Foto me kanabis mbi 1 milion sterlina, dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli /EMRAT

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me një total prej tetë vitesh e gjashtë muaj burg në Angli, pasi u kapën duke kultivuar kanabis me vlerë rreth 1 milion sterlina në një ambient industrial në veriperëndim të vendit.

Indrid Hysembelli (26 vjeç), Xhoi Kasaj (30 vjeç) dhe Romeo Toska (26 vjeç) u arrestuan gjatë një operacioni policor në qershor të vitit të kaIuar, në një njësi industriale në Oldham. Ata u gjetën të fshehur në papafingo të godinës, e cila ishte kthyer në një fermë të mirëorganizuar kanabisi.

Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan plot 889 bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur prej 986,800 sterlinash. Hetimet zbuluan gjithashtu fotografi të të arrestuarve duke pozuar pranë sasisë së drogës, çka shërbeu si provë shtesë kundër tyre.

Tre shqiptarët u shpallën fajtorë për prodhim të drogës së Klasit B në Gjykatën e Kurorës në Minshull Street. Gjykata vendosi dënime të ndara për secilin: Hysembelli u dënua me 3 vjet e 7 muaj burg, Toska me 2 vjet e 8 muaj dhe Kasaj me 2 vjet e 3 muaj.

Sipas Policisë së Mançesterit të Madh, operacioni ishte i një shkalle të lartë organizimi dhe përbënte rrezik serioz për komunitetin. Autoritetet theksuan se trafikimi dhe prodhimi i drogës lidhen shpesh me aktivitete të dhunshme dhe shfrytëzim të personave vulnerabël.

Gjatë bastisjes, policia konstatoi se ndërtesa ishte e fortifikuar dhe hyrja u realizua me pajisje speciale. Një inspektim teknik zbuloi se energjia elektrike ishte marrë në mënyrë të paligjshme, duke u lidhur direkt me rrjetin kryesor në disa pika.

Brenda ambienteve u gjet edhe një zonë e improvizuar jetese me kushte tepër të këqija, e pajisur me krevate marinari, sobë, frigorifer dhe një televizor që transmetonte pamje nga kamerat e sigurisë jashtë ndërtesës.

Zyrtare/ Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësore me Izraelin në ‘Air Albania Stadium’

Teksa pritet se çfarë do të ndodhë me pankinën e Kombëtares shqiptare, mësohen ndeshjet miqësore që ajo do të luajë në muajin qershor.

Federata Shqiptare e FutboIIit konfirmon se skuadra jonë përfaqësuese në 3 qershor do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Izraelin në atë që do të jetë testi i parë i muajit.

Kjo përballje do të luhet në ‘Air Albania Stadium’ në orën 20:00 dhe do të jetë përballja e 7 në historinë e këtyre dy përfaqësueseve.

Ajo e 3 qershorit do të jetë sfida e parë miqësore mes kombëtares sonë dhe Izraelit, pasi 6 ndeshjet e mëparshme kanë qenë zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Evropianëve apo Botërorëve.

Bilanci i këtyre 6 ndeshjeve flet për 2 fitore të skuadrës sonë kombëtare dhe 4 të asaj izraelite

Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore, atë ndaj Luksemburgut, edhe kjo do të luhet në Air Albania Stadium’./Top Channel

Jo vetëm Kanye West koncert në Tiranë? Artisti publikon FOTO me flamurin shqiptar, bashkë me të dhe Drake

Ditën e sotme u dha lajmi se reperi i njohur amerikan, Kanye West do të vijë me një koncert në Tiranë, më 11 korrik.

Kjo u konfirmua dhe nga vetë artisti, i cili ka publikuar një foto me mbishrimin Tiranë, 11 korrik, por ama vëmendje ka tërhequr përmbajtja e fotos.Krah West, shfaqet dhe Drake, i cili i jep artistit një xhaketë tipike që ai e përdor, e cila është e kuqe me shqiponjën dy krenare. Nuk dihet nëse kjo tregon që koncertit të 11 korrikut do i bashkohet dhe Drake dhe priten konfirmime.

