“Të dua shumë”- U përfolën për një lidhje dashurie, Loredana publikon foton krah Noizy-t dhe i dedikon fjalët e ëmbla reperit në 38-vjetorin e lindjes

Reperi i njohur, Noizy feston sot 38-vjetorin e lindjes. Miq, kolegë dhe fansa i kanë uruar ditëlindjen Rigles Rajkut.

Mirëpo urimi që ra më shumë në sy ishte i reperes, Loredana. Ajo ka publikuar një foto krah Noizyt dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, Zin! Ti je shoku im përgjithmonë. Të dua shumë!”

Dy reperat sollën bashkëpunim e tyre të parë së bashku “Heart Attack” dy vite më parë. Afërsia e tyre nxiti aludimet për një romancë mes Loredanës dhe Noizy-t.

Por dyshja kanë treguar se janë vetëm miq shumë të mirë, ndërsa reperja shijon lidhjen e dashurisë me futbollistin, Karim Adeyemi

Pasi Kiara i ‘zuri’ vendin e punës, Salsano Rrapi largohet papritur nga “Portokalli”? Detaji që shtoi dyshimet

Salsano Rrapi, i cili ka qenë për shumë vite një figurë kryesore në moderimin e “Portokalli”, duket se mund të mos jetë pjesë e këtij sezoni. Në spotin e fundit të publikuar për spektaklin, mungesa e tij ka ngritur dyshime tek publiku, duke nxitur spekulime mbi largimin e tij nga formati.

Këtë vit, bashkë me Nevina Shtyllën, Kiara Tito është bashkuar si bashkëmoderatore, por pyetja që mbetet është nëse Salsano do të zëvendësohet nga dikush tjetër apo nëse Nevina dhe Kiara do të vazhdojnë të drejtojnë programin bashkë.

Pavarësisht spekulimeve, mbetet për t’u parë zyrtarisht në fillimin e sezonit të ri nëse Salsano Rrapi do të jetë ende pjesë e trupës së “Portokalli”.

VIDEO

Trag jike! 26-vjeçarja hid het nga kati i pestë dhe gjen v*ekjen, hetuesit zbuIojnë letrën që la pas

Një influencere në TikTok ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pesë i një pallati.

26-vjeçarja turke, Kubra Akyutm, e cila u bë e famshme për videon “Dasma pa dhëndër”, u gjet e vdekur në lagjen Sultanbeyli të Stambollit.

Mësohet se policët gjetën në shtëpinë e saj një shënim vetëvrasjeje. Vetëm disa orë para vdekjes së saj, Akyutm la gjithashtu një mesazh tragjik në rrjetet sociale për udhëtimin e saj të shtimit të peshës.

Ajo ka shkruar në postim: “Kam mbledhur energjinë time, por më duket se nuk po shtoj dot, humbas një kilogram çdo ditë. Nuk di çfarë të bëj, kam nevojë urgjente të shtoj peshë.”

Aykut kishte një milion ndjekës në llogarinë e saj TikTok dhe 207,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Top Channel

Argita Malltezi zbulon planin e Berishës dhe plas deklaratën e fortë: Babi do japë dorëheqjen nëse..

Argita Malltezi nuk e ka përjashtuar kandidimin brenda PD-së në të ardhmen, por tha se nuk do kandidojë për deputete në zgjedhjet e vitit 2025.

E pyetur nga Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” për ambiciet në politikë, Malltezi nuk e refuzoi kategorikisht hyrjen në politikë.

Argita Malltezi: Unë nuk kam plan të garoj në këto zgjedhje. Nuk e di cfarë ndodh në 2025, por e them e sigurtë, Sali Berisha nga kjo betejë do të dalë i fituar. Këtë betejë që ka do ta fitojë. Nga e gjithë kjo betejë që ka bërë.

Ylli Rakipi: Larg qoftë i humbi zgjedhjet doktori?

Argita Malltezi: Ka thënë që do të japë dorëheqjen.

Ylli Rakipi: Ai tha se mund të kandidojë edhe Argita. Po aty po kandidove ti, nuk ka njeri tjetër që fiton.

Argita Malltezi: Nuk kam në plan të kandidoj për këtë vit. A do të futem më vonë? Nuk e di.

