Dron për Selinën në BBVA: Mesazhi misterioz i ndryshon menjëherë humorin (Video)

Një moment i papritur ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selina ka marrë një surprizë nga jashtë që i ka ndryshuar menjëherë gjendjen emocionale.

Një dron është shfaqur mbi shtëpi, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, ndërsa mesazhi i tij ishte i dedikuar pikërisht për Selinën.

Në banderolën e dronit shkruhej:

“Të gjithë jashtë me ty drejt fitores Selin – The Queen Selin, Go Family”

Ky mesazh duket se e ka emocionuar dhe motivuar shumë Selinën, e cila kohët e fundit ishte shfaqur më e tërhequr pas largimit të Gimbos.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij droni, por fansat kanë nisur menjëherë të aludojnë se mund të jetë një mbështetje e fortë nga jashtë, ndoshta nga familjarët apo ndjekësit e saj.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjet, ndërsa ky moment ka rikthyer energjinë dhe buzëqeshjen tek Selina në një moment të rëndësishëm të lojës.

VIDEO

Mediat serbe raportojnë për arrestimin e katër shqiptarëve në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”

Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë.

Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., sot kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një veturë të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke ngarë në një autostradë përmes Serbisë, duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.

Urgjente! SPAK merr dritën jeshile për aksionin e madh! “Dridhet” Belinda dhe shokët e saj! Ja çfarë pritet

Vendimi i fundit i GJKKO për t’i hapur rrugë SPAK-ut në analizimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku ishte tema në Studio24.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, e cilësoi këtë zhvillim si pozitiv për ecurinë e hetimeve.

“Është një lajm i mirë për prokurorët. SPAK ka vënë në lojë reputacionin e tij dhe ky vendim i jep një tjetër ritëm çështjes,” u shpreh ai.

Sipas Kasos, rëndësia e vendimit qëndron edhe te fakti se bëhet fjalë për materiale të sekuestruara që prej fundit të vitit të kaluar, të cilat mund të përmbajnë prova të rëndësishme për hetimin.

Ai theksoi se vonesat në procedurë lidhen me kompleksitetin e çështjes dhe numrin e madh të personave të përfshirë.

“Në hetime të tilla, me shumë persona, ka pengesa procedurale. Çdo individ të cilit i është sekuestruar pajisja duhet të dëgjohet në gjykatë. Kjo ka sjellë zvarritje të procesit,” deklaroi deputeti.

Duke iu referuar përmbajtjes së mundshme të komunikimeve që mund të dalin nga pajisjet, Kaso paralajmëroi zhvillime të tjera me impakt publik.

“Nëse komunikimet rezultojnë të ngjashme me ato mes Ballukut dhe Evis Berberi, mund të dalin në dritë të tjera çështje surprizuese, të cilat do të bëhen publike,” u shpreh ai.

Dalin detajet e sondazhit ne Big Brother, nuk do e besoni se kush kryeson!

Nominimi i kësaj jave në “Big Brother VIP 5”, i cili ka vendosur përballë njëri-tjetrit Mateon dhe Stenaldon, po rezulton një garë mjaft e fortë dhe e paparashikueshme.

Të dy banorët rrezikojnë eliminimin, por mbështetja e publikut duket se është e ndarë në mënyrë thuajse të barabartë.

Në një sondazh të zhvilluar nga ne së fundmi në InstaStory përgjatë 24 orëve, janë mbledhur mbi 12 mijë vota nga ndjekësit.

Rezultatet vizuale tregojnë një diferencë minimale: Mateo kryeson me një avantazh të lehtë prej 52% të votave, ndërsa Stenaldo e ndjek nga afër me 48%.

Kjo përballje e ngushtë në shifra tregon një situatë interesante, veçanërisht duke marrë parasysh mbështetjen që Mateo gëzon rëndom jashtë shtëpisë, ndikuar fort nga dinamikat dhe lidhja e tij me Brikenën.

Megjithatë, diferenca e vogël në përqindje e bën këtë një nga televotimet më të paqarta të këtij edicioni.

Kujtojmë se dyshja përfundoi në këtë nominim “kokë më kokë” pas zgjedhjes së Rogertit, i cili në cilësinë e liderit të javës, pati fuqinë t’i dërgonte ata drejtpërdrejt në rrezik për të lënë shtëpinë.

Mbetet për t’u parë cili do të jetë vendimi përfundimtar i publikut në spektaklin e radhës.

“Nëse kualifikohemi në Botëror, Brajan Gruda do luajë me ne”, drejtori shqiptar jep LAJMIN E MADH

Drejtori për Rini, Sport dhe Kulturë në Komunën e Fushë Kosovës (Kosovë) Ylber Kelmendi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV.

