“Nuk duhet të hàrrojë se Izraeli u krijua me vendim të OKB-së”, repIika të ashpra mes Macron dhe Netanyahut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti francez Emmanuel Macron shkëmbyen replika të ashpra pas një telefonate mes tyre lidhur konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Presidenti francez tha se kryeministri i Izraelit nuk duhet “të anashkalojë vendimet e OKB-së”, duke kujtuar se shteti i Izraelit është “krijuar” me një vendim të OKB.

“Z. Netanyahu nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua nga një vendim i OKB-së”, tha Macron, duke iu referuar votimit të nëntorit 1947 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi planin për ndarjen e Palestinës në një shtet hebre dhe shtet arab. “E tani po anashkalon rezolutat e OKB-së,” vazhdoi ai, duke komentuar ndërhyrjen tokësore të forcave izraelite në Libanin jugor, ku është vendosur forca paqeruajtëse UNIFIL.

Macron, i cili ka bërë thirrje për të ndaluar eksportin e armëve në Izrael për përdorimin e tyre në Gaza dhe Liban, paralajmëroi se nuk është koha për të injoruar vendimet e OKB-së.

Pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe thirrjeve për armëpushim, Izraeli vazhdon ofensivën si në Gaza ashtu edhe në Liban.

Franca gjithashtu ka dënuar zjarrin izraelit kundër paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor.

Netanyahu pretendon se Hezbollahu po përdorte objektet dhe pozicionet e UNIFIL si mbulesë për të nisur sulmet ndaj Izraelit. Të dielën, ai i bëri thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të dërgojë paqeruajtësit në siguri “menjëherë”.

Përgjigja e Netanyahut

Kryeministri izraelit iu përgjigj komentit të presidentit francez, duke i thënë se krijimi i Izraelit ishte rezultat i “luftës së pavarësisë” të vitit 1948 dhe jo një vendim i OKB-së.

“Një kujtim për presidentin e Francës: nuk ishte rezoluta e OKB-së që krijoi shtetin e Izraelit, por fitorja e arritur në luftën e pavarësisë, me gjakun e luftëtarëve heroikë, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit…”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

Në bisedën telefonike mes dy liderëve, Netanyahu tha gjithashtu se ai kundërshtoi një “armëpushim të njëanshëm” në Liban sepse “nuk do të ndryshonte situatën e sigurisë”.

D hunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Mariela Berisha

Janë dorëzuar në policinë e Tiranës motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim nga policia për dhunën ndaj Klea Prengës.

Motrat Berisha raportohet se kishin qëndruar për një kohë në Dubai, duke reaguar herë pas here mbi ngjarjen e rëndë.

Ato janë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, teksa në qeli është mbajtur vetëm Mariela Berisha, ndërsa Antonela është me masën “detyrim paraqitje”.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Teksa ishte duke darkuar, motrat Berisha e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme dhe çarje në fytyrë.

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.

Shkak i dhunimit të Klea Prengës, dyshohet se është bërë lidhja e saj me ish-të dashurin e Mariela Berishës.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

M ister i madh, qeni fiImohet në majë të Piramidës së Gizës (VIDEO)

Teksa po udhëtonte me parashutë mbi Piramidën e Madhe të Gizës, një burrë bëri një zbulim befasues.

Një qen ishte në majë të mrekullisë së lashtë. Sipas asaj që flitet, qeni po argëtohej duke i lehur zogjve. Por si arriti atje? Ka hipoteza të ndryshme, por pas saj fshihet një mister ende për t’u zgjidhur.

Video është shpërndarë në internet, duke marrë miliona shikime.

Megjithatë, shumë kanë treguar shqetësim duke u shprehur se qeni mund të jetë i lodhur dhe i etur. Ata kanë kërkuar që qeni të shpëtohet.

Dikur edhe turistët lejoheshin të ngjiteshin deri në majën e Piramidës së famshme, por Egjipti vendosi rregulla strikte dhe tashmë mund t’i dënojë me gjoba të rënda deri në burg.