Ylli Rakipi: Po pse nuk thua do bëhem kryetare dhe bëhu aty.

Argita Malltezi: A do ta bëj nëse duhet? Që ç’ke me të.

Ylli Rakipi: Tani ti je eminenca gri e doktorit dhe të dëgjon, mund ti thuash do ta bëj unë tani.

E t rishtë/ Ndërron je të mjeku i dashur i qytetit, shquhej për profesionalizmin e lartë

Një lajm i trishtë njoftohet mëngjesin e sotëm kur një nga doktorët më të dashur e të respektuar të qytetit të Lushnjes, Fatmir Dabulla, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Doktor Mili, siç i thërrisnin lushnjarët dhe jo vetëm, për vite me radhë ka kontribuar në spitalin e lushnjes i specializuar për sëmundjet e veshkave. Në duart e tij kanë kaluar me mijëra pacientë dhe doktori asnjëherë nuk i kthente mbrapsh, por gjente kohë ti shërbente të gjithëve me profesionalizëm e përkushtim. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse Doktor Mili ishte i dashur në komunitetin lushnjar dhe jo vetëm.

Një mjek i papërtueshëm e konsideronte komuniteti lushnjar, një doktor që doli në pension në vitet 2020. Në spitalin e Lushnjes “Isan Çabej”, doktor Mili ka vendin e vet të shënuar për shkak të profesionalizmit.

Ai do ti mungojë familjes së tij, dhe dy djemve, njëri prej të cilëve është një figurë shumë e dashur për sportdashësit, ish-futbollisti Rezart Dabulla; si dhe djalit Idlir Dabulla, një prej sipërmarrësve më në zë në qytetin e Lushnjes. Por edhe ish-kolegëve të tij të spitalit dhe komunitetit të gjerë lushnjar.

Një ditë pas seancës për divorc Xhensila ha bit me postimin

Xhensila Myrtezaj, një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave për jetën e saj personale, duke e kaluar shpeshherë në hije karrierën e saj muzikore.

Ajo është komentuar vazhdimisht për marrëdhëniet e saj dhe ndarjet që kanë ndodhur gjatë viteve, por këtë herë, një ngjarje e veçantë ka kapur vëmendjen e publikut.

Më 26 Shtator, Xhensila kishte një seancë gjyqësore për ndarjen e pasurisë me aktorin komedian Bes Kallakun.

Kjo ngjarje e rëndësishme, e cila shënon një kapitull të ri në jetën e saj, ishte përfolur shumë në median rozë, duke bërë që fansat të ndihen të shqetësuar për gjendjen e saj emocionale.

Megjithatë, vetëm një ditë pas kësaj seance, Xhensila befasoi të gjithë me një postim të gëzuar në rrjetet sociale.

Ajo ndau disa pamje ku shfaqej me një këmishë të bardhë, duke treguar një buzëqeshje të ndritshme që fliste më shumë se mijëra fjalë.

Ndryshe nga atmosfera e tensionuar e seancës gjyqësore, ajo duket se ka gjetur një mënyrë për të reflektuar mbi jetën e saj dhe për të shijuar momentet e vogla të lumturisë.

Por çfarë e motivon atë të jetë kaq optimiste pas një dite të ngarkuar? E gjithë kjo mund të jetë një shenjë se Xhensila po e pranon ndryshimin dhe po shikon përpara, duke lënë pas ngjarjet e vështira.

Ky postim i saj mund të interpretohet si një mesazh për fansat e saj: se pavarësisht sfidave, ajo është e gatshme të përqafojë jetën me gëzim dhe energji pozitive.

Shiko foton:

Sapo doli nga emisioni sportiv, sυΙmohet dhe ρΙαgoset me ar më zjarri ish-futbollisti i njohur

Ish-futbollisti i kombëtares turke të futbollit dhe Fenerbahces, Serhat Akin është plagosur me armë zjarri në Turqi. Në momentin që 43-vjeçari ka dalë nga një emision sportiv dhe i është drejtuar mjetit të tij, një person i armatosur dhe i maskuar ka zbritur nga motori dhe ka hapur zjarr. Një nga plumbat e ka qëlluar ish-futbollistin në këmbën e djathtë, teksa për fat atentatori është larguar.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe vetë Akin përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

“Më gjuajtën në këmbë pas programit, fjala jonë e fundit është Fenerbahçe”, ka thënë ai.

