Rei Manaj është i papërmbajtshëm, sulmuesi i Kombëtares realizon dygolësh në Superligën turke (Video)

Rei Manaj ka gjetur golin me Sivaspor pas rikthimit nga dëmtimi. Sfida në Superligën turke luhet kundër Hatajspor, ndërsa rezultati perfundoi 3-2.

Goli i Manajt u shënua në minutën e 43-të, pasi sulmuesi i Kombëtares përfitoi me kokë nga goditja e këndit.

Katër minuta më vonë Hatajspor barazoi me penallti dhe ashtu u mbyll pjesa e parë.

Manaj nuk është mjaftuar vetëm me një gol, por në minutën e 73-të ai është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i Rei Manajt: (VIDEO)

PENALLTIA E MANAJ (VIDEO)

Mario Mitaj në versionin “Messi”, triblon të gjithë lojtarët dhe shënon gol (Video)

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj e ka bërë “sefte” në Arabinë Saudite, duke gjetur golin e parë me fanellën e Al Itihad, në duelin ndaj Al Qadisija.

21-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 35-të të pjesës së parë duke zënë vendin e Kadesh, teksa rezultati ishte 1-1.

Mitaj arriti të shndërrohej në një protagonist absolut teksa në minutën e 81-të, tundi rrjetën për të ngritur shifrat në 3-1.

Shqiptari këmbënguli deri në fund pavarësisht se ishte i rrethuar nga 5 kundërshtarë, duke rifituar topin që më pas e dërgoi në rrjetë.

Një gol shumë i rëndësishëm ky për Al Itihad, që duket se solli sigurinë.

E gjithë Kuba prej tre ditësh pa energji elektrike, ndriçon vetëm godina qeveritare

Për të tretën ditë radhazi, Kuba u zhyt në errësirë në pritje të uraganit Oscar që i afrohej ishullit.

Rrjeti kombëtar i energjisë i vendit u shemb për herë të parë rreth mesditës të së premtes pasi termocentrali Antonio Guiteras, më i madhi i ishullit, u rrëzua, duke shkaktuar ndërprerjen më të madhe në të paktën dy vjet.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve, rrjeti u shemb sërish mëngjesin e së shtunës. Më shumë se 10 milionë njerëz kanë qenë pa energji elektrike mëngjesin e së dielës.

Dy protesta të vogla u zhvilluan gjatë natës, njëra në Marianao dhe tjetra në rrethin Cuatro Caminos të Havanës.

Më vonë të dielën, ishte bërë përparim gradual pasi u rikthye energjia në disa lagje të kryeqytetit kuban, dhe në mesditë shërbimi shtetëror tha se disa zona kishin rikthyer energjinë.

U kapën në “shtëpi bari”, arrestohen shqiptari dhe greku

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia greke.

Një 35-vjeçar me origjinë greke dhe një 39-vjeçar nga vendi ynë janë arrestuar në Selanik, pasi akuzohen për kultivim, trafik dhe posedim të lëndëve narkotike.

Siç shkruajnë mediet e huaja, pas kontrollit në banesë, policia gjeti 75 bimë kanabisi brenda apartamentit, duke e kthyer në një “shtëpi bari”.

Policia tha se janë sekuestruar 7 pako marijuane të papërpunuar me peshë totale 2,4 kilogramë , 2 pako me kanabis të përpunuar (çokollatë) me peshë totale 68 gramë. U sekuestruan gjithashtu edhe  2 automjete, si dhe iu gjetën një shumë prej 980 euro cash dhe 2 celularë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.

Pamjet / Aks ident te “Brryli”, makina bie në lumin e Lanës! Shoferi e braktis dhe largohet

Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa ende nuk ka raportime për të dëmtuar.

Kjo, për shkak se kur policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, brenda mjetit tip “Volkswagen” nuk gjetën as shoferin dhe as pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit”, në Tiranë, teksa mjeti në rrethana ende të paqarta, ka dalë nga rruga kryesore dhe ka rënë brenda në kanalin e Lanës.

