Një ngjarje e rëndë ndodhùr ditën e sotme në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një tren.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në një stacion përgjatë linjës hekurudhore Pescara-Milano. Viktima është një 53-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë hekurudhore dhe zjarrfikësit, të cilët tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm. Një dëshmitar që ka parë ngjarjen ka deklaruar se 53-vjeçari është hedhur vetë në shina në momentin e afrimit të trenit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje te udhëtarët dhe qytetarët e pranishëm, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e saj.
Shtetet europiane po luftojnë për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të naftës, pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, përfshirë impiantin më të madh të përpùnimit të gazit të lëngshëm në botë në Katar, në përshkallëzimin më të rrezikshëm të luftës izraelito-amerikane ndaj Iranit.
Çmimi i gazit u rrit ndjeshëm pasi dy valë sulmesh raketore iraniane shkaktuan dëme të mëdha në qytetin industrial të Ras Laffan, ku përpunohet 1/5 e gazit të lëngshëm të botës.
Në shkëmbimet e para të ditës, çmimi u rrit me më shumë se 25 për qind në Britaninë e Madhe dhe në Europë, përpara se të pësonte një ulje të lehtë.
Çmimi i gazit në Europë është 60 për qind më i lartë se niveli para se të niste konflikti. Po ashtu, nafta Brent u rrit me 7 për qind këtë të enjte, duke arritur në 114 dollarë për fuçi. Ndërsa rritja e vrullshme e çmimeve të energjisë ka nxitur frikën për inflacion, shtohet edhe mundësia e rritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane dhe ajo e Anglisë.
Ndërkohë, liderët e Bashkimit Europian u takuan në Bruksel në përpjekje për të gjetur zgjidhje të shpejta, edhe pse mundësitë në tryezë janë të pakta. Përballë kësaj situate, drejtuesit e linjave ajrore europiane i kërkuan BE-së të enjten të shtyjë pjesërisht zbatimin e agjendës së saj të gjelbër, duke paralajmëruar rritje të çmimeve të biletave për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, blloku e hodhi poshtë çdo vonesë, duke theksuar se objektivat klimatikë mbeten në rrugën e duhur. Në afat më të gjatë, Europa po mbështetet në zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me prodhim vendas të energjisë me emetime të ulëta karboni, për t’i dhënë fund ekspozimit të bllokut ndaj çmimeve të paqëndrueshme të naftës dhe gazit.
Por zgjidhjet afatshkurtra mbeten të vështira për t’u gjetur. Disa vende të BE-së dyshojnë se blloku, i cili ka 27 shtete anëtare me përzierje shumë të ndryshme energjie dhe taksa kombëtare mbi energjinë, mund të kompensojë një rritje të çmimeve në afatin e afërt si rezultat i ndërprerjeve në tregjet globale.
Sipas një artikulli të Forbes, vetëm gjashtë vende të NATO-s, mes të cilave Shqipëria, kanë dalë publikisht në mbështetje të operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ndërsa shùmica e anëtarëve të tjerë kanë mbajtur qëndrim neutral ose kritik ndaj veprimeve.
Vendet që kanë shprehur mbështetje janë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lituania, Letonia dhe Republika Çeke. Shumë prej tyre kanë përmendur rrezikun e programit bërthamor iranian dhe destabilizimin në Lindjen e Mesme si arsye kryesore për mbështetjen e tyre.
Forbes shkruan se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e lidhi qëndrim e Shqipërisë me tensionet e mëparshme diplomatike me Iranin, duke e paraqitur vendin si një aleat të fortë të SHBA-së.
“Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit”, shkroi Rama në një postim në rrjetin X disa ditë më parë, duke dënuar gjithashtu “agresionet kibernetike” të Iranit ndaj Shqipërisë, që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në 2022.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, dhe zyrtarët e Lituanisë, Letonisë dhe Çekisë gjithashtu kanë shprehur mbështetje për operacionin, duke theksuar se qëllimi është të ndalet programi bërthamor iranian dhe të ruhet stabiliteti rajonal.
Artikulli thekson se shumica e vendeve të tjera të NATO-s, përfshirë Danimarkën, Finlandën dhe Luksemburgun, kanë mbajtur qëndrim neutral, ndërsa disa, si Italia dhe Spanja, janë shprehur kritikisht ndaj sulmeve./Top Channel
Më datë 11 Mars, mediat ràportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit.