Gjendja e ish-futbollistit është stabël dhe ndodhet ende në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

TRA GJIKE/ Makina me shpejtësi të lartë ρërρI@set me kamionin dhe ngec poshtë mjetit, hu.mb je tën 27-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Moskë. Për pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në Moskë, kur drejtuesi i një kamioni ka ndërruar korsi pa të drejtë për shkak të tabelave rrugore. Pas parakalimit, një “Audi” i cili po udhëtonte më shpejtësi të lartë është përplasur dhe ka ngecur në pjesën e pasme të mjetit të rëndë.

Siç shihet edhe në videon e postuar në X, drejtuesi i kamionit ka tentuar të parakalojë ku mbi të është “gozhduar” një Audi i markës IX. Aksidenti i trafikut ka ndodhur në autostradën M-12 në afërsi të zonës Orekovo-Zuevo.

Vdekja për 27-vjeçarin Stanislav, i cili drejtonte Audi, ka qenë i menjëhershëm pasi makina e tij është “ngulur” nën kamion. Sipas bashkëshortes së tij, e cila foli për mediat ruse, 27-vjeçari ishte nisur për në punë. Ajo gjithashtu tha se kishte një ndjenjë të keqe, por megjithatë nuk i kushtoi shumë rëndësi. Ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar.

Njeriu i golave të shpejtë/ Bajrami vendos rekord për Rangers në Europë, nuk ndodhte që nga…1998

Nedim Bajrami ishte padyshim ylli i fitores së Rangers përballë Malmo në Ligën e Europës, duke shënuar brenda 55 sekondave.

Ky ishte goli i parë i fantazistit shqiptar me fanellën e skocezëve dhe i pari që nga goli historik që shënoi përballë Italisë në Europian, pas vetëm 24 sekondave.

Jo vetëm njeriu i golave të shpejtë, por Bajrami është dhe njeriu i rekordeve, me 25-vjeçarin që theu një “tabu” që nuk ndodhte që nga viti 1998.

Përpara 26 viteve, ishte Gennaro Gattuso që shënoi në minutën e parë për Rangers në një kompeticion europian, gjë që u përsërit sërish nga Nedim Bajrami mbrëmjen e djeshme.

“Nuk është dorëzuar pajisja origjinale e përgjimit”/ Duma shpërthen ndaj Vangjelit: Mos gënje, e njoh këtë çështje si…

Moderatorja Grida Duma dhe analisti Lorenc Vangjeli u përplasën në studion e Top Story, në një diskutim mbi deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Vangjeli: Zëri në audiopërgjim ishte i dobët sepse nuk u dorëzua në asnjë moment në Prokurori pajisja origjinale që ka bërë përgjimin.

Grida Duma: Nuk është e vërtetë, sepse ti e di që unë e njoh çështjen

Vangjeli: Po është

Grida Duma: Më dëgjo ti dhe kushdo tjetër. Do ta ngrejë zërin për një arsye, sepse në këtë vend etika nuk respektohet. Unë këtë çështje e njoh si lëkura ime, për shumë arsye. Mos shkoni deri aty sa të mos jem etike t’ju them me sa detaje e njoh

Vangjeli: Nuk e vë në dyshim që e njihni.

Grida Duma: Po e njoh shumë mirë, dhe mos guxoni ta thoni, se kam qenë sekretare e marrëdhënieve me publikun në atë moment. Është dërguar nga PD aty 100 herë. Në dosjen e Prokurorisë shkruhet që ‘zëri mund të jetë i ngjashëm me Geronin dhe Fred Alizotin’, pra mundet, dhe çështja nuk është që nuk ka shkuar zëri.

Vangjeli: Pajisja origjinale thashë…

Grida Duma: Ajo pajisje që ka ardhur në PD, dhe këtu skam nevojë për Ervin Salianjin të ma thotë, e di unë si dëshmitar i parë me Lulzim Bashën që ka shkruar në Prokurori.

Video Player