Policia dhe shërbimet e tjera ndodhen në vendngjarje për të nisur hetimet dhe nxjerrë veturën nga kanali. Gjithashtu po hetohet për pronarin e makinës dhe nëse ka të dëmtuar nga aksidenti.

Nga “tregtimi i sekretit shtetëror”, te “korrupsioni në zgjedhje”, ish-deputeti Jurgis Çyrbja me tre akuza të rënda! Përplasja me Shullazin për Hotel Vollgën

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja u arrestua sot në Durrës me urdhër të SPAK, ndërsa mbi të rëndojnë tre akuza, por jo ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi operacionin për arrestimin e Çyrbjas, i cili, siç raportoi Voxnews.al, u prangos teksa ishte në makinën që drejtohej nga shoferi i tij.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

Vlen të theksohet se Çyrbja ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Emiljano Shullazi mori Hotel Vollgën në Durrës. Ai ishte edhe pjesë e gjyqit ndaj Shullazit, ku dëshmoi për lidhjet e tij me biznesmenin Ylvi Beqja.

“Ylvi Beqaj më ka kërkuar regjistrimin e hotel ‘Vollgës’. Beqja më tha do të prezantoj me bashkëpronarin. Kur erdhi e pashë që ishte Shullazi. Jam takuar në një lokal në Shijak afër shtëpisë sime”, ka thënë deputeti i PS, duke rrëfyer edhe bisëdën me Emiljano Shullazin. Shullazit i kam thënë se do të zbatoj ligjin. Ai më pyeti nëse do ta regjistroja pronën. Bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës. Kam pasur konflikte, po jo me personat e pandehur”, tha Çyrbja në gjyqin ndaj Shullazit.

Është ende e paqartë nëse akuzat kanë lidhje me këtë episod, teksa dyshohet se ai mund të ketë dalë në përgjimet e aplikacionit “SKY ECC” me personazhe të botës së krimit.

Çyrbja dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit, para zgjedhjes si deputet në vitin 2021.

Çyrbja u thirr më 11 tetor në SPAK nga prokurori Dritan Prençi, ku u morr në pyetje mbi tetë orë, pas kallëzimit të bërë nga Edi Paloka në vitin 2021.

Alarmi në Itali / Ndërpriten të gjitha fluturimet në veri-perëndim të vendit, anulime, vonesa dhe devijime! Çfarë ndodhi

Për shkak të dështimit të një radari në qendrën e kontrollit të zonës së Milanos, fluturimet në qiellin e Italisë veri-perëndimore do të pësojnë devijime të paktën deri në orën 20:00 të ditës së sotme, të dielën e 20 tetorit.

Kjo u njoftua nëpërmjet një buletini zyrtar nga “Sea”, kompania operative e aeroportit që administron aeroportin Malpensa. Kjo do të çojë në vonesa serioze, ose në disa raste edhe anulime, të fluturimeve direkte jo vetëm për në aeroportin e provincës së Varese, por edhe në Torino, Bergamo dhe Genoa.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “qiejt e qendrës së kontrollit të zonës së Milanos nuk janë në dispozicion deri në orën 18:00 të koordinuar të kohës universale për shkak të një dështimi të radarit”. Ky është një problem softuerik që ka çuar në bllokimin e sistemeve kryesore të qendrës së kontrollit. Siç raporton Corriere della Sera, Eurocontrol, agjencia evropiane që mbikëqyr lëvizjet në hapësirën ajrore të kontinentit, shpjegoi se dështimi do të ketë pasoja në fluturimet në të gjithë Italinë veri-perëndimore.

Rinisja e lëvizjeve pritet nga 24:00 sot, por vonesat mund të regjistrohen edhe në fluturimet e planifikuara për nesër, të hënën më 21 tetor. Disa nga avionët që tashmë janë nisur do të devijojnë dhe do të zbarkojnë sërish në Rome Fiumicino. Për të tjerë, mund të ndodhin edhe anullime.