Në fakt, e vërteta është se një ditë më parë, pra në datën 10 mars oficerët e Drejtorisë së Burgjeve kanë shkuar për t’i dorëzuar materialet Erion Veliajt në burgun e Durrësit, por kryebashkiaku i ka refuzuar.
Gjatë këtij takimi, Erion Veliaj është përplasur verbalisht me oficerët e Burgjeve. Pas vendimit të gjykatës më 9 Mars për t’i plotësuar një tekë Erion Veliajt pra një kapriço të tij, pasi kërkonte t’i kishte të printuara materialet e dosjes hetimore, materiale që i ishin dhënë më parë me procesverbale avokatëve të tij, gjykata ngarkoi me përgjegësi Drejtorinë e Burgjeve për t’ia dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj të gjithë materialet me mbi 60 mijë faqe, të cilat në këtë rast do të duhet t’i paguajnë taksat e shqiptarëve.
Veliaj i kishte marrë më parë këto materiale, avokatët e tij i kishin administruar por mesa duket nuk kishte disa dhjetëra mijë lekë të vjetra për t’i printuar ndërkohë që paguan 220 mijë dollarë studio lobimi në SHBA.
Gjykata dha vendimin dhe oficerët shkuan ta zbatonin. Në datën 10 mars oficerët kanë shkuar në mëngjes në ambientet e burgut të Durrësit për t’i dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj të gjitha materialet e plota, dosjet hetimore prej më shumë se 60 mijë faqesh por kryebashkiaku ka refuzuar t’i marrë ato dhe është përplasur verbalisht me oficerët me sharje, me kërcënime, duke thënë se ku është vendimi i gjykatës, pse ia kishin çuar kaq shpejt këto dokumente, duke mbajtur qëndrime të ashpra dhe duke krijuar përplasje.
Oficerët pasi kanë mbajtur procesverbalet përkatëse për këtë çështje janë larguar nga ambientet e burgut të Durrësit. Të nesërmen në media u raportua se Erion Veliaj i kishte marrë materialet. Lajmi shpërtheu në mediat kryesisht të paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, të cilët fillimisht raportuan se Erioni i kishte marrë dokumentet sipas vendimit të gjykatës.
Në fakt një ditë më pare, më 10 Mars i kishte refuzuar. Të nesërmen pasi ndoshta është konsultuar me avokatët e tij apo me persona të tretë kryebashkiaku Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza të rënda penale ka komunikuar me drejtorin e burgut të Durrësit të cilit i ka kërkuar t’i vendoseshin në dispozicion materialet dhe t’i thërriste sërish oficerët dhe t’ia dorëzonin ato me procesverbal.
Kështu ka ndodhur. Drejtuesi i burgut të Durrësit nuk e ka kundërshtuar këtë kërkesë të Erion Veliajt duke ia plotësuar tekën sërish pasi një ditë më parë kishte refuzuar t’i merrte materialet hetimore.
Menjëherë ato i janë vënë në dispozicion nga oficerët të cilëve një ditë më parë Erion Veliaj çfarë nuk iu kishte thënë dhe të nesërmen ndryshoi qëndrim.
Ndoshta dhe kjo puna e procesit në gjykatë të Erion Veliajt kalon nga hëna e tij, ndoshta ende vazhdon t’i duket vetja kryetar bashkie dhe ende se ka pranuar ose se ka kuptuar se mbi të rëndojnë 13 akuza të rënda penale dhe rrezikon shumë vite burg./ CNA
Ditën e sotme, Rogerti ka tentuar që të flasë me Brikenën në lidhje me raportin e saj me Mateon. Por bànorja ka vendosur që të mos i përgjigjet, por thjesht i ka thënë që mos flasë në lidhje me këtë temë.
Gjithashtu Brikena i tha edhe që të mos i hapë temën e finales, këtë bisedë të shkojë t’a bëjë me Juelën pasi asaj i pëlqen.
Pjesë nga biseda:
Brikena: Këto tema të dështuara që ia bën gjithmonë Juelës, që ia ke mbush mendjen që do e çosh në finale, këto tema me mua mos i bëj.