E BUJSHME / Aksioni i poIicisë në qendrat estetike, shpaIIet në kërkim doktori i “VIP”-ave Skerdi Faria

Skerdi Faria, doktori i famshëm estetit, është mes personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike.

Deri tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej në këto pika dhe injektohej shpesh edhe pa licencën përkatëse.

Të arrestuar janë Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

“Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, ka njoftuar policia, pa dhënë emrat e personave të shpallur në kërkim.

Momentalisht është e paqartë nëse Skerdi Faria ndodhet në Shqipëri apo jashtë shtetit. Ai është një personazh i njohur publik që njihet edhe si doktori estetist i “VIP”-ave. Deri tani, ai nuk ka bërë asnjë reagim publik, në Instagramin e tij, ku është tepër aktiv me mbi 200 mijë ndjekës.

“Më ndjek një makinë…”, Heidi zbulon ngjarjen e fr ikshme rrugëve të Tiranës: Kanë dalë foto se çfarë po bëja…

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci, ka ndarë me publikun një ngjarje që i ka ndodhur në Tiranë. Teksa po fliste për përndjekjet dhe ngacmimet në jetën e përditshme, ajo tha se i ka ndodhur një ‘situatë e frikshme’.

Heidi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku tregoi një rast kur e kanë përndjekur rrugëve të Tiranës.

“Ka ndodhur kjo njëherë, që më kanë ndjekur dhe kanë dalë foto se ku isha unë dhe çfarë po bëja gjatë gjithë ditës. Një person që e kam pasur mbrapa meje dhe nuk e kam idenë. Njëherë po kthehesha nga Blloku, ishte ora 7 dhe më gjëmon një makinë, unë isha duke bërë xhiro. Unë jam shumë e qetë. Ka ndodhur shpeshherë. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, tha opinionistja e “Goca dhe Gra”.

“TeIepatia do të bëhet e vërtetë” në 2025-ën, parashikimi i fr. ikshëm i Nostradamus dhe Baba Vangës

Nëse këta parashikues dikur të famshëm do të kenë të drejtë në atë që ndodh vitin që vjen, njerëzit do të duhet të përgatiten për surpriza, që sipas këndvështrimit mund të konsiderohen si të mira dhe të këqija.

Janë në fakt një numër vizionarësh të së shkuarës që mbahen mend për aftësinë e tyre për të parashikuar ngjarje të së ardhmes.

Mes tyre është bullgarja e verbër Baba Vanga, e cila megjithëse vdiq në 1996, besohet se ka parashikuar disa ngjarje botërore si sulmet e 11 Shtatorit, vdekja e princeshës Diana, apo zgjedhja e Barack Obama si president i SHBA.

Ndërsa astrologu francez Nostradamus, i cili jetoi në shekullin e 16-besohet se ka parashikuar ngritjen e Adolf Hitler në pushtet, zjarrin e madh të Londrës dhe shpërthimet shfarosëse në Hiroshima e Nagasaki shkruan rrjeti britanik Unilad.

Ata raportohet se kanë dhënë parashikime dhe për vitin 2025, për të cilin Nostradamus ka pasur vizione të “një perandorie nënujore që i bashkohet civilizimit dhe të një kulti të errët që merr pushtetin botëror”.

Ndërsa Baba Vanga besohet se ka thënë se “telepatia do të bëhet diçka reale”, duke nisur nga muajt në vijim.

‘Djemtë sot po bëjnë ndërhyrje g joksin’! Çudit gazetari: O pika juve!

Të ftuarit në studion e TopChannel diskutuan rreth paraqitjes fizike të meshkujve dhe grave dhe ndryshimet e tyre përgjatë viteve.

Për këtë temë Foni ka folur edhe për meshkuj që bëjnë operacione plastike për të rregulluar formën e gjoksit.

Foni: Unë nuk e dija që dhe meshkrujt bëjnë edhe pjesën e përparme të gjoksit të duken të palestruar e mbushin.

Bieta: Çfarë bëjnë?

Foni: Të keqen motra ty e bëjnë pjesën e gjoksit e ftryjnë të duken të palestruar, ku jeton ti moj a pikaaaa.

