Shqiptari dhe gruaja e tij kapen në “shtëpi bari” ë Angli: Ajo nuk di gjë për bimët

Një shqiptar 29-vjeç është dënuar me 24 muaj burg në Angli, për shkak se kultivonte kanabis në një banesë.

Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e shqiptarit Eduart Cili. 29-vjeçari lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë se “unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për këtë”, deklaratë që çoi në arrestimin e tij, si i dyshuar për kultivim kanabis.

Atij iu gjetën 269 bimë kanabis me vlerë deri në 90,000 paund, brenda një papafingo së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjes.

29-vjeçari u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B – kanabis – dhe u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Northampton më 23 korrik, ku u deklarua fajtor dhe u la në paraburgim.

Të hënën, më 9 shtator, në Gjykatën e Kurorës së Northampton, Cili u dënua me 24 muaj burg dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij. Një urdhër konfiskimi dhe asgjësimi u mor gjithashtu për asgjësimin e drogës dhe mjeteve.

Pse duhet t’i mbyllni grilat kur shkoni për të fjetur: Ka rëndësi për shëndetin tuaj

Nëse nuk flini në një dhomë krejtësisht të errët me grila të mbyllura, atëherë sipas shkencëtarëve kinezë, shëndeti juaj i zemrës është në rrezik. Më konkretisht, në hulumtimin e tyre, të botuar në Stroke, ata vunë re se ata që mbanin grilat hapur kishin një rrezik në rritje të goditjes në tru deri në 43%.

Megjithatë, ka një shpjegim, sipas studiuesve, pasi në këtë mënyrë, drita e rrugës mund të hyjë në dhomë, por edhe ndotja nga qarkullimi i makinave, si pasojë pengojnë gjumin natyral- cikli i zgjimit të trupit.

Rrjedhimisht, gjumi i pamjaftueshëm ngarkon zemrën dhe organet e tjera.

“Studimi ynë sugjeron se nivelet më të larta të ekspozimit të dritës artificiale në natyrë gjatë natës mund të jenë një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj, ne këshillojmë njerëzit që jetojnë në mjedise urbane që ta reduktojnë këtë ekspozim”, thotë Dr. Jain-Bing Wang, një ekspert i shëndetit publik dhe studiues i studimit.

Për të hetuar efektin e dritës artificiale në funksionin e zemrës, studiuesit studiuan 28,300 njerëz nga qyteti port kinez i Ningbo, rreth 120 milje në jug të Shangait. Pjesëmarrësit ishin mesatarisht 62 vjeç dhe nuk kishin histori të sëmundjeve kardiovaskulare, si goditje në tru ose aneurizëm.

Secili nga pjesëmarrësit u ndoq për gjashtë vjet – nga 2015 deri në 2021 – me shkencëtarët që regjistronin raste të goditjes në tru ose sëmundje të tjera të lidhura përmes të dhënave mjekësore spitalore. Në total, ata identifikuan 1278 raste, nga të cilat 900 ishin të lidhura me goditje në tru.

Duke vlerësuar ndotjen nga drita që i përgjigjet secilit pacient, për nevoja të analizës u përdorën imazhe satelitore. Rezultatet u përshtatën për moshën, gjininë dhe të ardhurat për të treguar rrezikun dhe ndikimin e ndotjes nga drita.

“Ekspozimi ndaj dritës artificiale të ndritshme gjatë natës mund të ndikojë në ritmin cirkadian të trupit duke shtypur sekretimin e melatoninës. Kjo nga ana tjetër mund të çojë në ndryshime në shënuesit biologjikë, si rritja e niveleve të triglicerideve, presionit të gjakut dhe glukozës në gjak, të cilët janë faktorë rreziku kardiovaskular”, thekson Dr. Wang.