VIDEO / Dua Lipa dhe Cher me një duet fantastik në “Rock&Roll Hall of Fame”

Një duet gjeneratash. Kështu mund të konsiderohet ai mes Dua Lipës dhe Cher në ceremoninë e përvitshme që zhvillohet në Klivlend të Ohajos në muzen “Rock&Roll Hall of Fame”.

Ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare performoi në krah të yllit 78-vjeçar të të njëjtit zhanër, këngën e kësaj të fundit “Belive”.

Të dyja këngëtaret janë pjesë e historisë së muzikës Pop, njëra si përfaqësuesja e gjeneratës së re, ndërsa tjetra si pjesë e së vjetrës.

Nëpër media është përfolur shpesh se Cher dhe Dua Lipa nuk kanë asnjë konsideratë për njëra – tjetrën, por kjo paraqitje së bashku vërtetoi krejt të kundërtën dhe pati mjaft sukses.

Pse nuk ishte Roza Lati? Çfarë nuk u pa nga festa e ditëlindjes së Rike Roçit (VIDEO)

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi, festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Rrjetet sociale u mbushën me foto dhe video nga festa që modelja e njohur kishte organizuar.

Ndërkohë mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, u transmetuan disa pamje nga kjo festë e bukur. Por jo vetëm kaq, pasi i është marrë edhe një intervistë e shkurtër Rikes.

Roçi tregoi se në festë ka ftuar ish-banorët e BBV3 që ka më xhan, por është vënë re mungesa e moderatores së njohur, Roza Lati. Ende nuk dihet se pse kjo e fundit nuk ishte pjesë e këtij festimi.

Pjesë nga intervista:

Si të gjeti kjo ditëlindje, beqare apo në një lidhje?

Nuk jam vetëm, kjo mjafton

Cilësitë që duhet të ketë partneri ideal?

Të ketë shpirtin e bardhë, të jetë gentleman me mua

Personi i parë që të uroi për ditëlindje?

Mami, zemra ime. Është njeriu më i rëndësishëm për mua. Mami më thotë gjithëmonë ‘mos ndrysho kurrë’ dhe ‘je princesha e mamit’. Personi i parë publik është Erjola Doçi se jemi gjithmonë bashkë.

Po shohim shumë prej banorëve të “Big Brother VIP3” por gjithsesi të tjerë mungojnë

Unë kam ftuar njerëzit që kam qenë më afër, që i kam më xhan

Me kë nga ish-banorët nuk ruan më kontakte?

Ato që nuk janë prezent këtu

Zbulohet arsyeja e transformimit të Eneda Tarifës, ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda Tarifa ka ndryshuar pamjen

Burime të “IMA” kanë konfirmuar se Eneda do të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur “Kënga Magjike 2024” me këngën e saj të re të titulluar “Më Fortë.”

Ndryshimi i saj i flokëve, që për shumë dukej i pazakontë, është pjesë e një performace të veçantë skenike që këngëtarja ka përgatitur për festivalin. Për skenën dhe veshjen e saj është kujdesur stilisti i njohur Joni Peçi, i cili ka sjellë një pamje të guximshme për Enedën, duke e krahasuar me ikonën italiane Anna Oxa për shkak të stilit të saj të spikatur dhe transformimeve të guximshme.

Në një video të publikuar pak minuta më parë, stilisti dhe këngëtarja shfaqen në dhomën e grimit, ku pritet të ndodhë transformimi përfundimtar që do të sjellë pamjen e re të Enedës për performancën në festival. Ky bashkëpunim mes Enedës dhe Jonit ka ngjallur shumë pritshmëri për atë që do të shohim në skenë, ndërsa publiku mezi pret ta shohë këngëtaren me imazhin e saj të ri dhe energjinë e fuqishme që pritet të përcjellë me këngën “Më Fortë”.