Ai ka dhënë làjmin eskluziv se lojtari me tipare ofensive Brajan Gruda, do të “braktis” Gjermaninë për Kosovën, vetëm nëse këta të fundit ia dalin të kualifikohen në Botëror. Ja deklarata e plotë nga Kelmendi:

“Kosva ka qenë në kontakte dhe vazhdon të jetë me sulmuesin e Premier League Brajan Gruda, i cili gjatë merkatos së janarit është huazuar te Lepzig në Bundesligën gjermane.

Edhe Shqipëria ka bërë përpjekje për 21-vjeçarin. Nëse Kosova kualifikohet për Botëror, ai do bashkohet me Dardanët.

Për Grudën, pjesëmarrja në një Kupë Bote do të ishte diçka e madhe në planin individual. Ai është super futbollist, ka cilësi të jashtëzakonshme. Të jemi realist, Gjermania nuk është e interesuar për të”.

Ushtarja amerikane dhe mbështetësja e Donald Trump po “çmend” meshkujt dhe jo vetëm, ja e vërteta që me siguri nuk e dini!

Jessica Foster është një influencuese shumë e ndjekur në Instagram që paraqitet si ushtaràke e ushtrisë amerikane dhe fanse e madh e presidentit amerikan, Donald Trump, por në të vërtetë nuk është person real, ajo është një model i krijuar nga inteligjenca artificiale.

Peshkaqenët rezultojnë me kokainë, qetësues dhimbjesh dhe kafeinë në gjak, studimi i fundit ngre ALARMIN!
Jessica krijoi llogarinë e saj në Instagram në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe brenda pak kohësh arriti mbi 1 milion ndjekës. Ajo ndan foto si “ushtarake amerikane” me Trump dhe figura të famshme të tjerë, si futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke krijuar përshtypjen e një jete madhështore dhe plot takime me personalitete.

Megjithatë, kur kërkohet jashtë Instagramit për informacion mbi të, nuk gjendet asgjë tjetër, nuk ka asnjë informacion real për jetën e saj. Ajo nuk është person real, por një avatar i krijuar nga AI për një audiencë të caktuar. Në llogarinë e saj, Jessica shpërndan përmbajtje relativisht të qetë dhe të fokusuar në jetën ushtarake dhe takimet “me të famshëm”, por në bio ajo përmend edhe një link drejt një faqeje OnlyFans, ku ndjekësit paguajnë për përmbajtje më provokuese dhe mesazhe personale.

Hygerta flet hapur për “Big Brother VIP”: Zbulon se u pagua për të qenë pjesë e formatit

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Hygerta Sako, ka foIur së fundmi në mënyrë të hapur rreth motiveve që e shtynë të bëhej pjesë e një prej reality show-ve më të ndjekura në Kosovë.

E ftuar në podcastin “iMedia Creative”, ajo ndau me publikun disa nga arsyet kryesore që ndikuan në vendimin e saj, duke zbuluar për herë të parë edhe aspektin financiar të kësaj eksperience.

Gjatë intervistës, Hygerta u përball me pyetje të drejtpërdrejta lidhur me atë se çfarë e motivoi të hynte në një format të tillë dhe nëse bëhej fjalë vetëm për famë apo për diçka më shumë.

Ajo u shpreh sinqerisht se, përtej interesit për audiencën dhe eksperiencën unike që ofron një program i tillë, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe marrëveshja ekonomike me produksionin.

Si një grua me përgjegjësi të mëdha familjare dhe profesionale, Hygerta theksoi se vendimi për t’u izoluar për 102 ditë nuk ishte aspak i lehtë. Ajo sqaroi se një angazhim kaq i gjatë kërkon sakrifica të konsiderueshme, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Për këtë arsye, sipas saj, një kompensim financiar është i domosdoshëm për të justifikuar një shkëputje kaq të madhe nga jeta e përditshme.

Në deklaratën e saj, ajo pranoi se oferta ishte mjaft joshëse dhe se nuk mund të linte pas gjithçka vetëm për hir të vëmendjes publike. Ajo theksoi se audienca mbetet një ndër arsyet kryesore për pjesëmarrje në një format të tillë, por jo e vetmja. Sipas saj, duhet të ekzistojë një balancë mes përfitimeve profesionale, ekspozimit mediatik dhe stabilitetit ekonomik.

Ky rrëfim i sinqertë i Hygertës hedh dritë mbi një aspekt që shpesh mbetet në hije në diskutimet publike rreth reality show-ve. Edhe pse përflitet shpesh për pagesat e personazheve të njohur në “Big Brother VIP”, rrallëherë vetë protagonistët flasin kaq hapur për këtë temë. Deklarata e saj sjell një perspektivë më realiste mbi këtë industri, duke treguar se pas ekranit dhe spektaklit fshihen vendime të menduara mirë dhe interesa konkrete.