Koncerti po shihet si një ngjarje me ìmpakt të madh jo vetëm për fansat e artistit, por edhe për skenën kulturore dhe turistike të Shqipërisë. Pritet që ky event të tërheqë mijëra ndjekës nga vendi dhe rajoni, duke e kthyer Tiranën në një pikë referimi të rëndësishme për evente ndërkombëtare gjatë sezonit veror.Ky event, nëse realizohet siç është njoftuar, do të shënojë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë në hartën e koncerteve botërore, duke forcuar imazhin e vendit si destinacion për artistë të mëdhenj ndërkombëtarë dhe ngjarje të përmasave globale.

https://www.instagram.com/jesusisking/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c1eb20bc-a356-4548-b5d0-142e08146d94

“Nuk e kam shijuar mëmësinë si çdo grua tjetër”, heImoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

Në burgun e Pojskës të destinuar për gratë, mbase lufta e brendshme psikologjike është shumë më e fortë se në çdo institucion të vuajtjes së dënimit.

Kjo shpjegon edhe letrat e ndjera, letrat e pazakonta të mbërritura në redaksinë e Inside Story.

‘Jam dënuar me 32 vite dhe kam bërë gati 10 vite deri tani. Dënimi më është dhënë në moshën 19-vjeçare (në kufi të moshës minorene), kam një vajzë që është po aq vjeç sa unë jam këtu. Nuk e kam shijuar mëmësinë si çdo grua tjetër’.

Kjo është historia e Marjana Çmetës…

Një martesë e nisur pa formalizim ligjor, por me një bashkëjetesë të plotë brenda një familjeje, në të njëjtën banesë me prindërit e bashkëshortit, në Kamëz.

“Të dyja gratë, edhe nusja edhe vjehrra nuk kishin marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën. Ku kërkesa e llogarisë, në përditshmërinë e tyre, jo pastërtia, jo punët e shtëpisë kishte krijuar një marrëdhënie shumë të acaruar”, u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Një realitet i zakonshëm për shumë familje, ku bashkëjetesa sjell edhe përplasje, edhe tensione, edhe marrëdhënie që nuk funksionojnë.

Në këtë rast, marrëdhënia që nuk funksiononte ishte ajo mes nuses dhe vjehrrës.

Sipas dosjes, raporti mes Marjana Cmetës dhe vjehrrës së saj, Lirije Lamit ishte i keq… i mbushur me mosmarrëveshje të vazhdueshme që nuk gjenin zgjidhje… por vetëm shtyheshin nga dita në ditë.

Derisa më 30 prill 2017 konflikti kalon në krim…

“E pandehura ka hedhur fotoksinë në një gotë me lëng dhe ia ka dhënë vjehrrës për ta pirë, duke i thënë se me pirjen e saj do largohej e keqja”, tha Marjana Cmeta.

Një veprim që nuk ndodh në impuls, por kërkon mendim, kërkon vendim, kërkon një hap të vetëdijshëm drejt eliminimit. Pas konsumimit të lëngut, gjendja e viktimës përkeqësohet, por nuk përfundon aty. Sipas hetimit, mendimi për finalizimin e një krimi të rëndë nuk mbaron aty…

“Pas pirjes së lëngut, gjendja shëndetësore e Lirijes u përkeqësua. Meqenëse Lirija vazhdonte të ishte gjallë, Marjana i pengoi frymëmarrjen me duar, duke e mbytur atë”.

Një akt i dyfishtë… fillimisht helmim… më pas mbytje… Për hetuesit, tregon qartësinë e qëllimit të paramenduar me kohë për të përfunduar krimin. Pra, nuk ishte një vendim momenti si pasojë e tronditjes psikologjike…

“Historia u raportua si vetëvrasje, por rezultoi se ajo jo vetëm i kishte servirur helm, i kishte thënë se helmi, pija ishte me formulë sesi të dyja të qetësoheshin që të kishin një marrëdhënie të mirë, dhe më pas teksa viktima po përpëlitej, ajo më pas edhe e mbyti. Mbaj mend në atë kohë që autorja kishte një beb të vogël që sapo e kishte lindur”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

“Shumë gra që kryejnë krime të rënda kanë mungesë të ndjenjës së empatisë, ose e kanë atë në doza shumë të ulëta. Zhvillojnë trajta të personalitetit antisocial dhe ky i fundit i bën ato më të prirura për të përdorur substanca, për të shkelur norma shoqërore e për të shkelur ligje”, u shpreh psikologia Almeida Xhaferri.

Por çfarë e bën këtë histori edhe më të rëndë është ajo që ndodh menjëherë pas krimit. Sepse Marjana Cmeta nuk largohet, nuk arratiset, nuk përpiqet të zhdukë gjurmët…

Ajo shkon dhe rrëfen te një imam në një xhami në Tiranë, ku përshkruan gjithçka që kishte bërë.