Brikena: A ka mundësi që temën e Mateos mos me e hap. Se nuk kam qejf me biseduar temën e Mateos me ty.
Brikena: A ka mundësi që temën e Mateos mos me e hap. Nuk ke nevojë me më fol në raport me Mateon, ça me ba e ça mos me ba.
Brikena: E di ça bëj me Mateon, mos më trego ti mua. Kështu që këtë temë mos ma hap, temën e finales ia hap Juelës, ajo ka qejf.
Rogerti: Je shumë, shumë, shumë, shumë e bukur
Brikena: Rogert, faleminderit
Rogerti: Je dhe njeri i mirë.
Brikena: Faleminderit
Rogerti: Por Juela më ka thënë me të thënë je njeri i keq.
Drejtori i Bùrgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është dorëzuar në polici pas zbulesës së një sasie të madhe kanabisi në një banesë që dyshohej se ishte në pronësi të tij.
Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj dhe Policia gjetën dy ambiente të përshtatura për kultivim me rreth 4 mijë bimë kanabisi dhe pajisje elektrike, përfshirë llamba dhe neonë.
Hasa ka mohuar çdo lidhje me aktivitetin e paligjshëm.
Ai ka pohuar se nuk ka shkuar në atë objekt për disa muaj dhe nuk ka pasur dijeni për kultivimin e kanabisit që dyshohet se është kryer aty.
Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër.
Që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme nga 28 shkurti, pasojat po ndihen edhe në Shqipëri, me çmimin e naftës që vijon në rritje.
Pikat e tregtimit me shùmicë në kryeqytet ndryshuan vlerat e shitjes, duke lënë pas çmimet e para krizës që varionin nga 173-175 lek për litër, deri në 214 lekë sot.
Kjo rritje e ndjeshme e çmimit të hidrokarbureve sot, vjen 24 orë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale. Rama tha një ditë më parë se çmimi është rritur me rreth 40% në bursa, ndërsa sipas tij, rritja në Shqipëri ka ndodhur në mënyrë të moderuar.
Shtrenjtimi i naftës vjen si rrjedhojë e rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës në bursë për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Izrael e SHBA, ku u sulmuan edhe objektet e prodhimit të lëndëve djegëse. /Top Channel/
Një përleshje e àrmatosur ka ndodhur gjatë një operacioni mes policisë italiane dhe një bande kriminale e përbërë nga vendas, shqiptarë dhe ekstrakomunitarë.
Ngjarja ndodhi sot në zonën e Modenës, kur Shërbimi Qendror i Operacioneve dhe oficerët e policisë mjeko-ligjore po kryenin një inspektim të shtëpisë në fermën Vignola të sekuestruar dje, më 18 mars, si pjesë e një hetimi që pengoi një sulm ndaj dy furgonëve të blinduar që po niseshin nga Bolonja për në Paderno Dugnano.
Furgonët, sipas planeve të bandës, u ndaluan në autostradën A1 dhe i përkisnin organizatës kriminale me 14 persona, mes tyre edhe një shqiptar i identifikuar deri tani.
Pas natës, ekspertët mjeko-ligjorë u kthyen në tokën e përdorur si bazë logjistike nga grupi kriminal i Foggias për të vazhduar hetimet e tyre në vendin e ngjarjes. Këto hetime kishin filluar dje nga Shtabi i Policisë së Modenës, por vazhduan edhe gjatë ditës në zonën që ishte vendosur nën izolim, informon media e vendit fqinj.
Gjatë bastisjes që çmontoi një grup të përbërë nga një shqiptar dhe 13 individë të tjerë nga qytetet e Foggias dhe Cerignolas, pati një shkëmbim zjarri midis oficerëve që ndërhynë dhe banditëve.
Gjatë arratisjes së nxituar të të pranishmëve nëpër fushat përreth, u qëlluan disa të shtëna dhe një oficer i SCO-së u plagos lehtë.
