Shoferët problematikë do të paguajnë siguracion më të lartë për makinën nga janari 2025! (7 faktorët e rrezikut)

Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në 7 faktorë risku.

Rregullorja u prezantua në Komisionin e Ekonomisë nga drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi.

“Ka përfshirë 7 faktorë rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. Këto faktorë do të ndikojnë në primin e sigurimeve.

1-Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.

2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.

3- Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.

4- Eksperienca në drejtimin e mjetit.

5- Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues

6- Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.

7- Vjetërsia e mjetit”, tha Kaçi.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, dhe sipas drejtueses së AMF-së, sigurimi i diferencuar do të ndikojë në ndërgjegjësimin e drejtuesve.

Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar, do ti ndikojë në çmimin e policës në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike”, tha Kaçi.

NDODH në Stamboll/ Gruaja LIND fëmijën e 5-të në METRO pranë burrit, pasi nuk gjeti taksi!

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Stamboll ku një grua shtatzënë, ka dashur të shkojë në spital me taksi me të shoqin kur kanë filluar dhimbjet e lindjes.

Në pamundësi për të gjetur një taksi, çifti mori metron.

Ndërsa dhimbjet e lindjes u shtuan në metro, shoferi ndaloi automjetin.

Gruaja turke, Hanife Mete solli në jetë djalin me ndihmën e bashkëshortit. Ato momente në metro u pasqyruan nga kamera./VoxNews

Duka tregon se cilin futbollist të Kosovës do të donte te kuqezinjtë: Me dëshirë do e merrja

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se edhe pse nuk ka mundësi, lojtarin e Kosovës që do ta dëshironte pjesë të “kuqezinjve” është Edon Zhegrova.

Në një intervistë televizive, Duka foli për ecurinë e Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se Dardanët mund të jenë ekip pretendent për Kupën e Botës 2026.

“Kosova ka një skuadër shumë të mirë, ka futbollistë me shumë kualitet, pavarësisht se ka pasur një hap pas kundër Rumanisë. Në ndeshjet e tjera kanë qenë bindëse dhe unë uroj që të vazhdojnë kështu deri në fund. Duket disi e vështirë për Kosovën që të jetë e para në Ligën e Kombeve. Por edhe si e dyta e grupit, mund të luaj në play-off dhe kam shumë besim që edhe në play-off do ta kalojnë në grupin B. Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës në vitin 2026. Nëse trajneri ka ndryshuar, apo koha, këtë nuk di ta them, por di që është një trajner me eksperiencë. Rregullorja nuk lejon marrjen e lojtarëve që janë aktivizuar, por me dëshirë do ta merrja Zhegrovën”, tha Duka.

Në Grupin 2 të Ligës C, Kosova ka nëntë pikë, tri më pak se liderja Rumania. Në nëntor, ekipi i Franco Fodas luan në Bukuresht dhe pret Lituaninë.

Artjola Toska në Big Brother Vip, Sinan Hoxha “habit” me deklaratën e tij, studio shpërthen nga të qeshurat

Sinan Hoxha u përfol të ketë qenë një nga këngëtarët i përzgjedhur për të marrë pjesë në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi.

Ftesa iu dha në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth.

Nga biseda e bërë, ofertës së bërë ai iu përgjigj:

“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot”, tha Sinani.

Por për t’ia mbushur mendjen që të pranonte Sinanit iu bë me dije se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, pranoi që të merrte pjesë.

Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.

Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?

Edea: Po!

Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.

Edea: Vërtetë?

Sinani: Po, një muaj për ju.

Edi Rama “viral” me deklaratën për BRICS, ja si e komentojnë në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama jo rrallë herë ta tërhequr vëmendjen e publikut ndërkombëtar, si me deklaratat që bën por edhe nga aspekte të tjera si sjellja apo veshja jo konvencionale.

Këtë herë, një deklaratë e tij për organizatën ndërkombëtare BRICS.

Rama është pyetur se sa mundësi ka që edhe Shqipëria t’i bashkohet BRICS një ditë, dhe përgjigja e tij ka qenë e prerë, madje duke e quajtur tregun e përbashkët të shteteve që konsiderohen si “anti-perëndim”, si një “shaka”.

“Së pari, BRICS është një shaka. Së dyti, historia na ka mësuar në rrugën e vështirë se ka vetëm një vend ku mund të mbështetemi.