I kombinuar, studimi shqyrtoi gjithashtu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare nga ndotja e ajrit . Ai zbuloi se ata që jetonin në zonat me nivelet më të larta të PM10 – një përbërës i vogël i çliruar nga shkarkimi i makinave – kishin një rrezik deri në 50% më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, krahasuar me ata të ekspozuar në nivelet më të ulëta. Prandaj, ata të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të grimcave PM2.5 – një substancë më e vogël e emetuar nga makinat – kishin një rrezik 41% më të lartë dhe së fundi ata të ekspozuar ndaj oksidit të azotit kishin një rrezik 31% më të lartë.

“Pavarësisht përparimeve të rëndësishme në reduktimin e faktorëve tradicionalë të rrezikut kardiovaskular si duhani, obeziteti dhe diabeti i tipit 2, është e rëndësishme të marrim parasysh faktorët mjedisorë në përpjekjet tona për të reduktuar barrën globale të sëmundjeve kardiovaskulare”, përfundon Dr. Wang.

Orban: Gabim historik veçimi i Maqedonisë së Veriut, gabim edhe ngutja e Shqipërisë për në BE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban e ka quajtur si “gabim historik”, veçimin e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, teksa vendi ynë përgatitet të hapë kapitullin e parë të negociatave brenda një kohe të shkurtër.

Orban tha gjatë një takimi në Ohër me homologun Hristijan Mickoski, se ky vendim është “dhunim i krenarisë së Maqedonisë së Veriut” dhe se sipas tij, “hap plagë për vendin”.

Orban gjithashtu e ka quajtur si gabim, ngutin që Shqipëria po tregon për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Hungaria, si kryetare e Bashkimit Evropian, është e gatshme të ndihmojë në mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe të ndërmjetësojë mes dy vendeve. Është e vështirë të kuptosh pse veçohet Shqipëria. Është e vështirë për një komb ta kuptojë këtë.

Dua të theksoj se krenaria kombëtare është gjëja më e rëndësishme për një komb dhe vendimi i BE-së është pikërisht shkelje e krenarisë kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Të krijon plagë, është gabim i madh që nuk jeni anëtar i BE-së dhe është gabim që, Shqipëria po ngutet. Duhet të hapni negociatat me BE-në deri në fund të vitit”, tha kryeministri hungarez në konferencën për shtyp.

“Do na mungosh”, ndërron je të MËSUESJA e edukimit fizik në Shkodër!

Ka ndërruar jetë mësuesja e edukimit fizik, Aurora Hila.

Hila prej vitesh mësonte dhe edukonte brezat në shkollën “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije shkolla, teksa shkruan se Hila do të kujtohet gjithmonë si një mësuesja që ka dhënë më të mirën për çdo mësim dhe aktivitet.

Me dhimbje të madhe, mësuam sot për ndarjen nga jeta të prof.sha Aurora Hila, mësuese e edukimit fizik në shkollën tonë prej vitesh.

Do ta kujtojmë gjithmonë ashtu si në këtë foto—e rrethuar nga nxënësit, plot jetë, duke dhënë më të mirën në çdo mësim dhe aktivitet.

E gjithë bashkësia edukuese e shkollës bashkohet në dhimbjen e familjes dhe në lutje. 

Do të na mungosh pafundësisht. Pushofsh në paqe”, thuhet në njoftimin për lajmin e trishtë.

VIDEO/ Tayna “arrin majat”, Kylie Jenner publikon këngën e saj në Instagram

Reperja e njohur, Tayna, ka njoftuar se kënga “Si Ai” është ri-publikuar në të gjitha platformat, përfshirë edhe në YouTube.

Kënga, sekuencat e së cilës u bënë virale në platformën e TikTok-ut, më në fund është rikthyer në platformat digjitale, pasi u fshi javë më parë nga ish menaxheri i saj.

Pas përplasjeve të shumta në rrjetet sociale, reperja dhe ish-menaxheri i saj njoftuan dy javë më parë se kanë shkëputur përfundimisht bashkëpunimin e tyre, duke u pajtuar që “secili të vazhdojë tutje pa pengesa”.

Cilat janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumojmë në mëngjes? Çfarë efektesh kanë ato?