Pas ngjarjes, Marjana Çmeta u paraqit te Hysen Shehu, imam i Xhamisë së Çollakëve, ndodhur te Qyteti Studenti, Njësia Bashkiake nr. 2, dhe i tregoi atij për veprimet e kryera prej saj.

Rrëfimin e Marjanës, Hyseni e regjistroi në një video, të cilën e panë Agim Lami dhe kushëriri i tij Arben Saliu.

Pavarësisht njoftimeve të marra, Hyseni, Agimi dhe Arbeni nuk kallëzuan në organet kompetente krimin e rrëfyer si të kryer.

Rrëfimi i Marjanës u regjistrua në video. Më pas shihet edhe nga familjarë të tjerë. Por, pavarësisht këtij rrëfimi, krimi nuk kallëzohet menjëherë. Një tjetër hallkë heshtjeje, një tjetër moment ku e vërteta qëndron pezull pa u përballur menjëherë me drejtësinë.

Deri në ndërhyrjen e organeve hetimore… që e çojnë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda. Hetimi pasoi me arrestimin e shpejtë të saj, momente në të cilat ajo ushqente fëmijën në gji.

Muajt e parë pas lindjes e kam ushqyer në burg ditë për ditë. Imagjinoni vetë gjendjen time emocionale; gati adoleshente, me fëmijë të sapolindur dhe në burg. Jam përpjekur të bëhem e fortë për vajzën time edhe pse brenda jam e rrënuar dhe gati e pashpresë.

“Për gratë të cilat i rrisin fëmijët në burg pas krimeve, se ato ndryshe nga burrat që vrasin në familje vuajnë një vendim të dyfishtë. Dhe ky nuk është vendimi i gjykatës që i dënon, por edhe vendimi i familjarëve të tyre, të cilët nuk lejojnë që fëmijët e tyre t’i takojnë. Vazhdimisht kam vërejtur lutjet dhe apelet e këtyre grave, për të ditur se ku i kanë fëmijët”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

“Brenda institucionit të burgut gratë e vuajnë shumë mungesën e fëmijëve dhe një pikë tjetër që duhet rregulluar në sistemin penitenciar është që të shtohen takimet me fëmijët”, u shpreh ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj./InsideStory

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 2 Maj 2026

DASHI

Keni një shtysë të fortë për të ndryshuar diçka. Në punë, mund të nisni një udhëtim të ri ose të ndryshoni një situatë që nuk ju bind më. Në dashuri, megjithatë, përpiquni të mos jeni shumë impulsivë: duhet të dëgjoni gjithashtu. E kuptoni që nuk mund të humbisni më energji. Në punë, zgjidhni më me kujdes se ku të investoni kohë dhe burime, duke shmangur konfliktet e panevojshme. Kjo qartësi ju bën më efektivë. Në dashuri, megjithatë, ndjeni nevojën për autenticitet: diskutimi i sinqertë është më i mirë se qetësia sipërfaqësore.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 2 maj 2026), një ditë që ju fton të lëvizni dhe të shkëputeni nga një rutinë që po fillon të ndihet shumë e ngushtë. Një zhvillim interesant po vjen në punë. Në dashuri, dëshira për emocione më të gjalla po rritet.

BINJAKËT

Jeni i shkëlqyer dhe i shpejtë. Në punë, gjen zgjidhje krijuese që mund të të sjellin dobi. Megjithatë, në dashuri ke nevojë për më shumë qëndrueshmëri: mos e ndërro mendjen shumë shpesh.

GAFORRJA

Është një ditë e pasur emocionalisht, por më e qëndrueshme. Në punë, jeni në gjendje të ruani ekuilibrin. Në dashuri, megjithatë, është koha për të ndërtuar diçka më të fortë përmes dialogut. Mendja juaj është më e rregullt dhe kjo ju ndihmon shumë. Jeni në gjendje të dalloni atë që është e rëndësishme nga ajo që është thjesht një shpërqendrim. Në punë, do të bëni një zgjedhje të dobishme. Në dashuri, megjithatë, kini kujdes: dikush dëshiron qartësi dhe sot nuk mund ta shtyni më.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 2 maj 2026), ju keni energji dhe vetëbesim. Në punë, mund të dalloheni pa përpjekje të tepërta. Në dashuri, kini kujdes me krenarinë tuaj: dëgjimi i të tjerëve është thelbësor. Është një ditë shumë intensive dhe e qartë. Kuptimi juaj ju lejon të parashikoni lëvizjet e të tjerëve. Ky është një avantazh në punë. Në dashuri, jeni më selektivë: dëshironi diçka të vërtetë dhe të thellë.