Lidhur me këtë aspekt, ajo u shpreh:

“Oferta ishte joshëse. Tani duhet ta pranoj këtë gjë. 102 ditë nuk janë pak. Duke qenë se jam në punë, jam kryefamiljare nuk mund të iki dhe të them mirupafshin çdo gjëje thjesht për t’u futur në një format të këtij lloji apo thjesht për audiencë. Sigurisht që ka një kosto ekonomike edhe kjo gjë. Audienca ka qenë arsyeja madhore.”

Vendet që nuk duan t’ia “dinë” për mungesën e naftës: Zotërojnë mbi 1.2 miliardë fuçi naftë në rezerva publike

Përballë krizës së shkaktuar nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, 32 vendet anëtare të International Energy Agency kanë rënë dakord të Iirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike, ndërhyrja më e madhe e koordinuar në histori për të stabilizuar tregjet globale të energjisë.

Rezervat strategjike të naftës janë depo emergjente që mbahen nga qeveritë për t’u përdorur në raste krizash, si luftëra apo ndërprerje të furnizimit. Sipas IEA-s, vendet anëtare kanë mbi 1.2 miliardë fuçi naftë në rezerva publike, si dhe rreth 600 milionë fuçi të tjera që mbahen nga industria private, por që mund të vihen në dispozicion në raste emergjente, shkruan Aljazeera. 

Cilat vende kanë rezervat më të mëdha?

Kina

Kina konsiderohet si vendi me rezervat më të mëdha strategjike në botë. Edhe pse nuk publikon të dhëna zyrtare, vlerësohet se rezervat e saj kalojnë 1.1 miliardë fuçi. Ato janë të vendosura kryesisht në zonat bregdetare lindore dhe jugore, si Shandong, Zhejiang dhe Hainan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA zotëron rreth 415 milionë fuçi naftë në rezervat strategjike. Këto depo menaxhohen nga Departamenti i Energjisë dhe mund të mbulojnë rreth 200 ditë importe neto. Uashingtoni ka nisur tashmë lirimin e një pjese të këtyre rezervave për të përballuar krizën.

Japonia

Japonia ka rreth 470 milionë fuçi naftë në rezerva emergjente, të mjaftueshme për më shumë se 250 ditë konsum të brendshëm. Edhe Tokio ka filluar të përdorë rezervat për të përballuar mungesat në treg.

Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar disponon rreth 68 milionë fuçi naftë (bruto dhe produkte të rafinuara), të cilat mund të mbulojnë rreth 90 ditë konsum. Ajo është pjesë e planit të përbashkët të IEA-s për lirimin e rezervave.

Vendet e Bashkimi Evropian

Shtetet kryesore të BE-së mbajnë gjithashtu rezerva të konsiderueshme:

Gjermania – rreth 177 milionë fuçi

Franca – rreth 120 milionë fuçi

Spanja – rreth 150 milionë fuçi

Italia – rreth 76 milionë fuçi

Vjehrra i nxjerr te ραΙarat n.υses: MbγIIi b. υrrin dhe fëmijët dhe ikυ në h¤ teI me tjetrin

E ftuar në emisionin në , ka qenë B. S, 60 vjeç e cila jeton në një fshat të Urës Vajgurore.

Burbuqe jeton me bashkëshortin, djalin e saj të vetëm dhe tre fëmijët e tij në një shtëpi të vjetër me kushte të vështira.

Djàl është 34 vjeç, para11 vitesh, ai u martua me mblesëri me një vajzë me të cilën sollën në jetë 3 fëmijë, përkatësisht një vajzë 10 vjeç,

e cila është në shkollë dhe dy djem binjakë secili 6 vjeç e gjysmë. Nusja e Burbuqes, sipas saj, vazhdimisht ka qenë e papërgj egjshme.

Nuk kujdesej për fëmijët dhe kishin shpesh de bate dhe she rre në shtëpi.

Madje, nusja është larguar disa herë nga shtëpia, deri herën e fundit që u largua para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.

“Të q|fsha m○trën!” DALIN PAMJET e Myrto Uzunit, momenti kur sulmuesi i Kombëtares “shpërthen” ndaj portierit (Video)

Në orët e para të mëngjesit, Austin FC barazoi në shtëpi 0-0 përballë Los Angeles FC. Pikërisht me ekipin e Austin, u bë protagonist suImuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Ky i fundit nuk ia doli të shënonte, por iu afrua shumë golit. Në minutën e 94-t të sfidës, sulmuesi beratas lëshoi një “predhë” nga jashtë zone, por topi i goditur prej tij, u ndal nga legjenda franceze Hugo Lloris.

Kjo mjaftoi që të nervozonte sulmuesin shqiptar. Më pas, ky i fundit lëshoi gojën dhe kamera e kap në momentin e sharjes së bërë nga ai. “Të q*fsha motrën”, shihet të thotë Uzuni.

Kujtojmë se 30-vjeçari është pjesë e listës së Kombëtares shqiptare, prë ndeshjen e “play-off” ndaj Polonisë në Varshavë, sfidë që do të luhet më 26 mars në Varshavë, prej orës 20:45.

VIDEO