Ngastra e tokës ndodhej midis depove të fabrikave lokale të sallamit dhe fshatit, e përdorur në mënyrë efektive si zonë magazinimi për dru, automjete dhe materiale, ishte baza logjistike e grupit. Nuk jepen detaje për aktivitetin e organizatës, por baza e biznesit të tyre kanë qenë lëndët narkotike./Panorama.al
Jeta juaj ne çift do hyje ne një faze edhe me te bukur gjate kësaj dite. Do merreni me tepër me atë qe keni ne krah dhe atmosfera do ngrohet se tepërmi. Beqaret nuk do kenë dëshirë te fiksohen pas ndonjë personi dhe do mbeten me te njëjtin status. Sektori i financave do vije duke u stabilizuar. Do ndiheni edhe me te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim.
Demi
Ata qe janë ne një lidhje do dashuroheni si ta ndiejnë me partnerin e tyre dhe e ardhmja do jete akoma me e ndritur. Beqaret me ne fund do gjejnë dashurinë e madhe dhe do ndihen me te plotësuar se kurrë me pare. Ne jetën profesionale do mbështeteni nga Jupiteri dhe gjendja do filloje te përmirësohet. Do shpenzoni me shume kujdes e maturi.
Binjaket
Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka do i largoni te gjitha mendimet e këqija qe keni pasur. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një histori dashurie edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jete te mrekullueshme. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare. Gjendja do vije duke u stabilizuar.
Gaforrja
Do jeni te vendosur sot t’i zgjidhni njëherë e mire te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete se kohet e fundit. Beqaret ka rrezik te tregohen impulsive dhe te bëjnë disa gabime te pafalshme. Çështjet e financave nuk do jene ne gjendjen me te mire. Tregohuni shume te matur me çdo shpenzime dhe shmangni dhëniet e huave.
Luani
Dite shume e turbullt dhe plot probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Mos merrni vendime te nxituara te cilat mund t’ua prishin gjithë atë qe keni nxituar deri me sot. Beqaret nuk do kenë mundësi te mira për te filluar një histori dashurie, kështu qe për te mos u ndier vete duhet te qëndrojnë pranë miqve. Për financat duhet te përkujdeseni edhe me tepër.
Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do filloje te stabilizohet gjate kësaj dite. Do ndiheni mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe gjithçka do ju eci si e kishit ëndërruar. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nga personat nuk do ju duket aq tërheqës sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do jeni me fat. Shume gjera kane për te ndryshuar pozitivisht gjate kësaj dite.
Peshorja
Mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nga ana tjetër mos kërkoni gjera te pamundura prej tij sepse nuk është momenti i duhur. Merrini gjerat me shtruar. Beqaret duhet ende te bëjnë durim sepse as sot nuk kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Financat do varet nga mënyra se si ju do i menaxhoni. Tregohuni te matur.
Akrepi
Jo e gjithë dita do jete e qëndrueshme sot për ju, kështu qe kujdes me ato qe do i thoni partnerit. Nga ana tjetër duhet te tregoheni edhe me liberale dhe tolerante. Beqaret do kenë takime, por serish nuk do arrijnë te fillojnë dot një lidhje te qëndrueshme. Gjendja financiare do jene edhe me e mire nga sa e kishit menduar. Do ndiheni te lumtur për këtë arsye.
Shigjetari
Merrini gjerat me sa me shume qetësi sot ju te dashuruarit sepse përndryshe situata do ju dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë takime te papritura te cilat mund t’ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë vijimësinë e jetës. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse doni qe gjendja te filloje te përmirësohet. Po shpenzuat kuturu do keni vështirësi.
Bricjapi
Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione te jashtëzakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i harroni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur disa dite me pare. Beqaret duhet te bëjnë kujdes sepse disa persona dashakeqe do kërkojnë t’i tërheqin pas vetes. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate dhe do ju duhet ndihma e te afërmve për t’ia dale.
Ujori
Do jeni shume kapricoze sot ju te dashuruarit dhe ne asnjë çast nuk do ndiheni te kënaqur. Mos kërkoni gjithmonë gjera te pamundura sepse partneri nuk do ua plotësojë dot dëshirat. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen ne mënyrë qe te fillojnë histori dashurie te këndshme. Ne planin financiar nuk duhet te hidhni asnjë hap pa reflektuar për gjendjen ne te cilën ndodheni.
Peshqit
Marrëdhënia ne çift do filloje te ftohet gjate kësaj dite. Duke u marre vetëm me punën dhe çështje te tjera keni kohe qe e keni lënë pas dore partnerin. Për beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat shume shpejt mund te shndërrohen ne histori dashurie afatgjata. Gjendja e financave do lere goxha për te dëshiruar. Tregohuni te kujdesshëm.