VIRGJËRESHA

Një ditë e mbarë dhe produktive. Në punë, do të kujdeseni për detaje të rëndësishme që bëjnë diferencën. Në dashuri, do të lini vend për spontanitet dhe emocion.

PESHORJA

Ndjeni nevojën për të ribalancuar diçka. Në punë, i trajtoni situatat delikate me inteligjencë. Në dashuri, një sqarim mund të rivendosë qetësinë. Keni një shtysë të fortë për të ndryshuar diçka. Në punë, mund të nisni një rrugë të re ose të ndryshoni një situatë që nuk ju bind më. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë impulsivë: të dëgjuarit është gjithashtu e nevojshme.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 2 maj 2026), është një ditë intensive dhe e thellë. Në punë, keni një avantazh të qartë strategjik. Në dashuri, do të përjetoni emocione të thella që duhen përjetuar me më shumë vetëdije.

SHIGJETARI

Dëshironi lëvizje dhe ndryshim. Perspektiva të reja po hapen në punë. Në dashuri, sinqeriteti dhe qetësia përmirësojnë marrëdhëniet. Kjo ditë ju fton të lëvizni dhe të shkëputeni nga një rutinë që po fillon të duket e tepërt. Një zhvillim interesant vjen në punë. Në dashuri, dëshira për emocione më të gjalla rritet.

BRICJAPI

Konkretësia dhe vendosmëria ju udhëheqin. Në punë, do të bëni përparim të fortë dhe të qëndrueshëm. Në dashuri, do të përjetoni një hapje më të madhe emocionale. Jeni të shkëlqyer dhe të zgjuar. Në punë, gjeni zgjidhje krijuese që mund t’ju sjellin dobi. Megjithatë, në dashuri, keni nevojë për më shumë qëndrueshmëri: mos e ndryshoni mendjen shumë shpesh.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 2 maj 2026), kreativiteti dhe intuita janë parimet tuaja udhëheqëse. Në punë, do të gjeni ide origjinale për të zhvilluar. Në dashuri, keni nevojë për më shumë prani dhe qartësi. Keni energji dhe vetëbesim. Në punë, mund të dalloheni pa e tepruar. Në dashuri, kini kujdes me krenarinë tuaj: dëgjimi i të tjerëve është thelbësor. Një ditë e mirë dhe produktive. Në punë, do të jeni duke zgjidhur detaje të rëndësishme që bëjnë diferencën. Në dashuri, lini vend për spontanitet dhe emocion.

PESHQIT

Ndjeshmëria dhe praktikaliteti bashkohen. Në punë, ndiqni instinktet tuaja me besim. Në dashuri, ëmbëlsia dhe thellësia do ta bëjnë ditën tuaj të veçantë. 

Pse ishte ‘shpërfytyruar’ Ilir Meta? Ekspertja e bio-kozmetikës: Mund të ketë sëmundje

Ditët e fundit janë bërë virale pamjet e ish-presidentit, Ilir Meta, gjatë gjyqit të tij, ku është shfaqet shumë i zverdhur dhe i transformuar.

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Anxhela Panxhi ka zbuluar se çfarë mund t’i ketë ndodhur ish-presidentit.

Ekspertja e bio-kozmetikës u shpreh se ka të bëjë më mungesën e diellit si dhe me anën psikologjike.

“Mungesa e diellit, presioni psikoIogjik… Ka jetuar në kushte që normalisht ai nuk do ishte, është thjesht nga rrethanat. Është mungesa e diellit, është ana paikologjike. Ana psikologjike është numri një, sepse po prezumoj që i kanë dhënë ushqime të mira sepse nuk e di. Megjithatë, kjo pamje jep idenë e një personi që ka qenë në kushte të vështira psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë psikologjike, para se të ketë nevojë për atë fizike. Ndoshta dhe për shkak të moshës mund të ketë edhe sëmundje kronike të cilat mund të jenë intensifikuar”, tha Panxhi.

“Është një reagim normal nga njerëzit që të shikojnë një person që të ketë këtë lloj transformimi në një periudhë të shkurtër, se çfarë mund t’i ketë ndodhur. Sigurisht hamendësimet fillojnë e zënë vend. Edhe empatia, njerëzit do ta shfaqin atë qoftë edhe ndaj një personi që mund të mos e kenë pëlqyer”, u shpreh ekspertja e bio-kozmetikës.