Kjo është Europa, Bashkimi Evropian. Ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Procesi i integrimit është një udhëtim i rëndësishëm me një qëllim të madh.

Nuk ka alternativë për këtë rrugë. Nuk ka tundim për të kërkuar diku tjetër sepse ne kemi qenë diku tjetër dhe e dimë se si është atje”, tha Rama.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendje të madhe dhe reagime të shumta, madje edhe nga një faqe e BRICS që shpërndan lajme rreth kësaj organizate.

BRICS, fillimisht i përbërë nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, është zgjeruar duke përfshirë Afrikën e Jugut, Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deklarata e Ramës, padyshim që ka ngjallur shumë pakënaqësi te mbështetësit e BRICS, por edhe pro-rusët që “gëlojnë” në Twitter (X).

Një vrimë g jigante në faqe”, hoqi tu morin, Kloe Kardashian zbulon fytyrën pas ndërhyrjes (FOTO)

Personazhi televiziv Kloe Kardashian së fundmi ka ndarë me ndjekësit foto të fytyrës së saj pas operacionit të heqjes së indit kanceroz.

40-vjeçare ka sqaruar se i është dashur të marrë mbushëse pasi ndërhyrja i ka lënë një gropë gjigande në faqen e saj të djathtë.

Ndër të tjera Kloe ka shpjeguar edhe arsyen e largimit kaq të gjatë nga televizoni duke thënë se i është dashur të merret me shëndetin e saj deri në momentin që mjeku i ka komunikuar dritën jeshile.

“Duhej të siguroheshim që çdo gjë mjekësore të ishte e sigurt derisa mjeku më dha dritën jeshile”.

Kardashian ndau imazhe para dhe pas të gropëzës në faqen e saj pas një raundi injeksionesh.

Ajo e zbuloi gungën në fytyrën e saj në vitin 2023 dhe vuri re që ajo kishte 7 muaj që nuk largoi kështu që vendosi të bënte një biopsi.

"Një vrimë gjigante në faqe", hoqi tumorin, Kloe

Në moshën 9-vjeçarë Kloe kishte pasur një melanomë në shpinë të cilën i është dashur gjithashtu  ta heqi.Ajo gjithashtu dokumentoi procedurën gjatë sezonit të tretë të “Kardashians”, duke vënë në dukje se doktorit iu desh të hiqte një pjesë më të madhe se sa ishte planifikuar fillimisht. Kardashian gjithashtu u bëri thirrje fansave të saj në rrjetet sociale që të jenë të qëndrueshme me sprovat e tyre.

“Kurrë nuk e imagjinoja që ky mostër e vogël do të kthehej në kancer të lëkurës ,” shkroi ajo në një postim në Instagram në vitin 2023. ” Dhe nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kisha shkuar te mjeku për ta kontrolluar atë,” u shpreh ylli televiziv.

Nervozohet Luizi: Më keni përdorur, keni përfituar nga unë, heshta sepse…

Luiz Ejlli ka vendosur të flasë. Ai ka reaguar në rrjetet sociale përmes një fotoje të re, të shkrepur gjatë xhirimeve për klip, por me fjalë të drejtpërdrejta dhe të ashpra.

Pas vendimit të gjykatës së Fierit që e ka dënuar atë me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luizi duket i prekur nga lajmet dhe reagimet dhe shkruan:

“E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dali jashtë”.

Nervozohet Luizi: Më keni përdorur, keni përfituar nga unë,

Çelja e grup-kapitujve të parë, Rama: Në 2030 do ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel

Një ditë pasi Shqipëria çeli 5 grup-kapitujt e parë për negociatat dhe anëtarësimin drejt BE-së, me konferencën ndërqeveritare të Luksemburgut, kryeministri Edi Rama e ka kujtuar me një postim aspak të zakontë.

Ai e ka nisur ditën e 16 Tetorit duke e quajtur një “krenari të paharrueshme” me postimin në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar”.

Ai shprehu bindjen se në fund, “Shqipëria 2030 do e ngrejë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Brukselit në BE”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“MIRËMËNGJES

dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”.

