (12 janar), në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70”, në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç (foto poshtë) dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70-vjeçar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Dy të plagosuri janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.