I refuzuan kandidimin, reagon Alesia Balliu: Nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alesia Balliu shprehet se askush nuk po ia pranon kërkesën e saj për të kandiduar për kryetare të PD.

Ajo thotë se Sali Berisha po i shmanget garës dhe se kandidatura e saj po refuzohet hapur. 

Postimi i plotë:

Berishë Frikacaku!

Berishë burrat në veri nuk i shmàngen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë.

Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese.

Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë.

Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme.

Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh, por ti zgjodhe moshën më të keqe.

PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha.

“Nëse SPAK vërteton”/ Deklarata e fortë: Belinda Balluku rrezikon deri në 12 vite bùrg

Avokati Endri Çela është shprehur se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku rrezikon deri në 12 vite burg nëse provohet se ka kryer korrupsion dhe deri në 15 vite, nëse provohet që ka kryer veprën penale të ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’.

Komentet Çela i bëri në një lidhje live, ku tha se SPAK duhet të provojë nëse Balluku ka përfituar para përmes ndikimit të paligjshëm, ose jo.

Më tej Çela tha se nëse Balluku mund të ketë përfituar në mënyrë të paligjshme, jo detyrimisht këto pasuri mund të kenë kaluar në emrin e saj. Sipas Çelës, pasuritë e paligjshme të përfituara nga Balluku mund të kenë kaluar në emër të familjarëve të saj, ose të njerëzve me lidhje të afërta me të.

“Deri tani akuza që ka Balluku është ‘ushtrimi i ndikimit të paligjshëm’. Me veprimet përkatëse të SPAK, kërkohet të provohet fakti që përveçse ti ke ushtruar në mënyrë të paligjshme ndikimin për ta fituar një nga kompanitë përkatëse një tender të caktuar, ke patur edhe përfitim pasuror.

Kjo do të ndryshonte kualifikimin ligjor të veprës penale. Nga ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, nëse vërtetohet që ke përfituar, kalon në korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Pra veprimet janë me këtë qëllim, për të provuar ka apo nuk ka përfitim në raport me veprën penale për të cilën akuzohet Balluku.

Pasuria që mund të jetë përfituar në mënyrë të paligjshme, jo detyrimisht mund të ketë kaluar në emër të Ballukut, por mund të ketë kaluar në emër të personave të tjerë që mund të kenë lidhje me të, që mund të jenë familjarë, ose persona me lidhje të afërta.

Prokuroria mund të zgjasë afatet kur ka arsye të caktuara që nuk lejojnë përfundimin e hetimeve në kohë. Përshembull kur duhet të kryhet një akt-ekpertimi, etj. Në momentin që regjistrohet vepra penale, afatet maksimale të hetimeve janë 3 vite. S’mund të zgjasë më shumë se 3 vite.

Do të varen cilat do të jenë akuzat e SPAK nëse do të provohet kjo. Mund të shkojmë në vepra penale që shkojnë deri në 12 vite burg, nëse flasim për korrupsionin me pasoja të rënda, apo edhe më shumë nëse flasim për pastrim të produkteve të veprës penale. Pastrimi i produkteve të veprës penale në bashkëpunim shkon deri në 15 vite”, tha mes të tjerash Çela.

Kujtojmë se ditën e djeshme, një seri kontrollesh të miratuara nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK-ut, u ushtruan pranë familjarëve dhe personave të afërt me ish zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas burimeve, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar telefona dhe dokumenta të ndryshme. Ndaj Ballukut, nën hetim për tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Tiranës, Prokuroria e Posaçme ka nisur dhe një hetim pasuror. Mësohet gjithashtu se SPAK ka nisur disa letër porosi edhe jashtë vendit.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

“Autorët kanë hapur garazhin pa dijeninë e familjes time”- U shpall në kërkim si i përfshirë në vrasjen e çiftit Mujeci, 40-vjeçari: S’jam kriminel, mua do më shihni të vetëdorëzuar në polici

Besnik Kolndreu, 40 vjeç, një nga personat e shpallur në kërkim si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Lezhë ka hedhur poshtë çdo akuzë dhe pretendim.

Në një reagim për News24, Kolndreu shprehet njëra nga makinat e autorëve u gjet në garazhin e tij, por që janë futur aty pa dijeninë e prindërve të tij, pasi vetë ai bashkë me gruan dhe fëmijët jetojnë dhe punojnë në Mal të Zi.