“E ke nga Rama direkt”, PËRGJIMET e “Sky Ecc” mes Behar Bajrit dhe Vis Martinajt, kishin informacione brenda SPAK se do goditeshin

Vetëm tre ditë pasi goditet nga SPAK, Viktor Imeri i Vlorës, Emiljano Shullazi, Indrit Taullau dhe dyshja e Durrësit, Plaurent Dervishaj – Lulzim Berisha, paniku dhe gjendja e pasigurisë, kishte përshkuar biznesmenët e lojërave të fatit Ervis Martinaj, Pëllumb Gjokën dhe kapon e grupit të Shkodrës, Behar Bajrin.

Të tre mbledhin informacione brenda administratës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, ku nga të gjitha linjat e informacionin, ata mësojnë se do goditen me dosje penale, por ngritja e akuzat kundër tyre ishin thjesht çështje kohe.

Në fakt të tre personat u goditën penalisht nga SPAK pas dy vitesh, pikërisht në muajin korrik 2022, në atë që quhet dosja “Metamorfoza”.

Martinaj i thotë Behar Bajrit në 17 dhjetor 2020, duke i shkruar: “…po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

Po Behari vijon t’i shkruajë se goditja e Ervis Martinajt do realizohej politikisht, duke nënkuptuar se ishte përfshirë në politikë.

Ndërsa, nga ana tjetër, Martinaj pretendon se nuk merret fare me politike dhe s’ka lidhje me të, duke i shkruar si më poshtë vijon:

 “…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”,  i thotë Martinaj, Behar Bajrit.

Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

“…Po mua, kush don me ma fut…?”,  pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kamb…”.

Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Behar Bajri bisedon me një person ende të paidentifikuar, ku Behari i shkruan: “…hë ma vëlla ça bane?…A kanë kap dajon e Edisonit? (Edison Harizaj).

Personi tjetër ia kthen: “…Po se tani e pashë në lajme…”.

Ndërsa Behari i thotë: “…e paskan fik…”.

Dhe më tej personi i paidentifikuar vijon t’i shkruajë tekstin me përmbajtje: “…ishalla vëlla jo se e këputën fare, sa u bë me fëmijën e dytë…”.

“…Po ça, i ka çuna të paktën…?”, i thotë Behar Bajri.

Kurse personi tjetër ia kthen: “…po paska shku vet e dorëzu Viktori…po vëlla ka vajt vetë me këmbët e tija…”.

Çelja e negociatave, Rama: Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin në Bruksel

Behari ia kthen duke i shkruar: “…paska bërë marri me shku me këmbët e veda. Po i paskan thënë para…”.

Ndërkohë tre ditë pas kësaj bisede për arrestimin e Viktor Imerajt, Behar Bajri bisedon me biznesmenin Ervis Martinaj në 11 dhjetor 2020, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Behari i shkruan: “…hë ma vëlla çfar problemit ke, se nuk po më dukesh në terezi…”.

Martinaj ia kthen: “…për zotin lodh nervazh, kaq…”.

Më tej Behari vijon t’i shkruajë: “…po pse ma vëlla, për ça je mërzit a ke najgja…? Nëse ke najgja, me ja fut kujt a ndonjë gja kapedan vijmë, nuk jena larg. Mirë kapedan”.

Por sërish Martinaj ia kthen: ”…jo jo muhabet tjetër, ta po rrim…”.

Gjithashtu në 17 dhjetor 2020, Behar Bajri i shkruan Ervis Martinaj: “…o vëlla unë du me ba dam dhe nuk iku pa ba dam se jam tu shfry punët dhe nuk kam si iku dhe nuk kam dalë kund sa të kryej punët, atëherë mund të lëvizi. Nuk po të vijnë…”.

Martinaj i thotë: “…Për zotin dun me na gri, mua të paktën po se më tha dikush. Ty se di, por e ty besoj po, veç me fitu vota…”.

Ndërsa Behar Bajri, ia kthen Martinaj duke i thënë: “Jo morë nuk i besoj… por nëse duan të të grinë, sepse duan me ta kalu si faturë atë të Santos, po ka mundësi…”.

 “…S’kam unë lidhje me Santon…”, ia kthen Ervis Martinaj, Beharit.

Por ky i fundit vijon t’i shkruajë se: “…po e di që s’ke, por dikush asht tu lujt për keq për ty, se sonte më thanë…”.

“A… ka lidhje më SPAK-un, sonte më thanë…se A… ua futi Lentit dhe Milit”, ia kthen Martinaj.