Aks identi F ATAL ku mjeti elektrik shpërtheu në fIakë/ Vd* sin 4 p.ersona

Dëshmitë sugjerojnë se automjeti kishte dalë nga rruga para se bateria të shpërthente.

Katër njerëz kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në perëndim të Francës, kur automjeti i tyre Tesla goditi një tabelë rrugore dhe shpërtheu në flakë, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.

Sipas zëdhënësit të policisë vendase, Eric Hoarau, rrethanat e saktë të ngjarjes pranë qytetit të Niort janë ende duke u hetuar. Dëshmitë sugjerojnë se automjeti kishte dalë nga rruga para se bateria të shpërthente. “Çdo gjë sugjeron se mjeti kishte dalë nga rruga, dhe nuk kishte dëshmitarë për tragjedinë, ku shoferi dhe pasagjerët u dogjën për vdekje,” tha Hoarau.

Ky incident nuk është hera e parë që bateritë e automjeteve elektrike shpërthejnë në flakë, duke sfiduar shërbimet e zakonshme të zjarrfikjes. Vetëm javën e kaluar, një Tesla shpërtheu në lindje të Londrës, ndërsa disa kompani tragetesh kanë pezulluar transportin e mjeteve elektrike për shkak të rrezikut të mundshëm.

Hetimet vazhdojnë, dhe kompania Tesla ende nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me sigurinë e mjeteve të tyre. Kjo tragjedi nxjerr në pah nevojën për një shqyrtim të thelluar të sigurisë së automjeteve elektrike dhe rreziqeve që mund të shkaktojnë.

Lori Hoxha màrtohet këtë fùndjavë me Vis Bajraktarin, zbardhen DETAJE

Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë!

Burime të Vip Magazine kane mësuar se çifti do të shkojnë drejt altarit këtë të shtunë në datë 19 tetor.Dasma do të zhvillohet në një lokal në kryeqytet pranë stadiumit “Air Albania”.

Në ceremoni do të ketë të ftuar familjarë dhe miq të çiftit, si dhe personazhe publikë që janë pjesë e Top Media.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë bashkë prej vitesh tashmë. Më herët ata kanë qenë më tepër aktivë duke ndarë në rrjetet sociale, por më vonë dyshja zgjodhi që dashurinë e tyre ta mbante hermetike!

“Kam nevojë për një f emër që…”/ Ja çfarë thoshte Luizi 12 vite më parë

Luiz Ejlli është padiskutim personazhi më i dashur dhe komentuar që pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 2,” ku u shpall fitues në vetëm pak javë nga nisja e programit.

Rrugëtimi i tij në këtë spektakël të madh ndryshoi jo vetëm jetën e tij, por edhe mënyrën se si publiku shqiptar e sheh dhe e vlerëson atë.

Me talentin e tij në muzikë dhe aftësinë për të përcjellë emocione të forta, Luizi ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve.

Duke rikujtuar karrierën e tij muzikore, një nga këngët që ka shënuar një moment të rëndësishëm për Luiz Ejllin është bashkëpunimi i tij i 12 viteve më parë, “Rudi & Luiz Ejlli.”

Në këtë këngë, Luizi shprehej me vargjet: “Kam nevojë për një femër që di të dashurojë,” duke përcjellë një mesazh për dashurinë.

Sot, 12 vite më vonë, jeta e tij ka marrë një kthesë të madhe. Luiz Ejlli tashmë e ka gjetur atë që dikur ëndërronte. Kiara Tito, partnerja e tij e dashur, është femra që jo vetëm e ka kuptuar, por edhe e ka dashuruar me gjithë zemër. Marrëdhënia e tyre u forcua pas “Big Brother VIP,” dhe më pas erdhi në jetë edhe vajza e tyre e parë, Luna Mari, e cila është simboli i dashurisë dhe përkushtimit të tyre.

Nëpërmjet këtij rrugëtimi, Luizi na tregon se si jeta mund të të surprizojë dhe të të sjellë atë që gjithmonë ke kërkuar, madje kur më pak e pret.

Ai është dëshmi se ëndrrat mund të bëhen realitet dhe se dashuria e sinqertë është e mundur për këdo që e kërkon me zemër të hapur.