Tani pas dy javësh, artistja ri-publikoi hitin e saj në të gjitha platformat sikurse Spotify dhe po ashtu edhe në kanalin e saj në YouTube.

Kënga me klip ka grumbulluar qindra mijëra klikime në vetëm pak orë.

Suksesi i projektit “Si ai” nuk mbaron këtu, pasi blogerja e njohur, Kylie Jenner ka postuar një video të sajën të shoqëruar me këtë këngë.

Gjendet i υ* ekur një 12-vjeçar dhe gjyshi i tij

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Britani, ku dy persona janë gjetur të vdekur. Bëhet fjalë për një 12-vjeçar Kaicy Brown dhe gjyshin e tij 66-vjeçar, të cilët u gjetën të vdekur brenda një tende.

Sipas mediave, shkaku i vdekjes besohet të jetë helmimi me monoksid karboni, që besohet të jetë shkaktuar nga një sobë gatimi. Sipas ekspertit mjekësor, testet toksikologjike do të masin nivelet e monoksidit të karbonit në gjakun e Kaicy. Ndërkohë policia ka nisur menjëherë hetimet.

Noizy feston ditëlindjen, Stresi e uron nga arratia! Ja “dhurata” e reperit për mikun e tij

Dy reperët, Stresi dhe Noizy, pasi kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre, tashmë janë kthyer në miq të afërt me njëri-tjetrin.

Sot, me rastin e ditëlindjes së Noizyt, Stresi e ka uruar publikisht mikun e tij përnes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk mund te mendoj për një dhurate më të mirë se miqësia jonë! Gëzuar ditëlindjen”- shkruan Stresi krah videos ku shfaqet duke kënduar me Noizyn.

Kujtojmë se Noizy feston sot ditëlindjen e 38-të. Ndërkohë Stresi është ende në arrati, pasi është në kërkim nga autoritetet në Kosovë.

Stresi akuzohet se është përfshirë në sherrin e disa muajve më parë në një klub nate, ku mbeti i plagosur Tik Tokeri Medi Iseni.

Prekëse në Greqi. Djali ka humbur kujtesën, momenti kur nëna shqiptare e gjen pas 20 vitesh: Të njoha menjëherë (Video)

Një person i quajtur Petro në Athinë, dhe që thotë se nuk mban mend asgjë, më në fund mund të ketë gjetur familjen e tij biologjike.

I njohur si Petros Koutsoukis, ai tërhoqi vëmendjen e medieve greke pasi deklaroi se kishte humbur kujtesën dhe nuk mbante mend kush ishte dhe nga vinte.

Në fillim atë e kërkuan sikur të ishte shtetas grek, por më pas, disa dëshmitarë që kishin punuar me të, dhanë informacion se ai ishte shqiptar, i larguar në Greqi 20 vite më parë.

Sot në Athinë ka mbërritur një grua e moshuar shqiptare, që besohet të jetë nëna e tij. Ajo do të japë një kampion ADN-je te autoritetet greke për verifikuar nëse është vërtet djali i saj.

Në pamjet prekëse të publikuara nga mediat greke, dallohet gruaja shqiptare teksa puth dhe përqafon atë që thotë se është djali i saj, të cilin “e njohu menjëherë”.

Sipas dëshmisë së tij, Petro vuan nga amnezia autobiografike dhe për këtë arsye nuk mban mend asgjë nga fëmijëria e tij, përveçse ka disa vezullime.

Gruaja e cila ishte e shoqëruar nga djali tjetër, thotë se është 100% e sigurt se Petro është djali i saj.

Megjithatë, sado i prekur të ndihet, Petro ende… nuk mban mend asgjë, as fytyrat e nënës dhe vëllait të tij të mundshëm nuk i kujtojnë asgjë. Megjithatë, ai ka guximin t’i pranojë si të afërm, derisa të “flasë” gjenetika.