Por Behari vijon ta informojë Martinajn, duke i thënë këtij të fundit në “Sky” se: “…A… ka shumë armiq dhe të shtetit. Por nuk ka lidhje kush tjetër, e ke nga Rama direkt. Se asht peshk i vogël A…, se me shtet dojn mej ja ra dhe te qyteti im…”.

“…Kujt…”- i thotë Ervis Martinaj, Beharit.

Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra, grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

“…Po mua, kush don me ma fut…?”- pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kam…”.

“…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”- ia kthen Ervis Martinaj.

Por sërish Behar Bajri ia kthen Ervisit se një personazh i botës së krimit, ka marrë garanci se nuk do goditet duke vijuar t’i shkruajë si më poshtë vijon:

”…si të shkunë punët, a të shkun mirë të paktën atë që u nise…”.

Martinaj ia kthen: “…ça po bahet të shohim, A… ka njofje vet me Ramën personalisht…”. “Po…por nuk ashtë se e di të saktë…”-i thotë Behari.

Sërish Behar Bajri vijon t’i shkruajë Martinajt: “…kapedan shife si asht puna. Unë du me kry punë me atë si e kam lanë përgjysëm dhe në kërkim me dal, pa kry punë nuk e laj. Ti kur bahesh me kry punën si kishe…?”.

Martinaj ia kthen: “…jam në pritje, kam ble gjanat. Në qoftë se të duhen lekët më thuaj i mar diku tjetër…”.

Behari i thotë: “…po mi jep se du me ja dhan dikujt, për njat dhe i kam dhe du mej majt ti kem për najgjë si me hin në punë tesh për njat…”.

“…kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…. Pa merak se i mar diku tjetër…, kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…”-i shkruan Martinaj, Behar Bajrit.

Por ky i fundit ia kthen sërish në “Sky”: “…më trego se kur po mi bjen ato o Kapedan, se du me kry punët e mija, më duhen. O vëlla intersoju mirë, se dojn me të ra politikisht, se ja kanë çuar emrin…”.

“…Oooo, ça pune kam unë me politikë? Kush ma ka çuar emrin? Ti jap para Vitit të Ri, sa më para ti bi…”, ia kthen Ervin Martinaj.

Ndërsa Behar Bajri vijon t’i shkruajë se: “…po s’kam ça met ba jo…mirë o kapedan…”.

Visi ia kthen si më poshtë vijon: “…Kapedan je ti…”.

Ndërsa Behari vijon t’i shkruajë: “…po çfarë kapedani jam unë, por më thuaj nji datë kur mi bie…”.

“…Para datës 31 dhjetor ti bie…”-i thotë Martinaj.

Por Behari ia kthen: “…mirë ma kapedan, të paktën Yllin me e len pa gja…”.

Martinaj i kërkon Beharit se: “…kur po del anej…”.

“Ku me dal…”- thotë Behari.

Ndërsa Martinaj i thotë: “…ke vallu jot pra, le Yllin. Atë ditë pata takime, për një problem koti…”.

Por Behari i thotë se Martinaj e ka lënë pas dore duke nënkuptuar se nuk i ka dhënë eurot që i ka kërkuar.

Në 17 dhjetor 2020 Behari i shkruan: “…vëllai jem më ka lanë ma dore…kur ty 25 nuk mi dhe, the shko merja Pllumit…kur ti lypa 300 nuk mi dhe.”.

“…veç ankohesh, po pse shprehesh keq…kur më the për Dorin 500 përgjysëm…”, ia kthen Martinaj.

Ndërsa Behari vijon të shkruajë: “…shokët e mij the nuk të lypin lek, sot ja dhash Yllit 7 mijë euro kapedan…”.

Martinaj: “…Po të thash shumë gabim ka ba që ti ka lyp kapedan. Mua s’më ka thënë gjë, por 20 herë ja kam dhanë…por se ka ditë që s’kam për momentin…”.

Behari: “…kurse Dori, asht dhe armik i joti, po se po dhe i imi…”.

Martinaj: “…unë e vlerësova si armikun tat…(Dorin) për armikun tim, ta mbajë rradhën ai, as nuk e kam në listë hiç. Po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

Po Behar Bajri ia kthen se Dorin e sistemon vetë ai, duke i shkruar se: “…jo ma kapedan, atë sistemoj unë, nuk ke nevojë mu marr ti me të”./OraNews