Në mes të muajit mars, Shqipëria po përballet me një rikthim të motit të ftohtë, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, një situatë që vjen pas një pesëmbëdhjetëditëshi të parë të muajit me mot tipik pranveror.
Sipas parashikimeve të meterologes Lajda Porja, në “Ora News”, ky mot i paqëndrueshëm është rezultat i masave ajrore polare që kanë depërtuar nga Europa Veriore drejt Gadishullit të Ballkanit. Ndonëse një situatë e tillë mund të duket e pazakontë, veçanërisht pas dekadave të fundit me temperatura gjithnjë e më të larta, historikisht marsi ka qenë një muaj i lagësht.
Madje, ka pasur raste kur reshjet e dëborës kanë qenë të pranishme edhe në muajin prill. Megjithatë, ky mars pritet të ketë reshje nën normën e zakonshme, pavarësisht episodeve aktuale të motit të keq.
“Po, në fakt temperaturat janë mjaft të ulëta nëse do t’i krahasonim me vlerat normale të marsit.
Nëse do të bënim një krahasim, a është një gjë e cila nuk ka ndodhur? Jo, ne kemi patur raste që kemi patur dëborë edhe përgjatë muajit prill.
Nëse do të bënim një krahasim me vite më përpara, rreth viteve ’90, marsi ka qenë shumë i lagësht, me reshje shiu, reshje dëbore, por pa diskutim na duket një gjë jo shumë normale nëse marrim parasysh dy apo tre dekadat e fundit ku kemi patur nga ndryshimet klimatike temperatura mjaft të larta.
Pasi kemi kaluar pothuajse 15-ditëshin e parë me temperatura të larta tipike vere dhe pa reshje, 15-ditëshi i dytë në fakt ishte i parashikuar që të ishte disi më i paqëndrueshëm.
Për nga ana klimatike, nëse flasim për kushte normale, muaji mars duhet të jetë relativisht mjaft i lagësht, pra është i pasur me reshje.
Megjithatë, ky mars është parashikuar që të mos i ketë reshjet normale, por të jetë nën normën sepse edhe gjatë këtyre ditëve, ne kemi parë që reshjet kanë qenë të pakta.
Ka patur reshje dëbore për shkak se kjo masa e ftohtë polare ka depërtuar nga Europa Veriore drejt kryesisht Gadishullit të Ballkanit dhe një pjesë veriore të Greqisë.
Ndërkohë pjesa tjetër e kontinentit europian po përballet me mot të kthjellët dhe me temperatura më të larta, nëse flasim edhe për Europën Qëndrore këtu.
Parashikohet në fakt që sot reshjet të jenë të fokusuara kryesisht në zonat jugore dhe në juglindje, do të jenë me intensitete të ulëta, do ketë momente me pika shiu zonat qendrore dhe veriu do jetë disi më i qëndrueshëm.
Do të jetë dita e nesërme në fakt, e cila do të jetë me një mot kryesisht të kthjellët, do kemi mjaft diell në pjesën e parë të ditës, vranësirat do të jenë kryesisht në pjesën e dytë të ditës dhe nuk pritet që të ketë reshje, pra dita e nesërme do jetë mjaft e qëndrueshme.
Do të jetë një mëngjes i ftohtë për shkak se sot regjistron termometri -1 në zonat malore dhe maksimumi gjendet në 18°, nesër jemi -2, pra ka një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit, duke e bërë mëngjesin pak më të ftohtë ose më saktë temperatura tipike të shkurtit. Ndërkohë maksimumet do jenë tek 19°.
Parashikohet që fundjava të ndryshojë, të fillojë të rrisë gradualisht temperaturat. Megjithatë, unë dua të theksoj në fakt që pjesa e mbetur e muajit mars do të jetë relativisht me temperatura më të ulëta krahasuar me vlerat e pranverës, sidomos vlerat minimale, pra mëngjeset dhe netët do të jenë relativisht të freskëta. Ndërkohë, parashikohet që fundjava dhe gjithë java tjetër të sjellë rritje në vlerat maksimale, duke regjistruar sërish 20°”, u shpreh Porja.