“Jam nënë e katër fëmijëve. Jetojmë në Këlcyrë të Shqipërisë. Në vitin 1990 Petriti u largua nga Shqipëria me të tjerë dhe erdhi në Greqi. Mbajtëm lidhje deri në vitin 1995 dhe më dërgonte letra, ku më thoshte se jeton dhe punon në Kalamatë të Mesinisë. Nga viti 1995 deri në vitin 2001 ka ndërprerë komunikimin, por kam dëgjuar për të nga një bashkëfshatar që jetonte në Ekali.

Kur erdhi djali tjetër në Greqi, e thirri “Petrit” por ai u përgjigj se nuk është Petriti dhe se nuk na njeh. Pak ditë më parë e pamë në televizor duke kërkuar familjen e tij. E kuptova menjëherë se ishte djali im. Nuk kishte ndryshuar që atëherë. Unë kurrë nuk e kisha raportuar djalin tim të zhdukur”, tha ajo për autoritetet greke.

“Kush e ndien veten shqiptar të…”, Berisha thirrje për mosbindje civile: Është koha juaj,është ora e fitores

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, iu bëj thirrje të gjithë opozitarëve të bashkohemi në këtë betejë.

Berisha është shprehur se fillimi i protestave të opozitës në ditët e para të tetorit është fillimi i fundit të narkoregjimit, është fillimi i fitores të opozitës së vërtetë mbi regjimin antishqiptar të krimit, drogës dhe vjedhjes së qytetarëve.

Fjala:

Të dashur miq, fillimi i protestave të opozitës në ditët e para të tetorit është fillimi i fundit të narkoregjimit, është fillimi i fitores të opozitës së vërtetë mbi regjimin antishqiptar të krimit, drogës dhe vjedhjes së qytetarëve.

Me këtë rast ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, iu bëj thirrje të gjithë opozitarëve të bashkohemi në këtë betejë. Beteja për qeverinë teknike, beteja kundër terrorit dhe dhunës ndaj opozitës.

Është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari të ndershëm. Është betejë për interesin kombëtar të shqiptarëve, betejë për interesin e Shqipërisë.

Shqipëria me burgje politike.

Shqipëria me të burgosur politikë.

Shqipëria me farsë elektorale.

Shqipëria me drejtësi të kontrolluar nga diktatori.

Shqipëria e qytetarëve të plaçkitur gjer në palcë nga regjimi. Shqipëria e kodeve mafioze.

Është Shqipëri jo e shqiptarëve. Është Shqipëria, jo vend i bekuar i tyre, por vend i mallkuar i tyre.

Ndaj kush e ndien veten shqiptar të bashkohemi me guxim. Guximtare dhe guximtarë është koha juaj, është ora juaj, është ora e fitores, e shqiptarëve.

Ndaj dhe ke të ngrihemi ne si viganë, le t’i dëshmojmë Europës dhe mbarë botës se para se të votojmë me duart tona, do të votojmë me gjokset tona, do të votojmë me këmbët tona, do të votojmë me guximin tonë, do të votojmë me triumfin tonë, do të votojmë me fitoren tonë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Menjëherë pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku merr lajmin e bujshëm

Aktori i humorit, Bes Kallaku, i cili ka qenë shpesh i përfolur si një kandidat i mundshëm për të hyrë në “Big Brother VIP”, duket se këtë herë do të bëhet realitet. Sipas Besi pritet të jetë një nga banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”. I njëjti burim bën të ditur edhe një emër tjetër si konkurrent të reality show-t: Anetta Beri — modele.

Sa i përket Besit, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga vetë ai, apo produksioni, por burime të afërta me Kallakun kanë deklaruar se bisedimet mes tij dhe produksionit kanë përfunduar me sukses dhe ai pritet të jetë një prej emrave të mëdhenj që do të hyjnë në shtëpi.Ky informacion është bërë publik nga shokët e tij, të cilët kanë lënë të kuptohet se Kallaku ka dhënë përgjigje pozitive.

Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” është shumë i pritur nga publiku dhe do të jetë interesant të shihet nëse humori dhe karizma e Bes Kallakut do të sjellin një dinamikë të re në këtë spektakël të njohur