“Për rrezikun tone shtëpìa ime ndodhej ne vendin e gabuar për ne dhe ne vendin e duhur për ato dhe për fat te keq tonin kemi një garazh te madh dhe mund te kenë menduar se ishte vendi perfekt për to. Ju bej të ditur qe personat e dyshuar kane hapur vete portën kryesore portën e dytë qe na lidh me tokat garazhin si dhe portën e garazhit pa u pare nga prindërit e mi te cilët dikush po flinte dikush po shikonte televizor per fat te keq kam oborrin me ligustra te qethura te cilat jane shume te larta dhe nuk shikohet asgjë”.

Po ashtu ai shprehet se nuk dëshiron që të futet në gjak më asnjë familje.

“Duan te me futin ne gjak me një familje me te cilët kurrë nuk kemi patur problemin me te vogël. Prandaj i lutem shtetit qe çështjen tonë ta shikojnë me imtësi dhe profesionalitet sepse këtu nuk është vetëm shteti dhe burgu ku duan te me futin pa patur asnjë faj por dhe gjaku dhe ne nuk duam te biem ne gjak me askënd pa na pasur borxh dhe pa ju pasur borxh”, shprehet ai.

Kolndreu deklaron se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë dhe paralajmëron se do të paraqitet vetë pranë autoriteteve për të sqaruar situatën.

“Unë kam folur me shefin e madh te policisë Lezhës direkt dhe i kam thëne qe unë do te vij ne këmbe e dore gjallë a vdekur te ti dhe gjithçka do te sqarohet qe te pastroj emrin tim thjesht po pres një Ok nga avokati im qe te me thoje hajde. Pra mua do me shikoni te vete dorëzuar dhe asnjeri mos te thajë e kapem këtu e kapet atje kriminelin sepse nuk jam nje kriminel”.

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei bën deklaratën e fortë kundër SHBA-së

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha sot në një prononcim publik se i vetmi vend i mundshëm për amerikanët në Gjirin Persik “është në fund të ujërave të tij”, raporton televizioni shtetëror.

“Të huajt që, nga mijëra kilometra larg, kryejnë me lakmi mizori brenda Gjirit Persik, por ata, nuk kanë vend aty përveçse në fund të ujërave të tij.”

Udhëheqësi i RevoIucionit Islamik deklaroi se po merr formë një kapitull i ri për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.

Sipas ParsToday, Ajatollah Sejed Moxhtaba Husejni Khamenei, udhëheqës i Revolucionit Islamik, në një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Gjirit Persik, tha sot se pas dy muajsh nga agresioni më i madh i fuqive botërore në rajon dhe dështimi i turpshëm i Amerikës në planet e saj, po formohet një kapitull i ri për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.

Ai tha se Gjiri Persik është një dhuratë e çmuar hyjnore për popujt myslimanë të rajonit, veçanërisht për popullin iranian dhe përveçse një hapësire ujore, është pjesë e identitetit dhe qytetërimit, si dhe një rrugë jetike për ekonominë botërore përmes Ngushticës së Hormuzit dhe Detit të Omanit.

Khamenei tha se ky rajon ka qenë gjithmonë objekt lakmie nga fuqitë e huaja dhe kujtoi historinë e ndërhyrjeve dhe agresioneve të tyre, nga kolonializmi evropian deri te veprimet e fundit të Amerikës.

Ai shtoi se populli iranian ka bërë sakrifica të mëdha për pavarësinë e Gjirit Persik, nga dëbimi i portugezëve deri te përballja me kolonializmin holandez dhe britanik, ndërsa Revolucioni Islamik ishte pikë kthese në këtë rrugë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se gjatë 60 ditëve të fundit, popujt e rajonit kanë parë qëndresën dhe vigjilencën e forcave detare dhe të popullit iranian në përballje me dominimin e huaj.

Sipas tij, tashmë është bërë e qartë se prania amerikane është burimi kryesor i pasigurisë në rajon dhe se bazat e saj nuk janë në gjendje të sigurojnë as vetveten.

Në vijim, ai tha se e ardhmja e rajonit do të jetë pa praninë e Amerikës dhe në shërbim të zhvillimit dhe mirëqenies së popujve të tij. Ai shtoi se vendet e rajonit kanë fat të përbashkët dhe se forcat e huaja nuk kanë vend në këtë hapësirë.

Ai shtoi se menaxhimi i ri i Ngushticës së Hormuzit do të sjellë siguri, zhvillim dhe përfitime ekonomike për të gjithë popujt e rajonit.